Qeveria jep hollësi, për denoncimin e KLSH: Kemi shpetuar 800 milion euro

15 Tetor 2015, 19:52Politika TEMA
Qeveria jep hollësi, për denoncimin e KLSH: Kemi shpetuar 800 milion

Qeveria ka hedhur poshtë pretendimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që paditi ministrin Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit, për çështjen e CEZ.

Këtë e ka bërë nëpërmjet një shpjegimi në portalin e hapur ditën e sotme, Transparenca.al

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, si edhe Avokaten e Shtetit me pretendimin se marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe CEZ a.s. ka sjellë një dëm ekonomik prej 479 milionë euro. Sipas KLSH, dëmi ekonomik ndahet në:

a) 95 milionë euro pagesë e shtetit shqiptar ndaj kompanisë çeke, sipas marrëveshjes së dakordësimit;

b) 352 milionë euro detyrime të prapambetura financiare që CEZ duhet t’ia kthente shtetit shqiptar;

c) 32 milionë euro zhvlerësim i aksioneve të shtetit shqiptarë që zotëronte 24% të CEZ.

Më poshtë mund të gjeni shpjegimet për secilën prej pretendimeve të ngritura nga KLSH.

a) Vlera prej 95 milionë euro që qeveria shqiptare duhet t’i paguante kompanisë çeke është përllogaritur në bazë të detyrimeve të pastra kontraktuale që pala shqiptare kishte ndaj CEZ a.s.. Të gjitha detyrimet, me vlerë të përgjithshme 95 milionë euro, janë të provuara si të tilla dhe të shoqëruara nga kontrata kredie, kontrata furnizimi mallrash dhe shërbimesh, apo fatura të tjera të pranuara si detyrime edhe nga CEZ shpërndarje sh.a., pas kalimit të kompanisë çeke nën administrimin e përkoshëm shqiptar, në datën 23 Janar 2013.

b) Pretendimi se CEZ i detyrohej shtetit shqiptar 352 milionë euro është një pretendim i pabazë, pa asnjë argument ligjor dhe financiar. Auditimi i kompanisë BDO vlerëson se detyrimi që CEZ kishte ndaj kompanive shtetërore KESH dhe OST është 29 miliardë lekë. Por nga ana tjetër, bazuar në formulën e vetëgjyqësisë financiare të parashikuar në marrëveshjen miqësore të qeverivë Berisha në vitin 2012, nga shuma 29 miliardë lekë që kompania çeke i detyrohej KESH dhe OST duhen zbritur detyrimet që institucionet shtetërore i kishin CEZ, të cilat kapin vlerën e 10 miliardë lekësh. Pra në fakt, totali i detyrimit të CEZ ishte 19 miliardë lekë, ose 130 milionë euro. Për më tepër, nevojitet të llogariten edhe borxhet financiare që konsumatorët shqiptarë i kishin kompanisë së shpërndarjes, borxhe të cilat fatkeqësisht KLSH nuk i merr fare parasysh. Bëhet fjalë për 70 miliardë lekë borxhe, ose 500 milionë euro, të cilat falë marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare, në momentin e arkëtimit nuk shkojnë më për kompaninë çeke, por për shtetin shqiptar. Dhe vetëm në dy vitet e fundit, OSSHE ka arkëtuar 28 miliardë lekë borxhe të prapambetura ndaj kompanisë çeke, të cilat në fakt kanë shkuar në arkën e shtetit shqiptar.

c) c) Së fundi, pretendimi i zhvlerësimit të aksioneve të shtetit shqiptar, që sipas KLSH ka shkaktuar 32 milionë euro dëm, është një tjetër pretendim i pavend. Të gjitha gjetjet e auditeve të pavarura tregojnë se vlera tregëtare e shoqërisë CEZ shpërndarje ishte negative. Nga ana tjetër, auditi tregonte se vlera e aseteve të kompanisë ishte 24 miliardë lekë. Sipas marrëveshjes të zgjidhjes me mirëkuptim, nënshkruar nga qeveria shqiptare, aksionet e kompanisë kalojnë 100% në pronësi të shtetit shqiptar, duke përfshirë këtu edhe asetet e saj, në këmbim të vlerës simbolike prej 1 euro. Falë kësaj marrëveshje, jo vetëm që palës çeke nuk i njihet shuma prej 102 milionë euro që CEZ kishte paguar gjatë procedurës së privatizimit, por edhe 24 miliardë lekë asete të kompanisë çeke kalojnë në pronësi të shtetit shqiptar.

Në rast se nuk do të arrihej marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim të konfliktit midis shtetit shqiptar dhe CEZ, kjo e fundit kish të drejtën të pretendonte si dëmshpërblim rreth 500 milionë euro nga borxhet që konsumatorët i detyroheshin kompanisë, 102 milionë euro nga vlera e privatizimit të kompanisë, si dhe 24 miliardë lekë (200 milionë euro) nga vlera e aseteve që CEZ dispononte. Si pasojë marrëveshja e arritur me CEZ jo vetëm që nuk ka shkaktuar një dëm prej 479 milionë euro, por ka kursyer buxhetin e shtetit nga një dëm potencial prej rreth 802 milionë euro.”, thuhet në këtë reagim.

20 komente në “Qeveria jep hollësi, për denoncimin e KLSH: Kemi shpetuar 800 milion euro”

  1. toni says:

    Pra krisma nuk kishte, po kush i ha keto sipas kesaj llogarie cezi ka dale me humbje

  2. roberto says:

    Eh,more KLSH,qe mbete BERISHGIST gjithe kohes!!
    Te vune qe te mbroje SHTETIN e jo Sali Berishen!
    Kaq hapur veprojne sa nuk kuptojne ate qe shkruajne vete,se keto shkelje jane bere ne kohen e qeverise Berisha!
    Sa per mareveshjen me MIREKUPTIM per t’i dhene CEZ-it 95 milion euro,ajo eshte veper e QEVERISE,FMN dhe BB e jo e Damian Gjiknurit!
    Po te ishte keshtu ,Sali Berisha duhej te ishte VARUR NE MES TE TIRANES PAS 23 QERSHORIT,per te gjitha KRIMET E PRODHUARA NGA QEVERISJA E TIJ FASHISTE,por ai mbrohet se te gjitha jane bere me VKM!!!
    Po keshtu edhe FULLHAJNI keshtu shpetoi!!!
    Atehere edhe kjo FLLUCKE SAPUNI keshtu do perfundoje:NE WC!!

    1. Argita_B says:

      800 milion euro ne 3 vite aktivitet!! I bije qe CEZ te kishte nje xhiro vjetore prej 266 milion euro ne vit, deri ketu le te themi se kapercehet si argument. Po nese eshte e verte, i bie qe per 3 vjet rrjesht CEZ te kete mbledhur zeor te ardhura ne aktivitetin e saj ne Shqiperi!! Nuk e di eshte e sakte apo jo deklarata e qeverise, po nese po, kete vend e ka mare lumi.

  3. Billy says:

    Ne fund te fundit llogjika thjeshtohet keshtu:
    – Shteti shqiptar e shiti CEZ 102 milion euro dhe e bleu 95 milion. Pra shteti fitoi 7 milion euro.

    1. ben says:

      O billoooo

      Po nja 300 meleone € energji qe cez nuk pagoi hidrocentraleve shqiptare nderkohe qe leket nga njerezit I mblodhi??????

      Apo ceket lozen domino.

      I billo mavria mire keta mbrojne veten dhe leket qe kane vjedhur.
      Ti I mavri ca k…n mbron????????

  4. esen says:

    Kjo lecka bujare e Berishes nuk ka bere gje tjeter vec ka sjell si gjoja audit pacavurene e Saliut te dalldisur. Bujari i Vlores duhet tia shperbleje Berishes ate qe beri per Vloren ne ’97, se ne fund te fundit e pat emruar minister dhe me vone edhe carin e tij te Kontrollit te Larte te Shtetit (te Berishes). Fatkeqesi qe njerez te kapur po kryejne sherbimet e fundit SRB. Njeri si kryetar i KLSH, tjetri si president, te tjeret ushtare ne sistemin e drejtesise, Saliu e ka kapur shtetin e shqipove. Eshte detyre e kesaj mazhorance lirimi i shtetit nga kthetrat vdekjeprurse te Sali Rames se Vicidolit.

  5. Leo says:

    Me nje fjale ju a futem cekeve borgjet e pambledhura nga ata nga konsumatori familjar i mblodhem dhe i futem ne ARKEN e kujt se ne spo shohim asnje investim ,Rruga Tirane-Elbasan ka mbetur po ashtu,rruga Kavaje-Rrogozhine eshte rregulluar disi por jashte parametrave shqiptare( jo europiane) te levizjes pasi te del kali me gjithe karroce ne mes te rruges,Lushnje-Fier po keni vendosur ca radare fals ne vend te Mbikalimeve,ne Rrugen e Kombit asnje investim,Rruga e Arbrit ne Kalenda kineze,ne shkolla vazhdojme te paguajme kontribute per kalamjte dhe pa kupon tatimor,te mos flasim per shendetsine e Lir Beqes ne cilen Arke kane shkuar keto leke qe shqiptaret u burgosen lane kalamjte per te paguar per hir te zbatimit te “ligjit te dhjere ” shqiptar

  6. nini says:

    Meqe ju si qeveri , skjaruat nga ana juridike dhe finaciare per ceshtjen e CEZ- it opinionin shqiptar ,atehere mbetet qe sic paditi KLSH ne menyre politike ministrin ,dhe ju te padisni KLSH ,per shperdorim te detyres ,qe i ka ngarkuar kushtetuta ,dhe duke zbatuar urdherat politik te Saliut nga Bujar Leskaj . Mos zbatimi i kushtetutes nga organet e pamvarura shteterore ,denohet ligjerisht dhe administrativisht . Prokuroria te hetoje ceshtjen ,dhe ne rast se nuk ka pergjegjesi per skandalin e ndodhur tek CEZ -i ministria e sotme e energjitikes ,atehere ,kuvendi te shkarkoje Leskajn dhe ta padise per shantazh politik ndaj qeverise ,keshtu te marri gjithe se cili hakun e tij.

  7. ivani i madh says:

    KLShMe kete dudumin labush mire ka bere qe ka kontrolluar mbi cezin po per banken e Shiperise e per Fullanin cfare do na thote apo ska mare urdher nga krye maskarai Berisha per te bere kallzim penal .

  8. Efraim says:

    Kjo qeveri ka per te rene me tersellime te madhe, mjere at a qe ka per ti zene poshte

  9. Xhevdeti says:

    a o edi rama qe I bere shqiptaret te flasin me vete te vrafte Zoti

  10. linda says:

    Klsh duhet te quhet KGJV dmth keshilli gjob venes me ate maskara qe ka ne krye.

  11. reni says:

    Si i ben qeveria llogarite aman, se CEZ e mori OSHE-ne pa borxhe, u zotua te bente investime sipas kontrates dhe tani qeveria del e thote se shqiptaret i kishin CEZ 500 milione euro borxh??! Po ta mblidhte borxhin CEZ-i se kompani private ishte? C’hyn shteti ne kete mes? Po 200 milione asete qe i zhvleresoi se nuk kreu asnje investim apo mirembajtje si i paska vleresuar CEZ qe ia paska njohur qeveria dhe shyqyr o Zot qe e paska shpetuar popullin vetem me 95 milione? Po borxhin qe CEZ i kishte KESH-it dhe e la kompanine qe edhe sot eshte zhytur keq e me keq? Mos u merrni me KLSH-ne, merruni me faktet.

  12. Kris 1 says:

    Me vjen keq qe akuzohet qeveria.Eshte qeveria e pare shqiptare qe jau hodhi cekeve. Nuk ka lezet te diskutohet me per ca miliona Euro.

  13. Besa says:

    mendoj qe qeveria duhet ta pergezoj dhe mbeshtes punen e klsh dhe jo ti bej presion

  14. fshatari says:

    Pse gjalle qenke zotrote Xhevdet? hahahhaaaaa

  15. kameleoni says:

    Dakort jam, kush ben te paguaje, po me shperdorimet e lekeve te qeverise se tij cfare ka bere ky zoteri,apo ka frike nga plaku mere, po je me drejtesine, beje per te gjithe njesoj, jeni mesuar me tall kete popull, po kusuret ne qeverine tuaj jane aq shume sa nuk numerohen, taluni more talluni se ju ka ardh dita, nuk po del nje dore e hekurt qe t’ju hedh ne gremine.

  16. Arber Iliri says:

    Po mire mo po Saliu qe e shiti tek keta ceket nuk ka asnje pergjegjesi, perse duhet te pergjigjet nje qeveri po su pergjigj per kete shitje strategjike te bere ne menyren me mafiozete mundshme, apo e kishte nga padija.Nga padija te veje ne burg dhe te haje p… e nenes se vet.I vrau, u vodhi parate private qytetareve ne 94-96,shkaterroi gjithcka ne kusaret e e vet qe armatosi ne 97vodhi e vrau nga 98 e deri me sot dhe prape I pari I vendin duke ngrene mut cdo te enjte ne Parlament.aharam ai e haram shteti I sotem qe nuk e areston te pakten per shitjen skandaloze te CEZ.

  17. sul korriku says:

    O ZOT, sa shume energji harxhohet per t’i dhene pergjigje skafistit!
    p.s. Propozoj qe ne materialet per “Dekriminalizimit” te perfshihen edhe ish SKAFISTET!

  18. saimir says:

    Qe me 95 miljonshin “detyrime te pastra” kuptohet si betim per nder Te kurvave butikse. Nuk ka ne terminologji professionale detyrim I paster apo I piset.
    Ku Kane firmos Cezistat kontrata, fatura, rakordime? As gja qe lidhet me shitblerjen e energjise. As Kane firmos e as Kane pagu.
    Cilin kapital nga 100 e beri 200 miljone?
    Mori magazinat plot me cmime qesharake, pa perfundu ndarja me KESH dhe me OST. Te gjitha i shiti i coi me zero. Kush ja dha Te drejten Te paguaj 60 mije euro rroge mujore Administratorin?
    Ci duhet Damlla Cicbukurit borxhet qe Kane konsumatoret? Ka kontrata cez me dian. Punen e kujt ban shteti Te dias apo Te cezit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje