Tahiri dhe Lu prezantojnë Kodin e Etikës: Po riarrestojmë kriminelët e liruar nga drejtësia e korruptuar

20 Nëntor 2015, 12:12Kronika TEMA
Tahiri dhe Lu prezantojnë Kodin e Etikës: Po riarrestojmë

 

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, kanë marrë pjesë në prezantimin e Kodit të Etikës për policinë.

Ambasadori amerikan e vlerësoi këtë dokument, duke theksuar se “drejtësia shqiptare ka pasur sfidat e saj me luftën kundër krimit dhe hartimi i këtij kodi do të ndihmojë në këtë betejë”.

“Policët janë shembull për një brez të tërë fëmijësh. Ky është një kod shumë i fortë sjelljeje. Do të ishte i pakuptimtë nëse policët nuk e kuptojnë dhe nuk diskutojnë për të”, tha më tej Donald Lu.

Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nënvizoi se “kërkohet më shumë vullnet nga punonjësit e policisë për ta bërë Kodin e Etikës një dokument të gjallë që i qëndron kohës”.

Ai ndërkohë nuk i kurseu kritikat për drejtësinë.

Tahiri tha se policia përveç akuzave rreth policisë asaj i duhet të përballet në rrugë  me kriminalitetin që shpesh me një telefon krijon kontakte me zyrtarë apo njerëz që përpiqen ti japin imunitet por dhe me të njëjtët kriminelë që arrestohen një herë dhe drejtësia e korruptuar ia  kthen mbrapsht

“Unë e kuptoj që të jesh punonjës policie sot nuk është e lehtë.

Veç rrëmujës së përditshme që dëgjohet në televizor, me akuza të paimagjinueshme rreth policisë së shtetit ju keni një sfidë më të madhe në rrugë përballë paligjshmërisë e kriminalitetit që shpesh me një telefon krijon kontakte me zyrtarë apo njerëz që përpiqen ti japin imunitet paligjshmërisë dhe kriminalitetit. Por dhe me një vështirësi tjetër tërësisht të padrejtë.

Kriminaliteti që kthehet në shoqëri për shkak të korrupsionit në drejtësi. Kjo është një vështirësi e dytë për të luftuar të njëjtët kriminelë që arrestoni një herë dhe drejtësia e korruptuar jua kthen mbrapsht”.

8 komente në “Tahiri dhe Lu prezantojnë Kodin e Etikës: Po riarrestojmë kriminelët e liruar nga drejtësia e korruptuar”

  1. Shqiperi e madhe says:

    O lu po nuk u arrestua saliu nuk ka drejtesi ne shqiperi Boll na c’at bythen ju te huajt ‘se ju ja krihni bishtin saliut

    1. Edkari says:

      Nuk e beni ju rilindasit kete,nuk je njerezit e duhur.
      Duhet te shkojne pas hekurave e te marrin denimin e merituar te gjith kriminelet qe kane perfituar nga korrupsioni ne drejtesi dhe nga pushteti.Mendoj se ne liste duhet te jene dhe kriminele si Kostandin Xhuvani e Arben Frroku.
      Pervec ceshtjeve penale duhet te rishikohen dhe ceshtjet civile e sidomos te prones mbasi drejtesia e korruptuar ka tjetersuar shume prona ne favor te krimineleve.
      Nje dite drejtesia do behet ketu por jam i sigurte se nuk do jeni ju ata.

  2. valbona says:

    qe nga fotografia duket sa servila jane shqipot dhe policave qe smarin vesh nga politika dhe anglishtja u qesh buza sikur cgje te madhe thote koreani,ska vend ne bote ku nje diplomat te meret me politiken ne vendin perkates,diplomatet trajnohen per interesat e vendeve te tyre prandaj qesh bota me albanistanin

  3. Gentile... says:

    Shifni cfar sharlatanizmi ,
    karagjozat pushtetar , te mrekulluar nga humori Etik LU-lu-se !
    Kta jane pushtetaret shqipkare .

  4. Qazim Gura says:

    Cudi o mik,nje ambasadar bashkebisedon me nje krye trafikant!kane ardhur kohe te cuditshme…….

  5. informator says:

    Duhet te fillohet nga trafikanti Tahir .

  6. dj says:

    O shoku ambassador!Te rrofte shkolla qe ke bere,kur ja u hedhin edhekriminelat e Shqiperise,qe rrine para jush me servilizem dhe ne anen tjeter te thone:Bjej se I bie mire cyles.

  7. Profesori says:

    Kujdes o ti shoqja me shale te gjata prane kriepolicit. Kujdes se po te dalin breckat. Hajde polici, hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje