Të gjithë po tallen me "heroin" Ballist Morina

15 Tetor 2015, 09:18Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Ismail Morina nuk ka qenë kurrë heroi që kërkuan të na shisnin patriotët e shtirë të Tiranës.

Ai nuk është as një simbol, as një pararendës i Shqipërisë natyrale, dhe as njeriu që i dha tre pikët ekipit tonë në Beograd.

Ai është thjeshtë një aventurier pozitiv, në kërkim të famës së shpejtë. Një djalë që mëton të hakmeret ndaj fatit të tij prej emigranti të zakonshëm. Një tifoz në ndjekje të bujës (edhe kur kacavirej mbi telat e stadiumit slloven edhe kur ngriti dronin mbi Beograd edhe kur i tregoi Nev York Times, alltitë e tij pa leje).

Në të gjitha rastet kur ky personazh romanesk është vënë nën dritën e projektorëve, ai ka ka luajtur një lojë që e kapercente peshën që mund të mbanin shpatullat e tij. Në të gjitha rastet kur është shfaqur në publik, ai ka kapërcyer sfidën që mund të përballonte inteligjenca e një njeriu që kish braktisur vinçin në Itali, për të jetuar si tifoz profesionist në Shqipëri.

Dhe tani, përmasa e famës që kërkoi, po i kthehet mbrapsht. Ai e ngriti veten si një dron, përjetoi dehjen dhe ekstazën e lartësisë, por papritmas vuri re që i kishin marrë telekomandën. Ai nuk është më zot i fatit të tij.

Në fakt ky fluturim pa kontroll nisi që në Beograd. Çmenduria serbe, symbylltësia nacionaliste, vrapoi ta konsiderojë aventurën e tij gjysëm mitomane dhe gjysëm çamarroke si një “provokacia” ndërkombëtare. Ai u bë pjesë e një konspiracioni me vëllain e kryeministrit shqiptar për të prishur marëdhëniet mes dy vendeve. Për të u shkëmbyen nota proteste, deklarata të nivelit lartë dhe u shtynë takime dypalëshe me pritshmëri historike.

Këtë famë butaforike të fryrë nga idoitësia e nacionalistëve serbë e përqafuan në sens të kundërt patriotët fallco në Tiranë. Me moton armiku i armikut tim është heroi im, dhe ata pompuan tollumbacen e tyre. “Ballisti” u shndërrua në simbol, bëmat e tij u kthyen në legjenda, orët që kish ndejtur i fshehur në akademinë ushtarake të Beogradit u treguan me detaje, videoselfiet e tij me përgatitjen e “gjëmës” u shpërndanë në celularë. Shkurt ai u shpall një mbajtës i denjë i “flamurit më të bukur në botë” dhe për të shpërblyer patriotizmin e tij u hapën llogari bankare.

Ndaj kur erdhi çasti që serbët të na kthenin vizitën në Shqipëri, fabula e Ismailit aventurier ishte zëvendësuar me atë të Ballistit hero. Aq i madh qe ky kapërcim, aq shumë bujë kish bërë kjo trajektore e denjë për këtë rajon që prodhon më tepër histori sesa është në gjendje të konsumojë, sa për të vendosi ta rëfejë edhe Nev York Times.

Besnik ndaj instiktit që e shtynte drejt famës me çdo çmim, Ismail Morina pranoi të tregojë për të përditshmen e referencës në SHBA. Madje të bëjë edhe shumë më tepër sesa kaq: të pranojë se përpara ndeshjes flakëndezëse të Ballkanit, ai shëtiste i lirë me armë pa leje. Ky qe gabimi i tij fatal. Akti i fundit i një protagonizmi të verbër. Kjo qe dhe pika kur telekomanda e ballistit-dron ra në duar të pamëshirshme. Me të filluan të tallen të gjithë.

E para qeveria shqiptare. Ismail Morinës iu vunë prangat, jo për dy armët që mbante pa leje (atë autoritetet që e kishin në vëzhgim e dinin prej kohësh), por se guxoi ta tregonte këtë fakt botërisht. Ai nuk u burgos se qe shoqërisht i rrezikshëm, ai e pësoi sepse të tjerët mund ta përdornin si të tillë. Ai pati fatin e keq të mendjelehtit që hyn në një bankë me revole plastike dhe që dënohet për të friksuar hajdutët e vërtetë. Ai u përdor si kavie, për të shmangur një eksperiment më të rrezikshëm.

Por loja nuk mbaron këtu. Duke shfrytëzuar zemërimin e patriotëve naivë që protestonin për arrestimin, LSI-a i doli në krah Ballistit, thjeshtë për ti futur një kunjë më tepër Ramës.

Keq e përdori fatin e tij të mjerë edhe ish -kryeministri Berisha. Ai e çoi sarkazmën në skaj duke deklaruar se ndaj Ismail Morinës kish ndodhur një komplot ndërkombëtar dhe se arrestimi i tij i ish kërkuar Edi Ramës nga vetë Aleksandër Vuçiçi.

Jashtë loje nuk mund të mbetej as Lulzim Basha. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm.

Në talljen me fatin e këtij aventurieri të mjerë, që u rokullis nga qiejt e Beogradit në basifondet e qelive shqiptare, nuk nguroi të merrte pjesë as presidenti Nishani. Ai u justifikua se amnistitë i bënte parlamenti dhe se tani për tani Ballisti nuk mund të lirohej dot me firmën e kreut të shtetit.

E ndërkohë që “heroi” është në burg të gjithë vazhdojnë të luajnë, për qëllimet e tyre.

Grupet e tifozëve që duan të fitojnë më shumë peshë, tani që do ndahen edhe biletat për në Francë, kanë filluar të mbledhin firma për lirimin e tij. Opozita, Presidenca dhe aleati i madh i koalicionit qeveritar duan të fitojnë pikë dhe bëjnë sikur përgjërohen për të. Socialistët që i kanë dhe deputetët me armë pa leje, bëjnë rolin e atij që nuk ka kompromis me ligjin. Të gjithë tallen për interesat e tyre, jo me Ismailin e mjerë që gjendet i burgosur, por me aureolën që Ballisti i Beogradit ka lënë midis nesh.

Të gjithë vazhdojnë të luajnë. Ashtu si ekstremistët serb që guxuan ta shpallin terrorrist të rrezikshëm, një aventurier naiv. Ashtu si pseudopatriotët shqipëtarë që gjetën një baner për tu identifikuar. Ashtu si politikanët e të gjitha krahëve sot.

Sepse të gjithë atyre, Ismail Morina, ua la kokën e tij në tepsi gë argjendtë, duke tentuar një histori më të madhe sesa ajo që mund të prodhonte. Një fabul më të gjere se përmasat e tij. Për shkak të hakmarrjes ndaj të shkuarës së vet, sensit ekstrem të lojës, protagonizmit të tij xhenuin, ai u la në dorë telekomandën e Ballistit. Ndaj tani të gjithë e valëvisin si dron.

Lapsi.al

39 komente në “Të gjithë po tallen me “heroin” Ballist Morina”

  1. doktori says:

    Bravo Andi shume bukur e ke qendisur,te gjithe po tallen dhe perfitojne njekohesisht.

    1. andromeda says:

      Ndoshta i vetmi shkrim që më pëlqen nga ky Andi anal-isti.

      1. SA MIRE DO ISHTE QE TI ZOTI ANDI TE DILNIT JASHTE KORNIZES QE PO QENDRON NE KETO MOMENTE DHE SIKUR TE JETE SIC THUA TI NE KETE SHKRIM DO TE THOSHA SE E KE ME TE DREJTE POR NUK ESHTE ASHTU SIC THONI JU, SEPSE , DITE ME PARE SE TE BEHEJ NDESHJA. KRYEMINISTRI I SERBISE I KERKOJ QEVERISE SHQIPTARE QE TE ARRESTOJE kriminelin ISMAIL MORINA,SE NDOSHTA MUNDE TE VI NE ELBASAN PER TE PARE NDESHJEN,, NE LIDHJE ME CFARE SHKRUAN WEV YORK TIMES, LEXOJE ME MIRE, KAM DYSHIMIN SE JU E SHUME KUSH SI JU JENI AS ME SHUME E AS ME PAK SE SA NJE ZILIQARE, NJE XHELOZI I VERTETE HIJE E ZEZE U KA RENE MBI KOKA, PERSE VALLE. TI,UNE E ASKUSH NUK KEMI TE DREJTE TE NDERHYME NE JETEN PRIVATE SE CFARE BEN MORINA LE ITALINE PER TU BERE TIFOZ E TJERA SI KJO PROBLEMI ESHTE NGRITJA E DRONIT ISHTE E JASHTELIGJSHME ? KETE XHESTE AI E BERI NE NJE KOHE KUR AS DJE E AS SOT SERBIA NUK E NJEH KOSOVEN, AI E BERI KETE XHESTE NE NJE KOHE KUR SERBIA THOTE SE KOSOVA ESHTE DJEPI I SERBISE, ti e imagjinon se cfare do te thote kjo, CDO POPULL KA IDHUJTE E VET, TI KERKON TI HASHE KETA IDHUJ ? PERSE KERKON TUA SHESESH MENDJEN TENDE 3 MILJON SHQIPTAREVE, JO TE MOS HARROJME DO TE VIJA NJE NOTE KALUESE TY NESE TI DO TA NGRIJE ZERIN AT’HERE KUR NE KUFI GREKU E SERBI TE GRISIN PASAPORTAT E NUK TE LENE TE KALòOSH SE JE SHQIPTARE ,SE JE CAM,. MORINA KETE BERI I THA BOTES SE JEMI EDHE NEVE NE KETO TROJE DEM BABA DEM, LAVDINE TA JEP POPULLI VETEM AT’HEHER KUR E MERITON.

        1. Lili says:

          Bravo,lavdin ta jep populi yt e jo pseudoanalistet!
          Morina legjenden e tij e ka krijuar pa ndihmen tend,o bushati,edhe NYT e ka marr si symbole te nje guximi gjenial qe kenaqi gjithe bashkkombesit e tij-pos disa pseudo analista-
          Tash mos ku to se pahiri NYT trajton teme e armeve ne Shqiperi,se artikuli per députétet pa armeleje e Kane gati sapo te denohet Ballisti,per te te thane se ka Drejtesi e Drejtesi ne Shqiperi sipas pozites tende! Edhe ato députéte Jane députéte socialiste!

  2. MENTORI says:

    Bravo Andi . Eshte shume i sakte arsyetimi .Pajtojhem (per here te pare ) plotesisht me ty.

    1. Dritëroi says:

      Edhe këtë herë o Mentor, gabim bëre që u pajtove me Andi Bushatin!

      Edhe me këtë artikull, Bushati nuk është as për bravo, as për zdravo.

      Në fakt, edhe këtu ai nuk thotë asgjë të re, nga pikëpamja e tematikave dhe stëhollimeve të shpifura bushatllore.

      Sepse, edhe sikur Ballisti Morina të ketë qënë një aventurier në Beograd, ai më së paku nuk u çfaq si një aventurier i mjerë, siç do që ta cilësojë jo aq në mënyrë pexhorative Bushaticka jonë e mjerë, por në mënyrë përzvogëluese, nënvleftësuese dhe përçmuese. Analisti me famë Andi Bushati, me cilësorin “i mjerë”, synon që ta nulizojë fare, ta ç’bijë, emigrantin vinçjer të Italisë, tifozin dhe ndjekësin e thekur të skuadrës sonë dhe ngritësin e dronit uluritës kombëtar mu në mes të Beogradit dhe përmbi kokat e urdisë gjaksore 30 mijëshe të sërbëve, që thërrisnin të etur për gjak dhe për vdekje shqiptarësh, edhe pa u ngritur droni i Morinës në stadium.

      Por, më kot përpiqet për këtë, analisti i gjorë dhe i mjerë, Andi Bushati.

      Ai nuk e zvogëlon dot, nuk e përçmon dot dhe as nuk mundet ta tresë ta hupë dhe ta tëhuajizojë heroizmin naiv e vetmitar, të një shpirti të mbushur me helm dhe indinjatë për nëpërkëmbjen kombëtare historike dhe aktuale nga sërbët.

      Të një shpirti që vuan, por që guxon dhe që është gati të sakrifikojë!

      Aty ishte, në stadium, me delegacionin shqiptar, i privilegjuari i Tiranës, edhe Bushaticka ynë, por si ishte pa, ishte aty si i dhjerë, pa shënja, pa distinktiva dhe pa flamurin kombëtar, pa kurajon për tu ngritur dhe brohoritur për djelmoshat tanë, me frikën në zëmër se mos 30 mjië tifozët huliganë sërbë kapërcenin gardhin dhe na e zvogëlonin edhe më Anduçkën tonë, edhe kështu siç e kemi, të vockël e të mbledhur, në trup dhe në shpirt.

      Epo, si është më mirë zoti Bushati, aventurier i mjerë që ju bën sfidë huliganëve fashistë e nacionalistë sërbë në strofkullën e tyre, apo askushi me brekë të mbushura, pa nishane e pa flamurë, me gojë të vuvosur dhe me shalë të shurrosura.

      Ja ku i kemi, portretet beogradas të Ballistit dhe të Bushatlliut, ballë për ballë!

      Mund ti krahasoni o shqiptarë dhe ti thoni Bushatlliut tonë: Sus, gjidi edëpsëz, ai avunturieri i ‘mjerë’ Ballist Morina, të dha ty dhe atyre gjithë sojszëzave të tjerë, që pranuan të shkojnë dhe të rrinë si të dhjerë pa shënjat kombëtare, pa dinjitet dhe moral, identitet dhe integritet dhe nga kjo, duhej të kishe përftuar më së paku, fisnikërinë e mirënjohjes për këtë dhuratë të papritur aty dhe athere ku ti nuk ishe kurkushi.

      Por ty, anduçka( me a të vogël), të mungon kjo fisnikëri për mirënjohje dhe komplekset e tua të vogëlsisë dhe të fajësisë, të bëjnë përkundrazi, të pështysh dhe të përbaltësh heroin e vërtetë të kësaj historie, shpëtimtarin e vërtetë të atij turpi të pa parë që po luhej në Beograd, të pranuar në advancë si protokoll dhe si kusht, nga delegacioni brekëdhjerë i shqiptarëve që për turp, na paskëshin shkuar atje, jo për t’i dhënë zëmër e tifo djelmoshave tanë, por për të dëshmuar se ne shtrojmë kurrizin dhe durojmë çfardo të na thoni dhe të na punoni ju.

      Kam dy pyetje për zotin Bushati:

      E para, pse nuk u ngrite të ikje nga stadiumi në shenjë proteste kur të fishkëllehej hymni kombëtar apo kur turmat thërrisnin në korr, vdekje shqiptarëve?
      Kishe frikë edhe për të ikur apo, as që të rruhej fare se cfarë thuhej për shqiptarët mu në surrat të një palo shqiptari si ty?
      Apo, harruam, ti nuk je kombëtarist, nuk jeton me mite dhe me heronj, nuk të rruhet për kombin dhe për vëndin, se je i kulturuar, kozmopolit si Lubonja, se nuk të bën mirë të kesh shtyllë kurrizore kur vjen fjala për dinjitet kombëtar, sepse në vënd të saj, ke shtyllë rrëshqanorësh për tu zvarritur dhe për të jargosur ata të tjerët, të ndryshmit nga ty.

      Dhe e dyta, çfarë ke dashur të shpallësh dhe të përcjellësh me këtë shkrim, me cilin a me cilët e ke inatin dhe çfarë dufi do që të shprehësh?

      Kujt i bëri dëm Ballist Morina? Apo je edhe ti me tezat se do na shpërthente lufta nga droni? Apo të bëri ty personalisht ndonjë dëm? Mbase kërkon që ta ekstradojmë në Sërbi tani Ballist Morinën, që ti të biesh rehat dhe kërmat e Janullës të fërkojnë barkun.

      Dhe çfarë ke me peticionet për lirimin e Morinës dhe akoma, pse nuk i firmos edhe ti ato peticione. Lëvize cazë atë lapsin tënd dhe kthehu pak në histori.

      Avni Rustemi vrau Esat Pashë Toptanin në Paris, pikërisht se nuk u përmbajt kur pa tradhëtarin dhe varr-rrëmihësin e atdheut të kapardisej operave me paratë e tradhëtive të veta ndaj atdheut. Dhe, gjykatësit e Francës e liruan. Vrau dhe e liruan!

      Po gjykata shqiptare, pse mos të lirojë Ballist Morinën, shoqërisht i parrezikshëm dhe, për më tepër, i kërcënuar nga duart e gjata të agjentëve sërbë në Shqipëri, i akuzuar vetëm pse mbajti armë pa leje, të deklaruara gjithsesi në shtyp, për vetmbrojtje.

      Për vetëmbrojtje, ndër të tjera, edhe nga duar dhe thika të ndërsyera nga fushata denigruese e ca lapsaxhinjëve si ty, zoti Bushati.

      Bëhu burrë një herë zoti Bushati, ktheji Ballist Morinës nderin personal që të bëri në Beograd duke të të dhënë identitet dhe bashkoju edhe ti, me firmë dhe me publicistikë, peticioneve për lirimin e tij të menjëhershëm.

      1. ... says:

        Na hoqi mallin e Skypion-it ky Driteroi.
        Vetem se eshte nga klan tjeter.
        Duket se paguhet mire sepse punon “fulltime”.

  3. flamur says:

    Bravo Andi te lumte dora.

    1. Goni says:

      “Bravo” gomari andi,nipi i bllokqenit hysni dhe i sigurimsit medi bushati,o debil,pseudogazetaruc,rob koti as mashkull dhe as femer,kane faj ish te persekutuarit sepse e meritoni tju tredhin o gjakpires

  4. Tani says:

    Bravo Andi, kjo po qe eshte nje pergjigje e sinqerte dhe jo e politizuar, dho jo e njeanshme, sic bejn legeneat e tjere analist qe jane te politizuar…

  5. goni says:

    Bravo Bushat? Ne kemi dhe heronj te tjere so Surroi ,Fevziu bashke me ty e morem 3 pike se ishit ju. O Bushat a ja vlen qe ky popull te merret me shkrimet e tua te nxjerra nga veprat e pa shkruara te gjyshit tend. Ky popull ka plot halle te tjera e ti merresh me Morinen e motrat Kajtazi. Bravo Bushati

  6. SH says:

    Bravooo Bushat ! Eshte nje analize e arsyeshme . Mendoj qe droni nuk ka te bej personalisht me te ,por vetem me emrin e tij .
    Ate dron nuk eshte e mundur ta kete ngritur ai ,per vete kushtet e pamundura nga policia Serbe .
    Nuk dua te bej hetusin ,por ky njeri ne syte e mi eshte nje mashtrues ,gje e cila eshte vertetuar nga fushata e hedhur ne internet ,per te mbledhur para, gjoja per vinc dhe bleu makine luxsi .Nje dembel qe nuk e donte punen ,shpiku nga mendja dinake nacionalizmin si pike te dobet te futbollisteve , tifozeve dhe gjitheshka mbaroj .Dha konton bankare te tij dhe i ben thirrje gjithe budallenjve te mbushin arken e tij boshe ,ne pamundesi per ta mbushur vete me punen e vincit.
    Ky hero i vete shpallur ,duke e priviligjuar veten ne maksimum me dy arme gjoja per vetembrojtje ,duhet te perfundonte ne burg duke ju nenshtruar ligjeve te shtetit .
    Nqs Berisha me shoket e tij kriminel ,hajdute,do ta nxjerrin nga burgu kete maskara ,mashtrues ,atehere kjo qeveri ka marre fund dhe nuk duhet te presim, qe keta te denojne koka me te medha .

    1. @ says:

      Nuk duket ky “ballisti” kaq i zgjuar, per nje skenar fitimprures.
      Jam dakord me te gjitha arsyetimet e Bushatit, pervecse me autoresine
      e ketij “ballisti”. E kam thene dhe e perseris me me shume siguri:
      -Ismail Morina eshte nje mercenar ne tregun shqiptar te shumices, por
      qe nga Beogradi e ketej, ai eshte i paguar nga serbet- Kam frike se
      edhe ata qe e mbeshtesin ketu, bejne me ndergjegje lojen e serbit.

  7. jetmiri says:

    Per here te pare nje shkrim realist dhe pa oportunizem i Bushatit…

  8. lulja says:

    Edhe kte rradh dhelpra , gazetaruci , dinaku,andkaragjozi ka ber nje shkrim ne hava, shum llafe e asgje te sakt.
    Psh. …ku e di apo ku e gjeti te drejten qe thot per ballistin se ai esht thjesht nje aventurier pozitiv ne kerkim te fames..e thjeshtezon fare te ashtuquajturin tashi per mua fenomenin BALLIST
    Po si hyri ky i ashtuquajtur BALLIST.ne afersi te stadiumit te Beogradit, ku nuk hynte dot e miza pa kontroll.me gjith dronin e tij, ??? ku e gjeti ky hallexhi dronin , sepse dhe ai kushton ne nje far mase, …pa le pastaj , ku e gjeti ky hallexhi makinen e shtrenjt, po dy armet, po 36 biletat…
    Po per ligjin mbi armet cfar mendimi ka andushkararabushi ???!!!!

  9. astrit says:

    Shyqyr qe bere nje shkrim te cilin munda ta lexoj deri ne fund.

  10. Tunxh, bir says:

    Nje shkrim, ose me mire nje artikull perfekt, per nje cope Idiot,a me mire per nje INJORANT i permasave te medha. Do te ishte mire qe mbas ketij artikulli, te mos i jepet akses ketij INJORANTI ne asnje gazete. I sakte zAndi.

  11. Enkelejdi says:

    Shume e vertete! Nje njeri qe desh i vuri zjarrin vendit me veprime te papergjegjshme!

  12. Ibrahim Kelmendi says:

    Rastit i shkon anekdota e një fshati. Njëri kishte ther një dem të tërbuar. I fton gjithë bashkëfshatarët në gosti. Hanë të gjithë mish të tërbuar, rrjedhimisht tërbohen të gjithë.
    Një fshatar nuk kishte qëlluar në fshat dhe as në gosti. Kur kthehet shoh se të gjithë ishin tërbuar. Shkon të hoxha të shkruaj hajmali për shërbim të bashkëfshatarëve. Ia paraqet rastin hoxhës. Hoxha i thotë: “Kthehu në fshat, shih të gjesh mish të tërbuar dhe ta hash, sepse më lehtë është të tërbohen edhe ti si bashkëfshatarët, se sa të shërohen të gjithë ata…”

    “Ballisti” duhet të jetë mashtrues ordiner. Tani është rasti të diskreditohet nga hetuesia, meqë ai nuk duhet të ketë prova dhe dëshmi se e ka ble dronin (ku dhe sa e ka blerë), nuk ka prova e dëshmi për banderolën (primitive), ku e ka shtypur. Ai nuk duhet të ketë dëshmi se e ka lanësuar dronin mbi stadium në Beograd.

    Përse droni u lanësuar pikërisht kur tifozët harbutë e rrezikuan ndërprerjen e lojës!? Ishte kjo alternativa që e kishin menduar serbët, për ti bërë fajtorë shqiptarët për ndërprerje të lojës!?

    Edhe po të ishte ky farë “ballisti” i shpifur autor i vërtet, do të duhej të mos i delte zot lansimit të dronit, për të rrezikuar 3 pikat e fitores.

    Uroj që tani “ballisti” të hetohet për aferën “droni”, për ta diskredituar këtë mashtrues.

    1. Berisha Strazimiri says:

      Te lumte .Kjo eshte analiza e vertete e Dron-Ballistit. Shpellari mori ate qe meritonte…….shpellen.

      1. Lili says:

        Ballisti kete krye veper nuk deshti me laine jetim edhe e mort mbi veti!bravo i qofte!ju te tjere nuk e bête!a eshte ndihmuar e nga kush ndryshon gje per ju tash? Erioni shqiptar eshte i shkruar ne historine boterore te sportit si kryeveper -bile nje artikel komplet eshte shkruar per kete si kryeveper artistike me nje analize te shkelqyshme mbi rezonancen e vêpres artistike,kur si qysh , pse nje veper banale behet kryeveper me reperkusione neper gjithe boten…
        Po duhet kulture historike,kulturore,artistike e sportive per nje analize perte bajatllekut alla bushati and co te analisteve shqiptar!
        E pra, deshti s’deshti bushati , emri i Ballistit edhe vêpres se tij’le drone albanais’ droni shqiptar ka mbetur ne Historine e sportit boteror,Kurse emri i Bushatit nuk njihet pertej nje lagje te Tiranes!

    2. Lili says:

      Problemi eshte se ju tregoni kulturen-ose ma sakte jokulturen tuaj juridike- shqiperia nuk ka as te drejte te pyese e lere me te hetoje Ballistin per droni mbasi beogradi nuk eshte nen juridiksionin e Drejtesise shqiptare,po te asaj te Serbise! E kuptoni dallimin ?
      Droni ia Kane sjell miqte e Brice Taton nga Tuluzi,e mbas?

  13. Muzapopullore says:

    Aventurier pozitiv?! Ne kerkim te fames?!
    Kur ske vlera vete Bushkot, merresh me bemat e tjetrit (pozitive apo negative)
    Bushat Lapsi
    Kur eshte i tille Ballisti, pra i vogel, meskin, pa vlera, i pandergjegjshem, medioker pse merresh me te dhe zografis nje artikull te tere? Pse sshkruan per te tjera akte te “rendesishme” jo aventura pa vlere dhe ceshtje te paqena? Te cilat do te perpiheshin me nje fryme nga admiruesit e mesiperm te penes tende (ose me mire pendes tende)
    Pergjigja eshte e thjeshte ske bole vete. Merresh me vetem me peshen e boleve te te tjereve.

  14. krokodili says:

    lereni ballistin ne hallet e veta, ai djale mori kredi per te blere ate dron, vuri jeten ne rrezik vetem e vetem per te ngritur krenarine kombetare ne mes te beogradit.Por ju keni te drejte te ironizoni kete djalosh i cili nga gjith ekjo histori doli i humbur jo vetem ekonomikisht pasi pagoi nga xhepi per te bere dicka te tille, u largua nga italia ku punonte si emigrant per te mos rrezikuar jeten por ai humbi mbi te gjitha gjene me te shtrenjte lirine, nderkohe qe Fullanrat si nje njerezit e perfshire ne skanfalin KESH , pasi jane fryre me mijera e miliona dollare fitojne lirine dhe predikojne “moral”.
    TURP

  15. nardi says:

    Eshte detyre e sherbimit informativ shqiptar te verefikoj nese ballisti ka vepruar vertet I vetem apo eshte nje leve e sherbimeve sekrete serve.Ne qofte se vertetohet qe Ismail morina nuk eshte I shitur te serbet atehere AI njeri duhet ndihmuar,rehabilituar dhe duhet falur.

  16. monaliza says:

    Nuk ka asnje deshmi prove per ta mbrojtur ballistin si autore te vepres se dronit ,per te cilen ngrej pyetjen ,PERSE E NGRITI ATE DRON TE ZI NE FUTBOLL ,????KUJT I SHERBEU ? Perse pikerisht ne toke serbe ????kur pasojat e atij droni diheshin, qe do te ndizte stadium me huliganat Serb .Te gjitha keto te cojne ne bashkepunimin e tij me Serbet ,sepse vetem atyre i interesonte provokimet .Nga e dinin Serbet qe Shqipetaret kishin pregatitur dicka kunder tyre????
    Ballisti eshte tradhetar i Shqiperise qe bashkepunon me Serbet vetem per para . E meriton burgun.

  17. rrufeja says:

    PORDHE ME RIGON. SI HARTIMET E LETRAREVE FILLESTAR TE GJIMNAZEVE.

  18. Atedheu says:

    Brravo andi je burre shkrim mjafte i goditur ky morina nuk eshte gje tjeter vec nje rrugac e nje demel qe per pak futi ne sherr 2 shtete dhe rrezikoi djemt tane ne beograd qe zoti i bekofte se u trguan burra por sikur te shkonte pune me keq cfar do te benin 11 vete ne mes te 30000 tifozave serb tash ky rrugac kerkon te shpallet edhe hero qe iku si lepur ne beograd mbasi krjoje sherrin duke lane futbollistet tane ne mes te luftes ne serbi por heroj te vertete qe i kan zbardhe faqen atedheut jan me qindra por po jap vetem 2 shembuj avni rrustemi e vasil laci qe na nderuan ne shekuj e ata nuk iken si lepuj por qendruan aty si burra shqiptare dhe e dinin mjafte mire se do ta paguanin me jeten e tyre per keta te jemi krenare

    1. genci says:

      Atdheu! pajtohem me ty qe shkrimi eshte i goditur per nga arsyetimi qe ben Andi, por ai eshte i manget pasi nuk mbahet qendrim ndaj ballistit apo heroit te shpikur, sic vleresohet, qe u kap ne flagrance me shkelje ligjore qe te pakten denohet me burg deri ne 7 vjet(armembajtje pa leje me 2 pistoleta dhe kontrabande me 36 bileta).

      1. Lili says:

        Po ,po sa te denohet fillojne pyetjet pse ky denohet e jo députétet socialiste qe jo vetem kush in arme pa lene,po edhe i pzrdoren ato kunder popullit,

  19. BUJARI JU DEGJON says:

    “Meqe tallen te gjithe – le te tallem dhe une!”,mendoi AndipordheBushati…
    Dhe mori lapsin e zhgarraviti kete shkrim medioker…

  20. JUNA says:

    Andi Bushti,
    Jeni shume i mire!

  21. lulja says:

    Bushti apo …PUSHTI…

  22. Lelegu says:

    Ai Morrina eshte thjeshte nje zar, nje mercenar i serbise, as qe e ka hedh dronin, nuk vertetuar asgje prej gjeje. Duket nga surrati prej hajvani apo bajge qe ka, cfare lloj m.ti eshte. Ai duhet rrahur per vdekje.

  23. AKILI says:

    Besoj se histeria proBallistit duhet mbyllur pasi po behet mese qesharake. Per mendimin tim pavarsisht ndjenjave patriotike qe ngjalli ngritja e dronit ne Beograd rezultati ishte rezikimi i jeteve te futbollisteve tane nen sulmin e eger te tifozeve te terbuar serbe si edhe acarimi i metejshem i mardhenieve Shqiptaro-serbe edhe ashtu te acaruara. Ballisti i arestuar per armbajtje pa leje duhet te denohet sipas ligjit e nuk mund te behet precedent pavaresisht ndjenjave “patriotike” qe nuk kalojne as gardhet e stadiumeve. Nese nje njeri kaq ordiner si ky ballisti do ishte hero nuk e di si do quheshin Heronjte e vertete si Boletini,Prishtina,Vojo Kushi per te mos permendur Kastriotin.Folklorizmit nacionalist me harta “Shqiperi e Madhe” apo Etnike qe implikojne apo rivendikojne territoret e fqinjeve pavarsisht te vertetes historike duhet tu jepet fund. Ne shqiptaret posedojne sot dy shtete e gjysem ne Ballkan e kjo jo aq per meriten tone sesa per vullnetin e fuqive Euro-Atlentike me ne krye SHBA-te. Ne s’emi as kellqet e as forcen te ndryshojme status-quo-ne e sotme por edhe po te mundnim do perfundonim si Gjermania e Hitlerit te percare apo te zhdukur fare nga harta.

    1. Dritëroi says:

      Cfarë the ere AKIL? “Në shqiptarët”?

      Po ti nuk je shqiptar, ti je një minoritar i qelbur shqipfolës grek, beqir i Janullës!

      Ne shqiptarët nuk duam të të shohim sytë, e as të të dëgjojmë emrin, e jo më të dëgjojmë këshillat e tua greke se çfarë duhet të bëjmë.

      Dhe mos na trazo zorrët dhe të na tregosh akemi apo nuk kemi këllqe për dy shtete dhe se kush na ka ndihmuar ne për këtë.

      Ne e dimë shumë mirë kush na ka ndihmuar dhe kush na e ka futur thikën në gjoks dhe pas shpine, sipas rrethanave.

      Dhe të parët jeni ju, grekët, që e keni vërtitur kundër nesh edhe thikën, edhe helmin, edhe kishën edhe mitropolitët, edhe asfalinë edhe ushtrinë, edhe organizatat vorioepirote edhe Janullën që po greqizon çfarë i zë dora dhe fuqia e parasë dhe e pozitës që ka uzurpuar tek ne.

      Prandaj mbylle gojën moj vromë e ndyrë greke dhe mos na ndyj bllogjet shqiptare me jargët e tua.

      1. kunderzbulimi says:

        Mbete duke share greket a i vrare,
        flamurin e patriotizmit per te marre.
        Pse te djeg kaq shume per nje spiun serb, ere Dritero,
        Sepse je nje sharlatan i ndyre, mos e moho!

  24. ela says:

    Ka ca gjera qe jane te verteta ne artikull
    pajtohem per ca gjera me bushatin
    vincirer apo inxhinier
    MORINA beri nje xhest i cili duhet vleresuar
    eshte mire ti referohemi asaj qe solli ky xhest i MORINES
    Per mua intelektual apo vincier MORINA eshte HERO dhe nuk duhej arrestuar
    te pakten 2 dite para ndeshjes me serbine
    MORINA nuk duhej te arrestohej te pakten ato dite.
    Le te mbetej si Hero i hestur sepse patjeter e mirekuptojme edhe politiken qe nuk mund ta shpalli hero.

    une e kam marre si thyerje dinjiteti dhe krenarie arrestimin e MORINES dhe jam indinjuar shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje