DEBATET/ Sherr në PS, deputetët shpërthejnë kundër Koço Kokëdhimës: Po na shkatërron partinë!

20 Tetor 2015, 18:19Politika TEMA

Pasditen e së shtunës kryeministri Rama ka mbledhur në një takim organizativ deputetët e rajonit të jugut, praktikisht ata të qarkut Vlorë dhe Gjirokastër.

Takimi është përcjellë me debate shumë të forta mes deputetëve Gramoz Ruci, Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Mira Shehu dhe koordinatori i këtij rajoni, Koco Kokëdhima.

Debati ka nisur pasi deputeti i Vlorës, Kokëdhima, ka kërkuar shtyrjen me dy muaj të afatit të mbledhjes së Kongresit të Partisë, i planifikuar për në janar të vitit 2016.

Sipas Shqiptarja.com, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruci, i cili ka akuzuar Kokëdhimën se ka shkelur çdo afat të vendosur nga asambleja për riorganizimin e partisë.

Mësohet se Ruci i ka kujtuar atij se nuk të veprojë sipas kokës së tij.

Ruçi i ka thënë Kokëdhimës se një vendim të tillë e përcakton vetëm Asambleja e PS-së.

“Të të vijë turp se nuk kë bërë asgjë, ke shkelur afatet statutore”, mësohet të ketë thënë Ruçi në mbledhjen e zhvilluar të shtunën e kaluar.

Ruçi gjithashtu i ka tërhequr vëmendje deputetit Kokëdhima edhe për emërimet e kryera pa pyetur strukturat.

“Ti deputetët nuk i bën pjesë në grupet e punës dhe ata të kanë bojkotuar”.

Deputetët Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi, kanë shprehur pakënaqësi tek kryeministri, për faktin se  koordinatori i jugut, nuk ka përfshirë në procesin organizativ deputetët e zonës, duke mos bashkëpunuar me ta.

Ata kanë vënë në dukje se koordinatori i jugut nuk flet drejtpërdrejt me deputetët, por i injoron ata duke u dërguar vetëm emaile përmes sekretareve të tij të zyrave rajonale.

“E ke shpallur veten kryeministër i jugut, por nuk të do njeri. Ti po na e shkatërron partinë”, ka thënë deputeti Toçi.

Kokëdhima ka dëgjuar kritikat e Leskajt dhe Toçit, por i është kundërpërgjigjur vetëm këtij të fundit, duke e quajtur “parazit”.

E vetmja që ka mbështetur Kokëdhimën, është deputetja e Vlorës, Mira Shehu, e cila, siç është vënë re në të gjitha takimet e Kokëdhimës, jo vetëm në Vlorë por edhe në Gjirokastër ka qenë e pranishme.

Kryeministri Rama nuk ka mbajtur qëndrim në këtë proces, dhe ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një moment të dytë.

Në takimin e sotëm me koordinatorët e 6 rajoneve dhe grupin organizativ për zgjedhjet në parti, Rama ka njoftuar se ditën e premte do të ketë një takim të dytë ku do të merret në shqyrtim kërkesa e Kokëdhimës për shtyrjen e Kongresit të partisë, me argumentin se nuk mjafton koha për organizimin e zgjedhjeve në çdo nivel.

50 komente në “DEBATET/ Sherr në PS, deputetët shpërthejnë kundër Koço Kokëdhimës: Po na shkatërron partinë!”

  1. A mer dot nisma Kokedhima Koco, me koken e tij? Jo.
    Morali: Edi Rama, tatoi pulsin.

    1. Kocoja i perzgjedhuri i Rames says:

      Koco Kokedhimen e njohin te gjithe. Por Rama iu kundervu te tereve dhe e beri deputet Kocon. Por kjo nuk mjaftoi, Rama e beri pastaj Kocon superdeputet dhe Kocoja emeroi gjithe kandidatet e jugut. Por as kjo nuk mjaftoi, dhe Rama pas zgjedhjeve e beri Kocon kryetar te jugut. Pra duket qarte qe nuk e ka fajin Kocoja, por Rama qe te me falni per shprehjen por nuk pj*rdh fare po fare fare per socialistet, dhe e ve Kocon lart e me lart. Sa me shume pakenaqesi shprehin socialistet per Kocon, aq me lart e ve Rama Kocon. A ka shembull me te qarte se ky qe Rama nuk i duron dot socialistet? Pse gazetaret e Rames e shajne Kocon, por nuk thone asnje fjale per Ramen, a thua se Kocoja erdhi vete ne partine socialiste. Kocon nuk e gjeti Rama mes socialisteve. Kocon e solli Rama, dhe e promovoi Rama. Kjo vazhdon edhe tani qe flasim. Gjithe te perzgjedhurit e Rames nuk jane socialiste. Socialistet duhet ta hedhin ne det Ramen me gjithe te perzgjedhurit e tij. Perndryshe socialistet do ngelen ne opozite. Sot socialistet nuk jane ne pushtet. Ne pushtet jane Kocot, Xhackat, Beqet, dhe Fiqot. Te gjithe keta nuk kane qene kurre socialiste. Perkundrazi e kane dredhur sa andej kendej. Qe socialistet te vijne ne pushtet duhet qe te largohet Rama sa me pare.

      1. neda says:

        Nga deputetet qe une njoh mund te them se Koco Kokedhima eshte me i kompletuari, me i afti te kryeje detyren e deputetit, ndersa garda e vjeter me ne krye Rucin ,Leskaj etj e quajne pronen e tyre PS dhe te gjithe duhet te rrine urte perpara tyre. PS po nuk u rinovua do perfundoje ne nje shoqate dhe asgje me teper, ku elektorati po largohet prej saj me shpejtesi per shkak te barres fiskale dhe mashtrimeve qe beri dhe vazhdon te beje.

        1. Pilo Lala says:

          Kocua eshte me karakter te ulet.
          Edi ja pati borxh kete mandat, por kurre me , Kocua do jete jashte Parlamentit mbas 2 vjetesh.

      2. katunari suloves says:

        ed rama equal to sali berisha! me kujtohet sali ne fillimet e tij te devijimit nga linja ideale e demokrateve, shumica e demokrateve te bazes thonin se saliun e mashtrojne te tjeret qe ka rreth vetes dhe se ai ishte i paster si kristali. une e mbeshtes tezen e parakomentuesit se ed rama ka edhe si synim shkaterrimin e ps eshte person aspak trasparent dhe shume fallso.
        me siguri ed rama do pranoje kerkesen e kokevrimes dhe do e shtyje kongresin edhe ja 6-7 muaj. poshte rame berishisti!

    2. beni 1 says:

      koco kokdhima e ka pagezuar veten pasha te jugut!!! turp e faqja e zeze!!! nuk kerkon dot nje vend pune se duhet te lutesh tek kokdhjeri!!!dhe familjeve qe historikisht kane votuar PS!!! turp

    3. Epiriíiiiiiii says:

      Kocua eshte vite drit larg ketyre depuleshve. Keta miren me llafe, Kocua me pune e projekte. Shteti shpenzon miliarda per kanabisin, Kocuaa u tregon rrugën si duhet te veprohet. Por degjohet nga Kroatcia dhe jo Shqiperia. Koco je personi i Duhur me Vend te Gabuar. Mos u lodh kot me barinjtë.

    4. Lleshi says:

      Koqe kokedhejri.

  2. gjembi says:

    ish sekretar partie, ateist qe meret me prishjen e kishave te fshatit te tij,super i majte dhe super i pasur.!!!!

    1. Sokol says:

      super te pasurit zakonished jane te djathte

  3. drini says:

    ah !!! nuk behen dot te gjithe e te sillen si Evropian… Koco qente le te lehin, karvani le te ec perpara thot populli

  4. Kastritot Lama says:

    Sa i dramatizoni gjerat !!! Koco vetem ti i jep drejtim ketyre

  5. Gezim Onjea says:

    Rama + Kokedhima… askush tjeter vese keta te dy patriotet e medhenj , vetem nga keta ky shtet do te marri zgjidhje dhe zhvillimin me te mire te pretenduar ndonjiher..

  6. Astrit Nikolla says:

    “Komisar i Jugut” “Kryeminister i jugut” “Beu i Jugut” … ju quajeni si te doni po ai eshte njeri me zemer te madhe dhe cdo qytetar cdo fshtare i jep doren per punen e tij.. Respekte dhe nderime me te larta per deputetin Kokedhima

  7. Alban Ruci says:

    Kokedhima Eshte i vetmi nder te cilet kujdeset per ne jugorit.. Na thoni nje emer me te nderuar se vet Koco Kokedhima, per zgjidhjen e problemeve te qytetareve ne jug?…I vetmi pra.. Respekte dhe deputetes Mira Shehu e cila eshte ne te njejtin drejtim te duhur per zhvillim me Kokedhimen

  8. drejtori i lelit says:

    Plasi ne kucove

  9. Gerti says:

    Koco, si Eriveli apo Armando Duka Hajduti i FSHF, i paska ca komentues gati.

  10. laku says:

    LLUM DHE VETEM LLUM,SI MAJTAS DHE DJATHTAS.KTA TE RIPJELLJES QEKAN ME TE DEGJENERUM ME DUKET,KOCO LESHQENI SDI KU KA GOCAT E VETA,DO ME KOMANDU DHE JUGUN TANI.V.K

  11. Ceni usa says:

    Po e morret vesh me ne fund se kush eshte Koco dhe sa tru ka ne koke!

  12. hysa says:

    Sa keq qe Koqeja nuk po e vazhdon ate mesimin se si te behemi milionere, se do e kisha ndjekur me kenaqesi….ha ha ha, cfare gallate ka aty!Komisari i Jugut…po thoni o shqip “Hajduti i Jugut” se ky emer i shkon asaj fytyre!

  13. kasa fiskale says:

    Bravo Koco, mesoje PS se si punohet.

  14. xhemal says:

    sa qef e ka kocon merua ,e ndjek ku shkon edhe ne banjo ,po partite ne kete sistem keshtu jane behet lufte interesash ,lufte per pasuri e pushtet nuk a cudisin keto lajme po mire do ishte te ndiqej problemi i punetoreve si trajtohen ,si paguhen ,a i gezojne te drejtat sipas ligjit cfare kushtesh punojne ,siguria ne pune,sa ore punojne ,jane te siguruar ,po keshtu mjekesia e cila nuk ka bere asnje hap perpara prap qytetaret paguaje nen dore se ndryshe smarin sherbimin e mjekimin e duhur,legalizimet jane kethyer prape ne nje ankth per qytetaret ,nuk mund te zgjidhesh gje pa paguar zyrtaret ,specialistet ,me keto te merret tema po ka frike se i mbyllin aktivitetin

  15. Artan says:

    Si mund te pergezosh nje mi gjirizesh si Koco?! Le te pergjigjen gocat e tij, ato qe dergojne emaili nen emrin e tij. A mund te me thone keto goca sa here i kane ngritur kembet perpjete qe kane marre ate vend? Si mund ta doje populli jur ka vendosur nje kryetar qsrku, Sadrit Danaj, i jerkuar ne Itali, ka vendosur nje prefekte k..rve me burre burgaxhi, ne Sarande vendosi d…shnoren e tij kryetare bashkie. E pate vetem me 200 vota e fitoj bashkine e SR. Koco eshte fatkeqesia e jugut. Njerezit i largon jo ti afroj.

  16. Spiros says:

    Koçoja ka hapur ne Dhermi nje pune me Zotin. Ka hyre ne gjyq me Te dhe shume shpejt do te marre shpagimin…

  17. Alb says:

    Po ky koqaja esht derr komunisti si mund te drejtoj gjith jugun ky. Po ai normal duhet me then qe e drejton se esht ber pronari i gjith jugut. Dhe i bie qe po drejton pronat e veta.

  18. DUMBABEN says:

    …ps po kerkon alibi per degjenerimin qe e ka perfshire, e etur nga koncepti transpormist i rilindjes (me kushtin qe te ket qene vertet i sinqerte dhe romantik sikur edhe ai i rilindasve te vertet te ketij kombi, gje per te cilen nuk jam aspak i bindur) PS e mbushi kuadrin drejtues sidomos ne baze, me emra anonime , ose me figura pa eksperience te cilat po e degjenerojne fibren organizative te PS duke e kthyer ne nje parti pa taban, dhe ku po predominojne aventuriere pa qe i jane turrur dhe po e shkaterrojne administraten. kurse nga reformat e ndermara pervec asaj te energjise elektrike qe stopoi vjedhjen, cdo reforme tjeter ka qene katastrofe, aleanca me LSI gjithashtu ne aspektin politik ja ka zbehur shume fuqine politike dhe se afermi do ta transformoje PS ne nje force vasale te LSI, dhe me te njejtin identitet kleptomanik si ajo, deri sa PS te perfundoje si PS e Betino Kraksit ne itali, e cila u zhduk nga arena politike nga nje force e fuqishme qe ish dikur, Perfundimisht, Koco Kokedhima sado i fuqishem e jete (nuk e kuptoj se c i bashkon miliarderet me Shtresat e varfra sociale dhe ne nje ideal Politik)nuk eshte problem si individi kokedhima, por si fenomeni kokedhima…..

  19. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk e kuptoj gjithe kete mllef te Rucit dhe disa deputeteve.. Rucin e kuptoj qe ka ca gjera kunder Kocos por duhet ta kuptoj qe ai eshte nje administrator I mire dhe duhet ti japi shancin.. Nje furtune ne gote.. Komunikimi sot ashtu behet nuk ka me te deleguarit e partise qe do shkojne katund me katund te hapin “se plani u zbatua”..

    1. qytetari says:

      Nuk kupton gje se ti je rrote k.ri………qorr qe nuk do sy.

  20. emigranti says:

    Sigurisht qe Kokedhima po ben lojen e Rames qe ben sikur nuk di gje.

  21. nini says:

    Nuk ka faj Koco ,qe nuk llogarit deputetet e qarkut te Vlores ,por Edi Rama ,qe ate dhe miqte e tij, qe i ka vene ne krye te qeverise e administrates nuk kane asnje lidhje me socialistet .U kujtuan vone socialistet e karrieres ,por si Koco ka me qindra ,qe pa kontribut ,por vetem si fis dhe miq te Rames ,jane sot ne cdo post publik ,dhe PS e kane thjeshte si ombrelle qe te mbrohen politikisht , per paudhesite qe po bejne .Kongresi te behet ne Janar dhe mos e dhisni Kocon dhe te tjeret si ai , se keni mbare elektoratin qe do ju vije pas . Ku eshte Ben Blushi ,Majko Dade ,Dokle dhe Ruci ,pse nuk e ngrejne zerin ,per kthimin e PS ,nga partia me e madhe, ne nje tenxhere qe te mbush garuzhen Rama me bllokmenet dhe G99 , sa here te doje .Ka ardhur koha qe Rama me takemin e tij dhe Kocon te largohen nga PS , dhe te krijojne partine tyre ,se ne PS nuk mund te qendrojne ,se e bene nje corbe , qe nuk ka zot qe e pastron nga keto lloj virusesh qe jetojne si parazitar,dsuyke lene jashte me mijera socialist qe I dhane voten ketyre bandilleve qe pushtetin po e perdorin per interesat e tyre personale dhe klanore .PS kerkon kthimin ne nje parti te majte me drejtim socialdemokrat ,dhe te mb aje te gjitha premtimet qe ka marre .Koco me sojin e tij te feudaleve, te largohen ,dhe te jene te sigurte qe nga populli .nuk do marrin kurre vote .

  22. hysa says:

    Iken qupat e Koqes te hajn darke dhe te shkunden dhe tani ska kush te komentoje pro Koqos!

  23. Koço ka thene ate qe palloshi nuk e thoshte dote, dhe palloshi e mbeshtet. Nivel i larte intelektual si palloshi edhe leshua,kan gjet shesh dhe po bejn pershesh,po mundohen jasht zakonisht shume per popullin si e si ta shqyejn.

  24. kurkushi says:

    Koco kokedhimin e njohin mire ne Fier,doni ta provoni se sa vlene te kandidoje nominalisht si deputet ne Fier dhe do te shihni si do ti tia vene hurin.E filloi rrugen e milionerit si nje hajdute ordiner.Vlonjatet skane pare gje akoma dale dale cfare do te shohin nga ky ordiner i pa skrupullt.Kocua vetem socialist nuk ka qene ndonjhere.Kocua eshte arka e parave te Rames,mjere socialistet per keta njerz qe e kane kthyer partine socialiste ne ciflig te tyre.

  25. bra,ho,ho says:

    Nje pasha me shume nje pasha me pak nuk ndryshon asgje.

    Pastaj ne jemi popull i tredhur,per kete na mbajne ne harem,i kemi qef keta qe na kujtojne sekretarin e partise te kooperatives.

  26. ggramm says:

    gramoz ruci pis i ps xhaket e andruar ruci kal troje ne ps i duket vehtja kok e madhe o nji zagar i ndyt frikacak i mbarum

  27. diti says:

    Kocon dhe ai qe e ka emeruar jane oligarket, ose pasha te kohes se sotme qe funksionojne me mentalitet te koheve te shkuara. Kur do te zgjoheni per te hequr kete zgjedhe te rende?

  28. Buroja says:

    Ky knflikt pritesh. kras zollumeve ne procesin e shkatrrimit te PS, Kocoja ka mbi dy vjet qe punon si urith, emron Kryetar Qarku nje kundrabadist dhe i njorant qe nuk ka as nje lidhje me Ps, po keshtu emron nje KB nje cop mish me dy sy, dhe mban me vete nje pseudeputete nje fshatare e pagedhendur qe i ben freskp kryepsikopatit Koco. PS tashme ka mare fund prandaj nismaer te krijuar Ps esakrificave dhe te vlerave eshte me eemidjate. ne te kundert as behte fjal qe 2017 do te ket kaosin me te madhe ate te marjes seushtetit nga badite dhe ijorant qe sot dominoin Parlamentin.

  29. goni says:

    Edhe komentuesit i ka me pagese Koco. Urdheron gjithe gazetaret e shekullit te komentojne pozitivisht per te se i duket se keshtu do tu mbushi mendjen lexuesve te Temes se e duan ne jug. Nuk mbulohet qielli me shosh o Koco….. Sesa punon Koco dhe sa shume e duan shikoni kush i shkon nga mbrapa. Mira Shehu qe u be deputete aksidentalisht i shkon mbas avazit se kujton se keshtu do e vendosi perseri Rama deputete. Sadri Danaj kryetar qarku, i kerkuar ne Itali, a thua se ska intelektual ne jug dhe mbetem te perfaqesohemi nga llumi. Etjona k..rva me burrin xhepaxhi e cila deri dje ishte dash..rja e Shpetim Gjikes. Sesa e do popullin ajo e pame me koncesionin e parkimeve qe firmosi te cilin edhe Basha e hodhi poshte. Per te mos u zgjatur vetem llumi. Keta njerez nuk i zgjedh populli, por i emeron Koco.

    1. qytetari says:

      Normal, si kujtove ti?! Ka kohe qe praktikohet kjo gje. E nisi Rama gjate fushates, me vone Veliaj dhe ja moren doren te tjeret. Tani kishte filluar edhe ai trashaluqi Duka dhe e perdorte.

  30. jona says:

    Po drejtoresha e spitalit vlore Brunilda?
    ajo ia ben mire qejfin , dhe jo vetem Kocos
    Eshte kulmi i korrupsionit!!!!!

    Ajo nuk do vetem 20% .. e do 2 ne nje:

    perqindje dhe dashnor

    nuk gjen dot Edi ne gjithe ata socialiste te zote nje drejtor me dinjitet??

  31. Thanasi qe ta plasi says:

    Nuk na e ka fajin Kocua por Edi. Na e shkaterroi PS-ne. Sot kjo parti vetem e socialisteve nuk eshte. Duhet te cihemi e ti veme drune ketij sharlatani se ndryshe neser do shohim prape Saliun kryeminister.

  32. Thanasi qe ta plasi says:

    Nuk na e ka fajin Kocua por Edi. Na e shkaterroi PS-ne. Sot kjo parti vetem e socialisteve nuk eshte. Duhet te ngrihemi e ti veme drune ketij sharlatani se ndryshe neser do shohim prape Saliun kryeminister.

  33. Bond says:

    Rama, Koço, Erionka, etj. nuk kane fare lidhje me PS dhe po ja marrin shpirtin asaj dhe gjithe popullit qe voton per PS derisa sa t’i mbysin fare!
    Fatkeqesi e madhe per PS dhe 1 milion votuesit e aj kjo situate e rende qe eshte shkaktuar nga uzurpimi i partise nga njerez ordinere dhe te rendomte si Koço…

  34. andre says:

    Vazhdojne bemat e KK, tashme ne Albpetrol sh.a.:
    – Administrator i pergjithshem i albpetrol sh.a. u caktua E.P., duke mos pyetur fare P.S.-ne e Rrethit Fier. Personi E.P. – ish “menaxher ” i KK, alias 2K, i cakton vehtes nje page 3.5 milion te vjetra ne muaj, thone se eshte edhe antar i Keshillit Bashkiak te Tiranes, leku gjen lekun.
    Por thone se nuk e ka vendosur KK-ja por vet i madhi, Edi i Kr.. . Thone se “menaxheri” i Kocos, E.P.- Administratori i albpetrol sh.a. ka qene ndermjetesi i lidhjes jo te zakonshme, duket i tipit aliazh midis Edi Rames dhe Koco Kokedhimes qe ne kohen kur drejtonte Bashkine e Kryeqytetit. Aq e madhe u be lidhja sa kur themi Edi nenkuptojme Kocon, dhe kur themi Koco nenkuptojme Edin. A nuk eshte shembull i lidhjes se tyre vendosja ne krye te Albpetrolit e personit anonim per te gjith naftetaret dhe ish-naftetaret, por teper i njohur nga aliazhi Edi-Koco? Thone se eshte aq i rendesishem ne kete aliazh, sa largimi i tij shkakton shperberje, shkurt zemerim per aliazhin E-K.
    – po te shikosh stafin e te perkedhelurve te kupoles se Albpetrolit, do te konstatohet me lehtesi se te gjithe jane ish punonjes te Kocos, te afert me Familjen e tij, shoqeri e vajzave te tij. Thone se jane prezent ne 2 bordero: tek 2K dhe tek Albpetrol sh.a.. Eshte thashethem (!), atehere beni legale on-line tatimet per gjithe punonjesit e Republikes se Shqiperise, per gjithe qytetaret e punesuar ne shtet dhe privat.
    Ju deputetet e Jugut, sic thone ndryshe ministrat e Jugut, keni ne dore rikthimin ne identitet te P.S., sepse Juve Edi Rama ju ka dhene kompetenca te llojit pushtetar lokal. Por duhet pranuar se keni per kryeminister K.K.-financuesin kryesor te Rilindjes se Edit, pra nuk e keni te lehte Ju te Jugut. Ashtu sic naftetaret po perjetojne mashtrimin e Edit per Albpetrolin, po vuajne vazhdimesine e qeverisjes se Berishes, por tashme jo nen terheqjen e kuajve blu, por nepermjet te kuajve mavi, ashtu edhe Ju jeni duke vuajtur mashtrimin, hipokrizine por edhe diktatin e nje personi qe ashtu sic nje puntor nuk mund te diskutoje problemet e punes me eprorin sepse e hedh ne rruge, sa hap e mbyll syte, edhe disa prej jush e kane te pamundur ose kane frike te diskutojne per hallet dhe shqetesimet e shumices se Popullit.
    Fakti qe po ngrini krye perballe aliazhit Edi-Koco eshte nje shenje shprese. Le te shpresojme atehere, te pakten te shpresojme.

  35. Toma says:

    Cen USA benevreks muti

  36. Toma says:

    Beni 1 o koqe kanari

  37. Beni says:

    Koco ka vendosur edhe benjaminin e vet tek Albpetroli Endri Puken qe ben gjithe pazaret dhe tenderat.

  38. koco says:

    mendoj se caktimi i kordinatoreve per jugun , veriun ,shqiperine e mesme , i ben shume mire permiresimit te puneve dhe e ben pergjegjesine te prekeshme , ndryshe ne ka dobesi e te meta ato duhen te ndreqen. Kocoja mbase ka kusure , por te jeni te sigurte se ai di te punoje dhe eshte me inisjative dhe i pergjegjeshem, qente edhe do lehin , nuk ju mbyllet goja . keto struktura Rajonale duhen konsoliduar e te jene afat gjate , cili do qofte kryeminister , kjo menyre do nxjere ne pah aftesite edhe te 5 – 6 “Kryeministrave ” sot Rajonale , neser Qendrore ne qofte se ka aftesite e duhura duke u perballur me rezultate .

  39. fieraku NGA ferrasi says:

    Emigranti dhe aaaaaaaa
    E Kane kap lojen.
    Kocua thote ate qe i Kane thene.

  40. Varu karin moterqirave says:

    Na plasi trapi per partine e ketyre bythqirave! Keta partine e kane per te genjyer budallenjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje