Rikthehet makthi i Hillary Clinton, ish e dashura e Bill: Kam një sekret që do ta zbuloj shumë shpejt

14 Tetor 2015, 17:02Politika TEMA
Rikthehet makthi i Hillary Clinton, ish e dashura e Bill: Kam një sekret

Në vitin 1992 rrezikoi që të shkatërronte fushatën elektorale të Bill Clinton, duke zbuluar se ishte dashnorja e tij, ndërsa tani ka vënë në shënjestër të shoqen Hillary, kandidate po ashtu për presidente.

Makthi i Hillary Clinton quhet Gennifer Flowers, ish-modele dhe aktore 65 vjeç.

Ajo ka dhënë një intervistë ku ka thënë se është një shaka pa kripë fakti që Hillary po e përqendron fushatën në problemet e femrave në Amerikë.

Gennifer thotë se ishte pikërisht Hillary që i lejoi Bill Clintonit të sillej ashtu me femrat.

Por nuk mbaron me kaq.

Ish e dashura e Clinton ka zbuluar se ruan një sekret që mund të kompromentojë fushatën e Hillary Clinton dhe do të vinte në siklet të madh Bill.

“Bill e di që unë kam prova të tjera, ndoshta ky është motivi që unë jam ende gjallë”, tha 65-vjeçarja.

Ajo thotë se ka patur një marrëdhënie për 12 vjet me Bill Clinton.

“Çifti i tyre nuk ka qenë asnjëherë vetëm. Ka pasur gjithmonë 3 ose 4 të tjerë rrotull”, thotë Gennifer.

Atyre që e kritikojën ajo u përgjigjet se ka marrë përgjegjësitë e saj, në të kundërt nga Hillary Clinton.

“Hillary nuk e ka pranuar kurrë se është ajo shkaku i asaj sjellje të Bill”, thotë Flowers.

Në 1992 Flowers tha gjatë fushatës se ka qenë për 12 vjet dashnorja e bill Clinton, por ai doli me të shoqen duke e mohuar tradhtinë.

Por, në 1998 kur shpërtheu skandali i Monica Levinskit, Bill Clinton i detyruar të thoshte në betim të vërtetë, pranoi se e kishte pasur dashnore Gennifer Flowersin./a.l

22 komente në “Rikthehet makthi i Hillary Clinton, ish e dashura e Bill: Kam një sekret që do ta zbuloj shumë shpejt”

  1. Lidi says:

    Ja ka lujt trullin,i themi ne nga Shqiperia e mesme!!!

  2. Dritëroi says:

    Vazhdon fushata e Amarildo Lumanit, alias a.l dhe e gazetës TemA për diskreditimin e Hillary Klinton, si për të dëshmuar se sa mirë dinë disa shqiptarë të shpërblejnë ata që i ndihmuan në ditë halli duke u rreshtuar kundër tyre, ndërkohë që janë shënd e verë me batalioinin e Janullës që po i përgatit varrin Shqipërisë.

    1. enter''" says:

      Varrin shqiperise ja kane bere tipat si puna juaj.

      Mos u merr me Janullatosin, se ste takon…merru me injorancen qe te karakterizon.

      Ah se harrova, ik puno e bej ndonje lek se erdhi France 2016, se kualifikimi ua mbylli gojen, e kapet rrushin

      1. Toni KS says:

        E drejte leket nevojiten per France 2016. Po ska gje i bejme dhe i prishim se keshtu na e do çefi. Per fatin e juaj, ju do kurseni sepse Helaqistani perfundoi i fundit ne grup dhe nuk ia doli dot te kualifikohet. Plus jeni ne nje bankrot total. O sa keq me qene dua-te-jem-gayreek.

        1. Dardanet says:

          Kjo eshte vetem nje injorante republikane dhe xheloze per Familjen heroike B.dhe H.Clinton.Z.Clinton do Jet Presidentja e ardheshme e SHBA-ve.Te tjeret jane palaco qe e mbushen popullin me armatim legal te shitoreve me lejen e epublikanve.Per kete, edhe sot, kemi me miera vrasje neper shkolla,uni,sheshe,kino,familje etj.Rrofshin per jete e mot,Clintonet dhe tere populli mik amerikan.

  3. enter''" says:

    Pse cuditeni? Kjo eshte shoqeria amerikane.

  4. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    Bill Klinton cun njish. Sot e kesaj dite vazhdojne ti varen pas koqeve ish-et e veta. Respect.

  5. SHqiponja says:

    Bill Clinton ashtu ka qene qysh ne rinine e tij .I apasionuar shume mbas femrave ,clubeve te nates,frekuentonte baret e prostitutave ,biles ne nje gazete para shume vitesh ,akuzohet se ka nje djale me nje zezake prostitute ,djali eshte si Bill ,Por i zi .
    Ishte vetem Hillari qe e futi ne shinat e jetes te politikes ,por qeni mbetet qen ,nuk e harron zakonin . Hillari eshte nje grua e zonja ,por qe kundershtaret politik nuk do ta lejne rehat ,duke paguar njerez si Monika qe del perseri ne skene ,gjoja me sekrete te rendesishme per Clinton.

  6. Alb says:

    Mir ja ka ber. E kujt po i rruhet se ka kjo sekrete. I lumt hajdari themi ne.

  7. Dani says:

    Ka qene qejfli presidenti im.

  8. Wendy-B says:

    Gjithesesi ka qene presidenti me i mire qe ka pasur Amerika. Presidenti im i preferuar, kur je “charming ” ndodhin keto gjera.

    1. plaku dhe deti says:

      Billin edhe Pape te Romes ta benin nje dore do ta kishte tek ungjilli dhe tjetren ne kadaif.

      1. Wendy-B says:

        Mor cun,kur i jep varkes mos kthe birra, se nuk e marr vesh komentin hahaha

  9. Yeaaah says:

    Po c’sekret mi bjonde , te gjith dijn mir tashme se Billy Boy , e fshihte bibilokun e tij ne folet e sekretareve ose praktikanteve si Monique ?

  10. Yeaaah says:

    Po c’sekret mi bjonde , te gjith dijn mir tashme se Billy Boy , e fshihte bibilokun e tij ne folet e sekretareve ose praktikanteve si Monique ?
    Eh ato fole t e ngrohta te bilit…

  11. kollodoku says:

    Ku ishte ky president, kishte bollik, pare, dhe pune sa te beshe ne amerik. Njerzit e kishin ne terezi dhe nuk I shqetesonte me ke shkoi clintoni. Po e mbajte mire populli, akoma nuk ke pas edhe 2 ose 3 dashnore.

  12. DR. Adhamudhi says:

    Pidhi te prish pune ne kohe fushate ne uaa

  13. tomsojeri says:

    Po si skan turp kta amerikanet xhanem ! E kthejn fushaten ne aren gladiatoresh e hedhin cdo lloj kafshe ne cirk !Thua se jan te kulluar e engjej, shoqeria amerikane e tani kjo kurva ruaka nje sekret “te Madh” per ta hedhur ne castin e fundit ! Hajde zeru bes e prit hajer prej tyre ,kur han njeri tjetrin si peshkaqen te uritur !Nuk ju heci me e-mailet e tani nxoren dashnoren 12 vjet te te shoqit per ti mar garen ! Turp ……….

  14. z says:

    Po hajde me se, ja fusni kot. Vet Bill e kishte thene; Hillary kishte me shume te dashura ne shtrate, ka prirje lezbo.
    Ne themi; ta befte zoti hallall Bill.

  15. mirel drejtesia says:

    E kane paguar si perhere ne c’do fushate kete debile…..

  16. Janullatos ngrenesi says:

    Jennifer-it i qenka fishkur vegla dhe nuk po ia var njeri dhe tani eshte shanci I fundit per te bere ndonje lek qyl.
    Jennifer
    E vetmja gje qe mund te thuash eshte qe: Hillary ka shkuar ne krevat me sekretaren e saj. E kujt po i rruhet..

  17. Bekim Sala says:

    Bekim
    Respekte per politikanin Bill Klinton,Ish presidenti i shkelqyer i SHBA me nje grua dhe politikane dinjitoze si zonja Hilari. E cila e meriton plotesisht te jete presidente e SHBA. Klintoni president pas ngjarjes me Levinski u fal si nga politika amerikane, ashtu dhe nga gruaja e tij e mrekullueshmja Hilari.
    Ne shqiptaret u jemi shume mirenjohes presidenteve Klinton qe urdheroi bombardimin e Serbise qe po kryente genocid ndaj popullit shqiptar ne Kosove, edhe presidentit teper simpatik Xhorxh W Bush qe i njohu pavarsine Kosoves. Nxjerrja e kurvave nga kundershtaret politike te zj. Klinton, eshte pjese e politikes,por qe nuk duhet konsideruar nga populli Amerikan qe duhet te votoje masivisht per nje politikane te ndershme,te afte e me shpirt te madh , sic eshte e mrekullueshmja HILARI KLINTON. Zoti e dihmofte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje