FOTOT/ 2015-a e Angela Merkelit

10 Dhjetor 2015, 21:34Politika TEMA

“Për faktin që i ka kërkuar vendit të saj më shumë nga sa do të kërkonte pjesa më e madhe e politikanëve, për faktin që i është kundërvënë me vendosmëri si tiranisë, ashtu edhe oportunizmit, si dhe për faktin që ka ofruar një udhëheqje morale të palëkundur në një botë që vuan mungesën e saj”: është ky motivimi që e përjavshmja amerikane “TIME” ka dhënë për faktin që ka shpallur Angela Merkelin si Njeriu i Vitit 2015. Merkeli është gruaja e katërt që e merr këtë titull: para saj e kanë marrë Wallis Simpson (kliko këtu për të parë dokumentarin dhe kliko këtu për të lexuar historinë e saj), Mbretëresha Elisabetë dhe Corazon Aquino. Eshtë e para që kandidohet më vete dhe jo në grup që nga viti 1986, kur e mori presidentja e atëhershme e Filipineve.

Kancelarja gjermane, në detyrë prej vitit 2005, ka lindur në vitin 1954 në Hamburg dhe është rritur në Republikën Demokratike Gjermane. Sipas “Time”, gjatë vitit të fundit, uniteti europian është luhatur tre herë dhe Merkeli është shfaqur e domosdoshme në të tre rastet: menaxhimin e krizës së borxhit grek, përgjigjen e Europës ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia, hapjen ndaj migrantëve në muajt e fundit.

Një rrugëtim fotografik i 2015-ës, vitit të Angela Merkelit. /Botaal

7 komente në “FOTOT/ 2015-a e Angela Merkelit”

  1. Anton says:

    Kur ndodh qe urtesia e nje gruaje te godase ateher ajo godet fort

    1. babo says:

      Qesharake. Gruaja e vitit kjo? ‘Kancelarja’ edhe kur mori vesh qe SHBA e pergjonte kur ti tekej, u paraqit si vasale perpara Obames, duke e lutur mos ta pergjonin me nqs. eshte e mundur.

      Imagjinojeni te pergjohej De Goli ne kohen e vet? Behej Franca no-fly-zone per SHBA dhe Naton bashke.

      1. Big Babo says:

        Po rrinte urte se gjermanet spiunoje vet gjithe europen dhe ambasadat qe ndodhen ne gjermani, lexoi pak me mire lajmet

  2. Miri says:

    Nuk eshte ashtu siq thuhet

  3. Beba says:

    Power Woman!! She’s The Best!!

  4. Kulaku says:

    E Meriton,te marin shembull gjithe politikanet shqiptare,dhe Palokat Berishat me gjuhen e tyre te zndyre si Hiena te Terbuara per Pushtet ….nuke kane vende ne ket Parlament…..aq me teper per te Qeverisur 25 vjet turp ….turp qe keta kriminela perfaqesojne nje pjese te popullit ne Parlament,duhen me koh ti ishin dorzuar Drejtesis ….por kush ti Denoje ..Drejtesia akoma drejtohet nga ushtaret e emruar Nga kryekrimineli Sali Berisha….qe kriminalizoi vendi dhe ket popull e mesoi te jetoje ne korupsion dhe vetem korupsion,ku vet ai dhe koleget e tije u Bene miljardere dhe ket popull evlane ne vendin me te varfeer ne Europ..shifni faktin e tregojne dhe dy gishtat e Saliut me 91 dhe prap tani mbas 24 vjetesh prap na tregon 2 gishta duke na thene se e vetmja ruge e shpetimit ngelet Braktisja e Vendit,Jo Sali demokraci e vertet ne shqiperi do te vije kure kriminelet e vendit e djeshmja te Ndershkohet,se vetem duke denuar te Djeshmen munde te shkojme vetem Perpara

  5. Enigma. says:

    E meriton te quhet GRUAJA E VITIT.2015 !
    Shembull per te gjithe politikanet !
    URIME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje