Deputeti i opozitës Dashamir Shehi debatet e fundit në PD i cilëson përplasje mes brezave dhe garës për pushtet. Në një intervistë për “Shekull”-in ai tha se debati që ka dalë jashtë PD-së është i nevojshëm, pasi, sipas tij, gjatë kohës që drejtonte Berisha, debati ishte i pamundur të ndodhte.
Ndërsa urdhrin e Bashës për të gjetur fajtorët në bazë e cilëson të pavend sepse sipas tij, në Shqipëri këtë përgjegjësi duhet ta mbajnë drejtuesit e partive.
Prej ditësh ka nisur një debat në Partinë Demokratike, ku disa nga krerët e PD-së në rrethe po sulmojnë ish-ministrat për mos mosangazhim në zgjedhjet lokale. Në mbledhjet e fundit të grupit të PD-së, Ruli ka kërkuar nga Basha që t’i tërheqë veshin krerëve. Si e keni lexuar ju këtë debat?
Debati është një lloj pasurie, pasi duhet thënë se nuk është se krijohen përditë debate të brendshme mes personazheve të partive politike. Nëse e marrim në këtë prizëm, duhet vlerësuar. Pastaj nëse ndalemi tek ata që e kanë bërë këtë debat, duhet thënë se personazhet nuk krijohen për një ditë në politikën shqiptare. Për më tepër humbja në zgjedhjet lokale nuk është se ka ardhur prej këtyre personazheve. Unë them se pezmatimi i këtyre debateve të fundit e ka zanafillën që pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, humbje e cila duhet kapërcyer. Por nuk është ky problemi, pasi halli më i madh që ka Partia Demokratike është që të krijojë një platformë fituese për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ku të krijojë një ekip i cili e çon PD-në drejt fitores. Por duhet thënë se kjo nuk bëhet pa angazhimin e të gjithëve sepse duhen ide dhe njerëz, të cilët duhet të jenë të besueshëm, gjë që deri më sot kreu demokrat nuk ia ka arritur.
Nuk ju duket se po bëhet “shumë zhurmë për asgjë?
Shumë mirë që po bëhet zhurmë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mbushet piramida, për të cilën PD-ja ka shumë nevojë, sidomos nëse do të mbushej me njerëz që kanë vlera, që kanë eksperiencë. Por dhe me njerëz që kanë vota, sepse demokracia është votë. Ndërsa nëse do të ndalemi te njerëzit që nga anonimati duan të bëhen çeto, u them që rruga është e gjatë.
Zërat mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike që po kërkojnë zgjedhje të parakohshme janë shtuar. Ndërkohë që ju thoni që më parë Bashës i duhet një program qeverisës, duke ofruar njerëz me ide dhe eksperiencë. Nga ana tjetër duhet të thyejnë diferencën e madhe me vota. Duke parë situatën brenda PD-së dhe diferencën e madhe të votave në zgjedhjet e fundit sa e mundur është përmbysja?
Unë mendoj që përmbysja është gjithnjë e mundshme. Nuk e quaj të pamundur. Po ashtu politika nuk bëhet vetëm mbi frazën që ne e quajmë përmbytje. Liria vjen dhe me fjalët e avancuara. Nëse pas dy vitesh do vihet një ekuilibër mes të djathtës dhe të majtës edhe këtë unë e quaj përmbysje, një zhvillim dhe emancipim i gjithë jetës së politikës shqiptare, sepse edhe kështu pa opozitë kjo punë nuk shkon, pasi deri më sot kjo maxhorancë i ka pasur duart e lira për të prodhuar çdo lloj ligji.
Basha përmes një udhëzimi që i ka dërguar krerëve të degëve i kërkon atyre që të gjejnë fajtorët që sollën humbjen në zgjedhjet lokale. Si e gjykoni kërkesën e zoti Basha për të bërë “koka turku”?
Nuk ka pse të kërkojmë fajtorët, pasi koha e ka treguar kush janë ata që i sollën të djathtës humbjen. Ndërsa Basha e ka për detyrë që të fillojë të ngjisë kodrën që ka përpara e cila duhet thënë se nuk është e vogël. I duhet të bëjë programin. Atë të bëjë. Nëse kërkon që të gjejë fajtorët në bazë unë them që nuk ka për të gjetur asgjë. Në Shqipëri fajorët janë gjithnjë sipër. Kjo ideja për të kërkuar fajtorët në bazë më kujton kohën e regjimit, kur për dështimet në sektorë të ndryshëm mblidhej kolektivi dhe i binin në qafë ndonjërit. Ajo që duhet bërë në bazë është riorganizimi i partisë duke krijuar struktura të reja dhe për të nxjerrë në krye figura të reja të cilët kanë nevojë për t’u reklamuar.
Si ju duket PD-ja sot nën drejtimin e zoti Basha?
Partia Demokratike tashmë është bërë më e hapur dhe normalisht që do të ketë debate dhe konflikte të vazhdueshme mes të vjetërve dhe të rinjve ku do të dalin në sipërfaqe politikanët që anojnë në të majtë dhe në djathtë. Deri dje këto debate nuk dilnin në sipërfaqe sepse janë mbuluar nën autoritetin e Berishës. Sot më nuk është ai autoritet dhe është krejt e natyrshme që të kemi sherre mes politikanëve dhe ato të dalin jashtë dyerve të partisë, sherre që për hir të vërtetës nuk janë ta pranishme vetëm të PD-ja, por janë kudo, vetëm se partitë e tjera i fshehin.
Nga ajo që kemi parë këto ditë në PD më shumë se sa përplasje pikëpamjesh a nuk ju duket zoti Shehi si përplasje brezash?
As që nuk bëhet fjalë që ka përplasje. Por duhet shpjeguar se kjo është normale dhe nuk duhet parë si një hata e madhe që ka përplasje brezash. Duhet të kuptojmë se në politikë ka përplasje për shkak të ndryshimit të mentalitetit mes brezave. Po ashtu përplasja ka ardhur për shkak të garës për pushtet.
Në këtë përplasje që ju e cilësoni garë mes brezave, më shumë se përplasje për ndryshim mentaliteti nuk ju duket se është përplasje për inate personale?
Ky është tjetër kapitull. Kur një përplasje bëhet me mjete që nuk janë të fisme, në këto momente nuk jemi duke bërë politikë, pasi kjo e dëmton jetën politike. Por në qoftë se bëhet si konkurrencë politike unë e gjykoj të shëndetshme. Madje unë them që brenda PD-së debati moral politik dhe konfrontimi midis ideve të djathta e të majta, debati mes të rinjve dhe të vjetërve. Por kjo që po shohim ne nuk është debat i majtë dhe i djathtë, por është më shumë sherr mes individëve që kanë inate të vjetra. Debati duhet të bëhet realisht dhe duhet të lëvizë.
O Dash pyjorja
O trego emra ose mos fol fare, boll mo me keto poilitikane
Betim
Dashi e ka mire, debati midis brezave eshte i natyrshem, por kur behet per qejfmbetjet e vjetra, nuk sjell asnje dobi. Jam i mendimit qe brezi i vjeter duhet spostuar me shume kujdes dhe pa i ofenduar. Sigurisht qe spostimet duhen bere duke pare renien e fuqise,memorjes, inteligjences,javashllekun, dembelizmin etje… Kjo kategori duhet spostuar me shume kujdes me njohje meritash e duke i nderuar me ftesa ne raste festash, duke i cuar si te deleguar ne pervjetore te degeve te PD ne rrethe, duke i permendur here pas herep kontributet e tyre etj….
Pjesa tjeter e te vjeterve qe jane ende aktive, te forte, me mendje te kthjellet dhe debatues te afte dhe te pelqyeshem per bazen e partise, duhen mbajtur duke i bere antare te Keshillit Kombetar ,antare kryesie,debutete, ministra etje… me kusht qe te kene figure te paster morale e te pa perfolur per korrupsion.
Pjesa derrmuese e drejtuesave te partise duhet te jene te rinj, jo te mare nga rruga, por nga forumet drejtuese te rinise, ku duhet te kene shkelqyer me kontributet e tyre ne baze dhe ne media , si dhe ngritjen e problemeve organizative e futjen e ideve te reja. Marja nga jashte pa asnje kontribut dhe eksperience ne PD mund te behet vetem kur shihet se iks person po shkelqen. Duhet ruajtuar proporcioni meshkuj femra me nga 50 perqind, por jo per hir te proporcionit, por sipas zotesise, ndryshe proporcioni mund te sjelle njerez te pa afte , qofshin nga ana a meshkujve, qofshin nga ana e femrave. Mos harrojme se politika kerkon , nder te tjera, edhe memorje te ngjarjeve te shkuara, privilegj ky qe e kane te vjetrit, prandaj ata nuk duhen spostuar ne bllok. Ky do te ishte nje gabim i rende.
Te shkarkosh drejtuesit e degeve per humbjen pa vene gishtin me pare drejte udheheqjes se larte te partise, nuk do ishte racionale, dhe kete po e verteton koha. Dihet se si humbja ne 2013 dhe ajo ne 2015 pergjegjes kryesore ka patur udheheqjen e larte te partise, dmth kryetarin,sekretarin e pergjithshem,nenkryetaret, sekretaret dhe pastaj antaret e kryesise e te keshillit kombetar. Keta jane KOKA qe drejton gjymtyret,qe jane kryetaret dhe kryesite e degeve. Pa u nxjerre pergjegjesia emer per emer,dhe ku ka gabuar secili udheheqes, nuk mund te zbresesh tek deget. Pasi te behet kjo, kalohet ne baze, dhe sipas pergjegjesise,behen shkarkimet qe nga kryetari i PD e deri tek kryetaret te degeve, jo per ti denigruar, por duke i dhene detyra me te ulta ,qe zevendesuesit e tyre ta dine qe pozicionet qe marin nuk i kane te perhereshme por sipas rezultateve te zgjedhjeve. Te gjitha keto duhen sanksionuar ne statutin e partise, qe udheheqja e larte,e sidomos kryetari te mos spekullohe duke spostuar pergjegjesine nga vetja,sic ja ndodhur 20 vitet e fubdit, ne PD.
Nese udheheqja e larte e sposton fajin tek deget, dhe akoma me keq tek kundershtari se i paska vjedhur votat, kjo parti ka mare fund dhe duhet ribere,sepse kur udheheqja e partise nuk eshte ne gjendje te ruaje votat,ose duhet zevendesuar,ose partia nuk e ngre me koken, se fajtore dalin me te vegjlit dhe kundershtari politik, duke cuar ne rudhjen e shuarjen e partise. Nuk po permend emrat, por kush e njeh mire PD e di se per cilet udheheqes e kam fjalen qe nuk moren kurre pergjegjesi mbi veten, pervec doreheqjes se Berishes pas zgjedhjeve te 2013, por qe nuk lejoi te dilte nje kryetar e kryesi e zgjedhur nga baza, por e nominuar nga ai vete, dhe rezultatet u pane, sepse praktikat e vjetra po vihen ne zbatim duke transferuar hmbjen tek deget dhe tek kundershtari.