Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ishte pjesë e panelit me temë “Developing a Strong Energy Concept for Europe” organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
Gjatë konferencës, Ministri Gjiknuri dhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu janë parë të bisedojnë nga afër ndërsa kryediplomati amerikan u ndal në fjalën e tij edhe në reformën e kryer në sektorin energjitik në Shqipëri duke dhënë vlerësime për punën e bërë.
“Në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sigurinë energjitike duke asistuar qeverinë shqiptare në reformat e saj ligjore për energjitikën. Po ndihmojmë sektorin energjitik shqiptar që të jetë në standardet e Bashkimit Evropian. Shqipëria është e bekuar me hidroenergji por gjysma e prodhimit humbet nga problemet në rrjet. SHBA ofroi asistencë teknike për reduktimin e humbjeve në rrjet, nga gati 50% në 37% dhe duke i kursyer kështu qeverisë vetëm këtë vit rreth 130 milion USD. Me lejoni të vlerësoj tani qeverinë për nismën e saj që bizneset dhe qytetarët të paguajnë faturat e energjisë. Hapi tjetër do të jetë investimi në sistemet e trasmetimit dhe shpërndarjes”, u shpreh ambasadori Lu.
Eshte sikur investimi amerikan ne gerdec,qe di kur ambasadori amerikan na reklamoj?
Me pak fjale mesazhi per KLSH dhe prokurorine eshte – mos e kruani me qeverine se ka mbeshtetjen e USA.
Shqipëria nuk është e bekuar me hidroenergji, mor Lu, por me ujë. Hidroenergjia është fryt i punës së shqiptarëve në epokën e ndritur të socializmit, që juve nuk latë gjë pa e cënuar, shkatërruar e përçudnuar gjer në këtë pikë ku edhe me ato fruta kërkoni të bëni miliona e miliarda.
Pthu, farë e keqe!
O Bekim qe skupton fare ShBA mbeshtet Shqiperine, ti thua fare e keqe, a je ne rregull, a e din ti cia ka bere ShBA per Shqiperine? Ka bere ate qe ne na kane lene shtet, rasti me i fresket Kosova tani.