INTERVISTA/ Rama: Nëna ime më e bukura grua. Unë dhe babai, bindje të ndryshme

9 Dhjetor 2015, 12:36Politika TEMA

Përshëndetje zoti kryeministër. Shefi juaj i protokollit na tha se pothuajse nuk kishim kohë fare për intervistën. Për këtë arsye po e heq listën me pyetje që kisha për të bërë dhe po ju kërkoj vetëm fjalë kyçe ose fjali të shkurtra, dy ose tre fraza maksimumi. Jeni dakord me këtë lloj interviste?

Pse jo. Mirë, e provojmë kështu.

Fjala e parë kyçe është: nënë.

Nëna ime?

Po, nëna juaj.

Gruaja më e bukur që kam pasur mundësi të njoh.

Babai juaj?

Dikush që kishte bindje të ndryshme nga të miat, por më lejoi në të njëtën kohë më lejoi të isha i ndryshëm nga ai.

Basketbolli?

Fokusi është në shpirtin e ekipit. Ne kemi nevojë për lojtarë që të jemi të suksesshëm. Kjo doktrinë është jashtëzakonisht e rëndësishme për politikën – sepse në një parti apo edhe për të udhëhequr një vend, dikush duhet të mbështetet në një ekip të mirë.

Çfarë roli keni luajtur

Playmaker.

Rezultati më i mirë?

Kur arrija më shumë pikë se një kundërshtar më i mirë në karrierën time. Kemi luajtur kundër Turqisë. Megjithatë kemi humbur.

Kuzhina shqiptare?

Gatime siç duhen. Është një nga më të shijshmet në botë.

Pjata shqiptare e preferuar?

Çdo gjë e gatuar nga gjyshja ime.

Dhe pjata juaj e preferuar?

Kuzhina e gjyshes sime ishte unike. Në të nuk kishte të mirë dhe të keqe.

Shqipëria: e korruptuar, kriminale dhe e prapambetur.

Këta janë stereotipa të panevojshëm. Shqipëria nuk është një vend fatkeq. Është një vend shumë alegro dhe me shumë diell, me një mikpritje të madhe dhe me shumë vende të bukura. Në të njëjtën kohë Shqipëria ofron shumë resurse njerëzore dhe natyrore. Ka ndryshuar komplet në 25 vitet e fundit.

Të mësosh nga Shqipëria?

Në vendin tonë tolerohet çdo besim. Shqipëria është një shembull se si praktikimi i tolerancës është i mundur.

Refugjatët shqiptarë?

Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.

Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?

Jo, sepse historia ka treguar se emigrantët përdorin vendin pritës njëlloj si vendalinjtë. Por, natyrisht që populli ynë ka të drejtë për një funksionim më të mirë të gjërave dhe mundësi më të mëdha se ato që kanë aktualisht.

Veriu i evropës apo jugu?

Pa dyshim që nuk ka një mentalitet jugor dhe verior. Ne jemi ne meridian.

Ku është ndryshimi?

Zakonisht thuhet se gjermanët jetojnë për të punuar ndërsa mesdhetarët punojnë për të jetuar. Është si një shkëndijë e së vërtetës.

Mesdhe apo ballkan?

Jemi njëlloj.

Europa?

Një preket vizionar, por që për momentin po kalon vështirësi të mëdha.

Përse vështirësi?

Mungon një projekt strategjik.

Në ç’mënyrë?

Pa Shtetet e Bashkuara të Europës në këtë kontinent do të ketë vetëm humbje.

Trupit total i mungon një pjesë. Diçkaje të përgjthshme kurrë të mirë.

Angela Merkel?

Aktualisht i vetmi person që mund të ngrejë Europën.

Aleksandar Vučić

Një djalosh i jashtëzakonshëm.

Serbia?

Një armik i këndhëm

Kosova?

Territor dhe shpirt shqiptar.

Droni në Beograd?

Një argëtim i keq dhe pa shije.

Shqipëria e Madhe?

Një mit i dalëmode nga një kohë e shkuar.

Politika kundër artit?

Politika është lufta ime. Arti, dëshira dhe lutje. Kjo nuk i përzjen, por i plotëson.

Shtëpitë e lyera në Tiranë?

Ajo është një politikë ngjyrash. Me bukurinë mund të bësh gjithçka.

Kryebashkiaku i vitit 2004?

Ky çmim më ka bërë krenar sepse ishte një homazh për punën e bërë në Shqipëri.

Ngjyrat e Edi Ramës?

Çfarë do të thotë?

Cilat janë ngjyrat e preferuara?

Ngjyrat janë  përkufizimi im për jetën. Në këtë drejtim janë të nevojshme dhe i përdor të gjitha.

Artistët që të kanë goditur?

Paolo Uccello. Rembrandt. Paul Klee. Marcel Duchamp.

Pikturon kalendar?

Lutjet e mia.

Kryeministër?

Një privilegj i madh. Të zgjidhesh kështu është një mirënjohje shumë e madhe që të jep populli. Në anën tjetër është një përgjegjësi e madhe.

Vlen të thuhet se djali apo vajza kanë të drejtë të kundërshtojnë apo prezantojnë një opinion ndryshe.

Basket, Art, Politikë: keni pasur sukses në të gjithë botën

Si ta përkufizoj suksesin? Suksesi është një gjë shumë relative. Shpresoj të jetoj një jetë të mirë. Ai është sukses për mua.

Defektet e tua?

Kam qenë dhe jam keq në matematikë.

Katolik.

Më shumë nuk doni të thoni?

Po. Vetëm katolik.

Shqipëria pas 10 vitesh.

Në BE do të ishte parashikimi më i dukshëm. Dua të bëj një përqasje tjetër. Ëndërroj një shqiptar që është mirë dhe zhvillohet pozitivisht. Shoh një vend që lufton për më të mirën dhe jo një vend të mërzitshëm.

Edi Rama pas 10 vitesh.

E imagjinoj veten në një studio me artistë, filozofë, dizajner.. si një ishull të izoluar. Kjo është ëndrra ime.

Intervistë e Edi Ramës për gazetën gjermane “Der Freitag”. Përktheu lapsi.al

35 komente në “INTERVISTA/ Rama: Nëna ime më e bukura grua. Unë dhe babai, bindje të ndryshme”

  1. sikur te isha djale says:

    Atehere pyet nenen kush eshte babai yt?

    1. Maryland says:

      @ sikur te isha djale

      Ti dukesh sikur me qene…pjelle bastarde e Sali qelbesires.

    2. Si duket kete pyetje do ja kesh bere ti me pare nenes tende o injorant.

    3. nn says:

      pyete edhe ti njehere … se kushedi

  2. Carlo dhe Bolino says:

    Thjesht i lindur
    dhe i rritur ne depresion aktiv…
    Megalloman tropolenas!
    Nuk vijne kollaj ne pushtet
    dhe per t’i zbritur marrin me qfe kalin…

    1. nn says:

      me ke e kishe kete more djale … se sikur na i ngaterove pak

  3. faro says:

    Pergjigjet si nje intelektual inteligjent, realist, idealist dhe shpresemadh!
    Pergezime nga nje Shqiptar qe e do Shqipetine!

  4. lulja says:

    Edi Rama per nenen e tij nuk ka thene qe per mua eshte gruaja me e bukur, POR me e mrekullueshme…kto jan dy definicione te ndryshme o gazetar pa tru ne kok.qe bet lemsh dynjan me injorancen tuaj.

  5. duno says:

    Vetem e vetem fjale ,pordhe te nje tangerdhiksi qe ka 15 vjet ne pushtet si kryebashkiak e si kryeminister dhe e vetmja pune qe i permendin gazetaret e huaj eshte bojatisjae mureve ne Tirane .Do kalojne shume vite e te vetmet vepra te tij do jene punet si bojaxhiu i TIRANES DHE BURGNDERTUESI I SHQIPERISE.

    1. nn says:

      edhe pastruesi i te gjitha haleve qe ndertuat ti me shoke

  6. bayern says:

    po esht e sakt se te gjitha nenet jan te mira per femijt e tyre por ne ket rast nuk esht ajo fajtore qe ka lind nji IDIOT

    1. nn says:

      me sa di une idioti shan “idiot” – lerini nenat rehat

  7. Henriku V says:

    Kjo “toleranca fetare” gjithmone me çudit kur e degjoj nga cilido. Per arsye njohje me eshte dashur te lexoj Ungjillin dhe Kuranin. Nuk e di nese e ka lexuar Kuranin Edi Rama apo te tjeret qe permendin “tolerancen fetare”. Kurani permend “Ne” (besimtaret e zotit qe jane nje dhe i luten Allahut) dhe “Te tjeret” (njerezit e liq pa fe, por nuk thuhet qe besojne ne fe te tjera. sepse per to nuk ato nuk ekzistojne). E thene keshtu, perjashtohet mundesia per nje tolerance fetare qe do te thote te njohesh fete e tjera.
    Atehere Komuniteti Mysliman Shqiptar ose duhet te pranoje nje moderim te Kuranit me modifikime ne pjesen e pranimit te feve te tjera qe per ta eshte thelbesore, ose Ato duhet te hiqen si tolerant se nuk kane cfare bejne.
    Kjo e dyta eshte me e lehte sa kohe qe shqiptaret nuk besojne tek zoti dhe Kuranin e mbajne ne kroskotin e makines si zbukurim dhe qe nuk kane lexuar nje faqe te vetme.

    1. nn says:

      lexoje edhe njehere se nuk e ke kuptuar mire ….

  8. noah says:

    Rama nuk ishte i ndryshëm nga i ati, ishte arrogant dhe mospërfillës. I ati ishte njeri i thjeshtë e punëtor, ishte artist. Rama nuk u bë dot artist-piktor. Mbeti jashtë rrethit të piktorëve të dëgjuar, se ashtu si në çdo fushë të jetës i mungoi talenti dhe aftësia e të jetuarit me këmbë në tokë. Kjo duket sidomos sot, kur gjendet aksidentalisht në krye të qeverisë.

    1. nn says:

      jo aksidentalisht – e zgjodhen 1.000.000 shqiptare, do s’do ti

  9. jeta says:

    Mero! Mos ja humb bukurine nje interviste kaq inteligjente me komentues kaq bastarde!

    1. Mashtrimi qe Vazhdon says:

      Per jeten dhe faron, dashamire te Rames,

      nuk e mohon njeri te qenit “interesant” te Rames, madje ai e ka vlere te pare kete: dhe te vetme, kam frike.

      jam nder ata qe na la te impresionuar per Refleksionet, ju kujtohen?
      Berisha ishte teper i vjeter perballe tij,

      por Berisha ishte ai qe shfaqej: konkret ne prirjen e tij, arrivist, por edhe i vetepermbajtur dhe i pergjegjshem si Njeri Zyre. Dije me ke flisje, edhe te Huajte dinin me ke flisnin; ishte tjeter gje nese bije dakord me te apo jo. Tjeter fare prej njeriut qe mund te sillte demokraci ne kete vend.

      Rama vetem vetetine, por nuk ka prush te vetin, shtiret faro e jeta, eshte i lindur vetem per propagande, eshte per gjynah qe genjen edhe veten dhe ngjitet ne Karrike Vendim-marresi, s’eshte per pune te paqme, nuk di te ul koken, nuk…

      Dhe ku qendron inteligjenca e nje njeriu qe dogji gjithcka, edhe admirimin e hereshem per te, per tu ngjitur ne Podin e Qeverrise se shqiptareve, kur vetem tallet me ta, sic me babane e tij, sic me kolget e tij, sic me aleatet e tij. Asnjehere i vertete dhe…intelektual?!
      Intelektuali vetem se Vertetes publike, me cdo cmim, nuk i druhet.

  10. lindi says:

    Mashtim qe vazhdon do te vazhdosh te vjellish mo vrer o pall, po ma do mendja qe mashtron nuk i thua te verteten gjonat, nga Tirana nuk je se po te ishe e di per bukuri si ka qn tirana sidomos lana, pse nuk i thua tjetrit te lumshin duart po nxirni vetem vrer per ramen ju jeni mesu me shpellarin qe e boni hale tiranen dhe shqiperin se bashku me ate kurven qe ngre komet perpjet(gishtat)

  11. emigranti says:

    Ti nuk ke bindje. Nje i semure mendor ka vetem semundje.

      1. S.O.S. says:

        Po ti “nn” mos je Gregori qe ju kthen pergjigje te gjithe atyre qe thone te verteten per Ramen.

  12. Qazim Gura says:

    C’fare kohe po jetojme ate te spikopatve,me pak fjal mor pervers,ti vdiqe baben,prej teje pesoi infrakt(mbase edhe nga mallkimet e atyre qe firmoste per pushkatim).

  13. lushi says:

    Aman o Rama, ta realizojme ne endrren per tu bere Si Giorgio Armani,

    prit Sa te vije 2017! Sa gomare u treguam qe te shkaterruam jeten duke te beret kryeminister!

  14. arta says:

    Vërtetë gazeta Tema, mos i humb pikët me komente pa bukë, që duan të hakmerren se nuk i pëlqen Rama. Mos t’ju pëlqejë, do të ishte jo e rregullt që kryeministrin ta pëlqenin të gjithë, e ka thënë edhe vetë Edi Rama. Por të përdorësh fjalor rrugacësh edhe nëse komenton, kjo është e pafalshme për një gazetë serioze si Tema. Nuk them të censurohen por të ruhet etika, e sheh që një njeri shkruan me të njëjtën gjuhë por me emra të ndryshëm, duhet të ruash vlerat e gazetës. Më pëlqeka intervista, shkurt e saktë dhe me shumë modesti.

    1. S.O.S. says:

      arta per ta pare se sa serioze eshte kjo pseudo gazete, zbrit pak me poshte tek kendi roze dhe do shikosh vetem cica dhe bythe. Te fala Meros.

  15. Alb says:

    Futja ne pordh. Rrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

  16. sapa says:

    Ti nuk e kupton biri im se me sa pak tru qeveriset bota!

    Axel Oxenstierna (1583-1654), kanzelar i perandorise suedeze

  17. Beba says:

    Nje vizion i bukur!1 Respect Edi!! Mirenjohje per gjithshka po ben per Shtetin Shqipetar!!

    1. Beba leshi says:

      O Beba po je femee, po je femer hajde ne bej nje gojore, po je mashkull me kete emer ngjan si pederast. Te fala Ram perversit..

  18. .. says:

    SERBIA – NJE MIK I KENDSHEM,Kete e thote KRYEMINISTRI SHQIPTAR,KU-KU… Te tjerat komentojini sa te doni e si te doni!

  19. duno says:

    O nn , nenen ku ta keshe .Haleja me e madhe ne SHqiperi eshte Tirana e betonizuar ,veper ekskluzive e 20% te Edvin palles ,shemti qe ska per tu zhbere kurre . E ty nn vazhdo te replikosh me te gjithe qe te justifikosh pagen.

  20. ish Socialisti...tash pa parti! says:

    “Mashtrimi qe Vazhdon”,askush nuk e ka pershkruar me sakte se ceshte vertete Rama i Refleksioneve tek ILA -ja,cdo fjale qe thua eshte 100% e vertete,NO (MORE) COMMENT, RESPEKTE MIK

  21. Shqiptar i Ndershëm says:

    Shqipëria, e Vogël, e Mesme, e Madhe, Etnike, Natyrale,

    Për Shqiptarin e Ndershëm është: [SHQIPTARIA].

    Për Pusht etarin e Etur është: [KOLLTUKU].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje