Kukan: Jo dhunë, beteja politike të bëhet në Parlament

9 Dhjetor 2015, 19:47Politika TEMA

Edhe eurodeputeti Eduard Kukan u është bashkuar reagimeve lidhur me protestën e opozitës më 8 dhjetor në Tiranë, që përfundoi në akte dhune.

Në një deklaratë, Kukan ka vlerësuar se, është e drejtë legjitime e qytetarëve në të gjitha shoqëritë demokratike që të protestojnë dhe të shprehin shqetësimet për problemet që ka në vend.

Por, vlerëson ai, kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore, sidomos në situatat potenciale për tensione politike, raporton TCH.

“Gjithashtu mendoj se institucionet demokratike duhet të garantojnë terrenin e duhur për betejat politike. Është roli dhe përgjegjësia e opozitës të sfidojë dhe kontrollojë qeverinë në Parlament.

Shqipëria ka përpara sfida të rëndësishme, të cilat kërkojnë bashkëpunim dhe debat konstruktiv mes të gjitha palëve politike.

Për këtë arsye, unë inkurajoj politikanët shqiptarë që të vazhdojnë angazhimin në këtë dialog, si mënyra më e mirë përmes të cilës mund t’u shërbejnë qytetarëve dhe ta afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kukan.

4 komente në “Kukan: Jo dhunë, beteja politike të bëhet në Parlament”

  1. statisticieni says:

    nje politikan i djathe europian po e thote kete gje, jo nje i majte…

  2. Tomorri says:

    Berisha e pregatiti terenin per te dale perseri lakejte nga strofullat dhe per tu tallur me shqiptaret.
    Shqiptare mjafte me keto retorika te shemtuara te kukaneve me radhe qe filluane sote dhe pale sa vlag do te mbajne per politiken shqiptare dhe Europiane.

  3. Treviso says:

    Kafshet e egra nuk jetojne dot ne stalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje