Llalla kundër PD-së: Aferën e CEZ e hetoj vetëm unë

25 Nëntor 2015, 09:07Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku rreshton arsyet se hetimi për aferën e CEZ duhet të bëhet vetëm nga ky organ.

Në letrën dërguar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet se mundësia e një hetimi të huaj për këtë çështje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton se ky organ i ka kapacitetet e duhura.

Sipas tij, akti themeltar i shtetit, ja njeh të drejtën e hetimit në Republikën e Shqipërisë vetëm organit të drejtuar nga Llalla, raporton Shqiptarja.com.

“Në përgjigje të shkresës suaj, me anë të së cilës kërkohet mendim për projektligjin “Për lejimin e hetimit të pavarur mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen “CEZ Shpërndarje SHA””, Prokuroria shprehet në parim kundër projektligjit të propozuar”- thuhet në shkresën e Llallës.

Prokurori i Përgjithshëm rendit arsyet e këtij qëndrimi, duke e nisur së pari me respektimin e Kushtetutës.

10 komente në “Llalla kundër PD-së: Aferën e CEZ e hetoj vetëm unë”

  1. terme says:

    HA HA HA KY ORGAN I KA KAPACITETE E DUHURA !!!! DERI TANI NUK KEMI PARE ASGJE .VETEM PING PONG .

    1. korçari says:

      Z.Llalla jeni bere qesharak jashte mase dhe nqs ju ka ngekur nje molekule personaliteti evitoni daljet ne publik sepse keshtu i kurseni popullit te pakten prishjen e humorit

  2. Kapterri says:

    Paskan fillu me i dalë dhëmbët e qumështit Llallës. Tha se do bënte namin në shtator. Tani po na pregatit dhuratën e Vitit të Ri

  3. Samiu says:

    Kur I paskeni te gjitha mundesit atehere Perse nuk hetoni apo kur te te urdhroj padrinua.

  4. shqiptari says:

    Zoti Krye Prekuror LLALLA,po beje dhe mos digjo me Saliun Tregoje qe je i Diathte,qe neve te diathteve na pelqen regulli dhe disiplina,dhe jo masivizmi e populizmi si ata letyra Deputet qe sjan gje vetem letyrat e komunizmit,nga Saliu e deri tek ky Edi,,

  5. Lere mos i flisni se po flet neper endrra

  6. Artemisa says:

    Po c’keni me Llallen xhanem ? Ai pershesh po ha.

  7. LORA says:

    Media mund t’i shkermoqte edhe brinjet kryeprokurorit karagjoz “uji me kos”,teresisht jashte kryerjes se detyres,,,,,,gjenerimi I lajmeve per kete hic-kryeprokuror per hic-punet dhe hic-rezultatet e tij deshmon fatkeqesisht investimin mediatik ne mbrojtjen e statukuose se llallerise

  8. goni says:

    Llalla vet eshte organ ! Pse pak ka per te hetuar ky dell ?

  9. perkthyesi says:

    “Kam shume besim te ju”! Sapo erdhet ne ate post, nuk keni lene ceshtje pa hetuar! Nuk e di, me ke vazhdon te tallet ky kryeprokuror, apo i quan dele shqiptaret? Historikisht kemi vuajtur dhe vazhdojme ende te vuajme per kryeprokurore te afte, te ndershem dhe vizionare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje