Një rrëfim i Ramës: Unë dhe PD në dhjetor ’90

11 Dhjetor 2015, 18:06Politika TEMA

Nuk e kisha menduar që të merresha me politikë. Dhe arsyeja, lidhet dhe me një moment tjetër. Atë ditë, kur hyra në PD, e cila sapo ishte krijuar, u largova menjëherë, sepse pata një konflikt me ata që gjeta aty, pra në PD.

Ne ishim shumë më përpara, sepse në bisedat tona kishim shumë pritshmëri dhe strategji për të ardhmen. Për ne Ramiz Alia ishte kundërshtari. Për ne Ramiz Alia nuk ishte njeriu që po sillte demokracinë në Shqipëri, por ishte thjesht rregjimi komunist në Shqipëri. Ky është dhe konflikti që unë pata me ata që gjendeshin në atë kohë në PD. Nuk pata ndonjë dëshirë për t`u përshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e kërkoja për t`u marrë me politikë.

Pasi jam larguar atë moment nga PD-ja, ishte aty Arben Imami, të cilin unë e kisha shumë mik dhe kemi bërë një bisedë shumë interesante. Ai këmbëngulte që unë të kthehesha në PD, ndërsa unë këmbëngulja që të largonim më parë komunistin që kishin aty në PD, sepse do t`i marrë në qafë të gjithë. Beni më thoshte “po jo, se kemi nevojë për disa intelektualë pak më në zë, që t`i japim peshë dhe seriozitet të gjithë kësaj që po bëjmë, sepse është një gjë që sapo ka filluar, ne s`kemi eksperiencë”.

Ndërsa unë i thashë se Sali Berisha është komunist tipik dhe ka të gjithë eksperiencën si sekretar partie që t`ju eliminojë të gjithëve. I kam thënë se ai do ta bëjë PD-në vegël të Ramiz Alisë dhe ju nuk do të jeni dot në gjendje të flisni kundër Enver Hoxhës. E vërteta është, se ditën kur fola kundër Enver Hoxhës në Akademinë e Arteve, ata nuk flisnin dot kundër Enver Hoxhës.

Sa i përket asaj akuzës që unë isha provokator, unë kam qenë gjithnjë provokator, më pëlqente gjithmonë të provokoja. Sepse provokimi ishte e vetmja mënyrë reagimi kundër atij lloj sistemi. Pra, që reagimet e mia në atë kohë ishin provokim, kjo nuk diskutohet. Por pse me quanin radikal? Sepse unë ju thashë që në momnentin e parë, që Ramiz Alia nuk është opsion, Ramiz Alia është armiku ynë, ai është rregjimi dhe jo njeriu që do sjellë demokracinë. Dhe unë thashë, se ne duhet të bëjmë luftë më Ramiz Alinë dhe kur thashë luftë, kisha parasysh luftën frontale të opozitës me regjimin. Kjo pastaj u transformua në këtë akuzë, që quhej radikal.

Tjetra që më bëri mua të konsiderohesha kështu nga ata, ishte se unë kërkoja që të liroheshin të burgosurit për politikë. Pasi unë mendoja, se nuk mund të konceptohet, që një njeri sjell demokracinë dhe mban në burg të burgosur politikë.  Pra përfundimisht, unë mendoja se nuk mund të bashkëpunonim me këtë rregjim. Ideja ime ishte, që ata të dilnin jashtë ligjit, pra rregjimi, sepse nuk ishin të zgjedhur.

Unë isha radikal për ta, sepse unë mendoja dhe e shprehja, që komunistët nuk duhet të jenë në drejtimin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike duhej të ishte e të rinjve, sepse në fund të fundit ishte dhe një përplasje gjeneratash, një gjeneratë e përzier shumë me komunizmin dhe këtu nuk është çështja për të bërë të fajshëm ose të pafajshëm dhe një gjeneratë tjetër, që edhe pse nuk e kishte jetuar pjesën më të egër të komunizmit, që ishte fundi i viteve `60 me revolucionin dhe goditjen kundër fesë dhe fillimi i viteve `70 me goditjen kundër shfaqjeve të huaja siç i quanin ata, kishte mundësinë të ishte më pak e trembur dhe më pak e infektuar.

Frikën e kishin më irracionale në krahasim me të tjerët, që e kishin frikën të  lidhur me ç`ka kishin parë e jetuar në ato kohë të egra të komunizmit. Fakti është, që komunistët e morën në qafë PD-në.

*Shkëputur nga libri “Pardesytë e bardha” me autore Luljeta Progni që i kushtohet ngjarjeve të Dhjetorit `90 e më pas themelimit të PD.

31 komente në “Një rrëfim i Ramës: Unë dhe PD në dhjetor ’90”

  1. Goni says:

    Jam i gatshem te paguaj me shume taksa, me kusht qe te shkojne per mirembajtjen e qelise ku do te qendrojne keto te dy. Per Meten e te tjeret duhet kontribut i te gjitheve

    1. Shahisti says:

      Goni, te mbeshtes plotesisht ne iniciativen tende.

      1. DIELLI mbi KORAB says:

        Shqipnija asht mallku.
        Fakqesisht e verteta eshte shum e hidhun se Mut Sal Berisha e kak Edi Rama jane.
        Sala e donte demokacine qe te behej si idoli i tij Enver Hoxha,i plotfuqishem,dhe ai u kthye ne nje marionet te amerikaneve te cilet e pikasen dhe e rekrutuan menjiher.
        E doja lirine si nevoj te brendeshme per te bere gjerat qe doja,- thot Rama,dmth e donte lirin qe te dilte lakuriq dhe te ndertonte Bunkera se ashtu i thot radakja.
        Mjer Shqypnia ne dore te kujt ka met.
        Mjer ai popull qe po e degjenerojn.
        Un votuesi i PS me 23 Qershor.
        Cfar TRAGJEDIE….po perjeton atdheu im!!!

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Ti lene denfglat dhe te na thone se cfare kane biseduar per ekonomine atehere, me vone por edhe tani, sot e kesaj dite. Se sa per liri mos na bejne te njejtat filma 10 here ne vit per 25 vjet. Se lirine e kishin humbur te tjeret dhe jo keta cuba dhe gangestere te veshur me pardesyte e bardha.

      Lirine nuk e sollen as te ashtuquajturit komuniste dhe ashtuquajturit demokrate por bota kapitaliste qe nuk mund te pushonte pa e groposur idene e komunizmit ne bote. Pra lirija ne shqiperi ka ardhur si efekt anesore i I per leshjes se dy ideve mbizoteruse ne shkalle nderkombetare – pra prej asaj force te ciles tabani I diktatures shqiptare nuk mund ti qendronte dhe ne menyre te pashmangeshme do te hepej.

      Eshte e rendesishme qe kush interesohet per te verteten ta qartesohet qe ne shqiperi asnje njeri nuk ka merita per lirin qe flitet (ne cfaredo lloj perceptimi te saj) ato vlera qe ne I quajme liri herdhe nga presioni I ngjarjeve te jashtme.
      Eshte po ashtu e rendesishme qe te qartesohemi se protagonistetve ngjarjeve te vendit ne procesin e ndryshimeve qe sollen presjonet e jashtme nuk kishin i nteres per ti dhene formen e duhur ndryshimit qe po trokiste ne porten e kombit por thjesht levizen ne menyre paksa kaotike per te zene pozitat dhe poziciinet e tyre ne formen e re te shoqerise dhe per tu adaptuar ne sistemin e ri ne menyre re atille qe te siguronin pushtetin, karrirat dhe parate e tyre.

      Kjo po behet gjithenje e me evidente me akrobacite e tyre te shpifura te manipulimit mashtrimit dhe dhunosjes qe keta njerez kane bere per pushtet dhe para duke arritur per veten e tyre pasuri marramendese (pasuri qe figurojne ne emrat e te tjreve rreth tyre, kuptohet) dhe duke sjelle per popullin vete zgenjime dhe depresjone. Kjo behet evidente kur sali berisha u ve dyfekun miletit ne mes te drekes ne mes te tiranes mu perpara syve te edvin rames dhe edvin rama qe I therriti ata njerez ne shesh ate dite merr pushtetin dhe aplikon amnestine e heshtur.

      Keta njerez jane vet ish sigurimi I shtetidiktatorial qe ja arriten qellimit ta mbanin pushtetin ne duart e tyre duke I shkaterruar shqiperise me shume se dy gjenerata me kaosin qe krijuan .

      Keta njerez dhe gjithe bashkepuntoret e tyre duhet tei kthejne kombit lirine qe i kane vjedhur dhe te largohen me te mire!!

    3. ivani i madh says:

      Po ke te burgosesh me pare ata jane te gjithe njesoj tani per burg jemi bere dhe ne qe i ndjekim pas per vevrim e mos veprim sipas ligjit shqipetar.Shajme po ke shajme kur nuk shajme veten qe jemi bere si placke tregu na shesin e na blejne sipas interesit te tyre pa na pyetur fare.

  2. mir says:

    po tani qe tu dha mundesia….pse nuk i ngjall shprese shqipetareve, te besh ato qe nuk u bene per 25 vjet.nuk je i besushem o cun i tirones.

    1. Z says:

      sa kollaj te duket “zotni miri” 25 vjetet ti korigjojshe per dy vjete…apo nuk te pelqen te jetojshe ne nje vend ku me ne fund po vihen ligje!

      1. Endri says:

        Patjeter jetojme te lumtur ne nje vend ku po vendoset ligji dhe njerezit ikin ose burgosen. Rrofte shoku Edi Rama me gjithe kaqolat si ty

      2. Wendy-B says:

        Jo, shqipetareve nuk u pelqen rregulli e ligji. E zbatojne ate kur jane jashte , por jo ne vend te tyre.
        Po paten ndonje dyqan per te thy, ndonje ndertese me shkaterru i ke te paret.

      3. Alb says:

        Cfar ligji po ven ky. Z po paguajm ne populli dhe po hajn kriminelat. E tahirit dhe edit.

    2. Kaktusi says:

      Pëe tu çbrë ky vend u desh 25 vjet, për tu bërë do të duhet më shumë se 25 vjet, kështu që duhet patur durim dhe punë

  3. stela says:

    E kujt i plasi trapi???

    Shko o kaqol, se je bo si plakushi Sali, qe trego perralla.

  4. Gjergji says:

    Z.Rama ,nje shprehje popullore thote : Midise te thenes e te beres kalon ne mes nje lum i tere. A e kuptoni se jeni kot ?

  5. aleko says:

    Kot je ti qe ben llogjez. Gjergji.Ay qe ka mbi supe gjithe vend pas nje rremuje 25Vjecare eshte dikushi,Per te kerkuar qiqra ne hell e per kritikuar te tjeret eshte lehte,kudo ka probleme.Problemi eshte kush i ben..

  6. Kellira says:

    Pardesyne e ke firmato po te bardhe…

  7. A says:

    1) SALI BERISHA, nga rrace komunistash; 2) ARDIAN KLOSI, nga rrace komunistash dhe 3) EDI RAMA, nga rrace komunistash.
    Keto 3(TRE) na “SOLLEN” “DEMOKRACINE” ne Shqiperi.
    E kuptoni se ku jemi.

  8. ii says:

    Dakort me “Z” dha ALEKO… Te tjeret ia futin kot. Si mund te besh nje zhberje 25 vjecare kaq shpejt. Une jam shprese plot tek z. Rama…
    Kusk i ka bere deri tani tere keto reforma? Askush, por kane menduar ti sherbejne padronit dhe xhepit.
    Nuk e shihni si banda e PD ben politike me brockulla e jo me nje vije shprese. Hijena PD e sheh se ecet para pra ka nxjerre tere zagaret ne sulm…
    Ata qe deri dje nxorren uje te zi ketij vendi…

  9. bra,ho,ho says:

    Nuk na the o Edi…. tenderin per pardesyte e bardha kush e beri ?

    Se dekorimet e sotme me gjithe bunkerin dihen.

  10. faro says:

    Edi thote te verteten. Ky i ra direkt ne koke diktatures, qe ne ditet e para, gje qe Berisha nuk guxonte ta bente ne ate kohe. Por ndryshe nga Edi, pasi diktatures i rane kellqet, u shtua edhe egersia e sharjeve te Berishes ndaj saj.

  11. emigranti90 says:

    jam me fat qe ika para 25 viteve dhe nuk u ktheva me ,komunistat komndonin djemt e tyre komandojne fatkeqesi qe populli nuk diti te zgjedh .

  12. Na bashkoj kenga popullore says:

    Nuk me duket rrefim i sinqert,dihet qart se Edvin Rama eshte debua dhe jo largua nga partia demokratike sapo krijuar ,persa i perket fotografis eshte shum domethense,per te analizuar kto 25 vite Demokarci,mjafton te shikosh ket foto

  13. analize says:

    ne shqiperi per 23 vjet eshte ber supervjedhje dhe mafia ben kerdine kemi nje shtet e nje parti bejne kot gjoja t majte t djathte blu e kuq etj
    NJE PARTI e nje klan mafioz kemi 23 vjet.
    meruni me kta mafioz ish ministra drejtora urgjent etj qe kan vjedh pronen shtetrore e tendera etj cfar nuk kane ber dhe sot krekosen si gjela me supermakina e super pasuri rrugve te tiranes.
    me kto merruni ju po jua mbajti bytha .
    para dy ditesh kishit shkrimin aleksander meksi takimi fundit me salen kujt i intereson c beri ky me salen ne na intereson si u pasuria ky dhe jo historit e ktyre mes tyre private.
    .do ishte bukur nje shkrim aleksander meksi miliardier nga nje dhome e guzhine e jetonte si qen miliarder ku i gjeti leket e pasurine miliardire.
    dje pushkatuan nje tjeter ne kine per korrupsion dhe e dini c kish vjedh i shkreti 2 thas cimento me shume tek rruga nga fondet publike po kta tanet ?merruni me te korruptuarit e soten me kte kancer pa fund .qeveria RAMA i soj si ato t meparshmet vetem vjedhje
    merruni e mendoni qe vende me 2 milion banore s kan fare administrad skan fare pak .pse s mbyllen minibashkite, prefekturat, kur kemi bashki pse duhet dhe prefekture a e dini qe jane mbi 100 institucione pa asnje lloj fuksioni qe si kan as vende me mbi 200 milion banore .teatri operas e baletit marrin rrogen qyl, orkestra e radiotelevizionit gjith vitin ne kafe per nje festifal te kenges ne fund vit nje vit rrine qyl
    ATSH po ashtu ,ministria integrimit, kot asnje fuksion kur eshte ministria jashtme qe ben te njejten fuksion ,deputet pa fund ,komisione pa fund dhjetra zyra t hapura kot per t fut pune dashnoret e x apo y apo kushurinjte e ber ndere .
    administrada e tejngopur E 5 FISHUAR dhe dalin pa pik turpi e thon kemi prap vende pune n administrad TMERRRR ,pse duhet dhe tjetra ?
    ambasadore,makina pastruse,bodigarde,parti qe financohen nga arka shtetit,televizini shtetror t gjith pushim e marrin rrogen kot t mbyllet urgjent . etj etj dhe kulmi
    ky qe do bente shtet RAMA hap dhe dy ministri te tjera se nuk mjaftonin ato qe kishim duke zen vend te par ne bote ja kemi kaluar t gjithve per ministri e drejtori .kaq shume leke kemi ne?po paskemi qen super te pasur kot qahemi.
    mbyllini t gjtha kto zyra ministri etj ta shikojne si nxirret leku dhe ato milirda jepjuani pensionisteve t shkoj direkt pensioni 500 mije dhe kta parazit ta shikojne si nxirret leku..
    ose t bejm e sjell kot si shembull referendium nga e keqja t jemi krahine e italis apo i shteti tjeter ta shikojne gjith kta parazit administrad etj qe tallin bythen vetem pushim

  14. sherifi says:

    Per disa komentues qe jane pesimist,kane nje arsye;
    Ose nuk din cfar eshte Shteti dhe ligji,ose kerkoin anarshi.
    Ketu 25 vjete eshte punuar rrumpalle,asnjehere nuk ka patur shtete,te majte apo te djathte qe kane qeverisur, ndersa ky qe kerkon te beji kte shtete qe ka 25 vjete qe degjeneron ne anarshi,ky urrehet nga nje pjese shume o vogel e miletit.

  15. Kaqaki Junior says:

    Salithi na premtoje qe do kethene koken e Ali Pashe Janines ne Shqipri, na rrejti pisi, gjitheashtu premtoj qe edhe koken
    dhe trupin e Karamahmud Pashe Bushatit do ketheje, edhe ketu
    na rrejti jazek i kjofte!

  16. albana says:

    Cudi e mad he me keto pardysyte e bardha.

  17. "Horri i Bulevardit". says:

    Problemi eshte se humbamenot shqiptare, nuk arrijne te kuptojne, se ekonomia kerkon disa mandate, te pakten tre, qe te jape rezultate.
    Por plehrat berishiane, duke shfrytezuar papjekurine e disave, qe skane haber, jo nga ekonomia, por as nuk dine ceshte politika, na thone se dy vjet jane te mjaftueshem dhe se Rama, duhej ta bente salistanin Gjermani.
    Kur i permend se para dy vjeteve ishit ju shpellare, qe kishit shkaterruar cdo gje, te thone salehet, mos u merr me ne, se iken dy vjet, por pervete, kerkojne shpetimin duke share Enverin, si shkaktarin e gjendje, megjithese ai ka mbi 30 vjet qe ka vdekur.
    Te shkaterrosh salistanin, per ta rikthyer ne Shqiperi, duhet nje pune e jashtezakonshne dhe eshte akoma me e veshtire, kur nje pjese analfabete me diploma te blera, te minojne misionin, qe ke nisur, per ti rikthyer Shqiperise shkelqimin e merituar, se sllavo-ortodokset me agjentin e tyre saleh, jane akoma faktor, per ta destabilizuar Shqiperine.
    Edi Rama vazhdo reformat dhe nje dite, na jep lajmin se salehun me pjellat e tij, i ke futur ne hapsone.

  18. vlonjati says:

    e verteta eshte kjo per ata qe kuptojne qetesish dhe sa per shpellaret e bathores te pa beset dhe vrases te njohur qe vazhdojne te mbajne huomosapiensin saliqen , kete shurak te ndyre qe i ka borxhe vendit ai dhe familja e tije , prandaj prisne dhe duroni

  19. Bekim Sala says:

    Bekim
    E kam patur bindje te brendeshme , per ato qe kam perjetuar nga Dhjetori 90 e me pas se Edi Rama eshte anti Enverist dhe antikomunist. Nuk mund te kuptoj dekorimet qe ai u ka bere xhelateve qe masakruan dhe torturuan mijra shqiptare te ndershem per hir te bindjeve te tyre antikomuniste. Nese keto dekorime jane te verteta,Edi Rama nuk ka qene asnjehere antikomunist, dhe per kete me vjen keq se qe kam genjyer rende ne perceptimin tim. Pres nje reagim publik nga Rama qe te bindem plotesisht.

    1. "Horri i Bulevardit". says:

      Nje sqarim, sipas intervistes se ministres se mbrojtjes Mimi Kodheli, per komentuesin Bekim Sala.
      Duke degjuar ministren, morra vesh se jane rreth 1000 persona ish ushtarake, qe me nje vendim te ish presidentit Berisha ne vitin 94, kishin marre statusin e veteranit te klasit te pare.
      Ne ate liste, paska qene edhe hetuesi i At Zef Pllumit.
      U dekoruan tani gjithe lista qe ka pergatitur salehu ne vitin 94.
      Por nuk mbaron ketu, se ne ate liste mund te kete akoma emra te dyshimte.
      Prandaj vatra e qelbit, filloi ne vitin 94, nga ish komunisti 30 vjecar, ish sekretari i partise saleh mutsihonja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje