RAPORTI/ 18 mln dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë

9 Dhjetor 2015, 21:43Politika TEMA

Raporti i fundit i organizatës Global Finanancial Integrity, GFI, nënvizon që në vitin 2013-të pati një rënie të transfertave financiare të paligjshme nga Shqipëria, krahasuar me vitet paraardhëse.

Sipas organizatës me qendër në Uashington D.C. transfertat e paligjshme gjatë 2013-ës përbëjnë vetëm një fraksion të 1.2 miliardë dollarëve të cilat besohet se janë transferuar jashtë vendit nga viti 2004 deri në vitin 2013.

Sipas studimit nga Shqipëria në vitin 2012 u transferuan drejt vendeve të treta 36 milion dollarë, dhe në vitin 2011 vlerësohet që këto transferta kapën shifrën 255 milionë dollarë.

I titulluar, “Transfertat e Paligjshme nga Vendet në Zhvillim 2004-2013,” studimi i cili u publikua të mërkurën tregon se në 2013 transfertat e paligjshme arritën shumën e 1.1 trilion dollarëve. Kjo shifër shënon një rritje dramatike nga viti 2004 kur transferimet e paligjshme ishin 465.3 miliardë dollarë.

“Ky studim në mënyrë të qartë tregon që transfertat e paligjshme janë një nga problemet më të dëmshme me të cilën përballen vendet në zhvillim,” tha Presidenti i GFI-së Raymond Baker, i cili konsiderohet një autoritet mbi krimin financiar.

Transfertat e paligjshme të identifikuara nga GFI janë transferime  kapitali jashtë vendit, kryesisht drejt vendeve me taksa më të ulëta. Në këtë kapital përfshihen transferta jashtë vendit të parave që vijnë nga burime tregtare ose para që janë krijuar nëpërmjet krimit dhe korrupsionit.

Sipas raportit të GFI-së transfertat e paligjshme nga vendet në zhvillim, të marra në totral përbëjnë 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të tyre.

Në shtatë nga 10 vitet e marra në studim nga raporti transfertat e paligjshme nga vendet e varfra tejkalonin vlerën ndihmës së huaj dhe investimeve të huaja direkte në këto vende.

Sipas raportit nga viti 2004 deri në vitin 2013 të paktën 7.8 trilion dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme nga vendet në zhvillim./BIRN

8 komente në “RAPORTI/ 18 mln dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë”

  1. Realisti says:

    Kur po benin gjyqin per tu divorcuar Genc Pollua me te shoqen, Dajanen, kjo e nxehur se ai k..urvari nuk i linte shtepine qe te rrinte kjo me vajzat, i bertiti: po 2 milion eurot qe cuam ne Qipro kur shkuam me pushime cdo ti besh?

    Dhe Pullua i shkrete eshte asgje para Sokol Olldashit, i cili vetem ne Zvicer ka rreth 14 milion euro qe Kela tani nuk i merr dot se ska si ti justifikoje.

    1. lulja says:

      Kurr mos i gezofshin kta hajdut e familjet e tyre leket , gjakun e djersen e popullit.

  2. tfgs1 says:

    dhe ”autochtonus”sunite duke ndejtur 5 here ne dite me sumen ne ajer kujtohen vec per pensionet e vorioipiroteve………..!!!!! popull zoulou……..

    1. kd says:

      A ka me zulu se jane greket dhe ju vorio p…jotet te paret kane 200 vjet qe jetojn ne kurriz te Europes parazite te ndyre kurse ju mercenaret e vorio p…. ju jeni me te peshtire zgjatni doren per lemoshe si shkerdhata ashtu sic ju njohim ne shqiptaret langaraq e b…q… plera e zagare

  3. Maryland says:

    @ Realistic

    Ju admiroj fuqishem per menyren si shkruani, jo se cfare shkruani.

    Qe te jem me i sakte, per thenien :
    “Dhe Pollua i shkrete ESHTE ASGJE para Sokol Olldashit…”
    Nuk analizoj cfare eshte Pollua…dhe cfare eshte Sokol Olldashi.
    Seicili kete ide do e shkruante:
    ” Dhe Pollua i shkrete s’ESHTE ASGJE para Sokol Olldashit…”

    Per te tjeret:
    ” MOHIMI I MOHIMIT ESHTE POHIM.”

    Te lumte “Realist” per saktesine ne te shprehur.

  4. Ilyrians Comedy says:

    PSE Mo padretesisht !!!! Ata 18.000.000 mil $ ..I Jane Bashkuar 180.000.000.000 $ TE Fullanit me Rames E Berishes …PA Bere Shumezim me TE METES….E popull or bab ..djegin bumkere se I thote Basha ….NE vend QE TE djegin tere Parlamentin Bashke me parlementaret ….

  5. KORÇARI says:

    KJO HISTORI MË KUJTON ATO PRETEKSET GREKE PARA KRIZËS SË MADHE, JO DOLËN KAQ PO HYNË KAQ, PO MIRË BËJNË KUR JEMI LESHKO NE QË I BESOJMË, PO PSE MO TANI U ZGJUAN KËTA DHE KUPTUAN QË KANË DALË LEKË JASHTË SHTETIT… PO KËTA QË DALIN DHE BËRTASIN PËR KËTO LEKËT E DALA JASHTË SHTETIT LEKËT E TYRE KU I KANË ?????????

  6. Ta-Pallosi 1 says:

    O tfgs1 po te paskan perdhunuar keq edhe psikologjikisht mor i zi e ke ngel me pasoja. Na bej nje nder o rrote, mos insisto me duke na thene qe je rrote k… se e morem vesh dhe te besojme ne llaf, mjaft me e kuptuam qe je i tille, bej ndonje koment qe te na ngjalli shpresen se mund te dizintoksikohesh nga zevali i trapllikut qe te ka zene se keshtu do e kesh edhe me te lehte te kesh edhe keqardhjen e shqiptareve per hallin qe te ka zene (se ne ndryshe nga ti jemi njerez) e jo vetem kaq po do kesh edhe mirekuptimin tone se fundja do themi OK ky eshte i semure dhe i ben hysmetin pensionit se po ja prene vajti ne te semes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje