Nga Mero Baze
Unë jam ndër ata që më dhimbset Ismail Morina. E kam takuar sapo u kthye nga Beogradi. Isha gazetari i parë që kontaktoja me të, pasi të afërmit e tij mendonin se mund ta ndihmoja të mbrohej nga qeveria shqiptare. Ishte ende me rrobat me të cilat ishte kthyer nga Beogradi, i parruar, pa bërë dush prej ditësh, por dhe i frikësuar. Shkova ta takoj tek zyrat e një kushëriri të tij, biznesmen i njohur në Tiranë. Aty ishin mbledhur njëri pas tjetrit disa miq të biznesmenit, kushëriri i tij, mes tyre dhe Princ Leka. U impresionova nga historia e tij, e cila ishte ende e freskët dhe ai ishte ende vetëvetja, një i ri i çmendur që donte të bënte diçka për të tërhequr vëmendjen e “ballistëve” ku ishte anëtar. Mesa duket deri atëherë ata e kishin injoruar dhe izoluar se ishte partizan i aksioneve individuale. Për mua që nuk jam shumë tifoz, më dukej pa kuptim historia e sherrit të tij me “ballistët”, siç quhet grupi i tifozëve të shqiptarëve të Maqedonisë, ku ai ishte anëtar, por më dukej shumë mbreslënëse vendosmëria e tij për të bërë diçka që të binte në sy në mes të Serbisë. Ai më dha si dëshmi letrën që recepsionistja e hotelit i kishte lënë pasi ky kishte harruar diçka aty, foton e hotelit ku ishte strehuar, një guesthouse studentësh në Beograd dhe tregimet për mënyrën si e ngriti dronin nga Kisha.
Atë ditë dukej i frikësuar. E lidha me autoritetet e policisë shqiptare ta merrnin nën mbrojtje, përderisa nuk kishim ndonjë akuzë ndaj tij. Dhe ata e morën. U ndava me të duke bërë një foto dhe pashë se ai u qetësua. Kushëriri i tij po ashtu.
Prej atëherë nuk u pashë më me të.
Duke hyrë në Danimarkë në stadium, ndërsa luhej ndeshja, më doli përballë dhe më shkeli syrin. E përshëndeta, ndërsa ai humbi mes turmës së tifozëve që filluan ta çojnë peshë. Tani ishte heroi i tyre.
I shkruajta të gjitha këto sot, pasi nuk kam pas ndërmend t’i shkruaj kurrë, ngaqë po dëgjoj një njeri të rëndësishëm të politikës shqiptare, Lulzim Bashën, i cili aspiron të bëhet kryeministër i Shqipërisë, që bën thirrje të lirohet Ismail Morina.
Ismail Morina, miku im, është arrestuar pasi është kapur me pistoletë pa leje. Madje, për këtë është mburur dhe para gazetarit të New York Times.
Kur unë e kam njohur të frikësuar pas kthimit nga Beogradi dhe kërkoi ndihmën e policies, Ismail Morina nuk kërkoi pistoletë, por Policinë e Shtetit dhe ligjin.
Dy ditë para ndeshjes me Serbinë, kur një incident sado i vogël mund ta bënte shkrumb e hi ëndrrën e Shqipërisë për në Evropë, ai jo vetëm që ishte i armatosur, por ishte kthyer ndërkohë nga një supertifoz që tronditi Ballkanin me gjestin e tij, në një mekanizëm marketingu dhe në një lodër në duart e njerëzve të papërgjegjshëm, që po hidhnin në erë jo vetëm sigurinë e asaj ndeshje aq delikate, por dhe fatin e Kombëtares shqiptare.
Për ta lënë mënjanë Morinën duhet të kthehem dhe një herë tek deklaratat e Lulzim Bashës, njeriu që aspiron postin e kryeministrit të vendit. A mund të na shpjegojë ky njeri sesi lirohet dikush që kapet me armë pa leje? Nëse ai do të ishte sot kryeministër, çfarë procedure do të ndiqte, që të lëshonte dikë që është arrestuar me armë pa leje? Do zhdukte provat? Do blinte prokurorinë? Do blinte gjykatën? Do urdhëronte gjykatën? Si? Duhet ta na e tregojë këtë, sesi ka ndërmend ta qeverisë këtë vend; duke kërkuar të fitojë pikët tek dhjetë tifozë, duke i vënë minat shtetit ligjor? Ai ndoshta mendon se meqë nuk u dënua ai për 220 milion euro dhe katër të vrarë në bulevard, s’ka pse dënohet Ismail Morina. Dakord jam, këtu ka të drejtë, por dhe ai me procedurë shpëtoi. Mund të mendojë se derisa Berishës nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, Mediut po ashtu, Bodes po ashtu, e të tjerëve me radhë, nuk ka pse dënohet Morina. Dhe këtu ka të drejtë. Por ata kanë përdorur pushtetin dhe paratë për t’i shpëtuar drejtësisë. Tani aspiranti për kryeministër, i bën thirrje pushtetit aktual ta përdorë pushtetin për të liruar Morinën. Është i sinqertë në një pikë, në atë që pushteti dihet që mund ta lëshojë dikë nga gjykatat. Edhe unë do të doja të lirohej Ismail Morina kur mendoj që Berisha është i lirë, Basha i lirë, Mediu i lirë, vrasësist e 21 janarit të lirë. Por këtë e dua si një njeri që e njoh Morinën dhe e di sa pa lidhje është krimi i tij në raport me këta që i kanë shpëtuar drejtësisë. Por nuk mund t’i them kurrë gjykatave dhe prokurorit se ai nuk ka faj si qytetar i këtij vendi. Aq më tepër, nëse do isha aspirant për kryeministër i këtij vendi.
Nëse dikush duhet ta lirojë Ismail Morinën, është rruga ligjore. Ai duhet të gjykohet, të dënohet për armëmbajtje pa leje dhe pastaj presidenti le ta falë, nëse e arsyeton veprën e tij si me vlera për Shqipërinë. Por kjo dalldia e njeriut që aspiron të bëhet kryeministër, që urdhëron qeverinë të lirojë një person të kapur me armë, ndërkohë që ai është në gjykatë, është dëshmi e rëndë për ata që na kanë qeverisur dhe për ata që i kanë katandisur kështu gjykatat tona.
220 milion euro …jo 22 !!!
KJO VJEN NGA AJO SE KENI TE NJEJTEN ADN –
VINI SI FIS NGA ZAGARET E BEUT TE ANADOLLIT
O MERO, KE SHUME TE DREJT O DAKU.
POR SHUMICA E NJERZVE NE SHQIPERI JAN MESUAR ME RRUMPALLEK, DHE NUK KAN FAJI PER KETE. SE PER 24 VITE ME RADHE, VETEM RRUMPALL DHE REPUBLIKE BANANESH KA QENE DHE MBETET AKOMA.
MENDO, FULLANI VODHI ME MILIONA DOLLAR, DHE SOT DEL I PAFAJSHEM.
NJE VEND I MBUSHUR PLOT ME HAJDUTA, MASHTRUES, PARAZITA DHE HORRA DHE GANSTERRA QE KU TE VJEDHIN DHE MOS TE PAGUAJN ASNJE DETYRIM.
Ballisti eshte nje hajvan i rendomte
besoj se nuk eshte krejt keshtu
edhe ti
Lulja ka të drejtë sepse ky vend ka 25 vjet që është shtet cubash
dhe “cub” Lulja ka bërë siç ka dashë vet në këtë shtet të shkërdhyer
A man, o Mero na lodhen,budallejt.Me gjith ate i jap te drejte se keshtu e ka mesuar SalaTe mos pyesi per shete.
Ismail Morina i lire
Logjikise jam me artikullshkruesin, por nuk mendoj se gjerat mund te zgjidhen ne rruge te paditur.
Si per ironi te fatit, kete veprim e ka bere edhe kryeministri i sotem ku ishte lideri i opoizites se djeshme me nje zonje mbi 70 vjecare, e cila ishte ishte denuar me vendim te formes se prere jo per armembajtje pa leje, por per kultivim te hashashit.
Atehere artikullshkruesi nuk beri asnje koment si sot, se si Edi Rama kerkonte te perfitonte dhjetra vota me nje veprim te paligjshem.
A mund të na shpjegojë ky Mero Baze, sesi u lirua dhe me pas u percoll drejt shtepise se saj ne jug te vendit nga ish lideri i opozites se djeshme, zonja që u denua per hashash?
Cfare procedure ndoqi per ta liruar nga burgu Edi Rama?
Me pak fjale, ate procedure qe ndoqi per zonjen dikur Edi Rama, po ate procedure te perdori per “Ballistin”.
Ky debat eshte shume i thjeshte per t’u bere, por problemi per mua nuk eshte “Ballisti”, Luli apo Rama.
Si taksapagues ndihej keqardhje se si politikanet e kane katandisur ligjin e ketij vendi, secili per hesap te vet, dhe secili ne rruge te paligjshme.
Per mua “Ballisti” nuk duhet te lirohet sipas tekeve te Edi Rames apo Lulzim Bashes, ai duhet ta fitoj lirine sipas ligjit dhe “vrimave” ligjore, por kurresesi me urdher nga lart, sepse ne fund te fundit ligjet jane bere per t’u mbrojtur nga e keqja.
O Mero, të lumtë ajo penë, po a lexon Basha me Xhin Xhonin e Tan Gjermanin këtë shkrim. Shpresojmë akoma tek njemilion “shuplakat”.
meqw ka kwrkuar mbrojtjen e policise, pse nuk analizoni si gazetar i madh qw jeni, pse nuk e mori nw mbrojtje polici e tahirit apo kishte pune me trafikun e droges? po tju kercenonin ju e policia te mos ju mbronte a do merrnit masa, qofte dhe duke u pajisur me pistolete?
Saktë! Për momentin mendova se thirrjes së Lulushes nuk do ti përgjigjej njëri.
Ka disa keshilltare te papergjegjeshem prandaj . E kan shkruar me pasion dhe kane menduar se po e vendosin ne facebook_ un e tyre jo te kryetarit te opozites . Prandaj i duhen keshilltare te mire jo shkrues .
!!!
Pyete dhe babtakun njehere.
edhe nje idiot e kupton se arrestimi Morines ishte per te bindur serbet dhe per hater te serbeve.keshtu vazhdo Mero Baze. Eshte e vetete se nuk Kemi te njejten ADN siç thote nje komentues. Ne kemi ADN e mbretit Zog I ju keni ADN e ENVER HOXHES. Ne ne ADN kemi besen,ju keni pabesine.
Ahmet Zogu ka Pater bese?!
Prandaj vodhi arin dhe ja mbathi?!
Si eshte e mundur qe ate qe ne mendojme gjate dites kur lexojme budadalleqet e Shqupit, ne darke e kap I mencuri Mero dhe na lehteson shpirtin,Je shume i madh Z Mero
Vajmedet….vajmedet (ka te drejte Rama qe e quan keshtu kete te PD-se).
Jo mor Lulezim. Nuk behet politike me Morinen.
Jam dakord me Meron. Ai e ka trajtuar shume mire dhe them se te gjith e mendojne keshtu.
Ta leme Morinen ne hallin e vet. Tani qe merret ne pyetje nga prokuroria.
Edhe Morina nuk i beson Bashes dhe mendoj se edhe mund te ndjehet i fyer nga ky perdorim i situates ku ndodhet ai. Morina mund te jete nje njeri i mire, ashtu i a tha mendja e gaboi, por eshte kryefamiljar, ka 2 femije per te rritur, ata femije kane nevoje te jene te qete dhe me babain prane. Morina duhej te mendonte se ku e conte ky veprim.
Gjate gjith historise qe nga droni ne Beogran, humbja ne Elbasan e deri tek fitorja madheshtore e Shqiperise ne Armeni, ky njeri,Lulzim Basha, i cili perpiqet te beje kariere ne politike, mendoj se ka intelekt te manget, per te mbuluar ate detyre qe i eshte dhene ne PD.
Eshte kundershtar politik i Rames dhe ka gjith te drejten e Zotit ta kritikoje, te shpalose alternativa qe dikush ta besoje se mund te beje dicka per kete vend. por jo. Urrejtja ndaj Rames eshte dicka patalogjike deri ne dizekuilibre mendore. E ka te theksuar ndjenjen e inferioritetit e cila nuk e le te kapi nivelet e nje politikani, eshte xheloz ndaj profilit qe Rama ka formuar gradualisht prej vitesh, duke u perballur vete me sfidat deri sa erdhi ne postin e Kryeministrit. Lulezimi konsumohet jashtezakonisht dhe eshte bere qe ne fillimet e tij i pabesueshem nepermjet shpifjeve, shantazheve te peshtira, thashethemeve, frymes se urrejtjes, percarjes per kedo qe i ze nje cope diell jo vetem ndaj kundershtareve politike por edhe ndaj vathit te vet. A nuk arrin te kuptoje qe keto menyra te sjelluri vec e largojne nga elektorati tij i cili i lodhur, nuk deshron me te behet mashe ne duart e te tjereve?
1. Plasi Lulezimi duke shkruajtur, duke u mbushur mendjen shqiptareve dhe nderkombetareve se te famshmin dron ne Beograd “e ka hedhur vellai i Edi Rames”. Ai ne ate kohe e quante si “pabesi te Rames” qe “nga nje ate tenton te zbuse maredheniet me Serbine e nga ana tjeter provokon me dronin”. Dhe keto i thote kur Ismail Morina e merr persiper autoresine per dronin. Lulezimja mendonte se edhe emri i Ismail Morines ishte nje shpikje e Rames. Tani qe Ismail Morina doli se eshte nje person real dhe veprimin e tij Lulezimja e quan “provokacion te Rames”, si eshte e mundur qe ky njeri a)nuk i kerkon falje Rames dhe b) si eshte e mundur qe tani i digjet barku per Ismail Morinen i cili beri “nje provokacion nepermjet dronit” sic e vleresonte ai atehere?
2. Jemi deshmitare qe ngjarjen e Beogradit dhe ate tmerr qe perjetuan djemt e Kombetares Lulezimja atekohe i a faturonte Rames. Erdhi koha qe Europa u bind ne drejtresine tone dhe ne fituam 3 pike. Pse nuk i kerkoi falje ai Rames per kete shpifje?
3. Lulezimi nuk la helm pa derdhur ndaj Rames per ate organizim te persosur, bashke me te gjith sportedashesit shqiptar qe ne Shqiperi te mos ndodhte gjeja me e vogel qe mund te cenonte ndjenjat mikpritese te shqiptareve. Nuk la gje pa thene kunder Rames duke i a faturuar atij humbjen gje qe direkt, jo indirekt, fyente poshtersisht djemt e mrekulueshem te Kombetares, duke shpifur ndaj tyre e Rames se “i a shiten rezultatin Serbise”. Shume turpeshme te besh politike me evente sportive dhe duke u veshur kuqezinjeve nje njolle qe nuk e meritonin.
Shqupi duhet tu kerkoje falje te pakten lojtareve te Kombetares per kete cnjerezim qe tentoi tu bente Lulezimja (Lorik Cana me shoke nuk kane patur kohe te lexojne keto menxyra se nuk kane patur kohe, por do i lexojne dhe do e shohin se me ke kane te bejne.
4.Lulezimja (e pate ne ekran) u nxi nga tmerri qe perjetoi nga fitorja 3-0 e jona kunder Armenise. Si eshte e mundur? A ka mbetur kembe shqiptari pa u emocionuar ate nate. Po paska. Shqupi nxiu. Asnje pershendetje nga kjo rrace per Kombetaren, nuk lane gje pa thene per tere ate organizim te bukur nga Rama per nje pritje dinjitoze dhe te merituar per ata djelmosha qe u bene cope per te na e rikthyer buzeqeshjen. Nuk i ka hak Rama tere ato mallkime. Perkundrazi ai duhet vleresuar pasi intensivisht ka qene ne krah te ekipit Kombetar, u qendoi afer duke i inkurajuar per te mos binin ne deshprim pas humbjes se Elbasan, duke i nxitur per fitoren ne Armeni. I beri keto, e falenderojme, te mos i bente de e kishim mallkuar. Ai mori mirenjohje nga gjith shqiptaret e sidomos nga ekipi i Kombetares. Atehere pse gjith ky mllef?
Tere shqiptaret perjetuan caste teper emocionuese keto dite, caste deshperim (nga ndeshja e Elbasanit) dhe me ne fund caste te pepershkrueshme lumturie e krenarie kombetare, Tirana u nez flake duke u bere pritje madheshtore heronjve tane te Kombetares. Ti Lulzim Basha nuk i u bashkove shqiptareve ne kete gezim, Ti zgjodhe gjuhen e urrejtjes dhe mendove se mund te besh per vehte ndonje shqiptar duke i u drejtuar qeverise “lironi Morinen”.
Te jesh i bindur se edhe Morina nje dite do shohi hallet e veta dhe nuk do kete kohe te neperkembet me.
Ne mund te te themi turp per keto sjellje. Shqiptaret nuk harrojne.
Shqiptaret respektojne njerezit e punes dhe jo te llafeve.
Lexoje mire Meron se nuk te ben dem.
TRADIT,,,po pata adn e mbretit vertet keni besen se Zogu me gjithe shoket e tij e mbajti besen. Zogu ashtu dhe ballisti jane nje turp per Shqiperin.
Përshëndetje.
Edhe Taqka i Tasullës ka 3 vjet
I dënuar për armëmbajtje pa leje.
Pse duhet të rrijë taqka akoma në burg?
Të lirohet edhe Taqka edhe shokët e
Tij.
FFFFAAAKKKTTTEEETTT O EEEDDDIII.SSAASA ARM KA SALA PPPPAA LLLEEEJJE DHE SE FUT BRENDA.
Meroja e pranon vete se Ballisti ishte marre ne mbrojtje nga Policia me nderhyrjen e tij. Tani le te na thote Policia se si e mbronte Ballistin. I dha nja dy kobure dhe i tha “ruaj vetveten”! Sepse një njeri normal nuk mund ta kuptoje se si personat nën mbrojtjen e Policisë mund të posedojne edhe arme. O Mero, kjo pune eshte mje felliqesire e radhes e kesaj Policie qe merr urdhera nga ti, supergaranti, per te marre ose jo ne mbrotje nje person. Qe ketu, ka nje prapaskene mediokre dhe te ndyre te Edvin Tahirit, nuk do shume mend per ta kuptuar. Me i sinqerte eshte Basha qe kerkon lirimin e menjehershem te tij, se sa ta trashim e ta trashim kete muhabet pa sens. Ballisti,duam apo nuk duam ne, eshte ai qe e ka çuar Kombetaren ne Evropian me gjestin e tij naiv ne Beograd, qe i fali tre pike Shqipërisë dhe i hoqi tre Serbisë… Pa Ballistin do të ishim duke kërkuar kualifikimin ne Play Of… ose akoma me keq…
O mero,u ndal per hâter te Serbise,asgje tjeter.Se po te nje policia me arrestuar njerezit per armembajtje pa le,gjithe shqiptaret arrestohen,to ia filluar me kusheriret e politikaneve,djemte e politikaneve,politikanet vete!
Mos ,se atehere i vjen se edhe ne serbi ky na paskan shkell ligjin per Dronin,edhe Shqiperia duhet ta ‘ekstradoje’ atje!…
Lulzim Basha vrau 4 vete ne 21 janar su denua , pse duhet te denohet Ismail Morina ?!!
Aty krimi qendron ne kupole dhe eshte ironi e fatit te denohet Ismaili . Gjithe Luften Lulzim Basha gjoja per mbrojtjen e Ismail Morines nuk e ben se i dhimbset ai, por se kerkon ta perdor si rast per te perfituar urrejtje kunder ligjit kunder qeverise , dhe perpkrahje per anarshi dhe kaos, qe te marr pushtetin !
Ballisti se ka vertetuar qe ai ka ngritur dronin.nese ka pase 3000 euro per dronin besoj do kishte dhe nje celular per te filmuar veten ne ndonje prove qe ka bere.per ate dron dhe ate litar e flamur do duheshin stervitje me pare. Sna ka treguar ad ku e ka marre permbajtjen e hartes si thua ti z.baze !!
o tradite..kthehu ne mal ku ishe..ketu flitet per ligje dhe jo per kanunin e leke dukagjinit…kafshe me adn te papercaktuar…jam i bindur se adn-ne ti as
se ke idene se cfare eshte..cfare eshte?
Kur u lirua banditi I bankes LLacifac Fullani ,kur nuk u burgosen vrasesit e Gerdecit ,vrasesity e 21 Janarit e sa esa vrases e drogaxhinj,hajdute milionash .pse te mbahet ai hero.Turp nje mije here qeverise dhe polocise shqipetare.Liroheni sa me shpejt se do jete vone kur BashSaliu do ta cfrytezoje si rast te volitshem. Mallkuar qofte drejtesia e ketyre 25 vjeteve te fundit
Piktori u lodh e na rregulloj me serbet,ballisti desh ta hidhte poshte gjithe punen.Te kish vjedhur ndonje banke dhe e falnim por te na prish miqesine nuk ka gjykates qe e fal.
Mero. Si gjithmone je shumne i sakte. Lul Basha nuk ka per t’u bere kurre kryeminister se e pame sa i vlejti lekura si kryebashkiak me urdher te Saliut. Ai eshte edhe nje politikan i profilit te ulet qe vetem nje urim di te beje. “Para shqipe”, ndersa tani se fundi per turpin e tij, ketij urimi i shton edhe fjalet “Lironi Ismail Morine”.
Te lirohet Ismail Morina, pa te nuk do merrnim 3 pikshin dhe nuk do
shkonim ne Europian! Lejini pordhat shtetndertuese, qe vlejne vetem per ata pa perkrahje.
Te lirohet dhe pike!
cfare lidhje ka 220 mil. me morinen.mero baze vazhdon ti biesh fyellit me nje vrime,artist i madh.si gjithe qytetaret edhe lulka do te jape nje mendim,imire apo ikeq lulka e di.pse nuk komenton marrjen peng te kombetares nga kryerumpalla,kur me qindra mijra tifoze dhe qytetare te thjeshte donin ta ndanin gezimin me djemte e kombetares ne sheshin nene tereza.pra djali mero[as ke per tu ritur,sepse ne koken tende ka vetem mish dhe jo mend]ti je nje femije i vogel qe shkon nga me iforti,por mos haro se rumpalla skaqene asnjehere i forte,as imencur,por nje psikopat ne stazen me te larte te zhvillimit te saj.mos valle dhe ti meroje si ai.
Z. Baze.
Ne foto Ballisti nuk duket i frikësuar dhe ti dukesh super i lumtur që po bën shqiponjën me të. Koha kalon dhe gjërat ndryshojnë. Dhe ti e ke tregue në shumë raste që je i afte ta lëpish paq pështymën e thatë.
PS Nuk me plas nëse nuk e publikon, mjafton ta lexosh.
Kalin don per vehte,e gomarin per tjetrin. Gjykim me dy standarte,Servil dhe budalla,dhe mjer kombi nese bije ne dore te Lulzimit.!
Kur eshte puna per te share Lulin e gjore cdo sebep eshte i mire, qofte edhe ky Ballist Hajvan Morina. Hajde, o Mero, hajde qe s’ke shtylle kurrizore kjo dihet prej kohesh, por tani po del edhe pa ftyre dhe meqe s’te ka mbetur as lesh ne koke dukesh i shpelare fare.
o Mero,,, po per FULLANIN sna the gje!!! Dem ekonomik katastrofik….. dhe pritet neper institucione… Ose Gjatoshi eshte bere pale me gjykatat dhe qeverine e meparshme, ose Gjatoshi eshte pa koqe dhe snuk e pyet njeri.
Ajo e para ka me shume gjasa
Kur ben listen e vjedhjeve dhe nuk perfshin Ilir Meten duhet ti heqesh vizen njeriut te lire, te pa kapur nga pushteti….
FREE MORINA
ADN 100% KUQEZI
Z. Mero ne pergjithesi keni te drejte.
Por une dua te them se Ismail Morina i njohur si Ballisti (jo ato te luftes dyte) eshte njeri pa shkolle, pa profesion, pa diplome te blere, pa bisnes, i pa kriminalizuar dhe Patriot.
Shume analiste bien dakord qe po te mos ishte droni i Ballistit kombetarja jone harroje se do te merrte tre pikshin ne Beograd. Harroje trepikshin ne Beograd pa Ballistin. Ajo smori nje pike ne Elbasan arena.
Ajo qe beri Ballisti ne Beograd ngriti peshe zemrat e gjithe Shqiptareve kudo ne bote. Asnje mendje e zgjuar e me shkolle nuk do ta realizonte ate qe beri Ballisti.
Edhe njehere Ismail Morina eshte pa shkolle e pa pa pasuri, por nuk eshte hajven. Hajvane jane ata qe i thone atij. Ismail Morina eshte nje Hero qe beri Serbine te dridhej ne shtene e vet.
Z. Mero, mos i sulmoni heronjte tone kushdo qofshin ato, me shkolle a analfabete, te bukur ose jo, te gjate ose te shkurter, nga Jugu apo Veriu . Ata jane heronje. Ligji duhet te veproje edhe per herojte se jane shtetas, por duke pasur parasysh beneficet qe ata gezojne. Ama ligji qe fal herojte e te keqes dhe denon Herojte e se mires nuk na pelqen Z. Mero Baze. Me ironi dje ne rrjetet sociale doli shprehja; ” Populli kerkoj lirimin nga burgu te Ballistit- Gjykata liroj Fullhajnin” . Tung.
Merreni me shtruar o njerez se une dhe ju jemi khyer ne kavie per eksperimentet e sukseshme te opionisteve te ushqyer nga bastardet e votuar nga ne me deshire apo pa deshire?????
Ky i qojturi Morina seshte gje tjeter vecse nje i vete quajtur “Partiot Budalla ” qe nuk i hyn ne pune as djallit , me keto marezira dhe shqetesime te pa merituara per shtetin Shqiptar dhe shqiptaret , mbase ca muaj burg i bejne mire per tu ndrequr e per ta hipur gomarin per se mbari se nuk ja ka borxh njeri edhe imazhin e keq qe i krijon ligjit .