Eksperimenti i NY Times: Do ta vrisnit Hitlerin fëmijë?

26 Tetor 2015, 11:40Lifestyle TEMA

Nëse rastësisht do të takonit Hitlerin fëmijë, a do ta vrisnit? Kjo ka qenë tema e një sondazhi që ka kryer e përditshmja amerikane NY Times.

Bashkëngjitur gazeta ka vendosur edhe një foto të Hitlerit fëmijë që duket totalisht i pafajshëm dhe me sy ëndërrimtare.

42 përqind e lexuesve u përgjigjën se do ta vrisnin nëse do të dinin se çdo bënte kur të ishte rritur.

30 përqind ishin kundër ndërsa 28 përqind nuk dinin të jepnin një përgjigje.

Por si do të ndikonte vrasja e Hitlerit në historinë e njerëzimit?

Pikërisht në bazë të përgjigjeve të sondazhit po bëhen përllogaritje se çfarë do të kishte ndryshuar nëse Hitleri nuk do të ekzistonte.

Para pak ditësh u shfaq traileri i një seriali ku jepet varianti i historisë se si do të ishte bota po të kishte fituar luftën Hitleri.

E kundërta do të jetë pjesë e një filmi dokumentar.

Në të do të paraqitet bota se si do të ishte nëse Hitleri nuk do të kishte ekzistuar ose do të kishte vdekur aksidentalisht fëmijë.

18 komente në “Eksperimenti i NY Times: Do ta vrisnit Hitlerin fëmijë?”

  1. ilir says:

    beni nje sondazh per kryeministrin e izraelit
    se njesoj jane

    1. Pelasgian says:

      Nuk munden ..NY Times eshte prone e nje cifuti!

      1. Arvanites says:

        Atehere le te bejne nje sondazh per berishen.

        1. kashi says:

          edhe une jam me arvanitin

  2. Miss Bathorja says:

    Po ne qofte see Sheqerja nuk do te kishte pjelle Saliun si do te ishte Shqiperija? C’thone sondazhet?

    1. xhaferr.deva. super star says:

      O mis bathorja mos kishte qen sala sdo kishte dale edi

  3. Hanxhiu says:

    Unë i propozoj TEMËS, të bëjë një sondazh të ngajshëm, për Berishën…(?!) E vetmja “vështirësi” mund të jetë, gjetja e një fotografie të Salës-bebe…(Ishte “shpikur” fotografia në Viçidol, atëhere…???)

    1. elona says:

      hahaha…mund te kete ndonje gdhendje te shpella e Dragobise :-p

  4. Hitleri says:

    Mos u nxitoni shume me Salen, por Mendoni Sikur mos te ishte monstra Hoxha, sepse te gjithe ata qe kane drejtuar politiken mbas 90′, jane produkt i atij sistemi.

  5. peço says:

    I jati i Musolinit ishte marangoz dhe të ëmën e quanin Luçia. Thoshin atëhere antifashistët italian:
    -Ç’qe ajo ditë e zezë kur marangozi dhe Lucia ngjizën Musolinin. Dhe vazhdonin:

    – Ah sikur marangozi të kish gabuar sadopak dhe ta drejtonte “armën” për në tjetër vënd, vërtetë do kishte vuajtur pak Luçia, por do kishte shpëtuar Italia!

  6. nje_shqiptar says:

    Nuk mendoj se zhvillimet historike varen shume nga individet, por nga rrethanat te ndryshme. Edhe po te mos kishte ekzistuar Hitleri, do dilte dikush tjeter qe do bente ate qe beri ai. Mund te ndryshonin detajet e luftes (psh mund te niste pak me heret ose pak me vone, mund te ishte pak ndryshe simboli i nazizmit etj), por Lufta II sidoqofte do ishte zhvilluar…ky eshte mendimi im

  7. New York Timse ben disa pyetje pa asnje lidhje.
    Nuk mund te parashikosh se cfare do te benin njerzit me feminine e liderve te botes,kur nuk dine se cfare keta do te benin ne te ardhmen e tyre.Kesaj I thone paradoks.
    Lideret gjykohen per bemat e tyre,kur jane ne fuqi.
    Keshtu edhe Hitleri e te tjere Jane gjykuar kur kane qene me fuqi dhe Jo perpara.
    Se ndryshe do te perdornim pytjen qe bejme vazhdimisht:Po sikur te kishte halla koqe si do ta therrisnim?

  8. A.R says:

    Idiotesia njerezore shkon deri aty sa mendon se ishte me te vertete Hitleri problemi dhe jo kolektiviteti i shoqerise njerezore.
    Hitleri beri ç’beri sepse ia lejuan.
    Kur ndergjegja kolektive eshte kaq e ulet, kriminelet hedhin valle, qofshin keta Hitleri, Trumani, Churchilli, Stalini, Ben Gurion, Nixon e Johnson, Barak e Netanyahu, S. Husseini, etj.
    Bile bota pa Hitlerin qe pati meriten e madhe qe ngriti sadopak ndergjegjen kolektive, mund edhe te kishte perfunduar ne katastrofe atomike.
    Po njerezit e trashe kerkojne gjithmone t’i gjejne fajet e fajtoret jashte vetvetes, tek individe te vulosur si te prape. Fakti eshte qe prapesia eshte nje semundje kolektive dhe shume ngjitese dhe per rrjedhoje fajet jane te bashkesise se popujve, te njerezve, te politikaneve.
    Kur ky kendeshtrim te merret ne konsiderate seriozisht, do te jene pjekur kushtet per te patur nje bote te re, pa luftera e pa arme.

    Andrea Radi

  9. Time Machine says:

    Vetem po u shpik ndonjehere udhetimi ne kohe, mund te merret vesh, se si do ishte bota me ate apo pa ate lider … por edhe kjo mbetet relative …

    Gjerat ndodhin se duhet te ndodhin … kjo eshte jeta … e kap apo se kap trenin …

    Kush mund te jape pergjigje se si do merrte jeta e secilit prej nesh, nqs do te kishim bere kete, apo ate gje …

    Le ta marrim si te na vije.

    1. Time Machine says:

      Po te mos ishin zhdukur dinosauret … jeta e njeriut ne toke as qe do kishte ekzistuar ndonjehere … hajde gjeje se cfare mund te ishte sot …

  10. Ann says:

    SHUME ANTI PROFESIONAL KY SONDAZH.

    1. Dean says:

      Nuk eshte anti-profesional,por Propogande e sterholluar ne detaje.Eshte e dizenjuar ne menyre te tille,qe ti e une te shpenzojme kohe duke u grindur per Hitlerin,ne 1 kohe qe “Hitleret” e sotem te operojne te qete..

  11. shvejk says:

    Sikur te mund te kthehesha prapa ne kohe do ta vrisja e rivrisja 60 milion here, aq sa jete njerezish humben gjate kesaj lufte te menduar dhe te realizuar nga nga ky monster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje