Si i bëri Lulzim Basha 1 milion euro, për 4 vite punë?!

21 Tetor 2015, 09:55Politika TEMA

Lulzim Basha ka folur për herë të parë për pasurinë e tij, duke thënë se ka arritur të bëjë më shumë se një milion euro para se të hyntë në politikë.

Gazeta Dita ngre pyetjen se si ka arritur t’i bëjë Basha një million euro, kur ka punuar vetëm katër vite për UNMIK në Kosovë.

Lulzim Basha deri në fundin e vitit 1999 ishte në Hollandë , ku vazhdonte studimet në njërin nga universitetet e njohura të tj, ashtu si ka ndodhur edhe me shumë të tjerë. Përralla e tij e afishuar në jetënshkrimin privat se, kur ishte student ka punuar si këshilltar juridik në firmat private hollandeze, është kaq e pa bukë dhe njëkohësisht kaq e thurrur keq sa që nuk mund të bënte përmes këtyre “këshillave” as një dhjetëshe nga milioni i parë që ka deklaruar.

Jo pak studentë e zënë kohën e tyre në një punë dytësore, por , gjithnjë sipas kushteve, ligjeve dhe mundësoive, përmes shpërblimit që marrin mund të mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të mbijetesës së tyre. Vetëm nëse kanë pasur ndonjë shtytje nga ndonjë kompani piramidale në Shqipëri, si Vefa Hollding, me të cilën ishin të lidhur familjarisht çifti Basha, atëherë mund të arsyetohet se “këshilla” juridike e tij, ka qenë e vyer.

Jetën e vërtete profesionale Basha, si shumë të tjerë që më pas u lidhën me PD-në përmes rekomandimit të zonjës Berisha-Malltezi, e filloi në Kosovë dhe pikërisht në zyrat jurdike dhe hetimore të UNMIK-ut, ku nuk ishe vetëm një përkthyes i zakonshëm, por shumë më tepër se kaq.

I distancuar nga shqiptarët e Kosovës, më tepër një  djalë trendi se sa një njerii shoqërueshëm, Basha, mrekullisht e gjeti veten në strukturat hetuese të UNMIK-ut dhe u bë një pjesë e rëndësoshme e tyre, që nga hetimet ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri tek historia mafioze e Shtëpisë së Verdhë, një sajesë e gjetur e shërbimit të fshehtë serb.

Në Kosovë Basha qëndroi diçka më shumë se katër vite. Filloi të punojë në fundin e vitit 1999 dhe u bë pjesë e politikës shqiptare në janar 2005, dhe, si nuk kishte ndodhur kurrë më parë, në maj të këtij viti,2005, u bë anëtar i Kryesisë së partisë Demokratike, zëdhënës i fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005.

Në katër vite pasuria e Bashës u bë pak më shumë se një milion euro. Kjo është pasuria e deklaruar e tij, por le ta marrim të mirëqenë.

Në secilin vit, sipas një llogarie të thjeshtë, Basha ka përfituar dhe ka kursyer njëkohësisht, duke e marrë të mirëqenë deklaratën e tij, 250 mijë euro, ose një pagë mujore prej 20 mijë e 500 euro, me kusht që të mos ketë ngrënë, të mos ketë udhëtuar nga Prishtina drejt Hollandës, të mos ketë paguar qira, të mos ketë pirë asnjë gotë ujë, të mos ketë vizituar prindërit në Tiranë, të mos jetë takiuar me asnjëri, bile as me mikun e tij, Damir Fazlliq.

Sipas kësaj llogarie, edhe të tjerët, kolegë të tij partiakë të sotëm, që kanë punuar në të njëjtën organizatë dhe jo rrallë edhe në sektorë të njëjtë, duhej të kishin qenë në katër vite milionerë, ndoshta më të pasur se sa zoti Basha, pasi nuk kanë hequr shpenzimet e udhëtimeve të shpeshta nga Prishtina drejt Hollandës, kur për më tepër nuk kishte as linjë direkte në ato vite.

Në asnjë rast, shuma e përfituar nga njerëzit që kanë punuar në strukturat e UNMIk-ut në Prishtinë, pra, duke përfshirë rrogat e zakonshme dhe shërbimet, si dietat etj, edhe nga funksionarë shumë më të rëndësishëm se sa Basha apo të tjerët rreth tij, nuk ka kaluar 8 mijë eurot mujore. Në deklaratat e të ardhurave, që bëhen zakonisht për të gjithë punonjësit e ardhur nga vendet evropiane, e që kanë punuar në Kosovë, nuk ka lindur një milioner i ri, si ka ndodhur me Bashën. Ata, sa më shumë që kanë përfituar, e kanë përfituar më shumë se sa Basha, sepse në shumë raste ishin shefat e tij, aq më shumë janë taksuar, por, edhe sikur të mos ishin taksuar, nuk do të ishin milionerë.

Basha ka një rrugë për të hequr dyshimet rreth pasurimit të tij. Ai duhet të ketë të gjitha shpërblimet që ka marrë në vite, sepse nuk ka punuar në të zezë, ai duhet t’i ketë të gjitha kontratat e punës që ka bërë, në të cilat përcaktohen qartë shpërblimet e detyrimet e dyanëshme, duhet të ketë kalimet bankare nga zyrat financiare të UNMIK-ut drejt llogarisë së tij private, dhe, asnjëra prej tyre nuk është më sekret, sidomos kur deklaron se para se të futej në politikë ka qenë milioner, e për më tepër, kur në vazhdën e kësaj deklarate, thotë se politika e paska varfëruar”, shkruan gazeta Dita.

33 komente në “Si i bëri Lulzim Basha 1 milion euro, për 4 vite punë?!”

  1. e verteta says:

    Me pune te ndershme dhe me revolta popullore por pa protesta

    1. Martin says:

      Si i beri Edvini 200 Milione ne 2 vite?!?!?

      As Bill Gates ska fituar ndonjehere kaq shume dhe kaq shpejt!!!

      Po keshtu eshte kur skllaveron 3 milion Shqiptare qe te mbushin xhepat e rilindjes se plehrave!

      1. Trufus says:

        Juve edhe nenat tu kishte bere saliu nuk do e donit kaq.

        1. Avni Rustemi says:

          Bilelush Bilebasha eshte pjese e klanit serb te Sal Berishes,ndaj dhe u “mbeshtet” financiarisht prej atij klani. Pastaj u katapultua ne krye te politikes se djathte “nacionaliste” ne Shqiperi! Largohet nje serbist si Berisha dhe vjen nje serbist si Basha! B per B,hale per hale ?

        2. putin Ameriken e qin says:

          bravoooooo Trufus Martini ka baba SALIQENIN

      2. sania says:

        O Lulo; Je shpelare fare more fatzi.
        U bere Bakallaro.Edhe del e llafos per
        hallet tona.E pse nuk te Ha nje Mortje
        po te le te behesh Qepaze!Ik ore se te
        njohin te gjithe tani dhe me llafin tend as
        te dera nuk dalin.Ti je me keq se Baltazar Costa
        ku per disa ne PD.je bere Pap dhe per ne shqiptaret
        vetem Pirat.

  2. greku u pabesë me garuzhde në brez says:

    Hajduti me çizme ne bashkëpunim me shtrigën bobozare, aka Argita hundë_spata…..

  3. Tunxh, bir says:

    Edhe gazeta Dita edhe ju te gazetes Tema,a jeni te zotet ti shkoni deri ne fund e te verifikoni se s

  4. ivani i madh says:

    Me kete drejtesi qe kemi dhe me keta alabake e mashtrus te politikes se majte ai jo te jete milioner po multi milioner se ketu ne Shqiperi nuk te hyn gjemb ne kembe po je i lidhur me politiken.Te majtet me Ramen ne krye erdhen me shume zhurme e tam tame po po perfundojne ne bla blame.Ujku ujku nuk e shqyen po ti kene ndare sinoret kete bejne dhe politikanet tane pa dallim ngjyre per here e ha qengji qe ja turbullon ujin poshte burimit te tyre.

  5. sheherazade says:

    Autori i artikullit shkruan qe vertet edhe politikane te tjere duhet ishin bere milionere, por sekreti i Bashes eshte se ai ishte me i zgjuar (i zoti) se keta prandaj u be milioner. Gazetaret asnjehere nuk e bejne pyetjen: ku qendron zgjuaresia jote?

    1. u dhime tu qesh says:

      Po “zgjuarsia” jote ku qendron mer tyryfyl ?

      1. Cicerone says:

        Sheherazade,”Zgjuarsia” Bashes qendron tek idiotsia jote.

  6. Arberia says:

    Lulush bibilushi paska bere vetem 1 milion euro per 4 vjet?? Ehhhh, si e tallin bythen haptas fare me popullin keta…!!! Mega vjedhja te Rruga e Kombit prej rreth 300 milione eurosh u harrua..!! Po s’kane faj keta, kane gjetur kete popull dele..!!

  7. perkthyesi says:

    Nje gje nuk kuptoj. Une personalisht kam punuar 3 vjet e ca ne Kosove si perkthyes me ushtrine amerikane ne Ferizaj, dhe paguhesha shume mire. Megjithate, duke llogaritur shpenzimet e te qendruarit atje, nuk eshte se me mbeten para qe te behesha milioner si Basha, Argita etj. Mendoj se ketu ka dicka qe nuk shkon. Diku gjetke fle lepuri. Eshte detyre e organeve perkatese qe te skanojne kete pasuri te vene ne rruge te dyshimte, ndryshe vazhdojme ti biem tam tamit gjithe diten, ashtu sic kemi bere per tere keta vite!

  8. platon says:

    mua me refusuan visen per ne angli se nuk kisha derguar transaksionet bankare se punoj per nje kompani angleze off shore ( nuk mi kerkuan ). dhe ju garantoj qe rroga ime e paster eshte disa here me e madhe se deputete e parlamentare dhe besoj sa dyfishi i presidentit. dhe gjithe cfare kam ndertuar eshte nje shtepi dy kateshe ne proces legalizimi. si mund te thuash kam fitur 1 milion dollare ne 4 vjet dhe te mos i deklarosh.
    jam pa fjale…nuk di cfare te them..si ka mundesi qe ky bastard te thote qe ka hyre ne poitike i pasur..kush e pasuroi kete? dhe ne presim qe ky te na udheheqe pas dy vjetesh. le te ike rama por mos te vije ky ama se eshte turpi i kombit…can’t fucking belive it!!!!!!!!!!!!!

  9. Spartaku says:

    Basha deklaron 1 miljon euro,po 231 miljon te tjera ku i ka futur? Dihet se ai vodhi 232 milion euro ne rrugen Durres-Kukes.Sa do te perpiqet Basha te justifikoi pasurine e tij,nuk i beson njeri keto mbroçkulla.Kete deklarat ai e bene per te mbuluar milionat e tjere.Kjo do te dale ne shesh,kur te vihet drejtesia e vertet ne vendin ton.

  10. kazabaraka says:

    …me byth…!

  11. hari boo says:

    Tani po te kete ligj nuk ka ku shkon. Ose te tregoje letrat ose te pranoje se ka punuar ne te zeze. Financat hollandeze duhet te vihen ne veprim. Ciao Lulo

  12. doktori says:

    Thuajani atyre idioteve qe i shkojne nga mbarapa dhe e besojne me perrallat qe thote neper televizione.Te lumte o lul basha kur gjen kaq budallenj pse mos ti thuash keto ,kush u gjykua ne kete vend qe te gjykohesh ti,rrofte sistemi drejtesise qe te jep krahe prej “engjelli”qe te fluturosh me lart..

  13. tradita says:

    te gjith a te ardhurat e Lulezim Bashes ajne deklaruar para vitit 2005 . Jane marre shum eme kete fakt she nuk kane gjete asnje edhe nje shkelje minimale. Per ne eshte i jashtezakonshem, eshet politikani me modern i shqiperise. Sala ishte shume energjik dhe i fuqishem por formimi i Bashes eshte plotesisht perendimor. I vetmi Politikamn i nivelit te larte qe ka arsim solod perendimor. Te tjeret jashen me shkolla te Ish PPsh.

    1. X says:

      Kjo qe ka bere Basha eshte bere tamam tradite ne Shqiperi, tradita.

  14. arben says:

    A kopuk e bir kopuku.Kam 20 vjet ne emigracion dhe na ra bretku ne pune e nuk kemi aritur as 10% te asaj qe ti paske fituar ne 4 vjet.Mire thone se paraja me thase vetem ne Shqiperi nxiret por duhet te meresh ose me kontrabande droge ose me politike e ne fukarenjte as njeren e as tjetren nuk e kishim ne gjak ta benim.Ne gryke u mbetshin te gjitha ato qe kini bere me pune te pista.U zente mallkimi i popullit.

  15. LORA says:

    Vetem tarallakeve mund t’u lejohet ripertypja e historive te shpalosura nga lul-holandezi,per pasurimin e lul-puthador-kusaro-kriminelit.
    Perzgjedhja e gjenerates se dyte politike,pasuese te mortjemadhit brekedhjere,per shqyerjen e parase dhe pasurive publike te shtetit te shqiptareve,eshte bere nga seleksionistet e gjenerates se pare,,,,te cilet u bene kumbare edhe te “yllit ne ngjitje” ,mbi kufoma njerzish te pushkatuar dhe pirgje parash te grabitura.
    Nese i shkohet deri ne rrenje dokumentimit publik te pasurise se
    lul-it,,,,do te thoja se atehere do te nise ngordhja e sistemit gangster te pas-nentedhjetes ,-“merr,vrit,ik,e mos kij frike”

  16. Abc of democracy says:

    Edhe $10000.00 ne muaj takishte rrogen nuk mund te kursente $1000000.00
    Nese eshte mareme pune te pista, prostitucion, droge, korrupsion me fondet shteterore, kursimet e Lulit justifikohen

  17. Argon-aftet says:

    Kufiri deri ne Paramithi te thone keta hajduta dhe mbaroi kjo pune.
    Urraaaaaaaaaaaaaa,para Talibani i quajtur Albanistani qe ka identitet Pellazg,vetem qe kane emra si Enver,Sali,Mahmut,Ramiz,Hasan,Hysen,adhurojne besen e Arabeve dhe te pushtuesve Turq dhe urrejne Orthodokset apo katoliket.
    Kjo eshte diferenca e vogel nga Pellazget.

  18. alma hoxha says:

    Silvio berluskjoni ka than ne gjyqin qe ju be mos me pyesni si e kam ber nje milionshin e pare,per milionat e tjera hapni letrat.?????!!!!!

  19. Greg says:

    Martini nje gomar. Trufus ok.Sekuestro pasurive qe nuk u dihet burimi.

  20. e verteta e vertete says:

    Ka marre pjese si escort girl ne orgji seksuale te pasurish, 10 mije euro fundjava.

    1. ZIKE Protopapa says:

      Po keshtu dalin tamam 10000*4*12=400000 vit*4=1600000. E gjete vertet.

  21. Pirro54 says:

    Le te ecim me te thenat e Lulit, Ne politike ka hyre me mbi 1 milion euro dhe deri tani eshte varferuar… Per kete pasurine 1 ml a ka paguar tatim fitimin? ne se jo atehere jemi me rastin e njgashem te Al Capone invvazion fiskal. Me qe eshte tani me i varfer ti krahasohet pasuria dhe ne se nuk eshte e vertete jemi para rastit genjeshetr me paramendim dhe mashtrim publik. Me sa thone ketu ne Hollande edhe per kete perballesh me ligjin. Pyetja e radhes qe vjen vetiu eshte Sa eshte “mbi” 1 ml dhe a i grisen breket kur na tregon pralla ne dreke?

    po e majta kaq eshte familjarizuar me milionin sa nuk u ben pershtypje….?

  22. Pragmatist says:

    Ky eshte shembulli me I peshtire I politikanit ne karrierre. Ky eshte nje vemje e keqe pa piken e moralit dhe idealit. Nje oportunist I keq qe ne kushtet e nje shoqerie te drejte dhe demokratike do ta gjente vehten mbrapa hekurave e nje qelie te ftohte.

  23. g says:

    E kujt I thua? Torokalleve te Shqiperise, qe votojne sa per nje hajdut aq per hajdutin tjeter. Hoqen 1/3 e hajduteve nga pushteti, sollen 2/3 e hajduteve prape ne pushtet…

    Rickloni hajdutet!

    I gezofshi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje