Afër një vit pasi kryetari i PD, Lulzim Basha, prezantoi 24 koordinatorët e rinj të PD-së, të cilët i përkufizoi si “fuqi mendimi, ekspertize, aksioni politik e konsultimi”, duket se kjo përpjekje për të imituar “KOP”-in ka krijuar jo pak dritë hije. Ajo duket se dështuar.
Disa prej koordinatorëve bëjnë të ditur për Javanews se në harkun kohor të një viti forumi i koordinatorëve ka zhvilluar vetëm 4 mbledhje, të cilat thuajse kanë qenë formale.
“Formalizmi si koordinatorë u vu re theksueshëm gjatë zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Nuk na u kërkua të ndërtonin një program premtimesh dhe vizioni për konkurentët për kryetar bashkish në të gjithë vendin. Të paktën edhe në linja të përgjithshme nuk na u kërkua.
Puna jonë u reduktua vetëm në organizimin e disa tryezave me karakter ekonomik, të cilat nuk arritën pritshmëritë”, shprehet për Javanews një prej koordinatorëve të PD-së.
Sipas tij, që në fillim u projektua që fushata të ishte politike, gjë që nuk solli si kërkesë të nevojshme hartimin e programeve. Për pasojë edhe roli asistues i këtyre koordinatorëve pranë kreut të PD-së Basha për çështje të ndryshme u zbeh tërësisht.
“Nuk di nëse cili do të ishte rezultati nëse do të kishim programe të paktën për bashkitë e mëdha. Fakti që nuk patëm vlerësoj se ishte një minus, i cili duhet të korrigjohet menjëherë për zgjedhjet politike”, shprehet po i njëjti burim.
Përpos kësaj, ajo që ra në sy ishte se grupi i koordinatorëve thuajse u shmang gjatë zgjedhjeve vendore. Shkak për këtë duket se ishte dhe mungesa e përvojës në zgjedhje e këtij grupimi, pasi shumë prej tyre i ngjisnin për herë të parë shkallët në selinë e PD-së, dikur SHQUP-i.
Ata ishin të rinj, deri thuajse të panjohur për anëtarësinë e PD-së. Shumë prej tyre kishin kryer shkollim jashtë vendit.
Nga ana tjetër, ajo që ka zhvlerësuar edhe më shumë peshën e koordinatorëve të rinj është fakti se edhe grupi parlamentarë i PD-së, në shumicën e rasteve, thuajse nuk e ka marrë në konsideratë punën e tyre, sa i përket alternativave në Kuvend.
Duke ndjekur natyrën e debateve në Kuvend, shumë ekspertë të PD-së duket se kanë përfunduar në artikullshkrues të fjalimeve të deputetëve.
Është ende e paqartë se cila do të jetë e ardhmja e 24 koordinatorëve të PD-së.
Disa prej këtyre koordinatorëve, të pyetur nga Javaneës, nuk arrin dot t’i japë një përgjigje pyetjes nëse ky grupim do të marrë vlerën reale për të cilën u krijua.
Për momentin ajo që është e qartë është fakti se 24 koordinatorët që Basha i paraqiti si “stoli 24 karatshe” tashmë është duket se po ua heqin karatët nga vetë brenda PD-së.
NJE TUFE ME ZAMBAKE, NJE PARTI ME TOROLLAKE.
E keni gabim. Jane te mrekullueshem. Ja shikoni, Salianji fitoi pper kryetar te FRPD. Se eshte as, inteligjent, elegant, bukurosh, majosh. Perpara per Salianjin.
Shkollimi ne perendim apo ne USA nuk eshte trgues per inelektin e nje personi qe eshte diplomuar ne keto vende.
Experience the suksesi ne pune ne perendim dhe usa jane faktore qe pasqyrojne ne se dikush mund te bejne kontriboj ne mbrevajtjen dhe zhvillimin e Shqiperise.
Edhe biznesmenet (burra ose gra) te ndereshem dhe te skeseshem ne shqiperi jane nje pasuri qe duhen aktivizuar ne drejtimin e shtetit.
Te nisesh thjeshte nga shkollimi ne perendim apo usa, per emrimin e dikujt ne poste drejtuse, eshte miopy qe garanton deshtimin.
Shembulli i ashtu quajter kordinator te PD eshte prove e paster e komentit tim.
Pse ‘parti’ eshte PeDe-ja?
Ajo i ngjan me teper me nje qenefi te madh ku gelojne matrapazet dhe dallaveraxhinjte e Familjes dhe qe nuk kane asnjelloj lidhjeje me interesat e Shqiperise dhe te popullit shqiptar…
NJE PJESE JANE ARRATISUR JASHTE ATDHEUT
Ata jane te gjithe karavidhe , nje lloj si ata qe ka grumbulluar Rama ne qeveri.Faktor deshtimi dhe asgje tjeter.Rritur me filozofine e pasurimit te shpejte, me arsimim te dyshimte dhe asgje tjeter.
P.D.-ja eshte bere si nje han ku nevojtaret lidhin gomaret dhe kuajt ,pagesen e tyre e merr pronari i hanit,te tjeret vijne dhe ikin pa u pare.Te njohur behen kuajt e te medhenjeve qe paisen me shale dhe yzengji te reja ,akoma me shume kuajve u shtojne trsjtimin dhe e dergojne te jetoje ne “ahure”te reja moderne.Parate i paguan populli.Stolite e teperta ndryshken sepse jane fallso.Politika e fallsitetit dhe e ndeshkimit per 25 vjet.KUSH E SHAN ENVER HOXHEN? DERRAT DHE DOSAT E REJA.
Per te gjuajtur minjte ne shtepi duhet dhe mace e mire.
Hakshe jane dy qernefe: PS , PD dy te pare ne rreshtin e qenefeve dhe per momentin eshte i pari pra qenefi PS ne te cilin kini hy dhe po j’u dhjet ne maje te kokes e ju knoni o sa mire me qene Rilindor.
Mjaft me qene ne at qenef
( tu nigju per vizione tu shit fiq e dengla Piktoreske) e tu mbjell kerpudha t’kuqe xhahile…
Uh uhuhuuu, e meritoni
o deeeele!
S’kini pa gjo haaala.