Rexhep Qosja: Rama, përpjekje historike për të modernizuar Shqipërinë

11 Dhjetor 2015, 12:16Politika TEMA

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja, shprehet se qeveria e Ramës po përpiqet të modernizojë Shqipërinë.

Gjatë një interviste në “Klan Kosova”, akademiku kosovar u shpreh se rezistenca ndaj qeverisë “Rama” është rezistencë që ka për qëllim pengimin e reformave.

Mendoj që Edi Rama po bën përpjekje ta institucionalizojë politikën shqiptare. Kryeministri Rama po mundohet ta bëjë Shqipërinë moderne, ta rikrijojë atë.

Qytetarët e Shqipërisë një pjesë e madhe nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua siguron energjinë, por duhet edhe të paguhet, ky është shteti”, thote ai.

Edi Rama, me këtë përpjekjen e tij, unë e quaj historike, për ta bërë Shqipërinë moderne. Rezistenca kundër tij është rezistencë për ta penguar reformën, specifikisht atë në drejtësi”, është shprehur Qosja.

5 komente në “Rexhep Qosja: Rama, përpjekje historike për të modernizuar Shqipërinë”

  1. TJ says:

    Respecte Z. Qosja! Por ,si gjithmone eshte dikush qe e pengon! Disa spiune serbe nuk duan te behet shtet shqiptar! Duan shtet kanunor tribu!

  2. gurbetqari says:

    Nuk modernizohet shteti duke marre faturat me zor atyre qe skan ose jan ne gjendje te keqe o Qoseeee…po te donte te modernizonte shtetin Rama nuk lidhej me Meten qysh ne fillim se qe kur u lidh dihej se kush ishte bariu e kush qeni stanit. rama sado i mire e besnik te jete esht thjesht qeni stanit ne kete qeveri se bariu eshte kush eshte…Rama spo mban dot asnje nga premtimet e tij.pyjet po priten lumejt po shkaterrohen papunsia nuk po paksohet korrupsioni akoma me keq, meritokracia pertoke, arsimi vajmedet , buxheti hala me humbje etj etj…

  3. Majmuni says:

    Mire e ke ti o profesor po eshte katnari e modhe ketu, nuk eshte kollaj!! Ne na pelqe kaosi dhe zhuli dhe me Ramen spo gjejm rehat vallaj!! Osht dhe i paster dhe i vesh mire dreqi, na e shpifi!!

  4. -*******- says:

    Thenia e famshme profesor”Askush nuk behet dot profet ne vendin e vet”.

  5. koli says:

    Komunisti-Islamiku Qosja,deri me daten 12-06-1999 mbajti ne xhep dhe shpirte teseren e LKJ.Kush eshte Qosja e dine vetem intelektualet e Kosoves dhe jo marksisit-leninist-punist-socoalist te Tiranes.Une e njohe mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje