Citoi Enver Hoxhën, mediat britanike kryqëzojnë liderin laburist Jeremy Corbin

10 Dhjetor 2015, 16:55Politika TEMA

Gazetat kryesore britanike kanë kryqëzuar udhëheqësin e ri laburist Jeremy Corbin, pas citimit qe ai i bëri ish-diktatorit komunist Enver Hoxha në një mbrëmje me rastin e Krishtlindjeve me aktivistë dhe zyrtarë të partisë së tij.

Corbin ka thënë se Hoxha ishte një “udhëheqës i ashpër” dhe citoi një pjesë nga fjalimi i tij në vitin 1967 ku ish-lideri komunist pati thënë se “ky vit do të jetë më i vështirë sesa viti i fundit”.

“The Guardian” e Londrës, në një shkrim të vetin thekson se “Corbin do të duhet të jetë shumë më i kujdesshëm. E para sepse  ai dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të bien në të njëjtin kurth. Të citosh një dikator komunist mund të jetë e pafat. Por të citosh dy prej tyre është shumë”.

Ky incident pason një të ngjashëm, kur krahu i djathtë i tij, ministri i ri në hije i laburistëve për Ekonominë, John McDonnell, citoi një pjesë nga “Libri i vogël” i  ish-udhëheqësit kinez, Mao Ce Dun, në një interpelancë për çështjen e buxhetit javë më parë, duke shkaktuar reagime dhe siklet në radhët e një pjese të deputetëve laburistë në Parlament.

“The Guardian” e Londres, i drejtohet udhëheqësit të opozitës britanike duke shkruar ndër të tjera se “shqiptarët kur vjen puna tek Enver Hoxha, nuk janë të gatshme për ironi”.

Autorja e shkrimit, një gazetare e revistes amerikane “The Nation”, e sapo kthyer nga Shqipëria, shkruan se: “Unë nuk dua të jetoj në një bote pa shakara transgresive. Por, une  dua një të majtë, që ta tejkalojë romancën e saj me stalinizmin dhe t’i japë fund ngërdheshjes me vrasësit. Po ashtu, dua dhe keni nevojë urgjente për një Parti Laburiste të pjekur, funksionuese dhe efektive”, shkruhet në “The Guradian” të Londrës.

Edhe gazetat e tjera si “The Independent” apo “The Telegraph”  shkruajnë për Enver Hoxhën dhe vrasjet gjatë kohës së sundimit të tij. Shtypi britanik shkruan se këto citime edhe nëse janë bërë me humor, ka gjasa të përdoren nga konservatorët në pushtet për ta cilësuar lidershipin e ri laburist si marksit-leninist./ TCH

10 komente në “Citoi Enver Hoxhën, mediat britanike kryqëzojnë liderin laburist Jeremy Corbin”

  1. piza says:

    Nafyrisht qe do ta kryqezonin ,nuk jane idiot si Shqipetaret.

    1. asd says:

      Tmerrohuni nga Enver Hoxha,se ai eshte BURRI ME I MADH I SHTETIT shqiptar,qe i beri FUQITE E MEDHA TE FLASIN ME VEHTE!
      Me gjeni nje LIDER tjeter ne bote te nje shteti te vogel sa Shqiperia,qe t’u kete bere KARSHILLEK kaq te hapur e guximtar FUQIVE TE MEDHA si Enver Hoxha???
      Do vije koha qe ENVER HOXHA do te citohet kudo ne bote per ndertimin e nje shteti HUMAN me drejtesi e barazi per te gjithe!
      Enver Hoxha do te pranohet si etalon i ndertimit te shtetit pa FETE,pa te PASUR dhe te VARFER,PA PRONA PRIVATE,pa DEGJENERIM,etj,etj.
      Enver Hoxha ishte per nje shtet ku “NJERIU PER NJERIUN ESHTE…..NJERI e jo UJK”!!!
      Tmerrohuni deri sa popujt ta kuptojne se BOTA DUHET TE NDRYSHOHET dhe te behet sic provoi ENVER HOXHA NE SHQIPERI!

  2. bra,ho,ho says:

    Enverin,citoheni nuk ka problem .Vetem mos na prekni bunkerin se e kemi prone shtetrore dhe veper arti.
    E kemi njesoj si Pleniumi o Kolektivizimi.

  3. Vizionari says:

    Enver Hoxha nje diktator gjakpires i kombit Shqiptar . Edvin Kristaq Rama te njejten gje po ben me terrorin ndaj bizneseve te vogla .

    1. altin says:

      Heu bre visjonuer.Po t mos kish kone qaj enver taj sishe tuj fol m zhuh letrare or taj.Koke tu morr kaj pare prej qatyre bijznesve t vogla si neronxi e tegu ,heu visjonuer.He t shift thiu or taj.

  4. Dora Vet says:

    Lavdi Hitleros qe dergoje shume kuqalasher te Enverit ne te semes…

  5. altin says:

    Mos ja koj nonen heu bre.Udhhecsi juej sala asht kon tuj pi shurren e enverit heu taj.M qat moment u themelue e djathta.Pra shurra e kuqe ka prue blune tuej.

  6. Ilir says:

    eshte nje lloj lobingu qe ben ky edi yne ne perendim. corbin duhet te kete marre nja nje milion nga qeveria jone te citoje enverin.anglia njihet per te tilla gjera. besoj se vete corbin nuk e ka njohur e as se ka pare ndonjehere diktatorin tone jo me ti kege lexuar theniet e tij.si mendoni lexues i ka lexuar !!!!!

  7. Christopher Columbus says:

    Kur komentojne ca gazetar te huaj kote fare.

    Fakti ishte se per 45 vjete 90% e shqiptareve jepnin jeten per Enver Hoxhen.

    Dhe i pari ka qene Saliu.

    Ai vendosi shtet dhe ligje . Kush thyete ligjin te rraste brenda dhe nuk falte as njerzit e aferm te tije .

  8. E po kjo pune! says:

    po se mos dine gje ata, mos e kane jetuar ata nje kohe qe nuk e filloje dhe mbaroje diten me stres, qofsh i varfer apo i pasur. Te ishin te gjithe si Enveri bota do ishte ndryshe sepse ende dhe sot shtetet i ndajne ne superiore dhe vasale dhe Enveri ua ktheu… se ndryshe do na hante Serbo-greku. Me mire nacionalist diktator se “reformator perendimor” qe hap portat per serb-grekun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje