ALUIZNI i përgjigjet PD-së për akuzat: Ja si është kryer procesi i tenderimit

18 Tetor 2015, 13:52Politika TEMA

Drejtoria e ALUIZNI-t Durrës, ka detyrimin ligjor (neni 32 Ligji nr. 9482 dt 03.04.2006, dhe VKM nr. 589 dt. 10.9.2014) dhe procedurial për kryerjen e procesit të evidentimit në terren të ndërtimeve pa leje edhe përmes subjekteve private.

Në përmbushje të këtij detyrimi, duke synuar përshpejtimin e procesit të legalizimeve, Drejtoria ALUZINI-t Durrës sipas dispozitave ligjore për Prokurimin Publik ka prokuruar këtë shërbim përmes operatorëve ekonomikë.

 Shuma e prokuruar (50 milionë lekë pa TVSH) nuk është subjektive por përcaktohet mbi bazën e të ardhurave të realizuara nga vetë drejtoria jonë dhe eshte e miratuar nga Drejtoria e Pergjithshme e ALUIZNI-t, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e Prokurimit Publik ne Regjistrin e Parashikimit te Prokurimeve Publike per vitin 2015.

Percaktimi i shumës së prokuruar nuk është subjektive, por përcaktohet mbi bazën e të ardhurave të realizuara nga vetë drejtoria jonë dhe situata në terren e zonave që kanë nevojë për kryerjen e procedurave të përditësimit.

Edhe kostoja e evidentimit faktik në terren, për çdo njësi, është e përcaktuar shprehimisht me VKM nr. 860, datë 10.12.2014.

 Për shkak të përgjegjësisë së madhe të dokumentacionit që do të prodhohet nga subjektet, në specifikimet teknike kërkohet një nivel i lartë i kualifikimit teknik për operatorët ekonomikë të cilët do të marrin pjesë në këtë prokurim.

Mbi këtë bazë zonat e prokuruara nga Drejtoria jonë përfshihen në njësinë administrative Rrashbull në fshatrat Rromanat, Arapaj, Shkallnur, Rrashbull, Xhafzotaj dhe Shënavlash.

 Nëpërmjet kësaj procedure prokurimi do të arrihet të realizohet vetëm në dy muaj, kryerja e procedurave evidentuese dhe perpunuese per rreth 3700 objekte informale në terren. Për të kuptuar dimensionin e kësaj shifre, mjafton të themi se gjatë gjithë periudhës 2006-2013 nga kjo drejtori për gjithë qarkun Durres ishin kryer gjithsej 5500 verifikime në terren, edhe këto të pashoqëruara me përpunim dokumentacioni dhe p keto te shume viteve me pare.

Gjithashtu nje fakt domethënës është se në të gjithe ish Komunen Rrashbull, ishin vetem 36 matje dhe leje të dhëna për gjithë periudhen 2006-2013në reth 8000 vetëdeklarime.

Duke patur parasysh numrin e përgjithshëm të vetdeklarimeve për legalizim për qarkun Durrës, prej rreth 70 mijë objektesh, kushdo e kupton se sa e domosdoshme është përfshirja e të gjithë aktorëve për të mundësuar mbylljen e procesit të legalizimeve sipas afateve të deklaruara.

 Jemi të bindur që, si deri më sot, qytetarët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me ekipet tona dhe të subjekteve përkatëse, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të përmbyllur kalvarin 20 vjeçar të legalizimeve.

3 komente në “ALUIZNI i përgjigjet PD-së për akuzat: Ja si është kryer procesi i tenderimit”

  1. xhemal says:

    qe bie ere kjo e aluizmit te Likes nuk do nuhatje speciale ,si ka mundesi qe futet nje kompani private ne punen qe duhet ta beje shteti ,me siguri jane grupet, klanet te cilet pergatiten te zhvasin njerezit si gjithmone , iken nje grup vjedhesish vjen nje tjeter , asgje ska ndryshuar nje LAME i ri nje pusht i ri ,dokumentat jane aty qe para 10 vjetesh e mbahen peng per te rjepur njerezit e thjeshte bile ne aluizem jane ata qe kane qene te pakten per durresin ose jane ish punonjesit e bashkise ,tani njerezit do paguajne sa frengu pulen privatin i cili do te fitoje pa pune ,njerez kjo eshte nje shpikje ogurzeze per qytetaret duhet ndalur

  2. Real says:

    Ore ca e ka Brikena Dervishaj (Drejtoreshe e Aluiznit ne Drejtorine Qendrore, nr 2 i Aluiznit), Arben Dervishaj (fituesin e tenderit)?????!!! Pergjigjuni njehere per kete ju lutem..

  3. E verteta says:

    Sa keq ndihesh ndjen kur taksat e popullit shperdorohen me teorin se kjo i vlen popullit! Ne dokumentat e tenderit shpallur ne APP, shtojca 7 “Kriteret e Vecanta te Kualifikimit” si kriter kualifikues kane kerkar nje kompani me minimalisht 20 punonjes!!! Citoj me poshte :
    Numri i punonjësve:
    Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore për numrin e punonjësve për një minimum prej 20 (njëzetë) punonjës të siguruar për periudhën korrik 2014 – korrik 2015, e shoqeruar me listepagesat (E-SIG 025/a) të tre muajve të fundit.

    Nga nje perllogaritje e thjeshte nese aluizni do punesonte vet 20 punonjes per kete detyre do harxhonte : 20*60.000(paga bruto per punonjes)*2 muaj( afati per tu realizuar).
    Perfundimi eshte as me pak dhe as me shume se 24 milion te vjetra!!!
    Shuma qe prokurohet eshte 600.000 milion te vjetra me tvsh!!! Diferenca kuptohet!
    Mjer ky popull!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje