A ka urdhëruar Adriatik Llalla, përgjimin e Nishanit?

20 Tetor 2015, 11:49Politika TEMA

Bujar Nishani ka përsëritur akuzat se ai dhe familja e tij janë nën përgjim.

Interesant është fakti se gjatë intervistës së dhënë për Babaramon, Nishani ka deklaruar se me këtë performancë, do ta shkarkonte kryeprokurorin Adriatik Llalla.

“Nuk e propozon Presidenti shkarkimin, nuk e ka si kompetencë. Nëse do t’i jepej si kompetencë Presidentit të Republikës pa dyshim do ta shikoja dhe në këtë aspekt që – A mundet që një Prokuror i Përgjithshëm, në gjykimin e Presidentit, ta vazhdojë të jetë me këtë performancë?”, tha Nishani.

Me këtë, ai konfirmon në një farë mënyrë raportimet për një ftohje me Llallën.

Por, cilat të jenë motivet e kësaj ftohje?

Deputeti socialist, Erjon Braçe, shkruan se përgjime bën vetëm SHIK dhe Prokuroria.

“E dëgjoj, pastaj e lexoj, pastaj e dëgjoj prapë dhe e rilexoj,

Presidentin e Republikes Bujar Nishani, thotë: Më kanë përgjuar!!

Mundohem të kuptoj si dhe kush e ka përgjuar dhe hiç!!

Nuk e kuptoj në botë si e kanë përgjuar dhe kush e ka përgjuar!

Ai thotë se administrata ka survejuar jetën e tij private dhe të familjes.

Po si?

Unë me pergjim kuptoj këtë punën e veshit në telefon, mobil apo fiks, në shtepi apo në zyrë.

Këtë përgjim e bën SHIK, Prokuroria; nuk di tjetër.

Mos vallë kjo është arsyeja që Presidenti nuk e do më Prokurorin?

Por ai prapë thotë: më ka përgjuar administrata.

Ç’është ky stil i ri përgjimi që Presidenti e di dhe ne nuk e kuptojmë?” shkruan Braçe.

 

6 komente në “A ka urdhëruar Adriatik Llalla, përgjimin e Nishanit?”

  1. ivani i madh says:

    Po kush e pjerdh macokun sakat te presidences kur dihet nga te gjithe qe ai urdherat i mer nga Berisha si nje karikature pa mend e dinjitet.Eshte me e besushme te thote ndonje pasterus ne presidence me pergjojne se mos flasin keq ter te e Berishen se ky qe ndyu presidencen me paftesine dhe idiotizmat e tij.

  2. mateo says:

    I hyri frika edhe ketij e po sheh endrra mee sy hapur. Po c’te kete bere valle, qe i paska hyre frika?!

  3. nini says:

    Megjithese Nishani ,gjate ketyre viteve, qe eshte emruar president ,ka gabimet e tija ,duke ndjekur ne shume veprime ,urdherat nga ai qe e vuri ne ate post ,se sa ato qe i lejon kushtetuta ,per rastin konkret ka te drejte .Ne qofte se do te vertetohet nje veprim i tille ,perben skandal shteteror ,por ai duhet qe rastin ta denoncoj ne prokurori .Ketu ka nje mister ,qe si arriti Presidenti, te kerkoje largimin e Llalles, qe bashke me partine e tij e zgjodhen ate ne krye te prokurorise ,bile dhe duke shkelur dhe proceduren e zgjedhjes . Ne se Nishani kerkon largimin e Llalles ,per aresye te performances se dobet ne drejtim te luftes kunder korrupsionit te sferave te larta, ka plotesisht te drejte ,por une mendoj se pritet te prishet qetesia e partise se tij ,pasi Llalla do te deklaroj se shpejti arrestime te figurave qe e shqetesojne ate vet . Te shohim ,por nderkombetaret kane rritur presionin per ndeshkimin e ish zyrtareve te larte per korrupsion .Kjo situate lajmerohet dhe nga theniet e Lul Bashes ,se do kerkoj fuqine qytetareve te arrij ato qe ne I sygjerojme qeverise .Pra presioni lind ,kur Saliu ndjen dicka qe e cenon ate dhe grupin e tij .

  4. liqeni says:

    i paska hyre frika ne palce, vertet a po dote tregohet se xhoceshte?.

  5. bato says:

    Pika ne bythe Nishanit dhe pergjimit ndaj tij. E kush e ka ne llogari kete derdimenin qe njeh akoma si kryetar partie , si kryeminister, si shef, vetem Sali Ram Berishen? Te gjithe e dime qe nishanlliu merr urdhera nate per nate nga Sali bej Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje