INTERVISTA/ Meta: Shqipëria do të jetë aktive në luftën kundër terrorizmit

25 Nëntor 2015, 18:43Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron në një intervistë  për kanalin televiziv italian “Rai News 24” theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë veçanërisht aktive në luftën kundër terrorizmit dhe se do të të jetë shumë aktive në këtë luftë edhe në të ardhmen.

Sa i përket çështjes së azilantëve, Meta tha se Shqipëria dhe institucionet e saj po përgatiten për ndërtuar një plan masash dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar këto problematika edhe falë një bashkërendimi të përgjegjshmërive.

Meta, si po e përjeton Shqipëria krizën aktuale që lidhet me terrorizmin ndërkombëtar?

Prej kohësh tashmë Shqipëria është pjesë integrale e koalicionit kundër terrorizmit dhe ka qenë gjithmonë veçanërisht aktive në këtë luftë kundër terrorizmit edhe përpara sulmeve të 11 shtatorit 2001. Shqipëria do të jetë shumë aktive në këtë luftë edhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë aktive edhe pas tragjedisë së Parisit. Shqipëria beson në harmoninë fetare dhe ne jemi një vend që gëzojmë një harmoni të shkëlqyer fetare. Edhe komuniteti mysliman shqiptar është një shembull i shkëlqyer i tolerancës dhe harmonisë me fetë e tjera.

Në rrugën transit të azilantëve drejt vendeve të Ballkanit nuk është ende Shqipëria, por muri që po përpiqet të ndërtojë Maqedonia mund të sjellë fluksin edhe në brendësi të kufirit tuaj. A keni menduar se mund të përballoni një emergjencë të tillë eventuale?

Është e mundur që shumë shpejt edhe ne të përballemi me një problem të tillë. Dhe ky është motivi që Shqipëria dhe institucionet e saj po përgatiten për ndërtuar një plan masash dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar këto problematika edhe falë një bashkërendimi të përgjegjshmërive.

Ju do të takoni drejtuesit e institucioneve italiane në këtë udhëtim në Itali. Cilat janë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë?

Në nivelin politik nuk ka dyshim që marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Italia gjithmonë ka mbështetur Shqipërisë, që kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe po na mbështet edhe në ato që janë aspiratat tona për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Së dyti, edhe në aspektin ekonomik, marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Shumica e eksporteve tona shkojnë në Itali dhe nga Italia më pas shkon edhe në vendet e tjera, në tregjet e tjera të Bashkimit Europian. Por mund të them që në Shqipëri ka një komunitet të madh investitorësh italianë, që ka qenë shumë i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

E njëjta gjë mund të themi edhe në marrëdhëniet tona kulturore, që janë të shkëlqyera. Marrëdhëniet të tilla ekzistojnë, sepse të rinj shqiptarë kanë ardhur për të studiuar në Itali dhe është një komunitet italian që zgjerohet në Shqipëri, të cilët vijnë për të punuar, për të studiuar. Kështu që mund të them se marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe janë sidomos marrëdhënie ndërmjet njerëzve, ndërmjet popujve dhe sigurisht kjo bashkon më shumë në përforcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

4 komente në “INTERVISTA/ Meta: Shqipëria do të jetë aktive në luftën kundër terrorizmit”

  1. tfgs1 says:

    o MET turkoshaku ,nuk luftohen terroristet islamik nga sunitet shqipfoles,turq etj…………
    lajm i ores se fundit: predhat ruse goditen nje karvan turk[madje brenda kufirit tur] qe bente kontrabant me jihadistet ,Erdokari nuk eshte bere i gjalle…….por ka zera se qysh ne mesnaten e shkuar ka ngel me marmid ne ajer ne nje nga xhamijat e Instaboul-it…………..

  2. Krize says:

    Terrorist je ti qe po e vdes ket popull ngadale ngadale me ato militantet qe i puneson neper institucione shtetrore. Me taksat e popullit u jep rroga militanteve dhe servilave te Lsi-se

  3. Shqipetaret te TRADHTUAR says:

    ..ja ku na doli edhe “Partizani” nga Cepani i skraparit @ Ilir Meta..iko o Kurve…kriminel…klysh i Serbeve(Shkolla-Serbe ne Libofsh)..Hajdut i THesarit te Shtetit…Pjesmarres ne Vrasjet e 21-Janarit…dole edhe ti..Kurve e Ndyre qe me sali berishen..e keni bere Shqiperin…hane me dyer te Hapura…lol

  4. petrit zela says:

    Do ishte nje surprize per gjith shqiptarin,perpara se te pregatitemi per te sulmuar me themel terrorizmin,te pastroni bindiet tuaja anti kombetare,dhe anti-demokratet.Ku si perbindesha politikanet tane flasin
    per drejtesine,por ne fakt gjithmon kan bere te kunderten,duke krijuar
    terror; ne mbar ekonomin kombetare..Z Meta ju te gjth kupolat drejtuese
    te Pseudopartive,qe egzistojn sot ne shqiperi duhet te jepni dorheqien pa perjashtim,neqoftese deshironi qe shqiptaret te clirohen nje here e mire,nga kriminelat politik,qe nuk po lene gje pa vjedhur e shperdoruar..Eshte absurde te mendosh,se hajdutet politik te shqiperis
    te luftojn terrorizmin actual qe po trondit-themelet e botess…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje