Meta në Gjermani, takohet me Gerhard Schröder

10 Dhjetor 2015, 17:05Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Ilir Meta mori pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) në Berlin.

Gjatë këtij aktiviteti, Meta është takuar me ish-kancelarin e Gjermanisë gjatë viteve 1998-2005, Gerhard Schröder, i cili ka përshëndetur Kongresin, si edhe me përfaqësues të lartë të SPD-së.

Kongresin e SPD-së e përshëndetën edhe Zv.Kancelari dhe Kryetari i SPD-s, Sigmar Gabriel, ministri i Jashtëm i Gjermanisë,  Frank-Walter Steinmeier dhe Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz.

3 komente në “Meta në Gjermani, takohet me Gerhard Schröder”

  1. Zambi says:

    Takim apo shterngim duarsh kalimthi ne korridore

  2. Ante says:

    Po ky cben ik e hajde ne Gjermani!!??

  3. ilir Meta "Azilant" ne Gjermani says:

    @@ Ja dhe Likja(Meta)..po na “Shijon” Sallomin e Gjermanise, tani afer krishtlindjeve!..pse jo??Ai eshte qe bene Politiken e “Madhe”,pra ai eshte “Dashi” i kopese -Kokepalereve ne Shqiperi.
    1-E cuditshme eshte, se me ne Funde paska marre nje Fotografi Kalimthi me z.Shreder,po ta shohim mire Schreder nuk e ka Mendjen Fare te Likja, duket se ILir Meta i ka Prere Rrugen Schrederit, si dhe si te kete nje Foto me nje Politikane te Madhe ne Gjermani,qe tja Serviri Miletit Shqipetare si nje Arritje “Politiko-Diplomatike” te shokut Ilir Meta ne Gjermnani…
    2-kreret Aktual te SPD,nuk ja “Fershellyen” fare Likes, prandaj Likja i vene ne Siklete nxitoj sa majtas Djathtas…njelloj si Berisha para disa vitesh qe donte me do e mos nje Foto me Zonjen Merkel.
    3-Shtypi Gjerman Ditore dhe televizjoni Gjerman na dhane Sekuenca te Qarta Filmike, per Kongresin e SPD-se..ne te Pame edhe z.Schreder, por kurresesi ILir Meten…sa keq..per Liken..edhe ne Gjernai e dine se Ilir Meta eshte Hajdut i pasurise Kombetare i pagezuar nga Berisha si “Ilir floriri”..por a ka Turpe ai qe e ha Turpin me Buke Perdite??
    Pa te shohim se c´fare Perrallash do te na servire shoku ILir Meta pas kthimit nga Gjermania….????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje