NASA: Alienët për të cilët iu folëm, në fakt....

27 Nëntor 2015, 11:42Lifestyle TEMA

Një anomali në thellësi të hapësirës, ka qenë në fokus të spekulimeve dhe vëzhgimeve për javë të tëra, në lidhje me jetën jashtëtokësore. Tani mund të jetë zgjidhur.

Një ekip studimor i Universitetit Shtetëror të Ajouës, vëzhgoi të dhënat nga Teleskopi Hapësinor Spitzer i NASA-s dhe zbuloi se ndryshimet e habitshme të dritës, që fillimisht u tha se mund të ishin struktura, në fakt janë një grup i madh kometash.

Sistemi KIC 8462852 ishte mbajtur gjatë gjithë kohës nën vëzhgim, që kur luhatjet e pazakonta të dritës u zbuluan prej përdoruesve të faqes së internetit për astronomë, Gjuetarët e Planeteve. Grupi përdor të dhëna të disponueshme publikisht, të nxjerra nga teleskopi Kepler i NASA-s, i cili ka misionin të zbulojë planetë të ngjashëm e Tokën.

Por NASA thotë se Teleskopi Kepler e kishte parë yllin vetëm “në dritë të dukshme”, dhe në këtë rast, ata kanë kërkuar me dritë rrezesh infra të kuqe.

“Eshtë e mundshme që një familje kometash po udhëton në një orbitë shumë të gjatë, ekscentrike përreth yllit”, bëri të ditur NASA në një deklaratë. “Në krye të grupit mund të jetë një kometë shumë e madhe, e cila duhet të ketë bllokuar dritën e yllit”.

Ndërkohë, profesorët e Universitetit që udhëhoqën studimin thanë se nevojiten vëzhgime të vazhdueshme. “Ky është një yll shumë i cuditshëm”, thanë ata. “Ndoshta nuk e dimë ende se cfarë po ndodh përreth tij. Por pikërisht kjo e bën më interesant”.

5 komente në “NASA: Alienët për të cilët iu folëm, në fakt….”

  1. niku.tj says:

    edhe po pastaj

    1. vk says:

      ta shpjegoj une…..para ca kohe kur u be ky zbulim…..u mendua qe perreth ketij ylli ishte nje strukture gjigande aliene per te thithur energjine e diellit si neper filmat e Star Trek………u fol gjate per kete…….tani doli qe paskan qene vetem disa kometa….. ( e ke parasysh kur behet buje per nje lajm cfaredo…..dhe pastaj behet pergenjeshtrimi???)……puna eshte qe gjithe opinioni mban mend lajm e pare te rreme e bombastik po askush nuk i kushton me rendesi te vertetes kur del???……meqe jemi tek TEMA politike…..e mban mend para nje viti kur i vune bombe Farmacise te Saimir Tahirit???? dolen analiste si Lubonja dhe Fevziu beri 4 emisione ku thuhej si e vertete qe “populli revolucionar eshte ngritur ne kembe kunder rregjimit te Rames”………….kur u vertetua se bomben e kishte vene nje i forte (qe Tahiri i kishte mbyll kazinone)………..nuk u be me asnje emision, dhe u harrua…….

      1. moisiu says:

        Nuke kuptoj perse te gjithe jetojme ne
        abstracsion;Te tille ata te NASA.Te tille
        keta te Politikes!Po ashtu ata te Drejtesise,
        Si dhe Shoqatat e panumurta qe kane mbushur Globin
        per te mbushur si te gjithe Xhepat e tyre.
        C,fare po ndodh?Triljarda Dollare per te bere
        sikur po shohin edhe mbrapa Diellit!Perse?kur
        Njerezimi po shtohet pa kufi!C,do behet Neser?
        Apo C,i ben Temen!Rrumpalle!Ironi e Fatit!
        Politika eshte ajo qe ju prine!C,fare ju duket e mire?!
        Lufte!Kercenime!Kolonializem!Dhe Studime te panderprera
        Te Vendeve Extremisht te Varfera!Perse?
        Mos valle behen per Argetim? Nuk e Di! Por Bota
        ka nevoje per ndryshim!Filozofia e deritanishme nuk
        ka funksionuar!Njerezit po shtegetojne ne cdo Cast!
        Nuk duan te rrine ne Folete e tyre.Diku gjetke ju duket
        me mire!Por kur e provojne ndjejne nje shije edhe me te
        Hidhur!Mergim!Ndarje!Jete e pergjysmuar!
        Duhet ndryshim!Nasa jo me me kotesira!Kemi Nevoje per
        ato shpenzime.Zoti nandihmofte!

  2. totila direktan prenos says:

    Sido qe NASA vrapon qe te mbyll njeren vrime ,vrima te tjera po hapen sepse presioni eshte i paparballueshem .
    Pikerisht me pergenjeshtrimet e NAS-es qendron e verteta se ALIENET jane te strehuar tek “AREA # 51 ” DHE JANE PORDHE ME RIGON ato qe thuhen se kjo baze e kesaj hapesire ruhet me fanatizem ekstrem per shkak te eksperimenteve ANTIGRAVITETOCIONALE ushtarak dhe druhen se po u del sekreti .
    Sekreti nga kush dhe kush mund ta mare kaq lehet !!??

  3. enter''" says:

    Keta ngelen duke bere brainwash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje