Fatos Lubonja 20 vjet më parë: Fati i Shqipërisë, në dorë të njerëzve pa brekë…

21 Tetor 2015, 11:32Politika TEMA

Një deklarim dëshpërues dhe me nota të forta fataliteti nga ana e Fatos Lubonjës, është bërë sakaq “lajm dite” në Shqipëri. I njohur si njeri i fjalës së rëndë me karakter denoncues, deklarata e tij se “ky vend ka marrë fund” e se nuk ka mbetur veçse largimi, është bërë zëdhënëse e atyre qindra e mijra shqiptarëve të dorëzuar para fatit.

Lubonja njihet dhe për koherencën e tij në qëndrime.

Çka thënë dje, vështirë që ti përgënjeshtrohet sot.

Edhe pse mund të ketë çaluar në shumë gjykime, kontuiniteti i tij i qëndrimeve në çdo kohë, i jep një “kurorë morale” më shumë se çdo analist tjetër shqiptar.

Për të qenë më konkret, situatën e sotme ku ka mbërritur vendi, që edhe për shkaqe pastërtisht ekonomike, është përfshirë  nganjë krizë mentale besimi si dhe nga një ankth i rëndë social, Lubonja e ka konstatuar vite më parë.

Gjithë këtë, ai ia atribuon një kaste njerëzish që morrën fatet e këtij vendi, pra ata që prej 25 vjetësh bëjnë “të fortët” e politikës, që sipas tij nuk kanë pikë ideali.

Redaksia e tesheshi.com, gjeti në një përmbledhje shkrimesh të Lubonjës një prej pasazheve më interesante, ku në pak rreshta, është dhënë në mënyrë të koncentruar gjithë formula e mbrapshtë e fatit të Shqipërisë në çerek shekulli.

Pasazhi i përket një interviste të Lubonjës në Koha Jonë, 18 qershor 1996, dhënë gazetares Jonila Godole.

“Këtu tek ne përmbysja politike e komunizimit e gjeti shoqërinë shqiptare në gjendjen e një lukunie ujqërish që duhet të gjendte rrugët për të mbijetuar.

Shumica e atyre që i hynë politikës ishin njerëz që u vërsulën të babëzitur drejt pushtetit politik sikur do të rrëmbenin një hanxhar me anë të të cilot do të prisnin llokmat nga trupi i Shqipërisë.

Shumë shpejt ata e panë se si ndodhi mrekullia.

Nga njerëz pa brekë në bythë panë se si po futeshin në dogana, policira, bashkira, ministrira, kryeministrira, apo të mbanin lidhje të mira me pushtetin, mund të bëheshin pasanikë, deri dhe milionerë.

Dhe ashtu, me atë grykësinë dhe pangopësinë e tij që më në fund i jepet mundësia për të ngrënë, u vërsulën të mbushnin stomakun me çtë mundnin dhe çtë gjenin, mundësisht të hanin në mëngjes dhe atë që duhej të hanin në drekë dhe në darkë.

Dhe kuptohet se privilegjin më të madh në këtë luftë nuk e kishin ata që kishin  ideale në kokë, por ata më të paturpshmit.

Këta grykësira ishin gati të gjenin çdo motiv për t`i larguar njerëzit e urtë nga politika dhe rezultati është ky që shihet”.

37 komente në “Fatos Lubonja 20 vjet më parë: Fati i Shqipërisë, në dorë të njerëzve pa brekë…”

  1. Arberia says:

    O Totoç, e dime o derezi e dime, keshtu perfundoi Shqiperia, po ti na thuaj ndonje gje qe nuk dime, se keto qe na broçkullis ti, i dime te gjitha, a ke ndonje gje per te thene qe nuk jemi ne dijeni? Apo ke ngelur pa pare dhe do te besh ndonje dore leke?..

    1. zana says:

      Ore Tosi:I pa gdhendur mbete o Derezi.
      Po Todi kur hipi karrjerave,nuk erdhi
      me Benevreke nga lufta?Po pse more derdimen i
      ke mbyllur ka hone Syte e memorjes.Po ti
      Toptane nukje a te qifja udhet.

      1. sela says:

        o ta qifte gomari mamane dhe ty o zana bucja

        1. Adriatik says:

          Toso…me pak fjale mos u merrni me turkoshqiperine se nuk behet shtet.

    2. neda says:

      Sigurisht qe Z.Libonja ka shume te drejte, pushtetin e muaren varfanjaket e moren te uriturit, te cilet shkateruan vendin, shkaterruan shtetin, hoqen ligjet e funksionimit normal te nje shteti duke i zvendesuar ato me ligje te tjera per te perhapur korrupsionin, vjedhjen,shkaterrimin e vendit etj. Ne se ne si shoqeri pretendojme se i dime keto gjera dhe e ndjejme veten rehat ne nje vend te shpartalluar nga padrejtesit dhe korrupsioni eshte per te ardhur keq. Shqiperise i mungojne qytetaret,vendi yne eshte fshatarizuar prandaj edhe shtypet lehte dhe mungojne protestat popullore,mungon kultura qytetare. Pastaj te heshtesh per keto probleme me mendimin se “i merre vesh bota” qe ne nuk bejme dote shtet eshte kriminale
      Pra ,simbas disave, te thuash te verteten qenka kriminale. Z.Lubonja ka shume te drejte, proletaret nuk mund te drejtojne e formojne nje shtet kapitalist.

      1. Zeus says:

        Po mire,mo,po keta te DHJERET e dhjetorit sikur thane qe “NE E PRUME DEMOKRACINE”!!!
        Pse per bkete DEMOKARCI e kishin llafin keta te DHJERE,mo???
        Haaaaaa!!!
        Po parullat qe hodhen si “TA BEJME SHQIPERINE SI EUROPA” dine gje se kur do ta bejne,mo???
        Se kaluan 25 vjet dhe Shqiperia u largua nga Europa me MIJRA VJET DRITE!!!
        Po parulla e famshme “LIRI DEMOKRACI” ku shkoi,mo??
        Ne se me LIRI kuptonin qe ti te LLAPJE sa te doje,sa te doje e ku te doje,POR NUK TE DEGJON NJERI,atehere po,qe kjo eshte realizuar!!
        Epo kesaj ne asokohe i thonim shqip:”MOS HA MUT KOT”!!!
        Po me parullen “PRONA T’I KALOJE TE ZOTIT”,cfare u be,mo???
        Se ato mprona te para 44-tes i morem vesh se NUKI MORI GJE NJERI,por nuk e kuptuam se kush i GRABITI pronat SOCIALISTE te ndertuar nga populli pas 90-tes?
        Ne se quajne te tille DHENIEN E CA LETRAVE ME “VRROME”,eshte tjeter mesele!!
        Pra mua familjarisht,per PUNEN,GJAKUN,DJERSEN DHE SAKRIFICAT TONA SI SKLLEVER PER 50 VJET SOCIALIZEM,shteti KAPITASLIS DEMOKRAT na dha vetem….NJE PALE KEPUCE,se aq vlere kane te gjitha letrat qe na dhane!!!HAAAAAAA!!!

      2. bato says:

        Neda,
        Ja fut kot! Pushtetin ne vitin 1992 nuk e moren pabuksit,por ata qe vuri Ramizi, komunistet me poste, sigurimsit, funksionaret e larte te diktatures, si Saliu, Gramozi, Kaci i zi, Tosi i Institutit marksist leninist te Nexhmijes e dhjetra te tjere. Te persekutuaret qe edhe sot akoma nuk jane demshperblyer, ngelen pas gardhit. Idealistet ngelen ne hije, u rrahen, u perbuzen dhe u hodhen jashte partive qe mbine si kerpurdhat pas shiut, qe te beheshin sa me shume e te mos kishin forcen e dy partive te Ramizit, PD dhe PS.

  2. lulja says:

    Dhoma pa qira , ja hoqi fare trurin ktij mavrie…

  3. Emig-Bruksel says:

    Edhe pse per Z. Lubonja, une kame rrezervat e mia, por ketu ne kete pike, ai ka shume te drejt. Jane fakte keto qe kane bere qe pothuajse gjysma e forces aktive per pune te ikin nga Shqiperia dhe te kerkojne nje menyre te re jetese ne nje vend tjeter. Kurse injorantet pa shkolle e pa shpirt te behen milionera qe dje ishin pa brek ne byth siç thot Z. Lubonja.

  4. rudini says:

    arberia hesht te lutem.

    1. andromeda says:

      Ky Tosi është vërtet i lajthitur dhe si analist bën punë shumë negative (sepse negativiteti dhe fatalizmi e karakterizojnë ngaherë). Sado të rënda të jenë plagët e vendit, nuk duhen hedhur formula disfatiste që i thonë botës se Shqipëria nuk mund të bëhet nga vetë shqiptarët.Ky është, në mos një qëndrim i qëllimshëm antishqiptar, një dritshkurtësi politike. Me këtë deklaratë ai meriton burgun si antishqiptar i mirëfilltë.

  5. Hanxhiu says:

    Ky @Arbëria, nuk e di pse, por më ngjan si ai “adoleshenti me llastika” që goditi autobuzin e lojtarëve serbë…(nuk e di nga ana fizike, por nga mëndja është e sigurt).

  6. Bond says:

    Ljubonja embargon e ‘ha’ populli jo Rama!
    Pupupu…sa paska vujt Enveri me ju llapaqenet!
    Shume pak ju ka denuar…

  7. Berisha dhe kelyshet says:

    Tani duhet qe Ljubo te gjeje ndonje Bechetti te ri qe t’a ‘furnizoje’ me karburant (lek)!

  8. Me me ngadale,ju kritizeret e mesiperm.Lexoni me kujdes dhe me mend ne koke,e gjithe ajo çka thene Fatosi ne vitin 96,duam apo nuk duam eshte sot nje realitet i prekshem.Gjithsecili duhet te reflektoje per aq sa i takon…Lubonja eshte nga “shume te paktet zera” realiste dhe me fryme europiane.Te pakten ne qe lexojme dhe shtypin tastieren e kompiuterit,
    nuk duhet ta ofendojme,por thjesht te reflektojme.Iliri

  9. Tiku says:

    Shqiperin e mori lyra dhe bene gjera te ndyra shqioetare mos rri te dera se vjene era
    Ky kerma I gjate nuk na le rehat mutin te kemba e beri bajat kjo hale e jona bene shurren ne bidona

  10. nji uj selite te lutem says:

    PO ishim 0 0 te ter o rrot k….i, ishit pa brek po me 200 mij intelektual, me keq esht nje popull pa shkoll si sot me diplloma fallco e injorant e me brek sesa intelektual me merit e pa brek,ku ishe ti o shkencetar qe ke 25 vjet qe bredh si pordha neper brek televizion me televizion duke xhvatur para dhe ke po kaq koh qe meresh me te shkuaren duke hedhur balt mbi te ti bashk me kta snobistat e bythes si puna jote qe burgun e kan pas hak, ti e kishe pushtetin me rrugaçet e kti kombi ter kto koh pse nuk bet çudira kujt ja kerkon fain ti palaço i pa cip atyre njerezve qe rropaten te hutuar ter diten e perendis per te fituar buken per fmit e tyre,e more vesh tashme ti dhe shoket e soit tend qe jeni vetem hajdut xhvates te pa aft dhe lloqexhi, prap sistemi shkuar ja u ka fain qe ja u la çelsat e kti vendi ne dor pa asnje lek borxh, qe e keni çuar borxhin e vendit ne 100 miliard euro, qe nuk i lani dot kurr dhe mender nje mut kini ber ter kto vite per kte popull, por dhe ai biznes dhe ato ndertime jan ngritur me para droge e prostitucioni,a deshet ta mernit ju burgaxhit e rrugaçet drejtimin e kti vendi ja e moret e ku e kerkon fain o zgjyra e burgjeve qe ne çdo sistem ti ke qen i privilegjuari jo ne qe nuk linim veper pa ndertuar ne kte vend, rrugaçet su puna jote ljuba vodhen xhvaten vran pren shkaterruan kte vend deri sa nuk mban me dhe prap fain per ju e ka volteri o rrugaçet e burgaxhit e kti kombi, qe ja nxit jeten ktuyre njeresve te gjor,por ju perfitoni se ter qytetaria iku jasht vendit qe ne vitet 90t dhe Tiranen e zaptuan njerez qe nuk kishin haber nga dynjalliku prandaj abuzove ti me shoket e tu o legen se po mos kishte levizur njeri nga vendi qe ne at koh ju sot do ju terhiqnin xvar per _çfar menxyre i bet kombit e kti populli te gjor.

  11. Majmuni says:

    Ne jemi njecik si rrace muti!!

  12. agim says:

    nuk eshte disi i nxituar konkluzioni i “kurores morale” per nje “parimor” qe punesohet ne punedhenes shume te dyshimte per para te papastra vetem per shkak te nje page super te majme?

  13. ZahoKoka says:

    NO COMMENT!

  14. Cfare komentesh lexon lart, cfare gabimi ka Bere Fatos Lubonja ketu qe ka shkruar 1 te vertete? Flisni cfare ka shkruar dhe jo me krahe politike, I jap shume te drejte per cfare ka shkruar, kjo eshte shqiperia me shqiptaret me puturret e edi rames dhe breket e sali tradhtarit bashke me ilir hajdut florin qe e shkaterruan shqiperine bashke me te gjithe politikanet bythe shqyer nga babezia per tu pasuruar sa me shpejt , nuk kemi cfare te shkruajme or tu tregojme shqiptareve si eshte bere shqipnia sepse duket cdo gje sheshit, une personalishit u largova ne 1991 dhe e lashe 100 here me mire se sot, sot uji vjen me autobote, plerat digjen ne cdo Dite ne cdo skaj te vendit, korrupsioni ne cdo vene dhe arterie te trupit, skamje, kriminalitet, prostitution, druge, kjo eshte demokracia e sali bythes qe I hyfte helli dhe I dalte tek bytha edi rames, I hyfte helli mu ne bire te sumes cdo politikani qe e mori ne qafe gjithe kete populli , I hyfte helli lulit dhe ti dali te bytha ilir metes , u cifsha grate dhe ca u permban lista shtepise te gjithe politikaneve shqiptare

  15. Kulaku says:

    Agjentet e Katovices se Gorbacovit te cilet me Dinakrin e Ramiz Alise emruan pasardhesin e denje Sali Berishen qe me emrin Demokrat dhe i Djatht komunisti me Stalinist se Stalini shkatroi shqiperin me doktrinat mafiose komuniste qe nga 7501 dhe deri ke legalizi i cdo ndertes ne tokat e Pushtuara nga ushtarer cecenet e tije qe per 24 i perdor si te tille per ta mbajtur pushtetin e tije,duke ja arit qellimit te tije. Edhe pse ai duhet vare ke skenderbeu ka pushtet mbreteror apsolut kudo ne prokurori,gjykata arin deri Atje sa Edi Rama eshte i pafuqishem ndaj denimit te tije

  16. Tili says:

    Çfarë skllevrish jeni ça doni me Lubonjën pse vetëm konstaton??? Po këtë detyrë i ka vënë vetes të konstatoj për të tjerat nuk ka marrë gjë përsipër.

  17. emigrant says:

    TOsi fajin nuk e kane ata ujqer pa ideale qe moren pushtetin por e kane shqiptaret si puna e te gjithe ketyre qe shkruajne komente. Nuk eshte Shqiperia qe nuk behet, se eshte nje vend i begatshem qe e ka bekuar natyra dhe zoti.Nuk behen shqiptaret se nuk merren vesh se cfare njerezish jane, nuk kane ideale,nuk kane ndergjegje,nuk kane edukate, njerez jo civile dhe ajo me e rendesishmja te eger , shume te eger. Po te beja nje krahasim me kafshet epyllit do te thosha qe jemi prapa tyre. prandaj kot lodhesh me analiza. Shqiptaret i dine te gjitha ato qe shkruan e thua ti por bejne te kunderten. Se cfare race jane s’ka perendi qe e merr vesh…..

  18. eklipso says:

    Të thuash se e kanë marrë vendin në dorë ujqërit, do të thotë se mendon se pjesa tjetër e popullit janë dele…

    Këto analiza manikeene, bardh e zi, nuk shërbejnë për asgjë.
    As nuk tregojnë se çfarë ndodhi as pse ndodhi, as ndihmojnë për të kuptuar dhe ndrequr gjërat.

    Po të ishte përrallë me ujk e dele, mbaroi historia. Por ja që historia e njerëzimit ka treguar se njerëzit nuk janë as ujq dhe as dele, prandaj nuk përmblidhen dot 100 vjet histori me një përrallë…

    Këta përralla shërbejnë vetëm për të ngushëlluar veten duke thënë “Hajt se dele isha unë fukarai, çfarë ti bëja ujkut…”.

  19. Tili says:

    Toso e di pse nuk të vranë por vetëm të burgosën se ishe dhe je jo intelegjent sa duhesh pra nuk ishe dhe nuk je i rrezikshëm për ata që ishin dhe janë në pushtet. Ty dhe tyteti i lininsa të merrnit pak erë nga pushteti i tyre

  20. pro.... says:

    ..realiteti ka ngelur aty para 20-vjetesh dhe do te kalojne mos qofte e thene edhe 20-te tjera,..me tagerin e disa komentuesve te cilet kane manine e kundershtimit,ofendimit dhe jo te analizes .Mendoj se nuk eshte punuar per te pergatitur njeriun qe duhet ti pershtatet zhvillimit te kesaj shoqerie.Ne shume raste njeriu ..i dobet,amorf para pushtetit kenaqet me “..fjale..premtime”dhe pranon te perdoret..pak lumturi dhe shume goditje,shume grahma per te mos dhene shpirt.-Ku po vemi??..nje politike qe nuk flet ne “unison” per gjera kardinale..vetem sa eshte krasitur mbi te njejtin trung…dhe vaditet nga ne…pra them,se e ke gabim..ne e meritojme ç’do gur qe na bie kokes.

  21. enter''" says:

    Ka shume te drejte, kush nuk e pranon eshte thjesht nje naiv.

  22. enter''" says:

    Pastaj te mos harrojme edhe nje gje shume te rendesishme, qe klasen politike ne fillimet e dmokracise e solli ai vendi gjasme qe ka bere me shume per Shqiperine…nga ai vend I kemi peshqesh shume shume te keqija…tek rruga elbasanit e ka seline ai vendi

  23. qiu says:

    Ik morre kokebole.

  24. marokeni says:

    o toso.
    ti mir e ke po jan bo shum bythqimat mer. jan shtu shum nder shqipetare. jan bo shumic dhe fitojn me ligjin e demokracis. qihen ne byth demokratikce,
    se,bythqimi s ka llogjik.
    ka vetem nji brim te madhe sa nji kazon plenash ,
    esht brim e rend,si ato brimat e zeza kozmike te stiven haukinsit anglez,dhe aty vlon shpirti i bythqimit. dhe s del dot qe andej
    shpirti i pist zi.
    duhet nji bicim hitleri por ksaj rradhe vetem kundra bythqimave kozmike.

  25. tori says:

    Nje nga keta pa breke nder te paret eshte pikerisht ky Lubonja,e pastaj vine shume pabreksa te tjere.

  26. duno says:

    Keto qe thote TOSI ne 1996 i ka thene nja 60 vjet para Tosit poeti i shquar Ali Asllani te pozia Maskarenjte. Jane te famshme vargjet Hani pini e rrembeni ,mbushni xhepa mbushni arka ,te pa breke ju zuri dita ,milionere ju gjeti darka . Keshtu qe Lubonja nuk eshte as profet e as orakull. Ky ka qene eshte e do jete realiteti i trishte e i pa ndryshuar shqiptar h

  27. Jp1635 says:

    Nga banda e felliqesirave ky vend ra ne doren e bandes se ndyresirave!
    E verteta eshte ashtu sic e tha gazeta gjermane…pa shprese dhe pa te ardhme!
    Nuk ka shprese kur je ne doren e ndyresirave qe per zhvatur sa kane me dore shkaterrojne te ardhmen e nje populli qe ska as buke…leri te tjerat!
    Parate e trafikanteve te droges jane shume here me te pastra se parate e qeveritareve dhe deputeteve. Trafikantet shkaterrojne nje grup njerezit kurse te dytet nje popoull!
    Ministri i brendshem fukara merr borxh makinen e kushururit te larget
    Beqja sa shiti aksionet plasi suksesi dhe milionat
    Lamja po lame. Ministri i ekonomise flet per makina te reja..ne nje vend me rroge 200 mije leke te vjetra duke kujtuar se eshte ministri Frances.
    Te taksosh nje liter karburant per liter ne ate lloj menyre qe nuk e kane as vendet me te pasura nuk eshte rilindje eshte rivdekje. Felliqesirat e shpiken kete menyre vjedhje ndyresirat qe erdhen jo vetem qe se anulluan po e cuan akoma me tej.
    Pse duhet kjo ngaterrese qe hajt se brenda i kini she mos te jene te gjirha te ndara dhe te qeruara sic i kane te gjitha vendet nga duhet te mesojme. Nuk ndalohet ndotja me taksa dhe parrullat e erionkes por ndalohet duke i thene Stop qarkullimit ne qender!
    Lubonja ka te drejte eshte lufte mes bandash! Del taulant palla dhe ne vend qe vetem tu pergjigjet akuzave per vjedhje thote po pse ju nuk vodhet!
    Duhet te jeni frike nga vdekja se vitet e jetrs i kalijne vitet e vdekjes!

  28. fieraku NGA ferrasi says:

    Nuk Kane frike Jane ateiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje