Zbulohet letra e plotë e Spartak Brahos/ E vërteta e takimit të gruas së Ismailajt me Tom Doshin e Dritan Priftin (LETRA)

14 Tetor 2015, 18:54Politika TEMA

Është zbardhur letra e plotë të deputetit Spartak Braho, drejtuar presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ministrit të Drejtësisë Nasip Naço në të cilën thuhet se “ka përpjekje serioze për të realizuar një skenar ogurzi, që synon të shkaktojë kaos e destabilitet politik. Skenari ka autorë Tom Doshin dhe ish-­deputetin Dritan Prifti”.

LETRA E PLOTË

I nderuar Z. Naço

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë dua t’ju informoj se nga burime të sigurta më konfirmohet se ekzistojnë dhe janë duke u ndërmarrë përpjekje serioze për realizimin e një skenari ogurzi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend dhe që ka për autorë kryesorë deputetin në gjykim Tom Doshi dhe ish­-deputetin Dritan Prifti, gjithashtu nën hetim Tom Doshi dhe Dritan Prifti janë dy të njohur të vjetër të Kastriot Ismailaj, i cili ndodhet i arrestuar nën akuzën e pastrimit të parave, por njëkohësisht edhe personazhi kryesor në çështjen CEZ-­DIA.

Ata kanë kontaktuar dhe vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me familjarë të sipërpërmendurit dhe në veçanti me bashkëshorten e tij Vojsava Ismailaj, për të përfshirë këtë të fundit përmes një skeme mashtrimi, shantazhi dhe me premtimin për të liruar nga akuza Kastriot Ismailajn, në këmbim të deklaratave ose intervistave që synojnë implikimin e Kryetarit të Kuvendit në skandalin CEZ­DIA dhe vazhdimin e skenarit të mëparshëm destabilizues.

Këto burim më konfirmojnë se takimi më i fundit mes Tom Doshit, Dritan Priftit dhe Vojsava Ismailajt është zhvilluar në Hotel Sheraton, ditën e Mërkurë, datë 23 Shtator 2015, duke filluar nga ora 14.31.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë thënë Vojsava Ismailajt se bashkëshorti i saj mbahet i arrestuar me porosi të Kryetarit të Kuvendit.

Sipas burimeve, Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë dhënë garanci Vosjava Ismailajt në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për lirimin e bashkëshortit në këmbim të deklaratave apo intervistave të saj apo të bashkëshortit të saj që do të implikonin Kryetarin e Kuvendit, madje duke përmendur edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të interesuar në eliminimin politik të Ilir Metës.

Këto burime më bëjnë gjithashtu të ditur se pasi dështuan të ndikojnë përmes avokatit Vladimir Meçi, i cili mbron çështjet e Tom Doshit dhe Kastriot Ismailajt, këto ditë Tom Doshi i ka kërkuar Vojsav Ismailajt të takohen jashtë qytetit të Tiranës për të konkluduar marrëveshjen e tyre, duke i premtuar edhe largimin e saj dhe të familjes jashtë Shqipërisë.

Në këto kushte, duke patur parasysh precedentin e skenarit të dështuar kriminal që po gjykohet nga organet kompetente, i cili synonte të përfshinte dhe akuzonte Kryetarin e Kuvendit si porositës të ekzekutimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, me protagonist të pandehurin Durim Bami dhe deklarimin e dhënë nga ky i fundit nën kërcënimin e armëve, si dhe rrezikshmërinë e lartë shoqërore që paraqet Tom Doshi, në cilësinë time si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend dhe i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të kenë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, presionet dhe veprimet kriminale të personave të përfshirë në këtë përpjekje për destabilitet dhe kaos, kërkoj: Marrjen e masave për mbrojtjen fizike të Vojsava Ismailajt dhe familjes së saj, për të shmangur kërcënimet apo edhe më rëndë akoma, pengmarrjen e saj, për ta detyruar për të dhënë deklarata apo intervista që do të zhvendosnin vëmendjen apo devijonin qëllimin e hetimit të aferës CEZ­DIA.

Paralajmërimi për këtë skenar që është duke u zhvilluar nuk duhet neglizhuar pasi Tom Doshi dhe Dritan Prifti, janë edhe protagonistët kryesorë të vetëdeklaruar sit ë tillë të ngjarjeve që prodhuan dhunën e 21 Janarit 2011.

Me respekt

Spartak Braho

Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

25 komente në “Zbulohet letra e plotë e Spartak Brahos/ E vërteta e takimit të gruas së Ismailajt me Tom Doshin e Dritan Priftin (LETRA)”

  1. Dajti says:

    Skenar mbi shpifje, tipik te modelit te sigurimit te shtetit.S’ka si te jete ndryshe pasi Spartaku eshte modeli i sigurimit famkeq.

  2. TOMORRI says:

    u bere legen o moster eLSI

  3. koco says:

    Ky person pervec nje te shkuar te inkriminuar me perndjekje , denime intriga , shpirt zi , eshet treguar ne te shumtat e hereve negativ , destruktiv , percares ,amoral njeri qe meret me fjale e thashathemenaja , keta persona nuk i duhen as djallit jo shoqerise .

  4. pro.... says:

    ..dhe ç’fare..?!..me ngeli nje shije e hidhur per pa fajshmerine …nuk e di si eshte problemi dhe nuk dua te perlyet njeri kot..por me mire nje M…se i vogel.

  5. $$$ says:

    Legen, kaluar legenit .Cfare politikanesh na perfaqsojne SKANDALOS !!!!!

  6. Jorgo says:

    Braho eshte nje pjese e turpit te politikes sone. Nuk eshte hera e pare qe abuzon me postin e tij dhe perfshihet ne probleme te politikes por jashte emrit qe perdor si kryetar i komisionit te sigurise. Me thashetheme e me “burime” ordinere hap nje tymnaje a thua se do behet qameti. Doshi dhe zonja ne fjale jane takuar ne nje lokal qe gjithmone do jete dikush qe do i njohe, dhe Doshi eshte person publik, ndersa mafiozi plak thote se nga burime te sigurta ka marre informacion per biseden e tyre. Hamendesime te stilit te Sigurimit te Shtetit, qe i arrestonin njerezit me pare, pastaj i shtronin ne dajak duke i pyetur se cfare kishin thene. I tille eshte edhe kryetari i komisionit te sigurise se “Rilindjes” qe tashme eshte kthyer ne pacavure.

  7. astrit says:

    Domethene o xha Braho, po doli Ilir Meta pis nga historia CEZ-DIA ne Shqiperi behet qameti. Te kane rrjedhur trute i servil i keq i shefit.

  8. . says:

    Qenkan takuar ne sheraton ne mes te dites ne sy te te gjitheve dhe ky na quhet komplot o qorr plak matuf
    Likja vinte shpesh te kastrioti ne kafe chagall ne katin e dyte
    Por dhe Nano nuk mbetej prapa

  9. durresi ka potencial says:

    Nuk arrij ta kuptoj se si kjo vemje vazhdon dhe qendron ne politiken shqiptare. Nuka ka fytyre me te urryer per Durrsaket se sa ky njeri.

    Mjere ky popull cfare duhet te duroje, Spartak Plehren. Me vjen keq per shqiptaret, sa keq i ka katandisur kjo sere politikanesh si fytyra me lart.

  10. . says:

    sa mire ta beri Zonja e kafe Chagall Vojsava , gruAja e Kastriotit qe ta perplasi rrenen ne fytyre

  11. lulja says:

    Ne kte rast Zoti Braho ka te drejt……

  12. leo says:

    Si eshte e mundur qe durohet ky monster, ky eshte i neveritshem edhe si shqiptar jo me si deputet , jo me si kryetar i komisionit te sigurise..ky eshte ..ky te ben pis edhe t’a shohesh…une mendoj se Doshi, Prifti company jane monstra po ky?!…mund te pija kafe (me zorr) me Meten ..por…me Brahon…eshte “i piste si nje peshqir” thone francezet..

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Nje leter si ish-sigurims.. Do permbyset stabiliteti kombetar.. Heh qerrata..

  14. ka.li Sadijes says:

    KY VERTET ESHTE LLUMI I LLUMIT TE PARLAMENTIT TE LESHIT TE TOPALLIT-POR ME SIGURIM SHTETI MOS E NGATERRONI SE I RRISNI VLERAT.Para viteve ’90 ka qene nje jurist i rendomte ndermarjeje ALBKONTROLL fale te jatit dhe dhenderr i Aqif Yllit,skraparlli idjot.

  15. mira says:

    Ky do ishte shume i suksesshem ne filma hollivudiane ne rolin e kryemafiozit nuk ka nevoje te luaje , mjafton te jete vetja.

  16. as says:

    Po ky kafshe shkruan sikur te ishte Drejtor I SHISH. Vetem SHISH iu referohet burimeve
    , me ligj te pakten. Po dhe nje Krye(k)tar Komisioni parlamentar paska burime?!
    O Shqipe…
    Ai k(l)oqe duhet te fliste me emra, jo me termin sigurims: burimi! Per me teper qe letra
    u konsiderua sekret shteteror dhe vetem tani u publikua.
    Kur do behet shteti I shkerdhyer shqiptar ndonjehere?!

  17. Fred says:

    O popull shkerthate… U quat ne kembe per komtaren. Qe shkoj ne kaamplonatin europe …po per vete kur do te qoheni.. Me zhdukur keto parlament hajdute popull kot

    1. Anisa says:

      Ky eshte njeriu me i lig qe ka Shqiperia. I ndyre komplet, shkaterrues, mashtrues, genjeshtar. Eshte llumi i sistemit enverist ku ka perndjekur e ka shkaterruar familje te tera. Dhe ne e lejojme akoma te flase. Braho me te keqen e tij i futet deri ne palce njeriut. Keshtu eshte ky MASKARA.

  18. Arber Iliri says:

    O xha Braho me thane se i kishe bashkengjitur nje leter te doreheqjes sate nga funksionet publike dhe per dalje ne pension.Mire ke bo su u lodhe. hahaha

  19. petro says:

    Baba Tak je nje GUAK.

  20. Tili says:

    Pse lodheni kot lëreni me vetrrjedhje .

  21. Gopologu says:

    Kot nuk thone qe nje ne 3 shqiptare eshte SPIUN. Arsyeja e takimit te atyre te treve nga ata te tre ka dale.

  22. goni says:

    Sikur do na fliste na USA kryerari parlamentit kesaj jave? Apo ka hyre Vojsava dhe aty ?

  23. 007 says:

    KY SESHTE NJERI KY BRAHO ESHTE PERBINDESH NJE MBETJE E SE KALUARES DUHET TE ELEMINOHET………………SE PO I PRISH PUNE VENDIT ASHTU SI META DHE SALIU.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  24. Efendem arnaut says:

    Plak pusht. PLEHRE………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje