Komunistët do të festojnë pas dy ditësh, 107 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës.
Ata kanë ftuar në ceremoni gjithë krerët e partive të majtë, duke përfshirë edhe Ramën e Metën.
Kjo bëhet me dije nga sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa.
“Në datën 16 tetor, në orën 10 paradite, do të shkojnë për të bërë homazhe tek varri i Enver Hoxhës, përfaqësues të Partisë së Punës së Shqipërisë nga rrethe të ndryshme të vendit, përfaqësues të Partisë Komuniste 8 Nëntori dhe komunistë të tjerë.
Mirëpresim dhe ftojmë krerët e partive të majta progresiste në Shqipëri.
Do t’i mirëpresim.
Enver Hoxha nuk ishte vetëm komunist, por ishte udhëheqës i popullit.
Ndaj, presim partitë e majta progresiste.
Përjashtojmë ballistët dhe PD”, thotë ai.
Kot i ftuan. Enveri do i conte ne hell, po te ishte gjalle.