RIKTHEHET Xibraka/ Fuçitë e sekuestruara të Xibrakës, me përmbajtje kokaine

17 Tetor 2015, 19:39Politika TEMA
RIKTHEHET Xibraka/ Fuçitë e sekuestruara të Xibrakës, me

Cështja e drogës në Xibrak shpërthyer një vitë më parë, riktheht duke konfimrmuar se 20 nga 60 bidonët e sekuestruar, janë përdorur për drogë.

Ekspertët e policisë shkencore kanë gjetur përmbajtje kokaine në 20 nga 60 bidonët e sekuestruar në laboratorin e drogës në Xibrakë, në janar të këtij viti.

Për llogari të çështjes hetimore të hapur nga prokuroria ndaj nëntë personave të arrestuar gjatë aksionit Xibraka, janë ekspertuar përmbajtjet e enëve dhe pajisjeve që u gjetën në laborator më 14 janar 2015.

Lënda e gjetur në 20 nga 60 fuçitë me kapacitet 190 litra secila, sipas policisë shkencore, ka përmbajtje kokaine.

Droga nuk është arritur të përftohet në trajtën e pluhurit, pasi ende askush nuk e di se si realizohej kthimi i saj në këtë formë nga tretësirat me të cilat ka hyrë në Shqipëri.

Të vetmit që bënin këtë proces duke e kthyer kokainën në pluhur në Xibrakë, ishin kolumbianët Ëalter Moreno dhe Cesar Avila, tashmë të arrestuar me akuzën se ishin punësuar si kimistë në laboratorin e drogës në Xibrakë, pranë Elbasanit.

Policia ka bërë një sër arrestimesh mes të cilëve dhe Ermal Hoxhën, nipin e diktatorit Enver Hoxha.

Dyshohet se enët në të cilat fshihej kokaina, në solucion për përpunim lëkurash, kanë hyrë kontrabandë në Shqipëri, pasi nuk ka asnjë gjurmë të kalimit të tyre në Shqipëri.

Opozita ka akuzuar qeverinë se ka mbajtur qëndrim selektiv ndaj bandës, por nuk thotë se kush është favorizuar.

2 komente në “RIKTHEHET Xibraka/ Fuçitë e sekuestruara të Xibrakës, me përmbajtje kokaine”

  1. bra,ho,ho says:

    Faleminderit prokuroris dhe shtypit qe na zbardhet kete lajm sensacional mbas shum muajsh e shum mundimesh.

    Ja vlejti gjithe kjo kohe dhe gjithe kjo perpjekje e policise shkencore per te vertetuar qe fuçite jane perdorur per droge.

    Ne te gjithe mendonim se ishin fuçi gjize te kohes se Enverit (me qe eshte dhe nipi,si shites. ) , biles ka njerez qe akoma mbajne radhe per gjizen .

    Keta te policis shkencore analizat ja kishin lene qenit apo i ben vete ?

  2. Tili says:

    Qëndrim selektiv është se Klemi nuk u arrestua shefi i Ilir Metës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje