Sot 36 vjeç, i martuar me Erën prej 10 vjetësh, babai i 2 fëmijëve Liza (9) dhe Remzi Hoxha II (3 vjeç), Ardiani ka qenë një adoleshent kur babai i tij u rrëmbye nga SHIK dhe u zhduk.
Këto ditë Ardiani ka organizuar një peticion që po firmoset në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.
Më poshtë një pjesë nga intervista e tij për DITA:
Ardian, kanë kaluar plot 20 vjet dhe ende asgjë. Çfarë pretendon të arrish me këtë peticion?
– Ideja e peticionit është që t’i tregojmë kryeministrit Rama që kjo është një çështje që i brengos të gjithë shqiptaret, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Për më shumë, ka 2-3 javë që kërkojmë përmes këshilltarit të tij Endri Fuga të caktojmë një takim me z.Rama, por për gjithë këto ditë as që kemi marr ndonjë përgjigje nga ai. Ne e kuptojmë se edhe këshilltarët e kryeministrit janë shumë të zënë me punë, po ashtu e dimë se edhe kryeministri ka shumë çështje të hapura që është duke u munduar t’i vendos në vijë, por edhe rasti jonë është nga ato që duhet të jetë në prioritetet e tija të lartë. Për më shumë, ne u takuam bashkë 2 vite më parë dhe ai na tha që do na përkrahte në maksimum dhe se dera e tij është e hapur për ne në çdo kohë.
Dy vite më parë… Ju premtoi kryeministri diçka dhe sot ndiheni i zhgënjyer?
– Unë në fakt jam takuar me Z. Rama në një organizim biznesesh në Pejë, Kosovë, por jemi takuar edhe në Tiranë. Nuk është që jam i zhgënjyer me të sepse në takimin e para 2 viteve në Tiranë, Z. Rama ishte shumë i sinqertë dhe na tha se kishte vullnetin për t’na ndihmuar maksimalisht, por se në atë kohë kishte vetëm 4 muaj që kishte ardhur në pushtet dhe na tha se drejtësinë dhe prokurorinë e kontrollonte Sali Berisha dhe se ishte shumë e vështirë që ai të vepronte në atë kohë.
Ne pastaj u bazuam tek këto konstatime dhe pritëm që Edi Rama të forcohet dhe në një moment të caktuar të merrej me rastin e babait tim dhe ta zgjidhte atë. Tani të gjithë jemi dëshmitarë të forcës që ka Edi Rama, duke ditur që ai e çrrënjosi komplet Lazaratin, i gjeti vrasësit edhe të policit të vrarë të Reneas edhe të turistëve Çek për 24 orë, dhe po merret me shumë çështje që do ta bënin Shqipërinë një vend normal i Evropës, siç janë çështja e energjisë elektrike, tatimeve të bizneseve, dhe shumë çështje tjera.
I vetmi element që duhet të testohet në këtë moment sa i përket rastit tonë është vullneti i kryeministrit Rama për ta zgjidhur këtë problem 20 vjeçar dhe për të treguar se edhe ai është kundër krimit shtetëror.
Sipas jush, a është pamundësi e organeve ligjzbatuese për të gjetur vendin ku fshihet personi kyç i këtij krimi Ilir Kumbaro, apo një heshtje e qëllimtë për të mos e çuar asnjëherë pas hekurave, megjithëse i dënuar?
– Tani rasti varet vetëm nga vullneti dhe mëshira e Edi Ramës. Dihet që ai mundet, pyetja është “a don Edi Rama që ta zgjedh këtë problem”. Po të dojë Edi Rama e sjell Ilir Kumbaron në Shqipëri për 7 ditë.
A keni ndonjë informacion që ju bën të dyshoni se asnjë nga palët nuk ka interes t’ju ndihmojë në këtë betejë, meqë edhe nuk është bërë asgjë në këtë drejtim?
– Jo nuk kemi informacion të tillë dhe kjo në fakt na jep shpresë më shumë. Tani jemi në një situatë krejt ndryshe nga herët tjera: (1) jemi në situatë ku ka një person të dënuar, pra Ilir Kumbaro, (2) jemi në një situatë ku nuk janë në pushtet kriminelët që e zhdukën babain tim, (3) kemi një kryeministër që nuk ka qenë i involvuar në këtë krim, dhe (4) kemi një kryeministër që ka fuqinë ta zgjedh këtë rast, qoftë edhe për 7 ditë. Pra, e potencoj edhe një herë, varet vetëm nga vullneti dhe mëshira e Edi Ramës.
Javë më parë, ish-truproja e ish-Presidentit Sali Berisha, ka akuzuar këtë të fundit për takimet e fshehta në Maqedoni me ish-drejtues të Serbisë dhe madje shprehet se shkaku i zhdukjes së babait tuaj është pikërisht dijenia mbi atë takim sekret…
– Jam në dijeni për këtë deklaratë dhe ai vetëm se ka konfirmuar diçka që ne e kemi ditur që në datën kur ka ndodhur, pra me 31 maj, 1993, ditë e hënë. Ky ka qenë njeri fakt për të cilin është zhdukur babai im, dhe tjetri ishte takimi i Bashkim Gazidedes me Arkanin, dorën e djathtë të Sllobodan Millosheviçit, kryekriminelin serb, që masakroi me mijëra burra, gra e fëmijë shqiptare në Kosovë. Bashkim Gazidede ishte djalë i tezes së Petrit Ames nga Dibra e Madhe, kurse Petriti ishte shok i ngushtë i Arkanit.
Gjatë kësaj kohe a keni marrë ndonjë informacion që mund të ndihmonte për gjetjen e eshtrave të babait tuaj?
– Jo. Ilir Kumbaro është personi i vetëm i cili për momentin mund t’na çojë te eshtrat.
A mendoni se një ditë edhe Berisha do të përgjigjet para drejtësisë, apo edhe tek ju kjo shpresë ka vdekur?
Sali Berisha nuk mendoj se do përgjigjet para drejtësisë sepse edhe po të kapet Ilir Kumbaro ai nuk do guxojë të tregojë për Sali Berishën. Mendoj se ai do të tregojë për të gjithë të tjerët, po jo për Sali Berishën. Atë edhe e respektojnë edhe ia kanë frikën, sepse ai edhe i ruan nga ikja prej drejtësisë. Ai edhe financonte avokatët e Kumbaros në Angli. Sidoqoftë, ne si familje nuk na intereson kjo. Ne na intereson vetëm eshtrat t’i gjejmë, t’ia bëjmë babait tim një varr dhe të vazhdojmë me jetën tonë.
A do reformohet drejtesia? Po u arrit reformimi i drejtesise do kete nje shtet serjoz. Riformimi i drejtesise çon ne zhvillimin e vendit, duke i hapur rrugen firmave te huaja, qe jane shume te interesuara.
Nuk mund te ta kuptoj dhimbjen qe ke.por une ne rastin tend do merrja peng sali berishen dhe do ta beja te tregonte cdo gje qe di per babain tend.
O djali i Remziut,,merre situaten vet ne dore.Si fillim merr hakun e babait,futi nje plumb kokes Sali berishes dhe pastaj kerko eshtrat e babait,,mos prit te te ndihmoj njeri.
po po zgjidhja me e mire vrit qenin dhe ruga eshte e hapur dhe i ben edhe shqiperise nje nder o djali i remziut
e kush e gjeti t drejten?
Edi Rama akoma i ka duart e lidhura.
Nuk te lejon Visho Ajazi i Saliut qe te ekstradohet Ilir Kumbaro. Ky i fundit e di qe rrezikon te vritet nga Saliu. Prandaj duhet te kene lene ndonje testament / deshmi per urdherat qe i ka dhene Saliu ne lidhje me rrembimin e Remzi Hoxhes.
Edi është Saliu o bir
Edi Rama eshte nje vegel vazhduese e ish sistemit komunist shqiptar. Ky palaco morri pushtetin nen bekimin e Nexhmijes dhe Berishes. Mafies komuniste shqiptare ju shtua nje koke. Sa kohe komunistet do vazhdojne te kene ne duar Shqiperine duke perdorur vampirin Berisha apo kllounet Bano, Rama Basha populli shqiptar ke per te pare vec dite te zeza. Zgjohuni shqiptare. Zgjohuni se fundi te jetoni jeten tuaj dhe cojini ne gijotine bijte e peshtire e gjakatare te komunisteve…
vetem visho ajazi ta gjen kumbaron .e keni ne kanada
Ky djali i Ramzi Hoxhes ka njezet vjet qe bem gam, gam, gam, por eshte qen i rrahur, nuk ka kellqe te msrre hakun e te atit. Ne i themi ja ujku, ai thote ja gjurmet. Tani ka implikuar edhe Kryeministrin Rama me thashethemet e tij te peshtira. Kafen nen gju do ta pish tere jeten o djale haram!
Edi Rama i ka duaret e lidhura ,pasi si procuròrija dhe gjykatat jane ne dore te Saliut ,ketij gjakpiresi dhe krimineli qe ka mare me qafe shume e shume bije nenash ,por po mban peng integrimin e Shqiperise per ne BE.
Te gjithe e dime qe vrasjen e Remzi Hoxhes e urdheroj kryekrimineli Sali Berisha ; qe mos i gezoft keto dite qe i kane mbetur!
Ke 20 vjet dhe nuk ke bere asgje,sala i ka bere llogarite mire per te gjitha krimet ne kete vend dhe nuk i hyn gjemb ne kembe,ustallaret e tij e kane mesuar per kete gje, ai e shkaterroi kete vend dhe del i krekosur si gjeli ne maje te plehut, u ben dhe do t’u beje karshillik shqiptareve,prandaj u prefte ne paqe babai jot, ty te lumte qe nuk rreshte per te kerkuar vrasesin e babait, po ate e kemi mu ne bash te vendit.Ne more djale paskemi qene te mallkuar, thane per Enverin, po ky e shkaterroi me shume.
Or djale, se tw quaj si djalin tim, ne shqiperi nuk mund te zgjidhesh gje derisa te jete klika e sali berishes gjalle. merri peng nje nga femijet e saliut ose nje nga niprit ose mbesat e saliut plak i vjeter serb dhe deri sa te tregoje eshtrat e babait tuaj “rahmet paste” se ka qene nje prinder i respektuar dhe pastaj dorezoj pengjet. Ose keputi nje plumb sali qenit dhe do te shikosh se si do te veproi edhe drejtesia ne shqiperi.