Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet e gatshme të nisë punën për adresimin e problematikave të hasura gjatë procesit zgjedhor, të reflektuara edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it.
Pas takimit që zhvilluan me udhëheqësen e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, Audry Glover, Petrit Vasili dhe Luan Rama theksuan se LSI mbështet fort idenë e fillimit të menjëhershëm të punës, për të reflektuar të gjitha konstatimet që kërkojnë përmirësim, kuadrin rregullator dhe trajnimin e perfeksionimin e procesit të administrimit të zgjedhjeve.
Duke theksuar rëndësinë që të mos kryen më ndryshime në minutën e fundit, kreu i grupit të LSI, Vasili tha se Levizja Socialiste per Integrim propozon fillimin e punës dhe vendosjen e afateve, që këto ndryshime të realizohen në kohë, duke i dhënë fund logjikës së ndryshimeve të Kodit Zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve.
Vasili u bëri thirrje të gjitha partive politike që të ulen në një tryezë për tu dhënë përgjigje të shpejtë dhe të duhur problematikave, në mënyrë që zgjedhjet të jenë me standarde. Vasili kërkoi gjetjen e zgjidhjeve konsensuale për plotësimin e standardeve të kërkuara nga OSBE-ODIH, veçanërisht në pikat ku shprehnim problemet.
“Kemi diskutuar për të gjitha momentet e konsideruara problematike në raport, secili prej tyre duhet zgjidhur, nismat e njëanshme nuk i shërbejnë askujt. Duhet një grup i përbashkët i të gjitha partive që to gjejnë zgjidhje. Kompromiset e arritura në momentin e fundit kanë thyer procedurat zgjedhore të miratuara”.
Ndërkohë Luan Rama tha se procesi për arritjen e standardeve zgjedhore duhet të vijojë paralelisht me reformat e tjera të rëndësishme.
Në emër të LSI-së, Rama ndau edhe njëherë qëndrimin për dekriminalizimin, duke shtuar se forca që ai përfaqëson e mbështet dhe do ndihmojë forcat e tjera të dekriminalizohen, duke qenë se ata nuk kanë probleme në listat e tyre.
“Dekriminalizimi nuk është problem i LSI. Ne nuk kemi problem me kriminalizimin në listat tona. Do ndihmojmë të tjerët të dekriminalizohen”,- tha ai.
Sipas Luan Ramës, shpërdorimi i kohës është sëmundje kronike e politikës shqiptare. Ai ftoi të gjitha partitë politike në një tryezë për arritjen e konsensusit edhe në këtë drejtim.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komentoi edhe çështjen e CEZ-it, për të cilën tha se hetimi nuk mund të ndalet.
“Nismë që do shqyrtohet nga Parlamenti, nuk e ndal kush, por duhet respektuar çështjen e procedurave. Duhet të ecim në rrugën e rregullores. Vullneti ynë është që kësaj çështje ti shkohet deri në fund, por kjo kërkon kohë sepse edhe çështja është e shtrirë në kohë. Asnjë zbardhje e ngutur për qëllime taktike politike nuk i shërben shqiptarëve dhe çështjes”.
Moooooooooos
Nuk keni kriminela jo, vetem ca killera
hahahahahahahahahahah
Ne lista mund te mos kete vertet, sepse i ka ne krye. Meta eshte nje nga banditet me te medhnj te vendit.
Ah po kta jane te paster si parti,sa eshte i paster m.ti jane edhe keta.
Hajde parti ordinere hajde. Si nuk ka kriminele tek leshelija…i pari eshte ilir meta qe u kap duke vjedhur parate tona..per te vazhduar me takun qe kudo ku ka krim dhe korrupsion eshte ai dora vete…e di ti more politikanuc katunar se ne nje vend normal po te ishte kapur kryetari i partise duke vjedhur sic u filua agai juaj pronari i leshelise, ajo parti do te ishte shkrire dhe kryetari do te ishte ende ne burg. Nuk keni faj ju, faji eshte i ketij populli qe vazhdon te votoje ende te korruptuar dhe kriminele sa majtas djathtas per e teper te leshelise
LSI-ja perfaqeson ADN-ne e krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi.
Dekriminalizimi do te quhet i filluar kur te sekuestrohet pasuria
e ILir Metes.
LSI-ja nuk paska kriminela??? Hahahahahaha, batuta e vitit…!!
Nuk jeni aq budallenj sa te shkoni ne duart e drejtesise. Krimin e zhvilloni brenda vendit… dhe ketu nuk te kap kush.
Te kesh dy nje ta mbash e nje ta cash.
Mos u bej merak se do ti vij radha dhe LSI te jape llogari por tani nuk eshte momenti se marrin topin dhe prishin lojen.
Per kriminele te le te dyshosh po hajdute sbehet esapi klani lsi me krye hajdutin Like eshte me i fuqishem se kudo ne korupsion e zvatje sa dhe llumin e pd e ka terehequr kjo grope e felliqur dhe e qelbur LSI.
Po hajduta a keni????????????
Dhe natyrshem me vjen ne mendje pyetja, a e konsideroni ju LSI-stet
vjedhjen krim, apo vyrtyt??????