Basha në kundërsulm ndaj kritikëve të tij brenda PD-së: Hapuni rrugën të rinjve

10 Dhjetor 2015, 11:56Politika TEMA

Lulzim Basha është hedhur në kundërsulm ndaj kritikëve të tij në PD.

Ai ka kërkuar sot nga ata, që t’iu hapin rrugën të rinjve.

Kemi nevojë që në këtë kundërvënie të bashkohemi në rradhë të parë brenda partisë sonë, ku për herë të parë është krijuar një korpus eksperience dhe vlerash që e ka për detyre jo vetëm të mbaje flamurin e këtyre vlerave, por t’i inspiroje një kontigjent të ri të spikatur individësh që kanë ardhur në PD sot në opozitë, për të dhënë e jo për të marrë, ti kujtojë përmes transmetimit të këtyre vlerave dhe për këtë fondacioni për liri e demokraci duhet të jetë një platformë sa më konstruktive.

Që të dijnë të frymëzojnë e të drejtojnë kapacitetet e potencialet e reja drjt pjekjes së tyre që ardhshëm, ndoshta jo për 4 viet, por të 8 12 e 16 viteve, koha për të nisur procesin e ndërtimit të elitave të ardhsme politike të PD është tani”, tha Basha gjatë një aktiviteti.

Një përgjigje kjo në mënyrë indirekte ndaj “gardës së vjetër” në PD, e cila është kritike për drejtimin partisë nga ana e Bashës.

2 komente në “Basha në kundërsulm ndaj kritikëve të tij brenda PD-së: Hapuni rrugën të rinjve”

  1. FLAMUR_VLORE says:

    PO SRB PSE NUK HAP RRUGE APO AI ESHTE ANTIENVERI I PERJETSHEM–TURP PER KETE PARTITE MBERRITUR NE KETE KATANDISJE DHE ME KETO SKENARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje