Intervista/ Aleksandër Meksi: Të largohen nga pushteti dhe politika personat e ndotur nga e kaluara. Të gjithë e dinë se cilët janë ata

25 Nëntor 2015, 20:44Politika TEMA

Nga Jonida Hitoveizi 
Në një intervistë për Tema Tv pas botimit të dy vëllimeve me shkrime mbi shoqërinë, politikën dhe librat e njerëzit, Profesor Aleksandër Meksi deklaron se hapja e dosjeve apo demokratizimi i partive, respekti për votën e lirë etj, janë një gur i rëndë që e tërheqë vazhdimisht poshtë zhvillimin e Shqipërisë, e cila pas 25 vitesh vijon të mbetet jashtë dhe larg Europës.

Meksi ngul këmbë se pa u dënuar e kaluara nuk mund të ketë progres.

Është esencial dënimi i së kaluarës. Duhet të largohen nga pushteti dhe politika personat e ndotur nga e kaluara. Të gjithë e dinë cilët janë ata”, shprehet ish-kryeminsitri shqiptar në vitet 1992-1997.

Meksi shton se, sa i përket demokratizimit të tyre thjesht “Partitë po e shesin sapunin për djathë, pasi nuk ka vullnet real”.

– See more at: http://www.tematv.al/video/BUBioEljGYHGMi14OYCB#sthash.BXJD3OKJ.dpuf

8 komente në “Intervista/ Aleksandër Meksi: Të largohen nga pushteti dhe politika personat e ndotur nga e kaluara. Të gjithë e dinë se cilët janë ata”

  1. genci.d says:

    Nje plak matuf mbete o derezi.Ajo menyra jote e te folurit ne “shumes” , na ka marre me qafe keto 25 vjet..Cfare do te thuash :”Te gjithe e dine”.Nese ti do te miren e shqipetareve , te respektosh demokracine dhe voten e lire , fol me emra,,,Shprehu para te gjitheve ne je burre , se kush jane ata qe e cuan vendin ne kete gjendje?.Une nuk dua te largohen nga politika , por te gjitheve atyre tu jepet ajo qe meritojne.Secilit ti jepet haku..Ka burgje plot ,,,dhe ti ktheje popullit ato qe vodhen keto 25 vjet.

  2. albaniafirst says:

    Mos more. Po flet dhe super I ndershmi Aleksander Meksi. Ky ka bere pislleqe qe ato te mevonshmet e bera nga te tjere politikane jane gogla.

    1. Stela says:

      Cfare pershembull?

  3. Luan Saliko says:

    More ky Meksi a eshte vete i paster,se kur ishte kryeminister i bente 1 milion dollare firma.

  4. petrit zela says:

    Shqiperia e mesme ka nje shprehie kuptimplote..Nje njeri,qe merret me politike,Qefinat -apo kostumin e [vdekies] duhet ti kete me vete..Ju
    kam vene re; se sa here qe I beni ndonje pershkrim kaosit politik qe ka
    perfshire vendin ton prej 25-vjetesh mazallah se etikoni,personat e inkriminuar politik..Kujdes Z Meksi,se mustaqet I japing shum rendesi
    personit tuaj,mos shperdoroni personalitetin tuaj..

  5. thanas says:

    kur flet edhe ky

  6. lume e det says:

    Si te thuash “sander mafyshja “…hahaha!!! Z. Meksi, besome qe nuk ju beson me askush….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje