RREFIMI: Hasën e qëllova në makinë, e ndoqa dhe e qëllova disa herë

10 Dhjetor 2015, 09:34Politika TEMA

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit të drurit, Arben Hasa, ka pranuar krimin e rëndë duke rrëfyer momentin e vrasjes dhe arsyet që sipas tij që e detyruan të trembë shokun e tij.

Miran Tila, me banim në Manzë të Durrësit, ka deklaruar për policinë se ai nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por situata i ka dalë nga kontrolli.

Sipas dinamikës së krimit të zbardhur nga prokuroria rezulton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 dhjetorit, pranë Manzës në Durrës, ku mes dy personave ka pasur një debat të ashpër, i konfirmuar edhe nga dëshmitarë të rastit.

Rreth mbrëmjes së datës 2 dhjetor, Miran Tila ka marrë në telefon shtetasin Arben Hasa, duke i kërkuar ta çonte me automjetin e tij në shtëpi. Gjatë rrugës ai e ka qëlluar me armë zjarri në bark dhe i plagosuri Arben Hasa ka dalë nga automjeti.

Autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar edhe disa herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen. Më pas ai është larguar me automjetin tip BMW drejt fshatit Shkallë të Durrësit, ku rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 2 dhjetorit është gjetur i braktisur mjeti në pronësi biznesmenit Arben Hasa, raporton Mapo.

Sipas hetimeve të prokurorisë rezultoi se më datë 02.12.2015 rreth orës 20:30  viktima ka qene në banesën e tij dhe e ka marrë në telefon shtetasi Miran Tila, për ta çuar me makinë deri në banesën e tij.

Shtetasi Arben Hasa ka dalë me automjetin e tij.

Pasi u gjet e braktisur makina, policia ka gjetur një gëzhojë dhe një njollë gjaku në automjet ndërsa rreth orës 7:30 të mëngjesit të datës 3 dhjetor është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa pranë vendit të quajtur Manzë e vjetër, buzë rrugës kryesore.

Ekspertët konstatuan 6 dëmtime me armë zjarri në trupin e viktimës. Nga këqyrja e aparatit telefonik të viktimës Arben Hasa, rezulton se më datë 02.12.2015, në orën 20:30 dhe 20:32 kishte pasur dy komunikime me numrin telefonik që i përket shtetasit Miran Tila.

Gjithashtu, ata kishin pasur disa kontakte dhe më datë 30.11.2015. Pas këtyre veprimeve policia bëri të mundur identifikimin e vendndodhjes së shtetasit Mirian Tila, i cili u arrestua më datë 7 dhjetor në një banesë në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Pasi u mor në pyetje nga policia Tila pranoi krimin por tha se ai kishte dashur ta trembte pasi viktima e kishte ofenduar rëndë.

“Në deklarimin e tij, autori Miran Tila ka pohuar se vrasjen e Arbenit e kishte kryer ai”, thotë policia.

Ai ka sqaruar se më datë 02.12.2015 kishte marrë në telefon Arbenin, duke i thënë që ta çonte në shtëpi me makinë, por sipas tij, qëllimi ishte për ta trembur me armë dhe për t’i thënë që ai mos të vinte më në Manzë.

Sipas Miranit, Arbeni e kishte sharë, ofenduar dhe kryer veprime të pahijshme kundrejt tij, duke e poshtëruar atë.

Mirani ka deklaruar se e ka qëlluar Arbenin nga ndenjësja e pasme në pjesën e barkut dhe më pas kur ai ka zbritur, e ka ndjekur nga mbrapa duke e qëlluar dhe disa herë të tjera atë.

Debati mes tyre pohohet edhe nga dëshmitarë të rastit, të cilët kanë deklaruar se natën e ngjarjes, rreth orës 08:30, Arben Hasa ka ndaluar me automjetin e tij, ku brenda kishte dhe një person tjetër.

Arbeni ka dalë nga makina dhe shante dhe i bërtiste personit që ishte brenda duke e ofenduar atë dhe duke i thënë të zbriste poshtë.

Pas disa minutash, Arbeni ka hipur në makinë dhe është larguar në drejtim të Manzës.

11 komente në “RREFIMI: Hasën e qëllova në makinë, e ndoqa dhe e qëllova disa herë”

  1. Christopher Columbus says:

    Kalbeni ne burg monstren.

    Vetem Enveri i bente zap barbared qe nga Jugu deri ne Veri.

    Vetem ne keto 25 vjet demokraci ndoth qe shoku vret shokun, vllai vrete vellain, buuri vret gruan , djali vret babane e me radhe krime monsturose.

    Dhe shkaktar per dejgenerimin e ketij kombi eshte shpellari i Vucidolit.

    Atij ju dha detyra qe te ndertonte shtet demokratik , por ai shkatteroi gjithshka the futi frymen e urrejtjes the kultin e te forteve ne shoqerin shqiptare.

    1. Naim Frasheri says:

      Lavdi Vepres se Xhaxhit Enver, vetem Ai i bente keta Kurva njerez te dridheshin perpara Ligjit, Demokracija po ju perdhunon me Nena dhe me Motra ,me Gra dhe Vajza.ne Djall me kete Demokraci

      1. o zot ........... says:

        Epo kjo qe thua(komentuesit per enverin ….) quhet Diktature. edhe ketu ne gjermani cfare nuk ka edhe shqiptare cfare nuk bejne por thote gjermani o burra te na vij HITLERI SE AI ishim krenar te forte etj pallavra ..

        1. Naim Frasheri says:

          Leck Mich am arsch

  2. çudi says:

    Janë shokë, zihen me njëri tjetrin deri në kufirin për të vrarë njëri tjetrin, e thërret për ta çuar me makinë në shtëpi, dhe ky e vrau megjithëse ai po e ndihmonte!A e kupton dot njeri këtë lloj dëshmie?

  3. Majmuni says:

    Amon se na hapet barkun me kshu historishe katunaresh injorante. Si mer u vriska tjetri se te ka sha!! Ne e paskemi merituar Enverin vallaj!! Vetem ai i conte katunaret ne shkolle bujqesore dhe i vite ne rrjesht me shat ne dore duke hapur toka te reja pjellore!!

  4. Opinion says:

    Cfare behet keshtu ,per zenka nuk vriten njerzit .30vjet burg per trimerine qe ka treguar.

  5. portokalipsi says:

    pune allvanozesh ci ri robt,po e verteta eshte se vrasesi iku ne nje moment ne tualete indjeri i hengri dy gace byrek kur u kthye vrasesi nga tualeti i thote ti ma hengre byrekun jo i thote ai aty u shane me liber fisi dhe verdikti dihet

    1. Iliria says:

      Ca dmth “verdikti”?? Si perkthehet ne gerqisht???

    2. Kafsha says:

      Portokaliosi jevg bythshqyer

  6. l'ala says:

    Jane pa emer”!të godasin nga nbërapa pa lavdi në dyel mjafton të vjedhi copen e tij nuk bejne pakte me asnje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje