Basha: Kjo qeveri po degradon përditë, tani po i fusin thika njëri-tjetrit

15 Tetor 2015, 15:17Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike i kërkon sërish Kuvendit futjen në kalendarin e punimeve të kërkesës së opozitës për hetim ndërkombëtar të aferës së CEZ. Pas një takimi me ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu, Basha tha se mosfutja në kalendar do të thotë se ata janë të inkriminuar.

“Ngjarjet po precipitojnë me shpjetësi, kjo qeveri është drejt degradimit të përditshëm, e nuk e fshehin dot as me përqafime e as me thika ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi për transparencë. Nuk pranuan të votojnë hetimin ndërkombëtar me procedurë të përshpejtuar. Pse nuk e fusin në kalendarin normal të punimeve të Parlamentit, kush është arsyeja që sot nuk pranuan që ligji të diskutohet në procedurë normale, arsyeja është se ata kanë diçka për të fshehur. Kanë 600 milionë euro për të fshehur. Të jeni të sigurtë se PD bashkë me mbështetjen e qytetarëve shqiptarë nuk do të reshtin asnjë ditë derisa e vërteta të zbardhet, derisa të bëhet gjithçka për të rekuperuar paratë e vjedhura dhe përgjegjësit të përfundojnë ku e kanë vendin”, deklaroi Basha.

Referuar propozimit të kryeministrit Rama për një hetim nga prokurorë shqiptare me asistencë të FBI-së, Basha tha se është vetëm një demagogji, dhe se nuk ka asnjë dokument për këtë propozim.

“Nuk ka asnjë opsion, ka demagogji. Opsionet e një kryeminsitri nuk nxirren nga xhepat e tutave po parashtrohen zyrtarisht, ka një dërdëllitje, propagandë, asnjë opsion. Keni parë ju dokument me këtë opsion? Ne kemi parashtruar dokumentin zyrtar që është draft ligji për hetim ndërkomëbtar. Ata që e pengojnë janë nën akuzë si hajdutët e 600 mln euro të shqiptarëve”, vijoi Basha.

Lidhur me raportin e KLSH-së kreu demokrat tha se maxhoranca i përgjigjet akuzës me kundërakuza, ndërkohë që dokumentat flasin qartë.

6 komente në “Basha: Kjo qeveri po degradon përditë, tani po i fusin thika njëri-tjetrit”

  1. Treviso says:

    Bravo Luli. Do ktheje parat e vjedhura te rruges se Kombit? Per te vraret e 21 janarit te 2011 si do veproje Luli? Kete nuk e dime, por presim te na e shpjegoje.

  2. Adil Ajeti says:

    Po si nuk turperohet more ky i mallkuar te flasi per vjedhje,kur dihet fare mire se si vodhi 200 miljon euro per rrugen e kombit,qe vjedhi para botes votat ne 2011 kur u be kryetar,qe vrau njerez ne shesh vetem pse kerkonin te drejten e jetes,e tash na flet per moral,ska faj ky u erdhi dita edhe prostitutave te flasin,u kerkoj falje atyre qe me kete profesion mbajne familjen une flas per prostitutat ne politike.

  3. Arkidi says:

    O luli Gites te rente k…. ne byth…

  4. monaliza says:

    O bobooooo kapni hajdutin !!!

  5. lulja says:

    Na thuj po deshe cfar bisedove me par me Z.Lu…
    sa per te tjerat, mos u lodh kot se je personi me i pabesushem i politikes shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje