PD sërish akuza Ramës për tenderin e OSHEE: 5 miliardë lekë iu dhanë fituesit të paracaktuar, mikut të kryeministrit

18 Tetor 2015, 13:02Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar si fitues të tenderave për ndërtimin e godinave, “ndërtuesin e tij”. Në një deklaratë për mediat, deputeti Luciano Boci, tha se janë bërë abuzime me tenderat, duke parapercaktuar fituesin, i cili sipas tij “shpallet fitues, ndonëse paraqet ofertën më të lartë”.

 
Edi Rama vazhdon të ndajë pako të reja 5 miliardë lekëshe, për ndërtuesin e sarajeve të tij, kur ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim për korrupsionin me paratë e OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve, para që i mori Carapuli i tij edhe pse me ofertën më të lartë.
Korrupsioni me tenderat për ndërtim godinash, ku fituesi është i paracaktuar dhe është Carapuli i tij, po shfaqen gjithandej.

Ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, paraqet ofertën më të lartë, mundësisht aq sa është fondi limit, dhe shpallet fitues.
Edhe më skandaloze është çështja, kur fondi i vënë në dispozicion për ndërtuesin e Ramës zmadhohet e fryhet në mënyrë që fitimi i tij të jetë i majmë.

Kjo ka ndodhur me tenderat e Ministrisë së Arsimit.
Mund ta shihni në dokumentin në ekran, ku fitues shpallet pikërisht Eurocol, pra carapuli i Ramës, dhe skualifikohen të gjithë ofertuesit e tjerë me vlera shumë më të vogla. Ndërsa ndërtuesi i Ramës ofron 99.2 përqind të fondit limit.

Shihni pra këtu diferencën e fituesit të paracaktuar, me garuesit e tjerë. Ofertuesit e tjerë dalin me shuma më të ulëta, shumë më të ulëta, nga 4 miliardë e 800 milionë, deri në 4 miliardë lekë.
Në fund, tenderi i shkon carapulit, që hyn në garë me 5 miliardë lekë, me ofertën më të lartë nga të gjithë.

Por rasti më ekzemplar është ai i OSHEE.
Siç tregojnë të dhënat, OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën.

Këtë e vërteton ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, por kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë.

5 miliardë lekë të marra me kërbaç, me burg, e që u kanë kushtuar jetën shumë bashkqytetarëve tanë.
Pikërisht, kjo shumë e madhe, i jepet fituesit të paracaktuar, mikut të Edi Ramës, i cili ka bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar.

Ky është një korrupsion i neveritshëm, zhvajtje e parave të qytetarëve për tia dhënë ndërtuesit personal të Edi Ramës.

Qytetarët, që po dhunohen çdo ditë për një kupton, që përfundojnë në burg e në errësirë nga OSHEE e bandat e tjera të qeverisë, po shohin se çfarë ndodh me paratë e tyre, me taksat e tyre.
Ato trajtohen si plaçkë e ndahen sipas interesave të Edi Ramës, i cili vendos për çdo tender, duke përcaktuar në fillim fituesin.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këto raste skandaloze të shkeljes së ligjit dhe procedurave në tendera, këto raste të pastra të korrupsionit kur paratë publike shkojnë gjithnjë tek miku i Edi Ramës, i njohur botërisht si ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel

2 komente në “PD sërish akuza Ramës për tenderin e OSHEE: 5 miliardë lekë iu dhanë fituesit të paracaktuar, mikut të kryeministrit”

  1. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Ikni more kerrma te korruptuara dhe antishqiptare.Ne kjohen e qeverisjes tuaj me vota te grabitura ,pagesat e energjise beheshin nga njerezit e ndershem ndersa zonat qe votonin per kafshet e shqupit nuk paguani asnje lek.Duhen bere te njohura per shqiptaret e ndershem grafiket e pageses se energjise sipas qyteteve ne vite te ndryshme.Nuk mund te tolerohet qe me parate e votuesve te ndershem te majte te paguhet edhe energjia e hajduteve te shqupit.Per kete skandal duhet te japin sa me shpejt sqarime zyrtaret e qeverise.

  2. luixhi says:

    Ore shquparake:
    E perse jeni bo te gjithe Donkishoter?
    A e kuptoni se jeni bo Bajate? Po si nuk e
    dini qe gjerat serioze kerkojne njerez serioz?
    Keshtu ju me shume e lartesoni z.Rama.ndaj dhe
    nuk po e can menderen per cka thoni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje