Progresraporti i PE-së, Fleckenstein: Mos prisni shumë

17 Tetor 2015, 15:16Politika TEMA

Socialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, raportues i PE për Shqipërinë has vështirësi për të besuar shtyrjen e dytë të datës së publikimit të raportit të progresit nga ekzekutivi europian, qoftë për Turqinë, qoftë për sebepin e PPE-së. Ai këshillon shqiptarët të vazhdojnë në rrugën e duhur, por dhe që të mos kenë pritshmëri të larta nga raporti i radhës.

Unë nuk do doja të bëhej kjo (shënim: shtyrje) , por nuk besoj se këto zëra janë të vërtetë.

Nuk arrij ta besoj dot se Komisioneri përgjegjës për këtë paketë tani, nuk e prezanton dot pse nxiton për një takim partiak të PPEsë në Madrid. Unë nuk mendoj se zgjerimi nuk është më kaq i rëndësishëm.

Por, mesazhi im kryesor për Shqipërinë është “vazhdoni të ecni” sepse Shqipëria është në një rrugë mjaft të mirë. Edhe pse e dimë se ka ende shumë për t’u bërë, por, për shembull për reformën në drejtësi është bërë shumë punë dhe tani priten komentet e Komisionit të Venecias dhe më pas, ka shumë më tepër rëndësi madhore, që kjo reformë të marrë me shumicë të gjerë në arlamentin tuaj, të gjitha ndryshimet kushtetuese, sepse kjo reformë është baza për gjithçka tjetër, si dekriminalizimi, lufta ndaj korrupsionit e me radhë, ndaj mendoj se jemi tashmë në një fazë emocionuese”, është shprehur Fleckenstein.

TCH : Çfarë duhet të presin shqipëtarët nga raporti i ri?

“Unë do ju thoja mos prisni shumë. Kësaj radhe do të përmendet vetëm se ku ka patur progres, sigurisht, për 5 prioritetet kyçe ka patur progres, dhe se cilat janë hapat e radhës për t’u marrë, që ju i dini më mirë se Komisioni. Kështu që shpresoj se vitin tjetër do të mund të ecim para me hapin e mëtejshëm”.

TCH: Pra, vitin tjetër mund të nisin negociatat për anëtarësim?

“Unë shpresoj vërtet kështu, që ato të nisin vitin e ardhshëm, dhe jam i bindur se do ishte e drejtë dhe e ndershme të veprohej kështu”./ TCH

4 komente në “Progresraporti i PE-së, Fleckenstein: Mos prisni shumë”

  1. Monaliza says:

    Europa ka problemet e saj ,keto jane vetem per ta vene kete vend perpara, per reformat e drejtesise ,per arsye se ky shtet eshte mberthyer mire nga korrupsioni ,por vitin tjeter do te nxjerrin te tjera pretendime.

  2. LIKE LAFSHA says:

    Hahaha, ky koqja kujton se ne duam vertet te hyme ne BE. E cfare na duhet neve BE-ja? Jemi mire edhe ne ZE, Zululand Europe.

    1. Atdhetari says:

      Nuk e duam BASHKIMIN FASHIST ZIONIST EVROPIAN TE QELBUR.JU JENI NE KRIZE.JU DONI TE NA RRIPNI HAPTAZI pasurite natyrore tonat.Doni te na thoni cfare te hame dhe pijme,si te jetojme, doni ti jepni te drejta degjenerimit dhe pederasteve, doni te na mbushni rruget me refugjate arabe dhe aziatik.Ne djall vafshi te gjithe .Poshte kolonizatoret

  3. LORA says:

    Faleminderit Knut Fleckenstein,,,ja kjo gjuhe komunikimi me pelqen te kultivohet,e drejtperdrejte,pa arra ne goje si dy dekadat qe shkuan,ne respect rigoroz ndaj opinionit publik shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje