Nuk e kanë fajin Andrea dhe Preçi, është kriza e Fevziut!

19 Tetor 2015, 15:38Politika TEMA

Mentor Kikia

 

Mbi debatin e pështirë mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogajt.

Shumë shkurt. Duhet durim i madh të shikosh tashmë një debat televiziv deri në fund.

Janë nja 20 të tillë brenda një jave nëpër televizione, sepse është produksioni më i lirë televiziv.

Të enjten pashë deri në fund sekuencën e sharjeve mes Andrea Stefanit dhe Prec Zogajt.

E pashë duke shtrënguar dhëmbët, për të parë se deri ku mund të shkojë perversiteti intelektual.

I njoh të dy personalisht, i respektoj të dy dhe s’kam asnjë drojë të them këtë.

Por, s’kam asnjë drojë të them më të zezat që mund të më vijnë në mendje, pas asaj pështymosjeje publike.

Për shkak se ky (debat nuk i thuhet kurrë) ndodhi publikisht në emisionin Opinion, një nga referencat më të rëndësishme të opinionbërjes, shumë kolegë, me të drejtë, komentuan sa në mediat tradicionale aq edhe në ato sociale, duke u përpjekur ta shpjegojnë këtë ndyrësi mediatike, ku të dy personazhet nuk lanë gjë pa sharë, kërcënuar e pështyrë mbi njëri-tjetrin.

Jo është krizë mediatike, jo është mungesë etike, jo krizë politike etj etj.

Tani, jo se po kursej Andrean dhe Precin, por kjo është krizë e Fevziut.

Ai kishte ngritur një debat për CEZ-in dhe fton ndër të tjerë, edhe dy njerëz, që s’kishin asnjë haber mbi temën, por që nuk lanë askënd tjetër të flasë.

Kriza është e Fevziut, që ashtu si parlamenti që ka orën e diskutimit të lire (ku deputetët shahen me libër shtëpie), para se të hyhet në rendin e ditës, edhe ai ka “seancën” e sharjeve të lira dhe këtë punë e bëjnë Andrea me Precin.

Dhe ata, duke qenë përherë në studio, për cdo temë, po për cdo temë ama, nga kanceri i gjirit tek kriza në Siri, nga papunësia dhe niveli i arsimit, tek trafiku i drogës dhe sporti, atë që dinë të bëjnë më mirë, është të shahen.

Kriza është edhe e shumë moderatorëve të tjerë që ftojnë të njëjtët “ekspertë”, studio më studio, dhe madje ka nga ata që janë njëherësh edhe në tre ekrane brenda një dite.

Kjo është kriza miq, Andrea me Precin do shahen, pasi skanë c’të thonë tjetër për të justifikuar pagesën.

Një këshillë: Thjeshtë mos i shikoni. Nuk keni çfarë të mësoni. As ata vetë nuk kanë ç’të thonë.

23 komente në “Nuk e kanë fajin Andrea dhe Preçi, është kriza e Fevziut!”

  1. Rita says:

    Pra te shohim ato qe thote Mentori kjo ka vlere. Vend i hienave.

    1. Dreni says:

      Andrea stefanis esht nje katunar i qelbun A rumun. Zogaj esht intelektual.

      1. Cubi says:

        Mire e ke Dreni me duket se komentuesi tfgs eshte Stefani se shqiptaret pamvaresisht fese nuk urrehen jo e jo por as fshehurazi nuk kane urretje e pse te kene vellezer jemi te nje gjaku e Nje Zot besojme.

      2. Spartaku says:

        Dreni! Andrea eshte intelktual dhe Preçi eshte katundar.Ke ngaterruar radhitjen.Ndoshta e ke bere padashje.Te falet.

  2. B says:

    Rreshti i fundit shume domethenes

    1. Bureto says:

      Emision i peshtire. Ky i vuri kapakun. Ka kohe (vite) qe nuk e ndjek ate pacavure te Fevziut. Per te mos i ngrene hakun edhe emisione te tjera te ketij formati, me ndonje rast te rralle, kur moderatori ka ne studio vetem nje person, pse kur per tema te caktuara ka vertet specialiste te fushes. Me mire “Zonen e Lire” te kllounit Çani, apo “Big Brother”, sesa “opinionin” e Fevziut, ku ka cdo gje por qe nuk ka asgje per te kuptuar dhe mesuar.

    2. Tarrasi says:

      Une kam 45 muaj qe nuk shikoj asnje lloj “opininini” dhe ja kaloj shume mire.

  3. Opinionisti says:

    Ka te drejte.
    Ai “Opinion” ka qe diten qe Berisha shtrengoi doren e Nanos qe nuk ia ven te shihet por shqiptaret. Kikia mes tyre jane pak te vonuar nga mendja. Aty doli pazari sheshit.

    Pe mua ka qe diten kur Fevziu, pas 1997, i dha Berishes te drejten te fliste tek ‘Opinion” pa e nderprere. Korani dukej se nga kush ishte punesuar per tu bere Star.

    1. Tetova says:

      Këto jane shkije sduhet ti thêrase Këto

  4. Uskania says:

    Mentor, ke shumë, shumë të drejtë!

  5. tkfg says:

    A i shtrengon dhembet kur shef Sokol Ballen pasi i nxori koqet sheshit?! A nuk eshte ky perversitet intelektual?!

  6. korcari says:

    Duke qene seFevziu ka nje nivel shume shume te ulet profesional nuk ka mundesi te realizoje programe me nivel te larte.Prandaj tere kohen kadhene ushqim per thashetemaxhinjte e kafeneve. Keshtu ndodh dhe me librat e tij duke kopjuar sa andej ketej.

  7. leo says:

    Me falmi, e ka vene re njeri qe Stefani i merr pyetjet me celular?
    Po qe Stefani sle njeri te flase dhe nuk degjon kurre.
    Po Stefani qe eshte arrogant.
    Po qe Prenc ka zgjedh te rrije nga ana e partise qe humbet zgjedhjet?
    Po qe Prenc nuk mohon asgje qe ka thene ne te shkuaren?
    Po qe Prenc ka nje familje te persekutuar dhe cilado qofte e shkuara e tije smund(sben sens) te jete nje zgjedhje e tije por nje drame e imponuar?
    Po qe Stefani nuk e ka per te paren here fyerjen?
    Po qe Stefani ftoet ne emisione me sport, flirt, politike, droge, krize nderkombetare, selfie te pasmesh etj..?
    Po qe ne linked karakteristika i fillon pas 90 si gazetar?
    Po qe eshte i shperndare ne cdo teme qe flet dhe qe per te fjala konsistence eshte e pakuptimte?
    Po qe sa permendet emri i Rames mbrojtja e tije eshte patetike dhe e peshtire ndersa tjetri per Berishen ka akoma qendrim kritik?
    Po emisionin e pate se nga cila ane filloi fyerja? Ishte Stefani. Kush nderpriste?ishte stefani? kush zhurmonte ?ishte Stefani.Kush u tregua cinik me kundershtarin? Ishte Stefani.

    Sidoqofte nuk ja fal Prencit reagimin. Duhej te largohej ahtu si Eduard Zaloshnja me nje tjeter ndyresire_Frok Cupin.

  8. leo says:

    E fundit:
    E keni vene re qe Prenc presantohet si analist i PD dhe Stefani si analist i pavarur?Me shume per sinqeritetin? Eshte si antikomunizmi i Fatos Klosit ne mbrojtje te figures se enverit dhe te pasaportes enveriste qe i jepte nder ne te shkuaren.

  9. kombi says:

    O Blendi po e thire me ne studio Stefan – Arumunin, pa fe e atdhe nuk te shof me. Aresyeja e vetme ka shqiptare sa te duash per ne opinion, ai te shkoje te beje komente ne Vllahi, Greqi, ne qytetin e Korçes.

  10. plaku says:

    Emisjonet e stergjatura nder vite te Fevzoz,xhunges,tares, ete tjereve me te njejtet pjesemarres politikane e te ashtuquajturit analiste kane degjeneruar plotesisht dhe po i bejne dem publikut shqiptar.Distancohuni nga te tille emisjone dhe pronaret e medijave ti perdorin ato per informim real te gjendjes te vendit,per argetim dhe pse jo per edukim paterjotik.Shikojme televizoret Italiane dhe shikoni programet muzikore te tyre dhe historike se sa me sens pterjotik jane.Programet e Fevzos me shoke jane ber si muzika tallava.Turp per ta.

  11. agim says:

    Me mire eshte te qendrosh 2 ore ne nje tualet fshati malor qe nuk eshte pastru te paakten ne 6 vjetet e fundit se te shikosh Opinion te Fevzos.

  12. veriori serioz says:

    Nje propozim per Sandrine :

    Nuk ka pse drejton cdo emosion Fevzo.Per tema te ndryshme duhen specialists te fushes. Na e shpifi ky legen.

  13. D.K says:

    Kikia te shikoje krizen e Top Channelit ku punon. MYSYBET. Pavaresisht neverise per Gjebrean, njerezit vazhdojne te shohin ” E diela shqiptare” ne vend te ” E DIELL” Aq dobet eshte DUDUSHI e sidomos ajo vajza qe po drejton me te. Me bosh e me pa sharm nuk ka pare televizioni shqiptar. Edhe pse te lodhur nga siperfaqesia e vaniteti bosh i Fevziut , njerezit preferojne ate ne vend te BALLES. Balla do te qe mire te larguar ca kohe nga tv. Nuk shihet. Programi i pasdites ne KLAN shikohet prej kohesh me shume se pasditet eksperimentale e te lodhshme te Topit. Mengjesi i Klanit me Aldon vazhdon te munde Eno Popin e merzitshem. Etj etj. Mos flasim per lajmet e topit dhe “fix fare”

  14. merita says:

    eshte e vertete qe emisioni opinion eshte kthyer ne nje arene dhe une mendoj se drejtuesi i saj ka faj, pasi ai vete nderhyn, flet dhe ne asnje rast nuk ka autoritetin e duhur per te ndaluar sherrin ne studio.Analistet largohen nga tema dhe fillojne te nxjerrin te palarat e njeri tjetrit thua sikur kjo na intereson ne.Jane po keta analiste qe ftohen ne studio per cdo teme dhe nuk thone asgje.ne asnje emision tjeter nuk ndodhin sherre te tilla dhe padyshim faji eshte edhe i drejtuesit.

  15. Landi says:

    Ca halli keni? Njerezit e zgjedhin vete ke shikojne. Mentori eshte ne konflikt interesi ne kete rast sepse punon ne nje tv konkurrent me Klanin prandaj eshte i pabesueshem rekomandimi i tij per te nderruar kanal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje