Për Partinë Demokratike ekzistojnë plotësisht kushtet për mbarimin e mandatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj, e cila sipas opozitës, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për konfliktin e interesit të zyrtarëve të lartë.
Arben Ristani argumentoi pretendimin e opozitës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend. Ai përmendi dy raste që lidhen me dy djemtë e deputetes Leskaj, që sipas opozitës, kanë përfituar para nga fondet publike.
“Njëri nga djemtë e deputetes Leskaj ka marrë nga pasuria publike me koncesion një segment të hekurudhës shqiptare. Fenomeni është bërë publik, ndërsa djali tjetër ka dy kontrata, një më 24 nëntor 2014 me Ministrinë e Bujqëisë, ku ka marrë 45 mln Lekë tenderim përmes firmës Abcons, ndërsa në rastin e dytë përmes firmës “Matrix Contructions” ka marrë 1 mln Euro kontrata të lidhura me institucione shtetërore dhe para publike”, tha Ristani.
Deputeti demokrat iu referua nenit 70 të Kushtetutës dhe ligjit për konfliktin e interesit dhe rasti në fjalë, sipas tij, plotëson të gjitha kushtet e papajtueshmërisë, ndaj mandati i Valentina Leskajt duhet të përfundojë menjëherë.
“Sipas Kushtetutës, nenit 70 të saj, deputetët nuk mund të ushtrojnë asnjë detyrë tjetër shtetërore dhe raste të tjera të papajtueshmërisë trajtohen sipas ligjit. Mandati i deputetit mbaron kur janë kushtet e papajtueshmërisë të përcaktuara në ligjin përkatës. Dhe në këtë rast, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në nenin 21 thotë: asnjë individ kur njësohet me një zyrtar nuk mund të lidhë kontratë apo nënkontratë me asnjë institucion publik. Pra, ligji i konfliktit të interesit ndalon lidhjen e kontratave publike nga djemtë madhorë të zyrtarit, në rastin konkret të deputetes. Mendojmë që janë kushtet për mbarimin e mandatit të deputetes Valentina Leskaj, sepse janë lidhur kontrata ku janë shfrytëzuar paratë publike”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike.
Ristani shtoi se kërkesa e PD-së vërtetohet edhe më shumë nga fakti që menjëherë pas denoncimit të opozitës, djemtë e deputetes Leskaj, sipas tij, kanë shitur pjesët e aksioneve në shoqëritë ku kanë qenë ortakë.
Ndërkohë, avokati i deputetes Leskaj deklaroi se kërkesa e opozitës nuk qëndron dhe se nuk bëhet fjalë për një shkelje të ligjit të parandalimit të konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë./TCh
Flasin dhe këta këllirat e PD-së, për korrupsion…!!! O tempora, o mores…! Putana e bordellos, bën mësime morali…!
Mire do ishte tja hiqnin mandatin,do ishte mire per PS,kjo i heq vota PS si figure super e korruptuar qe eshte.prandaj Edi e coje ne vlore se ne elbasan e qelbi me 20 mije eurot qe duhet te paguaje per tu vene kandidat per zgjedhjet lokale.
Po ik o Vali mjaft ke vene pasuri ,plus qe ske me vlere se je plake tsni
Turp t’ju vije ketyre te PD – se. Si ore doni t’i hiqni mandatin, buken e gojes se nje prej figurave me te lavdishme te Partise. Po ku ju shpie mushka ose gomari ( zgjidhni ke te doni ). Po e dini qe do na mbeten hekurudha pa mashinisten me me eksperincen, inxhinieren e lavdishme te ndertimeve ne 40% te Tiranes, njeriut qe te heq stresi nga puna atje OSSHE, etj. Po pune e madhe se paska nja 100 milion euro, e c’u be. Pse duke i hequr buken e gojes kesaj fakires, zbatoni ligjet ju/ Po Elbasanin kush do t’a furnizoje me miell dhe dysheke para zgjedhjeve/ Thirrini mendjes sa nuk eshte vone.
PD njejt kan ber para 4 Viteve Veliajt PS ja hoqen madatin si Deputet tash esht Minister hajni me hajnat PS esht i ndertume me hajna nuk funksionon ndryshe kjo esht qe Populli Shqiptar esht mè i Vorfun. PD duhet te mirret me vetveten me hajnat e vet ndoshta pas 2 viteve munden afirmohen si fitues zgjedhjet e radhes.
te pushkatohet