Dyshimet për politizim të çështjes CEZ i japin shpresë Ismailajt nga burgu, duke rimarrë kompaninë

15 Tetor 2015, 18:33Politika TEMA
Dyshimet për politizim të çështjes CEZ i japin

Një vendim i një gjykate të ishujve Virgin ka konfirmuar si përfaqësues të kompanisë DIA, Kastriot Ismailiaj, duke i hequr kështu të drejtën e përfaqësimit zonjës Rebeka Gaskin Gain, e cila ka përfaqësuar kompaninë DIA në marrëveshjen që ka bërë me qeverinë shqiptare në dhjetor të vitit 2014, për të hequr dorë nga arbitrazi mes DIA e CEZ, pasi CEZ rikaloi në pronësi të shtetit shqiptar.

Lajmin për këtë vendim e ka dhënë një gazetar i News 24. Sipas Artan Hoxhës, i cili në këtë cështje ka qenë i pozicionuar pro kompanisë DIA, ky vendim i jep të drejt Ismailaj të autorizojë dikë tjetër dhe ta dërgojë çështjen e mosmarrëveshjes së CEZ me OSHEE në arbitrazh, aty ku CEZ është paditur 135 milion euro.

Rebeka Gaskin Gain ka marrë administrimin e kompanisë kur ka filluar ndjekja penale për Ismailaj në vitin 2014.

Por ndërsa marrëveshja ligjore për arbitrazhin është nënshkruar më 2014, kompania DIA është regjistruar në ishujt Virgine më 2015 dhe ka konfirmuar drejtimin e saj nga Kastrioit Ismailaij në fund të Gushtit 2015, sipas burimit të gazetarit Artan Hoxha.

Kjo cështje (nëse ështëe vërtetë) edhe pse interpretohet si problem ligjor, ha shumë debat, pasi bëhet fjalë për një rigjestrim të kompanisë nga Ismaili, në një shtet tjetër dhe duhet verifikuar fuqia jurdike e këtij rigjestrimi me vepriemet e kryera më parë nga kjo kompani.

Sipas Hoxhës, kompania e Ismailaj do të përfaqësohet nga një shtetas izraelit në arbitrazh.

“Edhe nëse ngelet në arrest me burg Kastriot Ismailaj, kompania do të përfaqësohet nga një shtetas izraelit…Ka rënë marrëveshja e 4 dhjetorit 2014 dhe procesi do vazhdojë në Arbitrazh. Ismailaj vetë është shprehur se nuk do tërhiqet nga arbitrazhit edhe pse ndodhet në burg…”, tha Hoxha.

Ana më e rëndësishme e këitj lajmi është se Ismailaj po përgatitet të bëjë një betejë ligjore të re në emër të DIA, të cilën e ka rigjestruar në vitin 2015 në ishujt Virgin, por është e pasigurt, nëse një riregjistrim i kompanisë në vitin 2015 në këta ishuj ka fuqi ligjore mbi veprimet e mëparshme të kësaj kompanie regjitruar në Shqipëri.

Nga ana tjetër është e vërtet ajo që thotë gazetari Hoxha, se “politizimi i çështjes gjatë muajit shtator, mund të përdoret për të fajësuar dhe për të rënduar pozitën e OSHEE-së dhe shtetit shqiptar në arbitrazh…”.

Kjo duke se është dhe strategjia e Ismailaj dhe e miqve që po i qëndrojnë afër në këto kohë.

Deputeti Spartak Braho ka akuzuar Tom Doshin dhe Dritan Priftin se po përpiqen të paguajnë shpenzimet financiare të Ismailajt për të përfituar nga një gjyq i mundshëm në Arbitrazh ndaj kompnisë së tij, ndërsa Prifti ka reaguar ashpër ndaj tij, duke mohuar akuzat.

Gruaja e Ismaliaj pranoi se ka takuar Doshin për probleme personale, por zhvllimet e reja bëjnë të qartë se bëhet fjalë për një skemë të tillë përfitimi, duke politizuar cështjen CEZ dhe duke përfituar nga një kontratë e cila ka ngelur ende si barrë për qeverinë shqiptare.

Pritet që qeveria shqiptare të sqarojë pozicionin e ri ndaj këtij zhvillimi.

6 komente në “Dyshimet për politizim të çështjes CEZ i japin shpresë Ismailajt nga burgu, duke rimarrë kompaninë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte e kote te flasesh me per kete.. Sic e tha ministri qe veshtire ju shqipet e kuptoni.. Kompania DIA ka firmosur lerjen e procesit dhe ankesa e tyre smerret ne konsiderate sepse eshte kompani fantazem.. Pronari saj ka aq probleme ligjore qe vet gjyqi se merr ne konsiderate.. Ore degjoni e kot I bini vrimes se fyellit kot.. Ceshtja po mbyllet pa u hapur vetem nga problematikat e mirefillshme..

  2. Zyshe Brixhida says:

    Per te marre vesh cfare loje po luan ky Artan Hoxha(jo ai kandidati per president), duhet ti kerkoni Visho Ajazit te zbuloje se kush eshte shtetasi amerikan qe ka rezervuar qendrimin e gazetarit investigativ Artan Hoxha ne dhomat suite te hotelit luksoz Howard Johnson ne qender te Bukureshtit ne datat 6-9 tetor 2015?!!! Si eshte e mundur qe nje gazetar investigativ i nje televizioni lokal ne Shqiperi, sponsorizohet nga OSBE per te udhetuar ne itinerarin Rinas-Viene-Bukuresht dhe kthim. Mbulohet nga OSBE per te qendruar 3 dite ne Austri, ku ndodhet gjykata e arbitrazhit per skandalin DIA-CEZ? Si ka mundesi qe leviz me eskorte te perforcuar ne kryeqytetin rumun? Pse duhej qe ky gazetar i nje vendi te vogel te qarkulloje me nje eskorte te perbere para dhe pas nga dy fuoristrada Benz Mercedes G, ndersa fuoristrada qe garantonte levizjet e gazetarit ishte nje General Motors GMC prodhim amerikan me xhama te erret. Cilet diplomate te huaj ka takuar ky person ne Hotel Hilton ku zhvillohej konferenca Antiterror e OSBE-se dhe ne hotel Radisson Blu ne oret e vona te 7-8 tetorit ne Bukuresht? Nese gjeni kush fshihet pas ketyre takimeve, gjate diteve kur “destabiliteti u qetesua” atehere keni gjetur se kush fshihet pas Artan Hoxhes dhe pse faktet e skandalit DIA-CEZ po dalin nje nga nje nga ky person.

  3. Ceni nga Bostoni says:

    Howard Johnson hotel luksoz…ha ha ha po cuditem!Keto jane si ato teorite e Kac Muftarajt!Eskorte keshtu dhe eskorte ashtu per nje bythe gazetar nga Shqiperia qe udheton me ekonomi class dhe qe e rruajne ne Rumani…pirdh pirdh!

  4. lilo labja says:

    Ai qe vodhi lopen a ka faj xhanem ?

  5. loni says:

    Artan Hoxha ne keto “udhetime” ka filmu edhe nje cifut Gjeorgjian i cili po punon per te marre doganat e shetit Shqiptar

  6. Zagukod says:

    Cfar zysheeeeeeeeeeee!!!!!!!???????????o lale o lale!!!!o boo boo cfar zysheee???????!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje