Debate PS-PD për protestën, Spahiu-Vokshit: Na nxorët bojën

9 Dhjetor 2015, 11:32Politika TEMA

Seanca dëgjimore për profesionet e lira në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate të shumta midis opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme

Seanca dëgjimore zhvillohet me dhonën e avokatëve.

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu akuzoi partinë opozitare edhe për organizimin e protestës së 8 dhjetorit duke thënë: “Jeni në rrugën e vandalizmit dhe jo të shtetit ligjor. Na nxorët bojën”.

Nga ana tjetër, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i tha qëndrimin e saj Spahiu duhet ta mbante në parlament, raporton Ora News.

Në debat është përfshirë edhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili kërkoi që të diskutohej për thelbin e çështjes për të cilën ishte mbledhur komisioni

“Çdo diskutim jashtë procedure duhet ta lëmë jashtë,” tha ai.

Kreu i Dhomës së avokatëve, Edmond Konini tha se ata nuk ishin të interesuar për debate të tilla.

1 komente në “Debate PS-PD për protestën, Spahiu-Vokshit: Na nxorët bojën”

  1. Tironci says:

    di dhia c’eshte tagjia? jo, keshtu dhe vokshi nuk e ka idene c’eshte boja. vari k.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje