Lulzim Basha thotë se debatet e fundit dhe sulmet ndaj “gardës së vjetër” në PD nuk janë aksidentale.
Duke folur në Top Story, ai ka thënë se debatet dhe sulmet ndaj deputetëve dhe ish-ministrave të PD-së nga ana e krerëve të PD në rrethe, janë produkt i drejtimit të tij.
“Në Partinë Demokratike ka debat më shumë se kurrë më parë në historië e saj dhe kjo nuk është aksidentale, por është produkt i lidershipit tim.
Sfida kryesore tek e cila besoj, është liria. Dëshira ime është që kjo të tingëllojë si vlerë kudo ku ka demokratë. Hapja, liria e debatit, mendimit ndryshe, rrahjes së mendimeve, liria për të patur mendimet edhe të kundërta, por brenda kornizës së qëndrimëve të PD”, tha Basha pasi u pyet për kritikat e Genc Rulit.
“Aty ku shoh vlera të kritikës mësoj dhe marr më të mirën nga kritika, por qëndroj në një taban të fortë vendimesh dhe vizioni se ku do të shkojë PD.
Nuk jemi kuturu, unë e di se ku do shkojmë dhe jam i vendosur ta çojmë PD atje”, vijoi ai më tej.
Njeri kote.