Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me përfitimet e një kompanie që ministri ka qënë themelues.
Në një dalje për mediat, Beqaj tha se ka shkëputur marrëdhëniet me kompaninë që ka themeluar që në shtator të 2013.
Por, tha ai, balta që po hidhet “drejt meje, nuk do ta ndryshojë drejtimin e duhur të reformës në shëndetësi”.
“Sot po vendosim baza të reja për shërbimin kombëtar shëndetësor. Po dua të siguroj të gjithë sot se balta qe vjen drejt meje, prej kohësh tanimë si reagim për interesa të shkelura, nuk do ta ndryshojë dot drejtimin e duhur të reformës në shëndetësi që do të vazhdojë.
Reforma do vazhdojë si kusht i domosdoshëm.
Është e vërtetë që kam qënë themelues, bashkëaksioner dhe i përfshirë në aktivitetin e kompanisë deri në shtator 2013, dhe ashtu siç është e vërtetë që ditën që u bëra ministër kisha hequr dorë nga aksionet e mia që nuk ia kam falur ndonjë të afërmi, po ia kam shitur mes një kontrate të rregullt bashkëthemeluesit të kompanisë.
Këtë shpjegim nuk e kisha detyrim ndaj PD-së e aq më shumë ndaj atyre që hedhin gurin dhe fshehin dorën e hakmarrjes për shkak të disa politikave të qeverisë që prekin interesat e tyre private dhe aspak të ligjshme. Kisha detyrën ta bëja para publikut”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Madje ai tha se kompania e themeluar prej tij ka patur vitet më të mira në kohën e qeverisjes së demokratëve.
Ta ka thene vete PD qe e ke shitur. Pergjigju per pjesen tjeter
o z minister i gjat, mos u merr me qent, e rendesishme eshte qe karvani ecen perpara mjafton te shohesh se sa ka punu firma kur ke qen ti ortak dhe si ka shkelqy kur ike ti. Na boj kte nder dhe shiti edhe kuotat e ministrit dhe ishalla gjonat ecin si me “ish kompanine”
Beqja,…dhe te duket se na e hodhe…!!??
Beqja,mos e rruaj fare se nuk ka burre nene te te beje gje ty,pjestar i bandes se 40 hajduteve…Te gjitha keto shashka jane te beni sikur po shaheni,sikur po luftohet korrupsioni…sikur…!!
Beqja,edhe njehere,MOS E RRUAJ !!
Turp te te vije,injorant idiot e i pashpirt, pd dhe mund te shpif, por tenderat i ke fituar ti!
Te lumte qenushi im!
Nje pyetje kisha,nje kuriozitet : Simbas socialisteve dhe vet ministrit koha e qeverise Saliste ka qene me e korruptuara. Si ka mundesi qe po ky minister te gjithe afaret me te mira e ka bere gjate qeverisjes te Saliut ?
Ka diçka qe nuk shkon ! Paska vjedhur Beqja nuk paska vjedhur Saliu. Te na falesh o Sali se nuk e dinim.
Ky asht bole dhe pike. Len biznesin Se don ma shame Shqiperine…
Aaaaaaaaaaaaaa ky eshte usta i mire per themel di ti ndertoj gjerat ashtu si i thon,me pak fjale eshte duarart
Popull dele, mertion te trajtohet si dele. Beqaj simboli i ligesise, dhe ne akoma nuk reagojme. merton te terhiqet zvarre
Ia ka shitur bashkethemeluesit te kompanise dhe tani ky ka te drejte te fitoje tenderat e ndryshem te Ministrise se Shendetsise.
O hajduter, ju u duhet konfiskuar pasuria dhe te mbeteni me breke.
Ne kohen e fushates zgjedhore ky bashke me disa “specialiste” te tjere te PS dilnin dhe ofronin disa variante sistemesh shendetesore qe mund te ndiqte Shqiperia. Dhe keta ishin bindur qe sistemi Bismark ishte me i miri. E di njeri cfare permban sistemi Bismark dhe ne cfare shkalle eshte implementuar ne Shqiperi pasi e u be ky minister shendetesie?
Tallni bythen me shqiptaret, por shqiptaret nuk duan tja dine se jane rraca me e vjeter ne bote dhe kaq u mjafton per te jetuar jeten e tyre mizerabel.