VIDEO/ Ja sherri live mes dy femrave në TV Klan (+18)

20 Tetor 2015, 21:16Politika TEMA

(KUJDES, PAMJE SHQETËSUESE)

Dy femra, të cilat pretendohet se janë kushërira, janë zënë live me njëra-tjetrën në TV Klan.

Ato janë zënë në shfaqjen “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare”.

Gjatë shfaqjes, ato janë përfshirë në një debat të ashpër dhe janë përpjekur të përleshen edhe fizikisht.

Është një pamje e rëndë, jo normale për t’u parë në televizor.

Por, TV Klan tashmë na kë mësuar me sherret live nëpër emisonet e veta.

12 komente në “VIDEO/ Ja sherri live mes dy femrave në TV Klan (+18)”

  1. Arberia says:

    Qe te zihen dy gra nuk eshte ndonje hata e madhe, ndodh gjithkund, por qe drejtuesit e emisionit te bejne sehir pa hapur gojen fare, duke i lene ato te rrihen, eshte e pafalshme dhe e papranushme. Kam pershtypjen se jane te organizuara qellimisht qe te kete sa me shume shikues.

    1. anticensurë says:

      lali ky është ai që quhet televizioni plehrë!!
      drejtuesit këtë duan!!sherr për tërheqje shikuesish!!
      sa më shumë shikues aq më shumë rreklama!sa më shumë rreklama aq më shumë fitim!sa më shumë fitim aq më i pasur!sa më i pasur aq më shumë i pashpirt!!
      besoj se u shpjegova!?

  2. Alban 33 says:

    Dhe ku eshte ajo zenie ketu qe keni tre dit qe shkruani???? Apo nuk ua mban te shkruani per probleme te verteta dhe mundoheni te hutoni popullin me lajme koti si ky ketu??!! Lat nam.

  3. razo says:

    ca ka ketu per skandal se late name? Nuk keni pare ndonjer njerez duke bere llafe? Ato nuk u rrahen dhe as nuk u shane… por u shtyne me njera tjetren dhe ngriten zerin. Ku e dini ju si e kane hallin ato?

    Ketu behet fjale per nje prone toke ne Vlore ku jane ndertuar 7 pallate dhe pronare te tokes po rrine ne shpi me qira!!! Vijeni veten njer ne ato pozita dhe pastaj flasim… Te te marre tjetrin pronen me mashtrim dhe ato qe ti ka lene babai yt ti gezoj tjetri e ti te rrish me qira. Per pune pronash jane vrare ne Vlore se gjykatat i kane bere njerezit lemsh dhe njerezit marrin ligjin ne duart e tyre.

    Del nje idiot ne fis bene lemsh gjithe fisin duke futur njerezit ne vllavrasje. Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo. Gjynah te shkretat, nuk kane faj keto kane faj gjykatsit e degjeneruar.

    1. ardiani says:

      show dhe e morem vesh kete lajm e dhat i here pardje o gazet s kemi pa ne kshu si zihen grate ka dhe me keq heren tjeter merni dy prostituta e do shikoni boks .keq per te gjet njerez qe kan konflikt me njeri tjetrin o pika juve.
      per te pas audienc dhe shikues behet kjo gje ashtu si gazeta tuaj kur i bi puna do gjeni lajme koti si kjo .
      po bota ka me mijra gjera te bukura po shqiperia ka plot gjera te bukura dhe per tu eksporuar PSE NUK FLISNI PER GJERAT E VJETRA DHE ANTIKE TE KESAJ TOKE SHEKULLORE KALA KULTUREN BIZANTE ROMAKE ILIRINE APO NUK JU INTERESON SE JENI IsLAMIK ,E MBUSHNI GAZETEN ME BUDALLALLEQE

  4. neveri says:

    Eh sic eshte ekonomia eshte dhe kultura ndoshta dhe me keq. Ne cdo emision qe kame pare te gjithe debatojne si kafshe, nuk respetojne njeri tjetrin, nderhyjne kur tjetri flet, tregohen agresive, ofendojne pa mase, me nje fjale sikur shikon dy fise ne epoken e skenderbeut per te rrembyer gjahun. Une kame 16 vjet qe jame larguar nga ai vend por di te theme se aty cdo gje ka shkuar seprapsi, Ta shpifin kenget, ta shpifin emisionet, ta shpifin etika e kombinimit te veshjeve me mjekrra te palara dhe te pa trimura, ta shpifin kur han buke sikur dalin nga burgu,pra nje popull ben figure kur vjen ne nje vend te huaj, ndryshe nga gjithe te tjeret. Dua te shtoj se kur jemi vec e vec jemi te miret e dynjase por kur punojme se bashku jemi harrami i dynjase. Ju nuk e kuptoni se dhe femijet qe kane ardhur ne nje vend te huaj i urrejne prindit e tyre nga menyra se si flasin,diskurojne, hane, e shume e shume vese qe as dhe nje vend i lindjes nuk i ka keto. Jemi popull me njerez te bukur, te zgjuar, puntore por kemi veset me te keqia ne respetimin e njeri tjetrit,

  5. tani says:

    Kujdes pamje shqetesuese?

  6. nardi says:

    gazetari vuan nga zemra, pamjet shqetesuese ku jane?

  7. Opinionisti says:

    Per keto prona nje gjykates e shperthyen ne mes te Vlores…

  8. aktoret says:

    Me vjen shume keq, po cdo gje behet aty, behet fallco nga gjebrea dhe Cobani, dhe kete ato nuk duhet ta kundershtojne se kemi pas njerzit tane qe kane dale jashte realitetit te jeteses se tyre, po cdo eshte e stisur nga ata te dy, prandaj bejme mire qe nuk i shikojme se cdo eshte fallco, turp.

  9. e cuditur says:

    kalova 4 min nga jeta ime duke kerkuar pamjet shqetesuese dhe rrahjen. Mos keni vene videon e gabuar? Debati ishte i zjarrte por “pamje shqetesuese”…. pffff
    provoni te vini tituj qe pershtaten me lajmin dhe videon

  10. Arberia says:

    Eshte vetem show, shfaqje, eshte e organizuar gjithçka, po te shohesh kete gruan me te moshuar, thote vetem, “he moj mbylle gojen ti, mbylle”, vetem keto fjale thote. E kupton edhe nje femije i vogel qe eshte gjithçka e stisur. Ky eshte niveli i gazetarise dhe i televizionit shqiptar per fat te keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje