DEBATET/ PS e Dibrës përplaset me Canin e Nikollën për punësimet: Po drejtojnë ende të paaftët e PD-së

18 Tetor 2015, 10:13Politika TEMA

Partia Socialiste e qarkut Dibër ka zhvilluar dje takimin me strukturat e saj, nën drejtimin e koordinatorëve të PS-së, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.

Në këtë takim morën pjesë dhe struktura të PS-­së së bashkive Mat dhe Klos.

Pjesë e diskutimit ka qenë dhe bashkimi i votave mes LSI-­së dhe PD-së në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Matit, të cilën kreu i PS-­së së rrethit të Matit, Agron Malaj, e ka quajtur si shkarje të koalicionit.

Malaj është shprehur para dy koordinatorëve se disa institucione në Mat drejtohen ende nga militantët e PD­-së, ndërkohë që LSI nuk ka zbatuar me ndershmëri marrëveshjen me PS-­në.

“Në disa institucione vazhdojnë të drejtojnë militantë të paaftë dhe ekstremistë të PD­-së. Po ashtu, ne socialistët u jemi përmbajtur me ndershmëri kushteve paraprake me LSI­-në, ndërsa drejtuesit e saj në Mat nuk kanë bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Malaj.

Shqetësimit të kryetarit të PS­-së Mat për mosmarrëveshjet PS-­LSI nuk iu përgjigjën as Nikolla dhe as Cani, megjithëse këtë shqetësim e ngritën edhe shumë nga pjesëmarrësit në këtë takim politik.

Koordinatorja e PS­-së për Dibrën, Lindita Nikolla, është shprehur gjatë takimit me strukturat se duhet të punojnë më shumë me qytetarët, pasi reformat e ndërmarra nga qeveria nuk po kuptohen siç duhet, shkruan Panorama.

Ministrja e Arsimit ka kërkuar nga baza e socialistëve që të mos bëjnë vetëm zëdhënësin e problemeve, por të ndihmojnë në zgjidhjen e tyre.

“Takimet tona politike, nuk duhet të nisin dhe mbarojnë me punësimet. Në shumë raste reforma keqkuptohet. Disa e lidhin atë vetëm me punësimet e reja. Por ajo duhet konceptuar më gjerë. Ne duhet të jemi të interesuar sa u shërbejmë qytetarëve në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe sektorë të tjerë. Ka shumë rëndësi që ne të mos bëhemi vetëm zëdhënës të problemeve, por të punojmë fort për zgjidhjen e tyre”, u shpreh Nikolla.

14 komente në “DEBATET/ PS e Dibrës përplaset me Canin e Nikollën për punësimet: Po drejtojnë ende të paaftët e PD-së”

  1. LORA says:

    J qe Cani dhe Nikolla nuk e kuptojne qe zedhensit e problemeve vijne perhere nga poshte kurse ata qe I zgjidhin duhet te jene Cani,Nimolla & co.
    Shurdheria ministrore dy-vjecare ndaj ketyre zedhensve ka per t’u konvertuar me abstenim te madh,ne rastin me te mire,per voten e 2017-es.

  2. Tironci says:

    juve ju ka ik pushteti per lesh.

  3. Merimanga Leshverdhe says:

    ….kjo lindita eshte nje nga figurat me mediokre te ps,bej habi edhe sot kur mendoj kush dhe mbi c kritere promovohen keta individe dhe c fare perfaqsojne figura si kjo,e vetmja gje qe beri kjo eshte remuja ne arsim, ku i ka shnderruar mesuesit ne gladiatore qe luftojne per lesh koke per jete a vdekje per te mbajtur qofte edhe 1 ore te profilit per te ruajtur vendin e punes,reforma e promovuar me te madhe beri baterdi kuadri vec tek arsimi parashkollor dhe ai 8 vjecar pikerisht aty ku ndertohet vec formimi bazik i nxenesve por jo e ardhmja e tyre,sepse nuk formohet as profesioni e as thurren enderat per te ardhmen e gjeneratave….aty thjesht jepen dije bazike , aq e verte eshte kjo sa shpesh femija kerkon edhe ndihmen e prindit (?!) kur ben detyrat e shtepise.Pra eshte e qarte se reforma e supozuar ne arsim duhet te kish target kryesisht arsimin e larte dhe universitetet 2 dhoma e nje guzhine qe u hapen ne kohen e SALI antishtetit,qe prodhuan lumenj analfabetesh me diplome te arsimit te larte, ajo se ciles duhet ti meshonte reforma ne arsim per ceshtjen e kuadrit ishte RANKIMIi dijeve sipas UNIVERSITETIT te ndjekur,sipas kohes se studimeve, mesatares se arritur, eksperiences ne sistem,perkundrazi keto kritere jane neglizhuar ne shume drejtori arsimore,nuk vleresohet kuadri sipas ketyre kritereve por spikat militantizmi, nepotizmi paraja dhe influencat , Ka shume shkolla ku numuri i nxenesve ka rene, , por ne vend qe ti bihet shkurt dhe te shkurtohet kuadri drejtorite arsimore duhet te bejne analiza te thella dhe te nxjerrin pergjegjsite qe fillojne automatikisht me largimet e detyruara te te stafeve drejtues, dhe jo te vene gershere mbi mesuesit e gjore,te cileve iu shtrohen pyetje te tilla ….gjej dhjete nxenes qe te mos hikesh nga puna (?! )….Kjo palo reforme e kompromentuar rende me drama sociale gjithe synimin e kishte te vinte gershere mbi buxhetin per arsim,dhe te shtonte presionin mbi mesuesit permes faktorit frike i cili nxorri ne pah edhe sjellje degjeneruese per figuren e arsimtarit sic ishin ngjarjet e DAR lushnje qe jane vec maja eajsbergut, ku u deshmua qe mesueset u desh te paguanin jo vec para per karriere ,por edhe favore seksuale, per mendimin tim kjo ministre qe me shum zell u ul ne prehrin e Berishes “per ti sqaruar ligjin” duhet Te Largohe URGJENTISHT, esht per mua vec Tefta Cami e Qeverise Rama

  4. Votuesi says:

    Shih, shih, cfare thote. Nuk duhet te flasim vetem per vendet e punes.
    Po politika eshte interes, moj zonje. Me sherbe qe te sherbej. Njeriu perpara se te meret me politike duhet te kete barkun te ngopur. Ose politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise. I ka thene Marksi keto, por jane aktuale edhe sot.

  5. Nazist says:

    Zoti Cani,,duhet tja vini veshin me shume Agron malajt se Rrethi i Matit nuk ka pare asnjehere drejtues partie si ai.Jepini me shum besim se e meriton

  6. Rilindja says:

    Si skane turp e vijne ne baze!Cfare kane bere keta per socialistet?E njejta situate eshte ne te gjitha Qytetet,edhe ne Vlore.Drejtorja Albana Hodaj ka punesuar ddhe emeruar drejtore injorante ,te PD,e dini pse?_sepse ata paguajne 3000 mije euro ne dore znj.Albana bashke me shtrigen e saj Gjena qe te hane llapen e syrit per leke.Dhe znj Lindita e mban ende drejtore kete injorante,sepse merr pare edhe kjo ministrja kokashta

  7. Spartaku says:

    Kuptohet lehte qe urdherin apo porosin qe anetaret e LSI-se te bashkojne votat me ato te pd-ke,e ka dhene kryetari ILIR META.Kjo tregon se META eshte kollon e peste e futur dhe e shumepaguar nga pd-ke.Meta ka per ta mare me qafe te majten.Ai shume shpejte do te bjere ne preherin e Berishes.Pd-ke ka punuar per kete dite.Per tete vjete rreshte,vodhen sa nuk mund te llogaritet.Keshtu qe nuk e kane per gje te blejn njerez me influence nga majta.Gjithemon fukarai eshte pa fat.Kesaj i thon “puno o fatkeq,ha ti o barke dreq”.

  8. e verteta says:

    Hidhini nje sy ministrave te 30 viteve te fundit ne aresim. Me I miri Gjinushi. Vleresimi qe I ka bere Blushi zonjes Nikolla eshte me realistic. Do ishte me integritet Nese do refuzonte te ishte ministre. Thjesht eshte nje vegel mediokre qe na kujton Lajen militante te viteve 45. Nuk rrezaton asgje.

  9. shvejk says:

    Moj zj ministre, reformat i bejne njerezit me bindje dhe ideal.Cfare prisni qe te ecin reformat kur ne krye te puneve kudo jo vetem ne Diber jane njerez qe skane lidhje me te majten dhe rilindjen.Me vjen keq sepse besuam shume ne ndryshim, por ndryshimi kur nuk vjen nga lart, poshte as arrin te konceptohet.Prandaj verini veshin ankesave te bazes sa nuk eshte vone sepse iku nje mandat dhe tjetri do te jete nje pikpyetje e madhe.

  10. metlaj says:

    PERKrah mendimin e komentuesit spartaku PS duhet ta shohi mire qe ti vere kufi LSIse se po punon me dy variante shtengo aleatin icili per mos te humburmazorancen eshte i detyruare te beje leshime dhe mos te flase per korrupsionin e shume paralemtareve te kesaj partije kurse PD ja nuk flete ose bene sikur flete (sepse akuzat qe bene jane ne rastet qe nuk mund te demtohoj LSIN ) JETA keshtu eshte shijo te sotmen por forco pozitat per te nesrmen

  11. nini says:

    Me keto kordinator ,qe ka zgjedh ,feudali Rama per pregatitjen e zgjedhjeve te 2017 ,PS ka per te humbur thelle .Ku e gjen kurajon ,kjo tru bibe qe i ben thirrje socialisteve te bazes ,qe te perkrahin reformat e qeverise ,duke ditur se shumica e socialisteve ne mbare Shqiperine jane te pa pune ,dhe duhet te mbajne kete qeveri dhe administrate qe eshte ndertuar nga miq dhe farefis te ministrave ,deputeteve dhe kryetareve te bashkive . Pa le LSI ,nuk pranon ,qe te ikin nga puna ,militantet e PD qe kane nderruar test partie . I perzini keta te derguat te Rames , dhe mos o i prisni ,se mendojne vetem per karriken e tyre ,dhe bashke me Ramen moren qeverine dhe nuk duan tia dine per bazen. Cani dhe Nikolla duhet ta kuptojne se ,idete jane njera ane e politikes ,dhe ajo qe eshte me kryesorja eshte interesi . Ne 2017 mos kerkoni me vote nga socialistet ,por nga miqte dhe farefisi qe keni punesuar . PS duhet te kerkoj zgjedhje te reja ne parti ,ne te gjitha organet ,dhe te qerohen pjesa e qeverise qe i sherben vetes dhe jo te majtes .Kujtoni fjalet e Blushit ,kur thonte se ne asamble Rama lexoi listen e ministrave qe kishte zgjedh vete ,dhe u largua pa pyetur asnje anetar te organit te larte te PS .Pse duhet te rri ky njeri ne krye te PS ,dhe te mos largohet dhe te krijoje partine e miqve te tij ,se me socialistet ,qe si fut ne llogari ,nuk ka asnje lidhje .Hiqni Ramen sa nuk eshte vone se e ka PS vetem per te mbajt qeverine ,dhe nuk eshte socialist .

  12. Likja says:

    Akoma o dibran e ulni vehten dhe prisni e degjoni atë Nikollën?
    Po ajo gjithë këtej mercenary ka qënë!
    Pasi ndenjti men hije në PD e LSI, e morriRama për ta perdorur si mashe,se vlerë tjerët nuk ka!
    Nuk ka kjo çirake asgje që e lidh me PS-në!
    Tung!

  13. Pena says:

    Lindita Nikolla ka bere lemesh edhe TEPELENEN ka vendosur nje hiç ne ZA TEPELENE
    dhe te gjithe socialistet ka hequr nga puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje