Ermina Perlaskaj, shqiptarja e parë në Parlamentin e Kroacisë

17 Nëntor 2015, 21:07Rajoni TEMA
Ermina Perlaskaj, shqiptarja e parë në Parlamentin e Kroacisë

Tashmë rezulatet zyrtare të votimit, të përsëritura të dielen në disa qytete të Kroacisë kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaskaj.

Shqiptarët në Kroaci tashmë janë bërë pjesë aktive në jetën  shoqërore dhe politike në vend, ngase sot, për herë të parë kanë zgjedhur përfaqësuesen e tyre politike, e cila do t’i adresojë kërkesat e tyre në institucionet e vendit.

Tashmë rezulatet zyrtare të votimit,  të përsëritura të dielen në disa qytete të Kroacisë kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaskaj, raporton albinfo.ch.

Perlaskaj, e cila është me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka fituar me në një diferencë prej disa votash më shumë sesa kandidati tjetër shqiptar në listën e kandidatëve të pakicave.

Lajmin e ka konfirmuar për albinfo.ch edhe Sejfedin Prekazi, anëtar i Shtabit Zgjedhor të kandidates shqiptare, Ermina Leka-Perlaskaj.

Edhe katër vjet më parë ajo ishte shumë afër fitores, por nuk arriti të fitonte ulësen e deputetes për një numër të vogël të votave.

Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.

6 komente në “Ermina Perlaskaj, shqiptarja e parë në Parlamentin e Kroacisë”

  1. veriori serioz says:

    Suksese !

  2. g says:

    tani do i vika puna mbare kroacise!

  3. Enigma. says:

    Suksese,moj cupe ,ty dhe gjithe shqipetareve kudo ne bote!

  4. Etniku says:

    Te lumte Ermina,je nje zonje dardane e Kosoves dhe te deshirojme te gjitha te mirat ne jete,ty dhe familjes tuaj.

  5. Uji i ftohte says:

    Eshte qejf kur degjon lajme te tilla.

  6. Gani Seferi -MTI says:

    Znj. Emine,

    Ju uroj shendet dhe punë të mbarë në Parlamentin Kroat,si një znj. e parë Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje