Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të paadresuara në burime serioze, rreth rrezikut që na kërcënohet nga sulme të mundshme nga ISIS. Nuk mjaftojnë alarmet fallco të shtypit dhe epidemia e rrjeteve sociale, por tani duket se ka një gatishmëri shtetërore për t’u dukur të rrezikuar.
Përvec urgjencës së mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i cili është mbledhur herën e fundit kur u “rrezikua” jeta e Tom Doshit nga Ilir Meta, situata po bëhet qesharake, pasi është shtrirë në gjithë vendin. Orë pas ore dëgjon lajme që të shastisin, si për shembull “Saranda në gatishmëri kundër ISIS”, ose “Korça, masa të rrepta kundër ISIS” dhe budallallëqe të tjera të këtij rangu.
Që Shqipëria mund të bëhet objekt i ndonjë sulmi, kjo nuk përjashtohet, pasi askush nuk mund të hyjë në trurin e një vrasësi që kërkon të vetëvritet, por deliri ynë për të qenë deomos të rrezikuar, që me këtë rast të dukemi dhe si burra shteti që po shpëtojmë kombin, ka shkuar tej çdo caku. Dhe bash në mes të kësaj krekosje mund të dalë sërisht Vjosa dhe Semani dhe ne nuk shpëtojmë dot delet e barinjtë që rrethon uji.
Pastaj paralelja mes Tiranës dhe Moskës si dy kryeqytete të rrezikuara është dhe më qesharake. Moska vrau në një ditë 600 xhihadistë në Siri dhe ne vrasim miza nëpër kafene dhe vetshpallemi të rrezikuar njësoj.
Kjo fryma e fryrjes së rrezikut për shkak të delirit tonë për të qenë vend i rëndësishëm, duhet të zhbëhet së pari nga qeveria dhe institucionet, që nga presidenti i Republikës e deri tek polici më i thjeshtë në rrugë. Masat duhet të merren, të rritet gatishmëria, dhe të punojë më shumë Shërbimi Sekret për të interceptuar ndonjë rrezk, por jo të ndezim zjarrin për të pjekur një peshk, që është ende në det.
Kjo, përveçse na bën jo seriozë, na bën dhe një vend jofunksional, pasi një panik i tillë mjafton që shqiptarët t’i kap sindroma e vitit ‘97 dhe të mbyllen të gjithë brenda në shtëpi, pasi u ka ardh armiku tek dera.
Nga ana tjetër duhet të shmangim sjelljen si popull primitiv, që beson më shumë tek armiku imagjinar, se sa tek rreziqet reale me të cilat ndeshet përditë. Shqipëria dhe shqiptarët i kanë rezervuar vetes plot tragjedi nga vetevetja, plot masakra dhe papërgjegjshmëri kriminale, të cilat tejkalojnë çdo atentat të mundshëm për të na dhënë nje shembull. ISIS është një krijesë kriminale në emër të Islamit, por nuk është krijuar për të zhdukur kombin shqiptar, edhe pse disa shqiptar për t’u dukur të rëndësishëm aty ku kanë shkuar, kërcënojnë shqip ne emër të tij. Ata janë aty thjesht ushtarë mercenarë që paguhen për atë që bëjnë dhe thonë, dhe ne nuk duhet të biem në nivelin e tyre, që me deklarata nga Youtube, apo nga biseda me Skype me nënat e tyre, të ngrejmë panik kombëtar.
E kundërta do ishte më produktive. Forcimi i bindjes se ISIS duhet të zhduket dhe se ne si vend i NATO do të japm kontribut për këtë, vlen më shumë për opinionin tonë, se sa pëshpërima “fshihuni se erdhën”. Në fund të fundit kemi përballë një bandë që nuk është shtet, që nuk ka ushtri apo armatime, por vetëm një ideologji terrori me të cilën kërkon të ngjallë panik. Kjo është e vetja armë që ka dhe pikërisht këtë armë duhet t’i bëjmë jofunksionale.
E gjithë kjo dalldi paniku dhe frike që po përhapet me papërgjegjshmëri shembullore, përveçse na ekspozon si vend primitiv që jeton me bestytni, na bën të ndjehemi dhe të turpëruar mes fqinëjve tanë, të cilëve në momente deliri si patriotë, u “tregojmë vendin” duke ua bërë biografinë që nga pellazgët deri sot.
Merreni më qetë dhe më seriozisht këtë situatë. ISIS është një armik i njerëzimit dhe një devijim i madh i shoqërisë së sotme me të cilën jemi të detyruar të përballemi, por jo të futemi në panik. Deliri për t’u dukur të rrezikuar, është gjëja më joserioze që po na ndodh në një moment vërtet serioz për shoqërinë dhe botën. Dëshira e strukturave shtetërore që të raportojnë për gatishmëri sikur është dhënë alarmi i zborit të dikurshëm, dhe duhet të bëjmë gati kundragazin, është thjesht një dëshirë e ca burokratëve që të duken sikur e meritojnë rrogën, edhe pse ne nuk meritojmë panikun që përhapet nga deliri i tyre.
Tirana nuk është as Uashingtoni, as Moska, as Roma, as Parisi, as Berlini dhe as Kopenhageni. Deliri për t’u krahasuar me të mëdhenjtë në rreziqe dhe me fiset nomade në panikun që kemi nga rreziqet, tegon që nuk kemi asnjë lidhje me ata, as si të rrezikuar nga ISIS dhe as si rrezik për ISIS. Thjesht po bëjmë biznes dhe me panikun.
Pypypupu
Historiani dhe kameleonet.Shtet batakcinjsh,zullapesh e bashibozukesh.Injorante derra qe do e hane te semes sa te vine zgjedhjet.
https://www.youtube.com/watch?v=Q_aTtV5BNLQ
Ja si e presim ne ISIS in
https://www.facebook.com/396392290460003/photos/a.396406553791910.1073741828.396392290460003/852921508140410/?type=3&theater
Jane mbyllur brenda ne presidence e nuk jua mban me dal.
Mero
me vjen mire qe i paske lexuar ato komentet e mia te mbremshme
I ke rene ne koke
kjo eshte ceshtja, se ne sillemi me shume se cduhet te rrezikuar
ata tipa qe kane shkuar andej kane ik se jane genjyer kaq
ka ekstremiste vertete edhe ketu, por jo qe te bejne hatane, sepse ne fund te fundit jane shqiptare dhe jo ruse
ne sjemi as shba as rusia e franca e ke thene fiks
dhe as do te kete ndonjehere rrahim gjoksin kot per te marre merita
Zoti Baze nuk ke cfar i shton me filluan teorin e kerthizes se botes dhe rendesin qe kemi ne si shtet .Keta nuk rrejn veten por tallin ka..t me ket popull , iken zagaret erdhen legenat ke mund te besosh nga keta monstra.
Më bëhet qejfi që Mero të lexon dhe mban shënime…. Unë për vete jam i bindur se jo vetëm Mero por dhe Ambasada ruse kanë ndjekur me kujdes komentet që kam bërë për nevojën e ndërhyrjes ruse në konflikt. Beson apo jo, por vetëm disa ditë pasi i bëra rezil Putini urdhëron bombardimet. Po të kesh durim e të më ndjekësh do mësosh dhe ditën kur ti këshilloj për të filluar mësymjen nga toka….. Lexohemi.
hahahaha !
E pse qenke lodhur kot me kete shkrim? Ju tek Tema nuk late mme murgeshe e profete qe ka parashikuar fundin, vatikani bie,shkaterrohet roma, dridhet tirana e futja me lemsh.
Apo beni si them une e mos beni si bej une. Si i bie?
Ja ke qire nenen me kete editorial.Kam qeshur me lot per “trimerine dhe rrezikun qe na kanoset”.Nuk mund te vazhdoj me se nuk po mbaj te qeshuren.
E vertet o Mero po skemi cbejme. Ti dhe ne te tjeter i kemi vene ata ftyra te ndyra aty ku jane. Kte shqiperine tone e bejne shoshe kur te duan por populli nuk e kupton qellimin e ktyre mostrave isis. Ata qe kur jane krujuar kane synim hapin terror e frikw ne vende me demokraci e liri absolute ndaj si minjte kur gjejne hapsire me te vogel bejne ato mizori qe bene ne france. Kta palacot shtetaret tani bejne show per ne popullin e dalin kapardisen me eskorta e polici a thua cpo bejne. E policet bijte e nenave po rropaten dite nate rrugeve me automatik e pajime tjera pa patur as trajtimin minimal nga ky shtet surrugato qe kemi ne.
hahaha,Moska vrau 600 koke jihadiste[pa cudi mes tyre edhe ndonje beqir shqipfoles] e ndersa sunitoshqipfolesit as 6 miza……………!!!
po nxitonte nje dite nje milingone,kur papritur i del perpara nje mi dhe i thote: ku shkon me kaq nxitim???
milingona: po shkoj te jap gjak,se shoku im elefanti eshte plagosur dhe ka nevoj per ndihmen time……………
ksht edhe puna e beqireve te Zikes……….
Tgfs1
Sipas rai 1 dje ne darke xhihadistet e vrare vleresohen me mijra.
varu kkkkkkkk jihadisteve ne Siria,problem madhor per ne ne Shqiperi mbeten leshqenet sunite,ne cdo cep te vatanit bie ere turku…………
Shkrim shume i sakte, qe prej kohesh jam habitur
me emertimin shtet qe vazhdon t’i behet ketyre perfaqesuesve te dale nga injoranca dhe nga institutionet e reabilitimit mendor. Dhe me habi te ben fakti qe edhe fuqite perendimore i quajne shtet, cfare fshihet mbas ketij emertimi aspak real, psh nqs dikush prezantohet si Mbret nuk do te thote se ashtu eshte. Emertimi i tyre Banda e te cmendurve eshte e vertete, dhe duhet te zhduken me rrenje kudo qe ndodhen.
Rreziku me I madhe qe I kanoset ketij populli eshte mendjemadhesia,ose me shkoqur pordhomania ,varferia dhe kapja e shtetit nga kjo kaste mafioze me pseudonimin politikan qofte majtas e djathtas .
mirembrema Mero!…i lexoj perdite Shkrimet e tua,si dhe ne pergjithesi Shtypin Shqipetare dhe disa gazeta te huaja…por jo Gjithome komentoj ne Shkrimet tuaja…por sote po ndalem nje Cike per nje “Kafe” ne Konakun tende..
1-qe Mblidhet Keshilli i sigurise Kombetare,eshte nje lajme i “Mire” per ne Miletin “Baballek”….por do te na Interesonte Shume qe ky keshill, dhe keta “Burra” qe Perbejne kete Keshille te Tregojne qe jane BURRA dhe jo Burreca….!!!
2-ne keta kemi tani ,mire keq, nga keta Presim dicka qe te na Qetsojne Shpirtin e trazuar, nga Videot apo Fotot e Mediave shqipetare, qe Duan apo nuk duan bejne edhe ato propagande per IS-in…dhe Mjafton vetem Paniku qe perhapin qe te Themi se ato kane Pjesen e tyre ne Mbeshtetjen e IS-it.
3-Keshilli Kombetare i Sigurise ka Shume per te Bere,dhe ju Mero e dini kete..po nisem nga Shkrimi juaj i Sotem..pikerishte per Xhamite e pa-ligjshme dhe per Myftijete..Hoxhallaret po te Paligjshem, qe dalin dhe na drejtojne Xhami qe Kushtojne milj-leke..per te mos then Euro.
4-Ne Shqiperi Ekziston Rreziku Real nga segmente te IS-sit…apo qofte edhe nga “Besimtare-Ekstremist-Islamik”, qe pasi thithin “Ushqimin Shpirteror” te keto Xhami te paligjshme…nuk e kane per gje qe te marrin “Kallashin” apo bomba dore qe i gjen me shumice ne Tregun e “Perimeve” ne Shqiperi,dhe te masakrojne NJrez te thjeshte.
e theme kete Mero,qe se paku kryeministri yne Edi Rama, qe po na “Nderone” me Rilindjen e tije…duke Puthur Duar mitropolitesh..dhe u Gjunjezuar perpara Sulltan Erdokanit,uroj qe te kete marre “bekimin” e ketij te fundit per te Filluar Fuften kunder terrorizmit ne Shqiperi….terroristet i Dime te Gjithe se kush jane:I shikojme me Mjekrra qe shetisin rrugeve te tiranes prishtines..duke bere nje Propagande Anti-kombetare Shqipetare…duke mos njohur Shtetin shqipetare, dhe duke shkuar deri aty sa te fyejne edhe heronjte Kombetare tane…vetem dhe vetem per te “Nderuar Allahun” e tyre…
nuk po zgjatem me MERO,kur shikoj se ne Shqiperi Numerohen 650-te Xhami..te vogla apo te Medhaja,nje Shume shume e madhe per Numrin e Popullsise ne vendin tone…dhe eshte per te ardhur keq, kur shikone NJreez qe e shesin “Shpirtin ” e tyre te “Allahu” per nje these me miell, apo edhe pa gje fare..
@@Le te Presim , nga Keshilli i SK-re, se si do te veproj me Xhamite e pa-ligjshme, qe per mua personalisht, duhet tu vihet Buldozieri…dhe jo vetem kaqe!!!Duhet nje Linje KOmbetare persa i perket islamizmit politike….dhe akoma me teper duhet te Krijohet Skuadra e Mbrojtjes kushtetuese, sikurese ekziston ne Gjermani…e theksova “Skuader”, pasi Shqiperia eshte e Vogel…dhe Kjo “Skuader” ka detyra Ekstremisht-SPECJALE????Besoj me kupton i Nderuar Mero….I Uroj me te miren gjithe Popullit Shqipetare, dhe Distancim nga Islamizmi-politike..lol
hahahaha,nuk u ”zgjate” shume ,por carcafin me ”enderra” e shkruajte.
nuk kupton nje gje qe ne nje bourdhelo sunitesh,nuk mund te kerkosh poutana bionde,pasi 80% jane arabe……….vatani ka shkuar per lesh.
gjynah eshte per disa kokrra si Mero etj,se shumica e meritojne ulerimen e arapit ne arabisht qe ne 5 te mengjesit………….pune koraesh,varu kkkkk
Bukur
Po paralelen midis Tiranes dhe Moskes gazeta tende e publikovi o Mero. Apo nuk e ke idene cfare publikohet ne gazete?! Me duket se po kthehesh edhe ti ne shkrime populiste, per tju dhene mend te tjereve, kur ne te vertete nuk kontrollon dot as redaksine tende…
Biznesi me panikun duket se po i ec mire gazetes Tema, qe raporton cdo budallallek dhe nxjerr cdo artikull te kopjuar keq qe mund te gjeje
Masa me e forte dhe mbledhja me produktive,eshte ndalimi me ligj i cdo lloj predikimi fetar,i cili ka te njejtin linje islamike me ate te ISIS-it,(radikale e terroriste).Te ndalohen aktivitetet e atyre institucioneve te kultit te cdo lloji,te cilat ngjallin frymen e percarjes,te armiqesise ndaj besimeve te tjera,qe percajne Kombin,ne te mire e te liq,qe poshterojne besimin e njerit dhe lartesojne besimin e tyre.Me ligj,te shpallen armiq te Paqes,te Mirekuptimit dhe Tolerances midis besimeve,kushdo qe e ben kete.
Asgje nga sa theksoj me siper,nuk bije ndesh me lirine e besimit,me lirine e shprehjes,me barazine e gjithe shtetasve.Te tillet,jane te jashteligjshem prej cdo lloj demokracie…
Zoti frikacak,Ju paskeni llogjiken dhe argumentat e trimit. Jam plotesisht dakort me Ju, vetem te lutem nderroje emrin se nuk te shkon me mendimet dhe pjekurine qe ke. Te uroj shendet e jete te gjate.
Ok Mero filloje nga vetja jote duke mos publikuar me ne gazeten tende lajme idjote si ato qe permende ne shkrimin tend.
Zoti Mero keni shume te drejte, por nje kohe je rreshtuar edhe ti krah fondamentalisteve Gazidede dhe Berisha kunder shqiptareve te jugut. Sali Berisha ne ate kohe te vitit te mbrapshte 1997 emeroi gjeneral Gazideden te luftonte dhe bombardonte jugun. Dhe juve zoti Mero keni qene ne krah te tyre. Cfare ndryshimi kishte Saliu nga Asadi,po Gazidedja nga Gjeneralet e Asadit. Zoti Mero ju qe morret politiken ne dore pas viteve nentedhjete e keni kethyer Shqiperine teper te vogel ne nje Shqiperi me halle te medha, pra dhe levizje te tilla deshperuese jane gjithmone ne prag, e kam fjalen si ajo e vitit 1997, apo triumfi i komunizmit me 1944, ndoshta edhe ISIS ( larg qofte). Jeni kjo shtrese e babezitur qe doni gjithecka dhe pasi rrembeni gjithecka vrisni njeri jatrin. Zakonisht mendimi kunder botohet nuk censurohet.
Mero ,ne pergjithesi ke te drejte ne shkrim.Nuk besoj se Shqiperia rrezikon gje ,por nuk duhet marre me shume shaka loja e rrezikshme e ketyre mjekerrcjapave.Sa per ceshtjen e xhamive te paligjshme nuk duhet harruar se ato jane ndertime pa leje ,si shumica derrmuese e ndertimeve pas 90.Me sa po shohim tani po kuptojme gabimin fatal qe beri sala duke lejuar prishjen e tokes se bukes dhe lejuar ndertime pa leje.Ka.i ne pidh te motres se tfgs 1 ,e duart ne cica keshtu ka thene Azem Galica.
undefined
ISIS ka 25 vite qe jeton ne tirane dhe ska ba asgje pervec asaj te 97 ISIS ne shqiperi me shume merret me eleminimin e ndonji politikani ose ndonji kundershtari prandaj kot lodhet JARI dhe mbledh komitetin e sigurise per te marre masat nga ISIS dhe komandantin kryesor qe udheheq ISIS NUK ESHTE NE ATE MBLEDHJE KESAJ I THONE pordh me rigone
Po jam dakort me komentuesin Baffo kur thote se vetem ” Kryetari ” i vertete i ISIS Sahli Xhiadisti i ketij vendi e me gjere nuk eshte aty . Kot vine verdalle e vrasin mendjen te te gjetur e luftuar kreun e banditin e anti shqiptarin Sali
Bie dakort me analizen qe ben Z.Baze. Z.Nishani nje ish oficer medioker,kerkon te bej strategun e madh,po te jete per te vendin e merr lumi.
Mero, e ke thënë shumë mirë!
I ke rene pikes, z. Mero Baze!
Ky, thjesht, eshteb nje biznes “politik” qe vetem “shqiptaret” ne pushtet dine ta bejne per “mrekulli”!…
DRENICA E KUQE
Zgjidhja më e kollajtë është ajo e Enver Hoxhës:
Mbyll kufinjtë, shpall armik cilindo që arratiset. Po tentoi të futet në Shqipëri, qoftë edhe për t’u çmallur me familjen, arrestoje, rrase brenda, nxijua jetën të gjithë farefisit.
Tekefundit, kësokohësh kështu po bën edhe Evropa e Amerika, njësoj si Enveri.
Mbyll krejt objektet e kultit, rishpall Shqipërinë vend ateist.
Gjithçka tjetër është biznes me budallalliqe, maskaralliqe, me fe, me injorancë, kurvëri, paburrëri, pederasti.
Shume Konstruktiv Jam dakord me Komentuesin Bekim , Me Ekstremistet veprohet me te njejten pergjigjie e monedhe ne menyre reciproke dhe radikale
Edhe nje budall e kupton qe keto lajme po fryhen nga vete shteti per t’iu parguar probleme serioze, si ekonomia, korrupsioni, kriminaliteti, etj… Dmth, ia heqim mendjen popullit nga problemet e perditshme dhe e ushqejme me frike imagjinare.. Popull dele..
POPULLI KA NJE SHPREHJE:
“PO T’MOS ISHIN DUART E MIJA S’BINTE HOXHA NGA XHAMIA”
Zt.Mero respekt per Analizen.Je Gazetar qe lexohesh dhe e njeh shume mire nivelin Shqipetar ne te gjitha katet e shoqerise. Njeh gjithashtu mire Mentalitin Shqipetar e sidomos ate primitiv.Shtrohet pyetja kujt ja shkruan e analizon situaten Shqiptare e a te kuptojne per ato qe thua e shkruan.??! Ne se mundesh jepja gjysmen e llogjikes tende Atij qe Populli e therret Kryeminister.Kryeministri aktual Shqiptar i di te gjitha,eshte shume i afte(pikturon edhe gjate bisedave ne Kryeministri,dmth.ben zhgaravine dhe mburet me to) nga ana tjeter kritikon Administraten qe gjate orarit zyrtar luan me letra. Kjo eshte Shqiperia,ky eshte Niveli ,qofte Djathtas APO Majtas.Shqiperia do Breza te behet,te Edukohet,te Ritet,te krahasot dhe te Respektoet.Edhe Modestia eshte kulture,nivel e pjekuri, dhe nuk eshte ngjitese vetem nga fakti se eshte Kryminister.
Mero leri keto broçkulla por hapi mire syte e veshet se i vetmi skenar qe mund e duhet sjelle qerrja Berishjane ne pushtet eshte pikerisht ky rast qe ndoshta simulohet e sponsorizohet siç tha edhe Putini ne G.21 ,nga anetare te saj!Kujdes Mero mos u nxito.Mundet te na thone qe kete situate mund ta qetesoje vetem “Ylli ne ngjitje” e ne si popull ta besojme si te verteta qe na solli demo -kra- cia keto 25 vjet!
Pikellimi te pushton shpirtin kur shikon gjithe keto fytyra te vrerosura qe na kujtojne ASAMBLENE KOMBETARE qe dikur pati burra qe i qelluan me top.
por le te shikojme ca figura komiko-kriminale:
Visho ajazi;
mbahet mend si truri i islamikut Gazidede ku akti me i tij me i rende eshte zbatimi i urdherit te ISISALI Berishes per te sulmuar dhe asgjesuar kontigjentin gjerman ne mars 1997 duke marre makinen e blinduar te bankes dhe duke urdheruar kamikazet..Jane deshmite e izet haxhise jane filminet e amb.gjermane,,eshte gjalle E,gjoni dhe XH.XH..SHKONI PYETINI DHE VINI PRANGAT QE SOT SI TERRORIST berishes,visho ajazit….nqe se ai shtet nuk ka shkuar ne hale te gomarit.
shtrohet pyetja; KUSH DUHET TI VEJE PRANGAT TERRORISTEVE BERISHA AJAZI ??
A MUND TI VEJE PRANGAT PERV..SI SPARTAK BRAHO QE ME METEN DHE NACON NE KORRIK 2008 NXORREN DOKUMENTE PER BERISHEN SI AGJENT I TREFISHTE DHE PAS 9 MUAJSH U BENE ALEATE STRATEGJIKE ME MONSTREN??
A MUND TI VEJE PRANGAT PERV….SI EDI RAMA QE DEKOROI PARA CA KOHESH SHIKUN E VISHO AJAZIT??
sidoqofte i nderuar Mero
keto jo vetem qe po bejne biznes me panikun,por dhe jane te lumtur qe me gogolin e islamit ekstrem po mjegullojne aktet e tyre thellesisht antishqiptare duke mbrojtur kriminelin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar Sallah Berishen.
Nqs se ka vend me te mbrojtur ne bote nga rreziku i ISIS-it ajo eshte shqiperia pasi nuk kane cfare te shkaterrojne ne ate vend se i ka kryer
ISISALI BERISHA…qe per cudi te cudirave mbrohet me kaq force dhe me cdo cmim nga miqte nderkombetare.
Nje shembull nga permbytjet;
Vetem investimi per sistemin e kullim-vaditjes regjimi ” i tmerrshem” sipas spartak ngjales dhe specialisteve shkonte mbi dy miljard dollare..
shikoni permbytjet sot dhe nuk ka cfare te beje isis ne shqiperi se i ka bere sali qeni per 25 vjet.
e fundit;
JU LUTEM MOS FAJESONI EDI RAMEN SE AI LINDI FITUES I VDEKUR NE 23 QERSHOR 2011 DHE JO VETEM RAMA POR DHE OBAMA TE VIJE NE SHQIPERI NUK E RREGULLON ATE VEND SE AQ I MADH KA QENE SHKATERRIMI I SALISLAMIKUT..
SIDOQOFTE MOS U TREMBNI NGA ISIS SE EDHE NESE VINE E KANE PUNEN E KRYER..
RIP ALBANIA
Mijera vjet me pare Roma i zgjeroi territoret e pushtuara deri ne Danub,me tutje nuk ja vlente sepse banohej nga popuj primitive(te epokes se gurit),skithet.Atehere ata u veteofruan t’i paguanin Romes tribute thjesht per t’u konsideruar njerez.
Gabim i madh, delir Sot është të besosh së nuk ndodh gje. Terroristit i intereson vrasja e njerzve, jo vendi. Terroristet e Kosoves dhe Shqiperise nuk shkojne jashte për të rrezikuar
E ke mire Mero, por shteti shqiptar nuk do hedhe vallen e arsyes, por te parase! Dhe paraja i vjen me se shumti nga jashte, nga te dyja anet. Kesaj radhe ai hedh vallen perendimore! Neser ate lindore, e keshtu cdo dite e cdo vit!
Mero, mos ja trego Lulit shkrimin. Ai nga kjo anulloi protestat, nuk e ngriti popullin dhe shkoi me pushime ne Holande.