E rrallë/ 27-vjeçari shkon përditë në gjykatë dhe pyet: Kur do më arrestoni

14 Tetor 2015, 15:48Politika TEMA

Kastriot Kovaçaj është një 27-vjeçar, i cili mund të jetë një nga njerëzit e rrallë, që vjen gati përditë të interesohet se kur do ta arrestojnë.

Ka marrë një orë pushim në punë dhe udhëton sërish me të njëjtin motor, për të cilin u arrestua në qershor për drejtim të parregullt të mjetit.

Është dënuar nga gjykata me 10 ditë heqje lirie, por askush nuk i thotë se kur duhet ta kryejë dënimin.

“Jam dënuar me heqje lirie, më kanë mbetur 6 ditë.

Vij se dua të di datën, kur do të më arrestojnë, që të marr leje te puna, sepse po më arrestuan ‘tak-fak’ kam frikë se nuk marr dot leje, e kështu humbas punën”, thotë Kovaçaj për Top Channel.

I pamësuar ndonjëherë me gjykatat, e mesa duket edhe me shkeljen e ligjit, i riu u arrestua pasi për motorin që po drejtonte duhej të ishte pajisur me leje të kategorisë A. Por, Kovaçaj këmbëngul se mjeti i tij është koaliduar si 49-kubikësh, e për këtë shkak, ai nuk duhet të pajiset me një dokument të tillë.

“Nuk e kuptoj, e bleva për 49-kubikësh, e zhdoganova për 49-kubikësh, ma koaliduan për 49-kubikësh. Pra shteti më thotë që ky mjet nuk do dokument, pastaj vijnë e më thonë që duhet të paguash”, shprehet 27-vjeçari.

Edhe pse ka shpresë në shkallën e dytë, Kovaçaj nuk e ka apeluar vendimin:

Pse ta apeloj, të shpenzoj lekë kot? Nuk kam as lekë, as kohë”.

24 komente në “E rrallë/ 27-vjeçari shkon përditë në gjykatë dhe pyet: Kur do më arrestoni”

  1. niku says:

    Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa çfare store……e pa pame…hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      – shoku drejtor desha nja 10 dite leje
      – po patjeter mer cun, i meriton 10 dite leje, po ku do i kalosh pushimet?
      – kam prenotu ke burgu vaqarrit nji 10 ditesh me te gjitha te pagume.
      – bravo mer cun, e paske kap mire, se une kam kohe qe po i vij rrotull po spo gjej nanji oferte te mire.

    2. shqiptari says:

      une them shko paguj ndonje lek nen dore ta rregullosh ti besh ato dite qe te premten, e shtune e djele pushim, te henen e kena pushim prej nene terezes dhe u lave me burgun, ene punen nuk e humb ?

    3. Preng Bardhi says:

      Mjer shqiptaria sa poshte ka ra!!!! Tallen e shajne njeriun e ndershem!!! Ti o vlla je ne rregull se s’do te hapesh probleme teper kot se kta plehrat marrin ne qafe njerzit per dite, por fatkeqsisht ke te beh me shtetin me te poshter ne bote! Te jeshe i mire e i ndershem mes hileqareve e katilave mizore patjeter qe stonon! Te rujt Zoti e ju ngecte buka ne fyt te gjithe atyne qe tallen me ty!

  2. Ajaxs says:

    SHqipria nuk ka nevoje per njeres si ti, se ti ke lindur para kohe.

    1. Pip says:

      Lol,kam nje pyetje ,shqipot Jane loqe te gjithe apo shumica?Se nga artikulli subjekti dhe komentuesit,me duket se eshte e para.

      1. ........... says:

        Po pip qe pipon dhe nga suma,ke te drejte ti je nje surrat loqe….

  3. Klimax says:

    I paska “shijuar” mire kater ditet e burgimit dhe deshiron me domozdo te “shijoj” edhe gjashte ditet e mbetura!!!! Me duket se tipi ka nevoje per ndonje psikiater!

    1. Gregor says:

      Ndersa ti je aq trap sa nuk ka psikuater qe te ben pune. Kjo eshte aresyeja qe ti nuk ke nevoje per psikiater. Ai eshte vetem nje djale i ndershem qe eshte pajtuar me realitetin shqiptar, dhe thote qe “sa te merrem me disa te korruptuar, po bej ato 6 dite burg, dhe iki ne punen time.” Ndersa po te ishe ti, do beje shurren nga frika e burgut. Ne vend qe te komentosh si njeri, vjen e na shet pordhe ketu, demek merrke vesh nga psikiatria. Legen.

  4. bra,ho,ho says:

    Mos e vej re. Si hallexhi i ndershem qe je paske shpetuar mire,vetem me dhjet dite.

    Dhe mos thuaj qe punoj,se po e degjuan ne gjykate 10 vjet nuk ti heq njeri.

  5. Andreas says:

    Kot e ke o djale! Nuk te arston njeri tani per tani. Pas ndonje viti, do te te arrestojne ata te reneas me maska ne koke e helikopter ne qiell, si nje te kerkuar te rrezikshem e do quhet arritje e madhe e Tahirit! Per momentin rri i qete e vazhdo punen tende.

    1. ........... says:

      Hahaha i madh Andreas!!!!Jo vetem renea po ka mundesi dhe ushtria…Po kta pemthymet kapin.

  6. zonja Milo. says:

    Me kete veprim more djale,per mia e ke shlyer denimin.Je korrekt dhe i disiplinuar BRAVO!

  7. Moni says:

    Te falin ty se ke udhetuar me motorr pa letra? Ca thua mo shoku? Aty ne burg te kalbesh. Do qe te mos denohesh. Shko vidh 8 milione euro si Fullani dhe jo vetem je i pafajshem por te ben shok edhe Berisha,

  8. stili> says:

    Nuk eshte e ndershme te talleni me hallin e tjetrit ,kush ka hall e kujt i kruhet ,,,,,!Keshtu ndodh me ca gazetare qe ne vend ti bjere gomarit meret me kapistren,,,!

  9. Angry Birds says:

    …duhet rivendosur direkt denimi me vdekje se u mbush Shqiperia me kriminele te rrezikshem

  10. Shen Thomai says:

    E paske humb shansin.
    Po te vishje bluzen e kombetares ndeshjen me Serbine do te kishin
    arrestuar ne vend e do I kishe hequr dhe ca dite nga ato qe te paskan mbet.

  11. kevin says:

    O cun po ti a nuk i shikon lajmet hic ??
    Shteti nuk gjeti dot vend per fullanin jo me te gjej per ty.

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    Kevin

  13. nji uj selite te lutem says:

    KY djaloshi qenka nga vlerat e pakta qe i paskan mbetur kti vendi,e them kte se batakçinjt e maskarenjt ja kan marr frymen kti vendi dhe njerez te ndershem dhe te mir si ky djalosh i gjen me pikatore tashme ne kte vend,kti duhet ti jepni nje vend te veçant ne parlamentin SHQIPTAR qe te ter politikanet ta ken si pik referimi ta kuptojn qe bota ka nevoj edhe per pak ndeshmeri njerzillik dhe sinqeritet, BRRAVO DJALOSH ti nuk je per burg,por piedestali nderit dhe respektit sot i perket batakçiut hajdutit kriminelit dhe kondrabandistit me te madh te kti vendi,kjo esht demokracia.

  14. Alo says:

    Gjynah fuullhhaannii. …ska lek tani. …..e man nishani per drake. ..fuck shkerdhatave. …

  15. Greece is shit says:

    Jetoj ne USA dhe erdha ne Shqiperi per here te pare pas 16 vjetesh. Kam 1 muaj ketu dhe mezi pres te iki, te iki se sa jam stresuar ketu per kaq kohe nuk jam stresuar ne USA per 16 vjet. Zoti ju ruajt, se ju nuk jeni te zot per te zgjedhur ata qe ju drejtojne. Ju rrofshin partite se mend dhe pune nuk keni. Ai i gjori thote qe gjithe letrat jane per 49 kubik dhe shteti i kurves duke filluar nga policia, prokuroria e gjykata thone te kunderten se donin ndonje lek. Cojani lajmin Merkelit se keshtu me siguri qe do t’ja fusi Edi Rames ne europe. Kryeminister koqe i nje populli koqe.

  16. gazeta tema says:

    ah mor djale po mos bejne ndonje pune tjeter keta kelyshet e enverit po me se miremi edhe ne keta nuk dine te bejne perpara po gjithmon pyes veten aaa emeriton populli me i vujtuar ne bote kete edhe pse

  17. nikol says:

    O sa keq me vjen per te pakte te rinj si ti qe kapen me mish e thua pas pune. Respekte djalo e ju mart djalli ju dembelve frikacak qe villni vetem vrer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje