Blendi Fevziu ka bërë një shkrim për marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ben Blushit.
Ai sjell historikun e marrëdhënies së tyre.
Ja çfarë shkruan Fevziu:
Ishin miq! Pastaj u përplasën publikisht. Bashkëpunuan dhe u përplasën sërish! Histori e vështirë kjo mes Ben Blushit dhe Edi Ramës. Një histori që reflekton gjithë dilemat dhe pasigurinë e vetë Selisë Rozë.
Raporti mes dy njerëzve më të rëndësishëm të Partisë Socialiste nis në fillim të viteve ’90 – të. Rama pedagog i pikturës në Institutin e Lartë të Arteve dhe Ben Blushi i sapo diplomuar në letërsi, ata u grumbulluan fillimisht rreth gazetës Koha Jonë dhe më pas rreth fondacionit Soros në Tiranë. Nuk dihet se kur dhe si janë prezantuar ata të dy në Tiranën e rrëmujshme të 1991 – 1992, por dihet se lidhja mes të dyve u bë më e fortë pas ardhjes së PS në qeveri në vitin 1997. Në vjeshtën e atij viti Ben Blushi, në atë kohë zëdhënës I Kryeministrit, ndërmjetësoi një takim në Hotel “Maurice” në Paris mes Kryeministrit Nano dhe Edi Ramës që ishte emigrant në Francë. Takimi u pasua nga një fjalë përshëndetëse e Nanos në 7 vjetorin e Reflesioneve, në Dhjetor 1997, shoqëruar me elozhet e Ramës për të si dhe një darkë e papritur në Restorant Piazza. Produkt i të dyjave ishte thirrja e Ramës si anëtar Kabineti në Prill 1998, në postin e Ministrit të Kulturës. Blushi ishte kumbari i dashurisë së re Nano – Rama. Një dashuri që gjithsesi nuk do zgjaste më shumë se disa muaj.
Blushi ndoqi po ashtu një rrugë politike. Ai u zgjodh deputet më 2001 dhe Ministër i Arsimit po atë vit. Midis tyre u vendos një aleancë e dukshme. Raporti qe aq bashkëpunues dhe aq i fortë, sa Ben Blushi ishte i vetmi anëtar i qeverisë që mbështeti kandidaturën e Ramës për kryetar i PS në kongresin e Dhjetorit 2003. Kanditaturë që ishte përballë asaj të Kryeministrit Nano. Nuk ka asnjë dyshim që tej preferencës së Ramës ndaj shefit direkt të tij, Kryeministrit, Blushi kreu edhe një gjest mjaft domethënës politik. Ndryshe nga shumica e Ministrave që ndiqnin humorin e Kryeministrit, ai u konfirmua si një figurë partiake. E asaj stature që luante përtej interest të momentit si ministër dhe që shihte edhe anën e përtejme, atë të selisë rozë. Por padyshim, ky gjest duhet komentuar edhe me tolerancën emblematike të Nanos që nuk do të përsëritej më në PS.
Bashkëpunimi u bë më dominues në vjeshtën e vitit 2005, kur Blushi u angazhua fort për ardhjen e Ramës në krye të PS. Bashkëpunim që nisi ende pa mbaruar numërimi i votive të 3 korrikut. Mbasditen e herët të datës 4 Korrik, kur Edi Rama i veshur me pantallona të verdha, mbërriti në selinë e PS me një propozim konkret për Gramoz Ruçin dhe Ben Blushin. T’i mbyllnin Nanos derën e PS me premtimin që si lideri i ri i asaj selie, ai t’i sillte në pushtet. Sipas të gjitha informacioneve mes Blushit dhe Ramës ka pasur atë mbrëmje një bisedë të gjatë. Një bisedë për të cilën nuk është shprehur më pas asnjë nga ata. Thelbi i saj mund të merret me mend. Pak muaj më pas Rama erdhi në krye të PS në vendin e lënë bosh nga Fatos Nano në respekt të një deklarate të bërë në emisionin Opinion më 10 Shkurt 2005 dhe të një standarti që Edi Rama e kishte propozuar në kongresin e majit të atij viti: “Kush humbet zgjedhjet, largohet nga drejtimi I partisë”!
Në dy vitet e para të Ramës raporti i tyre qe mjaft intensiv dhe kulmoi me emërimin e Blushit si Kryetar i Grupit Parlamentar të PS në Prill 2007. Por ai qëndroi në këtë detyrë vetëm pak muaj. Si pasojë e keqmenaxhimit të zgjedhjes së Presidentit në Korrik 2007 dhe mbështetjes së 6 deputetëve të PS për Bamir Topin, Blushi dha dorëheqjen. Në fakt raportet e tij me Ramën vijuan mjaft të mira deri në korrik 2009. Pas humbjes në zgjedhje dhe kontestimit të Ramës që pretendonte se votat qenë vjedhur, Blushi deklaroi se PS i kish humbur këto zgjedhje dhe i kërkoi Ramës që të njihte përgjegjësinë e tij. Debati mes tyre mund të përmblidhet në dy fjalë: Rama deklaronte se humbja e tij e kish thelbin e saj në kutitë, ndërsa Blushi besonte dhe deklaronte se ajo gjendej jashtë tyre, madje tek Rama vetë.
Raportet e të dyve u tensionuan mjaft në verën e 2009 dhe Blushi kontestoi edhe rizgjedhjen e Ramës në krye të PS. Por nuk konkuroi vetë për Kryetar. Në këtë kohë, së bashku me 6 deputetë të tjerë Blushi krijoi Lëvizjen për mendimin Ndryshe. LMN funksionoi disa kohë, ajo e kontestoi PS në bazën dhe thelbin e saj, i solli mjaft probleme Ramës, por pushoi, pa ndonjë shpjegim të qartë. Nuk ka asnjë dyshim që rolin kryesor këtu e luajti Blushi që u tërhoq në momentin e një vendimi me mjaft përgjegjësi: A qenë ata 6 deputetë të gatshëm të krijonin një formacion tjetër politik në atë moment që Rama i mbylli shtigjet dhe ata s’mund të vijonin më tej brenda PS? Nuk dihet se ç‘ka lëvizur tjetër, por një bilanc mund të bëhet këtë moment. LMN ndikoi mjaft për të kthyer një seri vendimesh absurde që do ta kishin rrënuar krejt të ardhmen e PS, bojkotin e parlamentit dhe strategjinë e dhunës. Dy gjëra që Blushi vijoi t’i mbrojë ende, siç është në rastin e dytë qëndrimi që ai ka mbajtur kundër grevës së urisë së majit 2010 dhe për 21 Janarin.
Rreth vitit 2012, kontestimet publike të Blushit ndaj Ramës u redaktuan, dhe ky i fundit, filloi ta përmendë emrin e Blushit sërish si një vlerë në PS.
Përpara zgjedhjeve të 2013, Rama dhe Blushi u panë disa herë bashkë, në takime të gjata, që vijonin edhe disa orë. Më shumë se takime shkrimtarësh që sapo kishin publikuar librat e tyre, ato ngjanë takime mediatike, për të dhënë sinjalin e një raporti të ri. Nuk dihet nëse mes tyre ka pasur sërish një marrëveshje, apo një pakt, por dihet se Rama dhe Blushi qenë rikthyer në një komunikim të ri. Të ndryshëm nga ai i 2009, por padyshim, larg atij të vitit 2005. Edhe pse Blushi, vijon të jetë sot, i vetmi zë në PS që shpreh mendime të ndryshme nga ato të Ramës e madje edhe artikulon teza politike që prodhojnë debat në publik. Dhe absolutisht i vetmi që në disa qëndrime rresht ka qenë kritik ndaj vetë politikës së PS.
Raporti Blushi – Rama u duk sikur u tensionua pas zgjedhjeve të 2013 dhe caktimit të Qeverisë, Qeveri ku Blushi nuk bënte pjesë. Por Opinion.al ka pasur informacione që raporti Blushi – Rama ishte prishur më herët, që në Maj 2013 gjatë fushatës kur Blushi drejtonte qarkun e Elbasanit. Shkaku i prishjes nuk dihet, por dihet se që atëherë, kontaktet dhe marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë sporadike. Blushi ka qenë ndër pritikët kryesorë të qeverisë, me një kritikë të strukturuar. Herë herë ai ka marrë edhe përgjigjë të tërthorta të Ramës. Por ky i fundit, i pyetur në Opinion për një koment më konkret është përgjigjur se ai nuk komenton, komentatorët. Tentativa për një bisedë mes tyre thuajse një vit më parë gjatë një darke në Pezë po ashtu dështoi. Blushi nuk u përfshi në zgjedhjet lokale dhe sot, mbetet zëri më i drejtëpërdrejtë dhe më kritik i Qeverisë brenda mazhorancës.
A mund të vijojë Blushi të qëndrojë në PS apo do tentojë të krijojë një grupim të tijin politik? A do të presë ai me durim dështimin e Ramës për t’ju dhënë formë kritikave të vazhdueshme apo do tentojë ta shpejtojë këtë rrëzim duke u angazhuar edhe vetë politikisht? Vështirë t’ju japësh përgjigje gjithë këtyre pyetjeve, nga të cilat varet jo pak edhe suksesi i vetë PS në zgjedhjet e 2017. Ose së paku është vështirë t’i japësh një përgjigje, derisa njëri prej tyre të flasë më drejtëpërdrejtë!
Tamam thashetheme grash. E kujt I plasi? Njerezit kane opinione te ndryshme dhe nuk qendrojne status kuo
Kjo analiza e Fevziut i ngjan asaj historise se dashnorit qe hyn ne shtepin e te dashures dhe fillon me bo sex,por papritun troket dera dhe bandilli futet ne dollap nga frika se mos e kap ne flagaranc burri i zonjes.
Ne fakt eshte dashnori tjeter dhe ai fillon dhe ja fut topet zonjes aty ku me par ishte zotnija qe tash ndodhet ne dollap i cili behet deshmitar i nje sexy te zjarr.
Pra Fevziu i futun ne dollap po na pershkrun historin e çiftit Rama-Blushi.
Po nuk po na tregon se kush ishte posht dhe kush siper ?
DIELLI mbi KORAB! O te marte dreqi,po ku te paska vajtur mendja per te bere kete djall koment qe na bere te qeshim.Nuk po na tregon “kush ishte poshte dhe kush ishte siper”.Mos ka qen vete Fevziu?
Jo jo nuk qendrojen zagret e janulles ne status kuo, keni evuluar me te zbritur nga pema, dhe leshi ka filluar te mos iu dal me ne poret e fytures, pra me I fjal formen e njeriut gati e keni kapur
Blushi dhe Rama rrjedhin nga i njejti gjak Latin(vlleh) kërkojne te bejne më te miren secili sipas mënyres dhe stilit te tyre qe seshte i njejte.
Vetem nje gje e dime me siguri: Fevziu njeriu i vetem qe nga koha e Neandertalit qe ka 8 gjysha e gjyshe, eshte nje bythelepires i papare.
Blushi eshte kollona e 5 e Rames qe kontrollon mendinet ndryshe dhe kundershtite, duke i sabotuar me sukses
Analize qe nuk thote asgje. E pse te gjithe duhet te jene okej me kryetarin? Zeri ndryshe ne PS nuk eshte kiamet. Ka edhe te tjere zera ndryshe,por kjo nuk do te thote se jane kundra rames apo partise. PS ka aftesine qe te absorboj plurimendimin dhe te dij te mbaj drejtpeshimin. Kjo eshte fora e saj. PS nuk eshte hermetike as dogmatike.
E lexova me vemendje shkrimin, jo nga kryeziteti i ngjarjeve por nga menyra. Po te ishte artikulli pa emer une do ti veja emrin e kryekriminelit sali, nga stili
i te shkruajturit.
Nuk ja vlen as te komentosh per nje njeri te zgerlaqur dhe pa asnje vlere si ky Blushi.
edhe une kisha dyshime….per zgjedhjet e 2009…..nuk isha i bindur……por 2 vjet me vone ne 2011 kur u vertetua qe Berisha arrinte te vidhte me dhjetra mijera vota….. u kuptua cdo gje!!!! Rama beri mire qe nuk dha doreheqjen ne 2009……se do ishte djegur sespe sala i vodhi pak vota, plus qe Meta e tradhetoi……mos harroni PS ne 2009 (megjithe manipulimet) ishte parti e pare….por dyshja Berisha-Meta ja futi…..atehere pse duhet te ikte Rama????? per teorite idealiste te Blushit? apo kuptohet qe Blushi e donte per vete PS……problemi eshte qe Blushi nuk do kishte kellqet te perballonte beteja te forta politike………Blushi eshte politikan sallonesh……por nuk ben dot popullin per vete….
Kjo analiza e Fevziut i ngjan asaj historise se dashnorit qe hyn ne shtepin e te dashures dhe fillon me bo sex,por papritun troket dera dhe bandilli futet ne dollap nga frika se mos e kap ne flagaranc burri i zonjes.
Ne fakt eshte dashnori tjeter dhe ai fillon dhe ja fut topet zonjes aty ku me par ishte zotnija qe tash ndodhet ne dollap i cili behet deshmitar i nje sexy te zjarr.
Pra Fevziu i futun ne dollap po na pershkrun historin e çiftit Rama-Blushi.
Po nuk po na tregon se kush ishte posht dhe kush siper ?
I vetmi vend, ku ky fare gazetarit mund te ishte i pranushem( nuk e ve doren ne zjarr) ishte ndonje gazete a reviste gjasme Vipash, Ashtu si edhe me librat e tij historik, qe i ka shru, jo ne bazee te dokumentave, por tuj ndigju thatheshemet neper mejhana, ashtu edhe edhe ky shkrim eshte i tille. Paçavuret e zakonshme me dy fjale.
i ke rene kokes.keshtu gazetaruci eshte ky fevzi fantomasi nip tradhetari kombi.asnjehere sben nje analize te sakte por vetem thashetheme
ore po cfisni per familjen e Bushit te pamoralshem,,,dy vellezer kishin te njejtin dashnore dhe e hollen me short se kush duhet ta merte,,,ti jete I mencuar te jape doreheqjen dhe le te shkuraj ndonje liber me stilin e tij.
Pertoj ta lexoj se cfare ka ndodhur, po besoj se o njerit, o tjetrit i ke lepire menderen ti, si zvarranik i peshtire e servil qe je, o fantomas.
O “filan fisteku”. Cdonte thote beri mire qe se dha doreheqjen. Nuk mund te ndryshosh reegullat e lojes nga interesat e tua. Atecqe kerkoi si postulat per Nanin t’a zbatonte edhe oer vehten, padyshim Blushi ka me shume skrupuj dhe principe se Rama. Rama e mbreteron…jo drejton PS-ne. Ka krijuar nje model musolinian ne ps. Effektet e ketyre veprimeve jane me vale te gjata..dhe te oariparueshme. E fillon ne parti..kerkon te dominoje shtypin e lire dhe..ta kontrolloje ate(nje Goebels)..shtetin po ashtu…veshtire se nje personazh i tille do kete vizion per nje drejtesinte lire…do dilte jashte natyres se tije..
Blushi le te krijoje partine e qylit!
Supermerita e rames qe do ti qendroje dhe kohes ,qe mund te jeté dhe e vetmja dhe e fundit eshte diskretitimi qe i berisha klikes se Saliut dhe poshterimit te Berishizmit.Mos te harrojme se sa cakrifica ,mundime,dhe inteligjence eshte dashur me kry ate rotacion.Rama do te ngelet ne histori.
rama si baba fiks nuk do ne parti njerez te zot dhe te zgjuar do injorant ti sundoj si kauboisi……
Rregullat e lojes rrespektohen kur loja nuk eshte e trukuar!!!! Dmth kur zgjedhjet vidhen….ska kuptim ti kerkosh humbesit te dorehiqet. Apo jo? Dhe po. Rama eshte diktator….por ishte i vetmi qe mund ti dilte perballe Berishes
Ky se ditka per vete!!
Blushi duhet ta harroje nje here e mire se mund te marre drejtimin e PS.!!!
Praktikisht eshte nje flete e djegur dhe ne zgjedhjet e ardheshme ai do te
kaloje ne ”profesion te lire”…..!!!!
Ku Blushi eshte verte pa loqe, nja 6 muj para zgjedhjeve te ardhshme do afrohet prape me Ramen se do me qene perseri kandidat per deputet, pune kurvash i thomi na dhe Blushi e ka ne gjak kete faren e te qenit kurve si nga nona edhe nga baba, mos kalojme edhe ke gjyshi se shume mo.
Po natyrisht eshte Fevziu qe po na ben kete Blushin faktor ne politiken e dites. Kete Blushin nuk e zgjedh as edhe nje organization lagjeje si ka mundesite ky zhapik eshte ne krye dhe deputet dhe llap pa vend e pa kohe si trap. Kerkon me pahir te duket I rendesishem kur nuk ja var njeri.
Rama është i pastër prandaj nuk e duan.Në të gjitha ngjarjet pas viti 1990 Saliu ka qënë aktiv e intrigues,kurse Rama as fizikisht nuk ka qënë përpara se të bëhej min.i kulturës.Socialistët e frikësuar i risolli në pushtet vetëm Rama me punën në Bashki dhe në partinë soc.pastaj.Blushi është i rehatit e nuk ka kapacitet të bëjë gjë, sa për libra mund të shkruaj sepse shkrimtari kur shkruan flet me vete dhe vetem kur e boton librin pret mendimin e kritikës.Mos pjesëmarrjen e gjatë të Ramës në jetë organizatash(si eksperiencë)Blushi duhet t’ia kompesonte direkt në terren,por Blushi dhe deputet me zor arriti të fitojë,sepse nuk e ka përqendrimin e duhur dhe i shmanget problemit(shih Saliun që përdorë “goditjen e përqendruar” p.sh.sot i qepet bunkerit,le të dalë bllof nesër,sepse nesër do të bëjë goditje tjetër…..). Dhe shfaqja e Blushit pikërisht në rezonancë me Berishëm lenë shkas dyshimi për mungesë sinqeriteti….e për ne si popull që e njohim Saliun se kush është trishtohemi sepse na kanmërzitur e dëmtuar për 20 vjet….
Miremengjesi, dehste dite e bukur dhe nuk i prishet bukuaria nga keto analzia dhe komente, por analizat e Fevziut lidhur me LMN kane shume te paverteta dhe shume “deformime”.
Ne mirenjohje te gjithe kolegeve qe e mbeshteten LMN , kam detyrim te qartesoj jo vetem per saktesi historike, (standart qe Fevizu perbehet se nuk e shkel asnjehere) nepermjet nje artikulli disa prej deformimeve dhe te pa vertetave ndaj LMN-se.
Koha eshte aleati me i mire i te verteta lidhur me motivet e angazhimeve tona politike dhe publike.
Pas 20 vieteve angazhim politik eshte detyrim edhe ndaj historianeve te shkencave politike por dhe nje menyre me drejteperdrejte dhe me e plote ndaj themeluesve dhe mbeshtetesve te LMN-se , – ne nivel qendrore, qytete dhe bashki- te cilet”u persektuan” personalisht dhe familjet e tyre per kete angazhim fisnik.
Fatkeqesisht por e vertete ky “persekutim” nisi qe ne kohen kur miqesia Blushi – Rama ishte ne lulezim.
Personalisht zgjodha me vet dije midis karrikes dhe lirise
Pra nuk perfshihem ne te persekutuarit, ndersa shume kolege te mireaersimuar dhe te perkushtuar per modernizimin e PS dhe te vendit te tyre kane paguar nje kosot jo te lehte edhe pse u angazhuan pa asnje interes te vogel, ne nje angazhim fisnik te madh.
Fundjave te mbare,
Arbeni
Pershendetje nqs mundet publikoni kete koment, jo te parin – Ju uroj dite te m bare! Arbeni
Miremengjesi ,
sot eshte nje dite e bukur dhe besoj nuk i prishet bukuria nga keto analiza dhe komente, por analziat e Fevziut lidhur me LMN-ne kane shume te paverteta dhe shume “deformime”.
Ne mirenjohje te gjithe kolegeve qe e inspiruan dhe mbeshteten LMN-ne kam detyrim te qartesoj nepermjet nje artikulli jo vetem per saktesi historike – standart qe Fevziu perbetohet se nuk e shkel asnjehere- disa prej te pa vertetave dhe deformimeve.
Koha eshte aleati dhe gjykatesi me i mire lidhur me motivet e angazhimeve dhe kontributeve publike dhe politike te individeve dhe forcave politike.
Pas 20 vite angzhim politike ndjej detyrim edhe ndaj historianeve te shkencave politike por sidomos ndaj mbeshtetsve te LMN-se ne cdo nivel, te cilet u “persekutuan” edhe ne kohe “demokracise” per kete angazhim fisnik.
Fatkeqesisht por eshte e vertete qe ky “persekutim” nisi qe ne kohen kur miqesia Blushi-Rama lulezoj, ndoshta nga braktisja e tij LMN-se.
Persekutimi arriti deri aty sa djali nje ish kolegu tone, student i talentuar dhe i diplomuar ne nje universitet perendimore u hoq nga puna sapo socialsitet erdhen ne pushtet sepse babai i tij u shpall armik i drejtuesve te PS-se.
E trishtueshme deri ne neveri – kjo sjelleje e cila shfaqet shpesh ne politiken tone eshe pas 25 viteve. Ky nuk eshte nje rast i vetem .
Ku dallon ketu persekutimi sot nga ai i viteve te komunizmit??!!
Pse deshperohen disa nga “udheheqesit” kur analiste vendas dhe te huaj i cilesojne se kane mentalitete mdiktatoriale??!!
Faktet jane kokeforta- fjalet shpesh prodhojne demgagji.
Personalisht perzgjodha qe midis nje karrike partikae dhe lirise , ti perkushtohesha angazhimeve jo partiake.
Prandaj nuk vet-perfshihem ne te persekutuarit e aleancave parazgjedhore ne PS-se.
Por braktisja e shume kolegeve te mire arsimuar, te perkushtuar me integritet te larte njerezore dhe profesional, solidariteti qofte edhe ne heshtje me persekutimin e tyre, te cilet nuk u angazhuan ne PS per asnje interes te vogel, eshte nje njolle/mekat qe na ndjek nga pas.
Nuk eshte nje pengese e perhershme per asnje kolege qe te inspiroj, te organzoj dhe te udheheq levijze te reja edhe politike, te cilat mund te jene per individe te caktuar nje mundesi shume e mire per te korrigjuar edhe gabime te se shkuares.
Ne duhet te respektojme cdo individe qe ne cdo kohe reflekton per ate qe duhet te bej me mire per sfidat ekonomike, sociale dhe politike te vendit te tij.
Askush prej tyre majtas apo dhjathats, nuk duhet penguar, askush prej tyre nuk duhet cilesuar armik , ndaj askujt prej tyre nuk duhet te perdor asnje qindarke para private apo publike per ti penguar apo per ti “vrare” politikisht.
Konkurenca politike ehste shume me e domosdoshme dhe e shendetshme me per demokracite e reja. Institrucionet e forta jane me te dobishme se individet e forte.
Ne teoerite e zhvillimit institucionet e forta nuk nenkuptojne ndertesa, por lirine e fjales, lirine e prones, lirine nga korrupsioni, lirine nga kapja e shtetit , lirine nga pengesat per barazi te mundesive per mire arismimin dhe shendet, liri nga procedurat e gjata dhe kostot e renda per te bere biznes, liri per ta ndertuat dhe shijuar jeten tende si produkt te punes dhe aftesise indivual por ne nje shoqeri qe krijo kohezion dhe solidaritet social.
Dite te mbare,
Bekim
Nuk e vlen te lexohet FEVZO se eshte bosh ne tru e ne karakter!
Fevzi, ketu s’ka asnje veshtiresi as per te kuptuar dhe as per te vleresuar. Ke dale atje ku duhej, por e ke sfumuar shprehjen: Kur erdhi ne pushtet, Blushin nuk e mori ne qeveri dhe per kete Blushi eshte zemruar. Tani ka te drejte apo jo Blushi, kete e verteton koha. Ku eshte Adi Harsani dhe çfare thote, ku eshte Arben Malaj dhe çfare beri e çfare thote, ku eshte Kastriot Islami dhe çfare ben e çfare thote; po Fatos Nano?! E pashe nje dite ne gazete ne nje fotografi nga ata te ISIS, me duket se ne kufi ne Pogradec! Ato qe ke shkruar ti Fevzi , ne i dime me miredhe te theme une se ku do perfundoje Blushi me ate mendje: profesor si Arlind Qorri, ka te njetin karakter.
Beni pyetjen e thjeshte :Ku eshte Blushi dhe ku jane antaret e LMN ?.Nga pergjigja do te kuptoni lojen e kujt ben Blushi i Ri se bashku me te vjetrin.