Nishani kundërshton ashpër reformën në drejtësi: Ukraina s’mund të jetë pikë referimi!

14 Tetor 2015, 13:45Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar një letër Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, në të cilën shpreh shqetësimin e përsëritur për “mungesën e transparencës në këtë reformë” dhe gjithashtu për faktin se sipas tij, “asnjë nga tryezat e organizuara deri më sot nuk janë organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës”.

“Me keqardhje kam konstatuar e ngritur shqetësimin e përsëritur për disa elementë, që mendoj se janë thelbësorë për efikasitetin, cilësinë dhe shpejtësinë e reformës në drejtësi.

Së pari, procesi po zhvillohet në mungesë të plotë transparence si për aktorët e drejtpërdrejtë ashtu edhe për publikun e gjerë. Reforma në drejtësi meriton një vëmendje të posaçme e jo periferike, si dhe një diskutim të gjerë e të plotë me qëllim sigurimin e besueshmërisë, zbatimit të suksesshëm dhe jetëgjatësisë së saj.

Së dyti, asnjë nga tryezat e organizuara deri më sot nuk janë organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, duke reflektuar mungesën e plotë e të njëanshme të bashkëpunimit me këtë institucion”,- lexohet në letrën e Presidentit.

“Lidhur me sa më sipër, vlerësoj se shmangia e qëllimtë e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe e aktorëve të tjerë me peshë e integritet nga bota akademike dhe shoqëria civile, dëmton rëndë procesin dhe çdo akt që del prej tij.

Kompromentimi i këtij procesi arrin deri në kufijtë e mashtrimit publik mbi veprimet apo mosveprimet e Presidentit të Republikës të cilat veçse njollosin reformën dhe frymën mbi të cilën po krijohet ajo.

Pavarësisht këtyre rrekjeve të pashpresa, qëndrimi i palëkundur i Presidentit të Republikës ka mbetur koherent dhe konsekuent për domosdoshmërinë e avancimit të reformës në drejtësi, sipas parimeve dhe standardeve më të larta evropiane”,- shtohet në letër.

5 komente në “Nishani kundërshton ashpër reformën në drejtësi: Ukraina s’mund të jetë pikë referimi!”

  1. Fieraku123 says:

    Shvejku ne Presidence.O Zot i madh,c’fare te kane bere Shqiptaret??

  2. Gjon Leka says:

    O Kryetar, o nishan, ç’janë këto që thua! Si mund të bëhet kjo reformë nga njerëz të korruptuar et kundër-reformë qèe ti i mbron? Mirë do të ishte që ajo të bëhej nga të huaj, aq poshtë ka rënë besimi te drejtësia e institucionet. Je i ndërgjegjshëm për këtë? apo je i kapur edhe ti? Se dihet që peshku qelbet nga koka.

  3. 666 says:

    KY ISLAMIST I NDYT
    DO TE MERRET MODELI AFGANISTANIT

  4. kurbinas says:

    Ky byth q Ky asht kapo banda q e mbron korrupsionin ne drejtesi qe vetem emrin ka.

  5. po pastaj? says:

    As mustaqet e tua. Ti flet kot dhe rriurt e mos ha ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje