"Jeta në Tokë afër fundit, duhet ta braktisim sa më shpejt"

16 Nëntor 2015, 18:26Lifestyle TEMA

Toka është një vend i veçantë. Është vendi i vetëm në univers që njerëzit mund të kenë evoluar në mënyrë spontane. Kushtet e jetës në planetin tonë janë aq të përsosura dhe kanë qenë gjithmonë gjatë gjithë historisë

Sidoqoftë, bota përreth nesh nuk ka kushte të përsosura për të gjithë njerëzit. Një pjesë e planetit ka qenë i dhunshëm dhe i shkretë përgjatë mijëra viteve.

Kështu, jeta në këtë planet ka njohur plot pesë zhdukje të mëdha të specieve. Dhe tani, disa shkencëtarë besojnë se specia e gjashtë ka filluar tashmë të zhduket. Kjo është arsyeja prapa krijimit të SpaceX, pajisja e miliarderit Elon Musk.

Sipas tij, njerëzit duhet të bëhen specie që jetojnë në shumë planetë, në mënyrë që zhdukja e tyre të parandalohet. Zhdukja mund të vijë nga një vullkan i madh, apo asteroid, apo një yll i afërt që goditet me ne. Pavarësisht kësaj, çështja nuk është se si apo nëse, por kur do të ndodhë kjo, thotë ai, raporton Lajmi.

Musk thotë se ne nuk duhet të vonohemi dhe të presim shumë, që është arsyeja pse ai është i bindur se njerëzit duhet ta kolonizojnë Marsin shpejtë. Musk thotë se duhet të krijohen anije kozmike të cilat i dërgojnë njerëzit në Mars dhe prapa në Tokë lirë dhe shpejtë.

Qëllimi i tij është që të dërgojë 1 milion njerëz për ta kolonizuar Marsin, mjaftueshëm sa për të siguruar diversitet gjenetik për vazhdimin e ekzistencës së kësaj specie në rastin më të keq.

Ai foli për planet e tij të mëdha në “Wait But Why”.

11 komente në ““Jeta në Tokë afër fundit, duhet ta braktisim sa më shpejt””

  1. ganiu says:

    Dikush ibernohet, dikush tjetër bën tunele e bunker për të mbijetuar kataklizmës së madhe kurse ky do të shkojë në Mars. S’ka asgjë të re. Të gjitha të vjetra e reja është si gjithnjë qarkullimi i parasë.

    1. tano says:

      A ka bo ndonji kontroll te Psihiatri
      ky rob? Te flasesh fare pa lidhje duket
      se je i Lajthitur.Mire ka vetem per tjetersim
      te Planetit Toke,por ngaqe nuk di asgje per te
      ja kujtojme se nje gje e tille do te ndodhi pas
      50 mije e me shume Vjeteve (kjo per zhdukjen e Species Njeri)
      ndersa degradim i plote mund te ndodhi pas 100 miljone e me shume
      Viteve.Prandaj i keshillojme shpikesit Haloperidolin.

      1. Open your mind.. says:

        Aman,merr si specie per ne Mars,Saliun,Topallin,Lulashin,dhe gjithe banden e tyre. Do te zhvillovet Marsi si me magji.

        1. Arturi says:

          … dhe marsianet do te thone “Thiz iz a mirakell of Sali!” … hahaha … ?

    2. Black jack says:

      Sa bon bileta , mase se pagujme dot

  2. Ceeere o ky mer amon ,
    kozmonauti i shtetit te Isis ,
    e kujto se po i mbaj lexione kameleve te shkretetires ?!
    Perse si merr kta qi jan tu e cu boten drejt luftes ,
    mi siguru jeten ne Mars .

  3. interesant says:

    Hajde- o, nisemi. Do ikim bashkë me anien tënde, apo ne duhet të prodhojmë anijet tona?

  4. miri says:

    sa loqe ka bota si puna ketij……….

  5. nardi says:

    ka kupona ne mars?

  6. papuli says:

    Nje pytje kam une, po Marsi a nuk rrezikohet si toka?

    Booo

  7. Na bashkoj kenga popullore says:

    Shkatrrimi dhe fundi i kesaj Bote do vij vetem nga njeriu,siç po ndoll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje